E diele, 28.04.2024, 01:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Besar Shkëmbi

E merkure, 14.12.2011, 08:10 PM


Besar Shkëmbi

 

 FEMIJE KISH´ REVOLEN DHE NXENESITE E TIJ

 

(Kushtuar deshmorit te kombit Tahir Lush Berishes)

 

Shprusheni zjarrin

se i zjarrte ai ishte

me te madh se trupin

zemer e shpirt i kishte

 

Egersia tij matej me butesine

zjarr e vrer villte kur fliste per armikun

afersia e tij bashke me dashurine

shprehej kur fliste e rrinte me mikun

 

Secilin nxenes ne klase me sy e ledhatonte

ndersa n´kolektiv me gjithe cka dallonte

i martuar s´ishte e s´kishte femije

i pjekur ne mendime edhe pse i ri

femije kish´ revolen dhe nxenesite e tij

 

 

GRIJA E QIELLIT LOT I NGRIRE NE CEPALLE

 

Nata kishte dezur qirinjet e saj

grija e qiellit lot i ngrire ne cepalle

ngujuar mes puthje resh

e valeve me brigjet e detit te pa emer

 

Ylli i shpeses se kallur nga pritja

ulur kemebekryq ne kullen prej rere

thurte endrat e tij ne librin

kopshti i puthjeve te zjarrta

te Marsit me Aferditen

 

Nen rrezet e zbehta te henes

Valet po ia lagnin faqet e librit ngadale

 

Ngjyra bashkohej me lotet e kristalte

ne barken e perflakur te pritjes

mbete mes detit ne pritje te eres

qe do ta conte perpara drejte margaritareve

kopshtit te kallurr nga ngjyra e kuqe e karamfilave



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora