E enjte, 29.02.2024, 10:02 PM (GMT)

Kulturë

Pilo Zyba: Libër i ri nga poetja Dëshire Haxhi

E merkure, 14.12.2011, 07:17 PM


NGA PILO  ZYBA

 

Dëshire Haxhi, poetja tashmë e njohur ne rrethin e krijuesve dhe botuesve me librin e pare “ Dashuri Engjellore”, vjen në tryezën e miqve me librin më të ri të saj me titull, “PROTUBERANZAT E SHPIRTIT”! Libri më i ri i autores, nxjerr përpara lexuesit botën shpitërore të poetes, këndvështrimin e saj për jetën, kohën dhe dashurinë. Ashtu si vetë poetja edhe libri ka një rritje cilësore në krahasim me librin e parë të saj.Kjo duket  në tematikën e pasur, në forcën e mendimit që ajo shpreh në varg, në formë dhe në ndërtimin artistik të librit, por dhe të çdo poezie në veçanti. Arti i bukur i fjalës i përdorur në libër, bën që lexuesi të marri atë që autorja përcjell, ta marri me lehtësi dhe shije, me aromat e mesazhit që përcjell dhe në bashkëpunim dhe harmoni  me tematikën dhe kërkesen që vetë autorja ka për artin poetik.Unë që jam marrë me përgatitjen e librave të saj, që di mire se autorja ka në proces edhe librin tjetër që rrjedh pas këtij që pritet të dali, them me kenaqesi se..gjithkush që pi ujë në burimin e saj poetik, freskohet, çlodhet dhe ndihet mirë në shpirt dhe në ndjenja…Kjo si rezultat i përkujdesjes dhe përkedheljes se artit potik të saj nga deri në infinit…

 

Libri në fjalë, së shpejti i dërgohet për një mendim prof.dok.Murat Gecaj në Tiranë. Kopertinën e tij e ka përgatirur me kujdes, dashuri dhe talent miku ynë, Ismail Rexhepi nga Gjilani i Kosovës…Redaktor do jete Pilo Zyba ndërsa recesentë zotërinjtë…Kristo Tani dhe Thimio Kosta…Libri do përcillet për botim në shtëpinë botuese “ADA” me drejtor të saj z.Roland Lushi…

 

 

ZHYTJE  ËNGJËLLORE!

 

Në muzgun e dimëruar të mbrëmjes

Ndeza oxhakun me shkëndijë zemre,

Me shikim mes flakësh, e përhumbur

Brënda kurmit tënd, u zhyta , o ëngjëll!

 

Përqafova qetësinë, dhe fjeta mendimet

Në shtrat të trëndafilave ëndërrova,

Fustanin e qëndisur me petale ëngjëjsh

E vesha pelerinë të ylbertë dhe shkova...

 

Kalova errësirën e vrazhdë të natës

Me hapin e dritës u ndodha mes resh,

U gjënda mes yjesh, rendja si flutur,

Hëna lozte serenatë aty pak më tej..

 

Mbështeta kokën në dëshirat e tua

Më ra përtokë ajo pelerinë e ylbertë,

Përtej flakësh në orbitën e ndjenjës

Çava guaskën ëndërr  dhe dola në jetë..

 

Ylli më afrohej me një pelerinë në dorë,

E imja ndjenjë, një ujëvarë mbi shkëmbënj!

 

 

MALLI  I  KALORSIT

 

Kalorës...

Jam gjak nga gjaku yt...

Derdhur mirësish ëndrrash, dashurish...

Jam një gërmë e vogël, në alfabetin tënd magjik...

 

Kali im i pasonuar

Nuk do kapistall... E di rrugën në mal...

Njeh gjurmët e të kalëruarit t’at

Çdo gjurmë ...një lot, një ndjenjë e derdhur me art.

 

Tingëllima e patkoit në majën e lartë

Loz një melodi malli , unë herë qesh, herë qaj,

Në lartësinë e malit përqafoj tënden krenari,

O Zot,  jemi larg, larg sa larg......Malli na sjell pranë!

 

Dhe mall i kalorsit më të bukur të gjakut tim,

Dhe mall ...sa mall !.................Përqafuar të mbaj!

 

 

TJETËRSIM  NJERËZOR!

 

U tjetërsua njerëzimi,

Heronj në varreza mendimesh,

Hartë përmbytur me helmime...

Heshtja e pafundme shpirti

Qan zhdërvjellët...Lot mjerimesh!

 

Hapi i vrarë i zakonshëm

Në Tokë ecën pa pretendime

Në ndjekje të hijes së tymosur...

Stimuj vrarë nga hijet negative

As ndjenjë, as forcë, as ëndërrime !

 

Roje nate që trazon qetësinë,

Burime hipokrite në eshtrat Njeri,

Botë mashtruese, pa sinorë, pa kufi...

O dridhërimë e Olimpit të Shenjtorëve

Ruaje Zotin, Dashurinë përqafoje!

 

Gjeje veten e humbur, o Njeri...

Veç dy metra vend e jotja, pasuri!

 

 

MALL...

 

Më sill të lutem atë fllad malesh

Të notoj ëndrrat në qiellin e tij,

Aty të humbas , t'a përqafoj dua

T'i përulem besnikërisht Labërisë...

 

Mos harro atë flakë të zjarrtë malesh

Ma sill, ma sill..! Të digjem në të...

Një gotë ujë nga të miat burime

Me dëshirë e gjallë të mbytem pa zë.

 

Më sill një fotografi bardhë e zi

T'i buzëqesh ëmbël fëmijërisë,

Të strukem në gjirin prindëror

Të loz e qesh, si dikur, pafundësisht.

 

Më sill një degë nga e ashpra krenari,

Një trëndafil të artë prej këngës labe,

E di, e kam mërzitur që e lash braktisur

Përherë do të jem, bijë e saj krenare!

 

Më sill të lutem edhe një gotë raki,

Do ta pi me fund, me Ju, për ty Labëri!!

 

 

POETI DHE ARTI!

 

Përmbushje dëshirash mes fantazish

Korektesë goditur nga realiteti i ndyrë,

Simbole të qarta mes jetës e vdekjes

Si plumb i fshehur në tekste dashurish.

 

Një kopsht ëndrrash në njohjen natyrore

Kthyer miti natyror në mite njerëzore,

Perëndeshë e Dashurisë, Perëndeshë e Vdekjes

Mit tokësor Ilir, i Afërditës hyjnore.

 

Përpjekje si Moiret pamëshirësi  jete...

Interpretim sipërfaqesor në tokë e dete,

Shëmbëlltyra e nënës, dashuri e rrjedhës jetë

Perëndesha e Vdekjes hesht në krahët e vet.

 

Fantazia krijuese kështu lart ngre krye,

Krijuesi letrar i vetmi aktor motivesh,

Në skena Shekspiriane, gazmore, tragjike

Rregullator impulsesh i befasisë enigmatike.

 

 

INDIOMA MENDIMESH!

 

Për ty...

Kurrrë  nuk është vonë

Në udhëtimin tim të imagjinatës

Të ndriçoj botën time të errët.

E menduar mes hije jetësh

Madhështinë tënde të heshtur

Idealen e kërkuar prek...

 

Unë...

Përballem drejt së ardhmes

Në ritmin e natës së errët

Brënda botës tënde virtual.

Rend indioma e padukshme

Mes indioma mendimesh

Mistirio pikash, botës, zbulimesh...

 

Jam ajo

Që vallëzoi nën melodinë

Nën melodinë tënde njerëzore,

Prek apsoluten lumturi,

Jetoj vite e vite ëndrre.

Godas fatalitetin meskinizmin e kohës,

Jetoj qiej e lumenj hëne...

 

Unë

Kitara e akorduar

Shoqeroj ëmbëlsisht

Në rrugica pasqyrimesh,

Dritën tënde vezulluese

Krahë ëngjejsh dhe perëndish!!!

 

 

PËRULEM  PËRJETËSI!

 

Zot hyjnish...

Ç'do qelizë, ç'do eshtër e imja

Portret, uragan dashurish.

Në petale jetësh të mbyllura

Prek hijen e pavdekësisë.

 

Tani kuptoj gjithçka...

Magjishëm lëvizin grimcat e dheut

Para syve të mi...

Nuk ndjeja, nuk kuptoja,

Nuk dija të jetoja

Me sytë e tu të përkujdesshëm.

 

Tempull i njerëzimit

Ëmbëlsi dridhërimash sjell.

Mikrovalët e zërit tënd me flasin

Në rrugë galaktikash...

Pa këmbë, pa duar Ju ndjek !

 

Hyjni e derdhur me madhesi të pa matur,

Dashuri e përjetshme mes flakësh, përflakur...!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora