E marte, 16.07.2024, 07:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Xhafolli: Vepër që të mahnitë me mrekullinë e shkrimit

E premte, 16.12.2011, 08:37 PM


IMPRESION për një shkrim më të gjatë

 

VEPËR QË TË MAHNITË ME MREKULLINË E SHKRIMIT

 

(Shpalosje e vogël e librit të Avdush Canajt: MOLLË ME SYZE )

 

Ky poet në një mënyrë të rrallë dhe të përsosur na e ka dhuruar një vepër jo të zakonshme, në të cilën i ka përmbysur rregullat dhe konvencat duke krijuar një art të ri që të pushton me bukurinë dhe ritmin universal të shkrimit.

CANAJ me një saktësi gjemoterike krijon përsosmërinë e secilit varg dhe secilës poezi. E kam thënë dhe po e përseris: Vargjet e Avdush Canajt janë MEDALJONE artistike të ngjeshura me simbole moderne.

 

Nga Gani XHAFOLLI

 

DIHET: Çdo vepër e shkruar bukur është një gjerdan i kohës së vet, ështënjëtermometër i ndjenjave…Veprat universal janë fat dhe kod, model dhe barometëri një unversi të ri. Shkrimtari I madh sheh edhe me radarin e shpirtit dhe me ngjyrën e shpirtit krijon republikën e vet artistike.

KESAJ MREKULLIE TE SHKRIMIT TË BUKUR i takon edhe Avdush Canaj.

THUHET: Kur Borhesi ishte i vogël vizatonte kafshët me bark për tokë, dhe i fillonte mbrapsht. Një palmë në kopsht e ka quajtur: Manastiri i zogjëve. Nën palmë krijonte lojëra mahnitëse. Atu ishte ylli magjik. Kishte imagjinatë të çuditëshme.

JA sa bukur thoshte: Katër stinë udhëtuan katër orë me trend he erdhën në shtëpinë tonë.

Dimri me kokë të prerë, vjeshta me duart plot. Vera pa krah.

Pranvera pa hundë dhe pa lule. Dhe keshtu Borhesi krijoi një shkollë të re dhe një stilt ë përveçëm të një arti të ri.

DIHET: Prej tij mesoi bota.

DHE në ora 21 e 30, e lexova për herë të tretë Librin e Avdush Canajt MOLLË ME SYZE, u mahnita me rekullinë e shkrimit të bukur. Secili varg më dukeje më i mirë se tjetri. DHE u ndala ted y vargje antologjike:

 

Përqafimet e një nëne

Kanjusha m`i lë para derës.

 

Dhe mbi libër e lash një mollë të verdhë dhe të bukur që ma kishte sjellur një vazë nga Tropoja. Të nësërmen Gresa e vizatoi një zemër. E pieta PSE?

THA le ta lexoj krejt  librin.

VAZHDOVA ME DITARIN TIM:

VARGJET e Avdushit janë plot e përplot METAFORA me ngjyra dhe muzikë. I ka shkruar me dashuri dhe zemër. I ka veshur me bluza artistike:

 

Çelësat e shtëpive

Zogjtë m`i lan mua

 

DHE NË MOLLË i rishkrova KËTO VARGJE plot aromë dhe bukuri të rrallë:

 

Mos më qortoni

Që jam vonuar SOT

Fajet i ka zemra ime

E ka puthur një MOLLË

Me size

Një MOLLË të ëmbël

Me emrin ELVIRË.

 

Kjo është përsosmëria e shkrimit dhe bukuria e metaforës.

PAS pak më thirri lisa në telefon nga Berlini. Më tha koha është me ngrica dhe erë. Lulet I kam mbyll Brenda. U kam thënë: MOS u mërzitni kur të shkoj në shkollë. Nxehët është në katin e tretë. Dhe ia lexova vjershën: LOTI I DIELLIT, dhe tjetrën: KU ËSHTË BABI, NËNË… Dy vjersha të bukura… Dy vjersha të lagura nga loti… Ku nëna fsheh vrasjen e babait të djalit, nga barbarët…

 

Ti, o nënë, më thua

Babi është në kurbet,

Po pse vallë, athua

Në telefon nuk flet?!

 

Avdush Canaj edhe me ngjyrën e lotit u ka dhënë bukuri vargjeve plot dhimbje rënqethëse:

 

A e di BABI se më ka djalë?

 

LISA THA: Do t`i tregoj mësueses… Në mbrëmjë më tregoi se loti i saj e ka lagur dhomën dhe tavolinën…

DHE VAZHDOVA shkrimin në ditar: Çdo varg i Avdushit ka bukuri. Ngjanë në pikturë me ngjyra.Ky është arti, në të cilën lulëzojnë metaforat dhe figurat e argjendta. Vargjet e Avdush Canajt I përshkon ndjeshmëria dhe ngjyrat. MOLLA me size është vepër e rrallë me një ritëm plot tinguj me shumë nota… Rimbaud do të thoshte: “Det I shkrirë me diell”.

CANAJ është një oqean i mbushur plot imagjinatë… Përbrenda vargjeve është loja…Është dashuria, është faqja me nuse…ËSHTË shiu që nuk di të vizatojë… janë ushtarët e matematikës…Është pesa me çikletë…ËSHTË DIELLI QË I QESHIN SYTË… Është zemra që s`duhet të rrij vetëm… Janë edhe përqafimet dhe krejt atdheu.

Avdushi është një poet MODERN që më pak thotë shumë.

Pajtohem me Bodlerin që thotë: Pozia është punë e alkimistit”.

DIHET: Poezia e bukur është si makina. Lëviz. Arti që nuk ka frymë dhe energji artistike plakët si pemët. Mjeshtria e Avdush Canajt është madhështia e tij poetike, me një vokacion dhe imagjinatë supreme. Shumica e vargjeve kanë shumë diell dhe oksigjen me shumë metafora magjike. Ja sa bukur thotë në poezinë: A VIZATOHET GËZIMI…

 

Vizatohet deti

Me peshq e anije,

Vizatohet qyteti

Me këmishë bukurie…

 

Ky poet në një mënyrë të rrallë dhe të përsosur na e ka dhuruar një vepër jo të zakonshme, në të cilën i ka përmbysur rregullat dhe konvencat duke krijuar një art të ri që të pushton me bukurinë dhe ritmin universal të shkrimit.

 

Unë jam e vogël,

S`e marr vesh metaforën.

Një lule vetë e pashë,

Dielli ia puthi dorën.

 

CANAJ me një saktësi gjemoterike krijon përsosmërinë e secilit varg dhe secilës poezi. E kam thënë dhe po e përseris: Vargjet e Avdush Canajt janë MEDALJONE artistike të ngjeshura me simbole moderne.

CANAJ ka një stilt ë veçantë të shkrimit edhe kur shkruan me rimë dhe pa rimë. Edhe motiveve të thjeshta u jep ngjyrë dhe ua kreh bukur flokët metaforave. Përbrenda tyre krijon një melodi të butë dhe të ëmbël. Këto vargje fantastike i ka shkruar lapsi i shpirtit në fletorën e zemrës:

 

Gjashtë pëllumba në Gjakovë

Me pëllumba shtatë,

Tetë lulë bëjnë një tufë

Për mësuesën dhuratë.

 

Vargjet e Avdush Canajt herë-herë janë të argjendta, e herë-herë të arta plot dritë dhe ajër, plot muzikalitet dhe frymë të re urbane. Canaj me Librin: MOLLË ME SYZE, ka arritur majen sipërore të ligjërimit poetic.

Te poezia e A. Canajt figurat nuk bëjnë gjumë. Nëpër vargjet e këtij krijuesi te përveçëm edhe lopa ha çamçakëz, zemërimi s`kishte vend, shiu s`di të vizatojë, edhe valët flasin, gjyshja shpesh halite, në prehërin prej lulesh… Ja sa bukur këndon:

 

Parku she çdo ditë

Puthje

Edhe përqafime

Të ëmbëla

Me buzëqeshje pranvere.

 

Në këtë mënyrë mund të shkruajnë vetëm ata që kanë hyrë në kopshtin estetik të maestrove.

Pas një udhëtimi të gjatë prej zanoreve në zanore, prej bashkëtingëlloreve në bashkëtingëllore, përetj vargut në varg, prej poezie në poezi… Të librit; MOLLË ME SYZE jetova me aromën e bukur të bukurSHkrimit.

DHE NË FUND i hapa dritaret e dhomës së vogël me piktura. Hëna dukej si mollë flake. I thashë: Shikoje motrën tënde me syze dhe dy këpucë të kuqe që kanë bukurinë tënde. Dhe ia lexova këto vargje:

 

MË puth e puth

Në internet,

Zemrat blerohen

Në cast bëhen

DET

Me diellin përmbi

Barka e anije

Bartin DASHURI.

 

Dhe e mbylla LIBRIN… Në kopërtinën  e fundit e shikova ylberin mbi një princeshë dhe princ të vogël përdore. Edhe libri m`u duk më i bukur. I thashë hënës përqafoje.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora