Kulturë
Hilmi Saraçi: Një roman për tragjedinë çame
E shtune, 17.12.2011, 09:02 PM
Një roman për tragjedinë çame
Arben Kondi “Shqiptarovrasësi Napoleon Zerva” –roman, botoi “Çameria” , Tiranë 2010
Nga Hilmi Saraçi
Shpesh herë historianët grek dhe shteti i tyre me ligje kushtetuese e justifikojnë përzënien e çamëve në vitin 1944-1945 me pretekstin sepse kanë qenë bashkëpunëtorë të gjermanëve. Për shumë vite historianët grek kanë bërë falsifikimet e dokumentave dhe të fotografive të cilat më tej i kanë paraqitur si fakte që shqiptarët nga Çamëria kanë qenë ushtarë në trupat Vullnetare SS dhe bashkëpunëtorë të nazistëve”… Pas gjashtë dekadash ende mekanizmat shtetërore greke përpiqen të fshehin të vërtetën e përzënies së popullsisë së pafajshme shqiptare nga Çamëria, duke bërë falsifikime primitive në kohën e teknologjisë moderne. Sot për opinionin e gjërë dhe lexuesit ka mjajf dokumente argumentuese por dhe vepra të shkruara shkencore dhe letrare- artistike që tregojnë të kundërten, por edhe tragjedinë e pa shembull që ka ndodhur në këtë periudhë kohore, kur janë vrarë, masakruar dhe përzën çamët nga trojet e tyre shekullore. Një vepër (roman) i shkruar nga Arben Kondi:”Shqiptarovrasësi Napoleon Zerva” , më se miri tregon këtë tragjedi ndaj popullatës çamë.
Mizoria dhe egërsia
Autori, Kondi nuk është i panjohur në krijimtarinë letrare, sidomos në prozen e shkruar artistike . Në këtë fushë ka shkruar disa vepra të zhanreve të ndryshme. Me romanin “Shqiptarovrasësi Napoleon Zerva” është përpjekur që këtë tragjedi të popullit çamë ta paraçesë në mënyrë autontike dhe kronologjike- artistike, por me tabllo dhe përshkrime të momenteve të veçanta tragjike që nuk mund të përthekohet me mendjen e njeriut. Lexuesi e ka vështirë të përmbahet në disa momente gjatë leximit, sepse mizoria dhe egërsia ndaj çamëve tejkalojnë çdo gjë që është njerëzore . Këto ngjarje kriminale dhe barbare ka arritur t’i paraqet, sidomos nëpërmes kryeperzonazhit Napoleon Zervës, në bazë të cilit ka marrë emrin vepra. Ai (Zerva) ishte një shqiptar i shitur , gatuar me gjakun shofenist grek , me të cilët punoi dhe kreu vrasje dhe masakrime ndaj bashkombasve të tij çamë (mysliman dhe ortodoks). Ai si ushtarak, me grada të dhuruara dhe të larta (gjeneral) në mënyrë verbale angazhohet në vrasjen dhe përzënjen e shqiptarëve nga Çameria . Ky person antinjerëzor dhe antikombëtar ishte i lidhur direkt me kryepushtetarët të Athinës, sidomos me kryeministrin Tsullungu me të cilin , por edhe me të tjerët të këtij soji ishte në kontakt të përhershëm për vrasjen dhe përzënjen e çamëve nga Çameria ,sepse “ata kanë ngritur flamurin shqiptar në Çameri… Ndërkohë kanë mbyllur shkollat greke dhe kanë hapur ato shqipe”… Çameriotët gjatë kësaj periudhe të vështirë të luftës kundër nacizmit ishin të motivuar që të luftojnë për çlirimin kombëtar, të bashkohen me shtetin amë ,Shqipërinë, prandaj kishin filluar të organizohen dhe të bëjnë përpjekje për një të ardhshme më të mirë, pasi në këto kohë kishte filluar një jetë e vështirë dhe e paperspektivë për shqiptarët (çamët) në Greqi.. Në këto organizime, përveç çamëve musliman kishte edhe të besimit ortodoks që me zemër e shpirt ishin për ruajtjen e identitetit kombëtar. Autori në këtë rast përshkruan shumë ngjarje trishtuese gjatë kësaj periudhe të përzënjës së çamëve , sidomos kur Napoleon Zevra me ushtarët e regrutuar grekë dhe të të tjerë, mohues të kombit shqiptarë në Çameri, kishin filluar operacionet çnjerëzore kundër bashkombasëve të tyre çamë nëpër fshatra dhe vise të tjera të Çamerisë. Ai ishte i angazhuar dhe i perbetuar për zhdukjen pa meshirë të çamëve, sidomos të prijsëve dhe patriotëve çamë që kishin filluar të mendojnë për ardhmërinë e tyre-bashkimin me Shqipërinë dhe organizimin në fushën e mbrojtjes kombëtare. Ndaj këtyre kishin marrë masa të veçanta, duke vrarë dhe masakruar shumë prej tyre. Nuri Dima, Qamil Dajaku, Spiro Qollaku, Sadiku e të tjerë ishin në thumbë të armikut grek, respektivisht të Napoleon Zervës.Ndjekja dhe vrasja e krerëve çamë tani kishte marrë përmasa të mdha . Kudo nëpër fshatra dhe vise të banuara me çamë kishte filluar krimi, poshtërimi dhe përzënja më dhunë nga shtëpia, vendlindja dhe atdheu. Ishte një gjenocit i paparë ndaj çamëve, të cilët gjatë kësa kohe përkundër rezistencës, më në fund u detyruan të lëshojnë vatrat e tyre dhe të marrin rrugën për Shqipëri…
Skena trishtuese gjatë përzënjes
Kjo mizori dhe egërsi e paparë kishte përfshirë mbarë qenjen shpirtërore të shqiptarëve të Çamerisë. Autori këto mizori dhe metoda çnjerëzore ndaj popullit çamë i përshkruan me dhëmbje dhe trazim të madh shpirtëror, me një çasje patriotike, mjaft të shtruar letrar dhe artistik. Sanije Bollati një femër çame, si shumë të tjera (të tjerë), ishte maltretuar, dhunuar dhe përsekutuar çnjerëzisht. Autori ndalet në disa momente të veçanta çnjerëzore që ushtrohen ndaj saj:... “Ju afrua Sanijes me qetësi. Ra në gjunjë .Zuri t’i heqë teshat. Të përgjakura prej plagëve. Vajza rrenkoi thellë. Pastaj i gjveshi këmishën. Kur i hoqi të sipërmet vajza u drodh. Ngriti duart lart për të mbuluar gjoksin. Sforcim i lahtarshëm ju shfaq në fytyrë..I pari i Pantazenjeve tërhoqi thikën nga këllefi. Pa ju dridhur çerpiku zuri t’i pres sisët. Pastaj me maje i nxorri të dy sytë …“ Vepra është me shumë skena të ngjajshme tragjike që trazojnë zemrën dhe mendjen..Autori skena të tilla trishtuese i paraqet në disa pjesë të librit, por në këto raste ka pasur mundësi që këto të parashtrohen dhe të sqarohen më mirë në fushën e noracionit, ndertimit gjuhësor, stilistik dhe artistik…
.Ndaj myderrizit të qytetit bashk me djemët e tij të sakatosur dhe të dërmuar në fytyrë, autori do të përshkruaj. “Kur e kishin pytur myderrizin se si do të vdiste, ai ishte përgjigjur : si shqiptar mysliman”… Pastaj i pushkatojnë dhe të tre bashk i hudhin në një gropë.Qendrimin dinjëtos dhe të paluhatshëm kombëtar të tyre, autori është përpjekur që t’i paraqes realisht, me dhëmbje të madhe dhe përkushtim.
Spiro Çollaku patriot i madh i Çamerisë
Në këtë fushë dallohet në veçanti Spiro Çollaku, njëri ndër patriotët e shquar , me qendrimin e tij burrëror mbetet njëri ndër patriotët e mëdhenj të Çamërisë. Ai ishte një burr i madh, patriot i shquar dhe organizator për bashkpunim vëllazeror dhe kombëtar në mes të çamëve mysliman dhe çamëve ortodoks, si dhe për bashkimin me Shqipërinë ,prandaj ishte bërë halë në sy si shumë të tjerë atdhetarë nga shofenizmi grek, në krye me Napoleon Zerven..Spiro Çollakën e ruanin si çamët e krishter e po ashtu edhe ata mysliman. E donin të gjithë. Për drejtësinë e tij”…Ai para se të egzekutohej katilët grek në krye me Napoleon Zevrën ishin përpjekur që ai ta mohonte (ta përdhoste) flamurin kombëtar duke i premtuar që pastaj do ta falnin nga egzekutimi. Mirëpo ai nuk kishte pranuar, kishte qëndruar i paluhatshëm , për të vdekur për idealin e lartë kombëtar, për flamurin , për Çamerinë…
Arben Kondi të gjitha këto ngjarje trishtuese i ka renditur dhe i ka paraqitur me një çasje patriotike, me një njohuri dhe përmbajtje të klasifikuar në dhjetë kapituj që përmbushin, në përgjithësi, kriteret përmbajtësore letrare dhe artistike , me një ecuri, gjuhë dhe stil të veçantë të ndërtimit të veprës, gjithnjë i thelluar dhe i preokupuar që këtë periudhë të vështirë të popullit çamë , përzënien nga trojet e tyre shekullore ta paraqesë sa me besnikëri.. Prandaj vepra është mjaft interesante, e kapshme për lexuesin, me dimenzione tragjike,të pakrahasueshme për fatin e popullit çamë në këtë periudhë…