E enjte, 28.03.2024, 04:09 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Neçaj: Festa e Buzmit në Nikaj Mërtur

E shtune, 17.12.2011, 07:59 PM


FESTA E BUZMIT NE NIKAJ MERTUR

 

( Nga trashegimia popullore )

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Nje nga festat fetare me te vjetra pagane te treves se Nikaj Merturit,eshte ajo e Buzmit.Kjo feste simbolizon vitin e ri,ose sic i thone banoret e ketyre aneve,”motmoti”,”moti I ri “.Kjo feste pagane ne Shqiperine veriore , e cila festohet pothuajse kudo ne regjionet ku jetojne katolike,kremtohet me 24 dhjetor.Kjo feste perkon me naten e Kershendellave,Krishtlindjet.

Ne Nikaj Mertur   Nata e Buzmit festohet disi e vecante ,krahasuar me trevat e tjera.Si shumica e festave,edhe ajo e Buzmit lidhet ngushte me deshiren per prodhim  te mbare e te bollshem.Te gjitha  ritet e kesaj feste kane  karakter te theksuar bujqesor e blegtoral.Etnografi Mark Tirtja,bazuar ne ritet e kesaj feste ne Nikaj Mertur, e qe gjurmoi ne vitet 70-te te shekullit te kaluar,ka shkruar faqe te tera studime,duek cituar se ne Nikaj Mertur eshte trashegimia popullore me e pasur ne kete rit fetar.

Nata e Buzmit pritet me gezim  dhe me parapergatitje te vecante.Kjo feste eshte nder me te rendesishmet dhe ka nje ceremonial te caktuar te trasheguar ne shekuj.Per pergatitjen e Buzmit,qe me perpara ndahen  4-5 kg arra te zgjedhura ,te cilat ruhen per Naten e Buzmit.Ruhen gjithashtu edhe 4-5 kg geshtenja ,te cilat thahen dhe 2-3 dite perpara festes bluhen ne mulli me uje.Arrat dhe geshtenjat sherbejne per te pergatitur lakrorin,qe eshte i vecante ne llojin e tij.Thelpinjte e arrave shtypen ne nje ene druri,qe quhet shtypes.me geshtenjat e bera miell e te perziera me arra,pergatitet brumi i peteve te lakrorit,pa bulmet e leng mishi.

Buzmat nxirren ne mengjesin e dates 24 dhjetor nga nje nashkull i familjes.Ne disa fshatra,si  Mserr,Peraj,Gjonpepaj,nga mashkulli me i vogel,kurse ne disa fshatra te tjere,sidomos te fisit te Merturit,nxirren nga i zoti i shtepise.Buzmi perbehet nga tre pipa te drejte arre, e ne disa fshatra si Brise,Salce edhe pipa rrushi,por gjithnje me numer tek.Pipat jane te njome.Keto copa druri te prera me kmese,jane buzmat,te cilet fshihen ne nje mullar bari ose talle ( kashte misri ) jashte shtepise,ku nuk i din askush,vetem ai qe i prêt dhe i vendos aty.Ne mbremje,paradarke,meshkujt,nje ose disa veta bashke,me ndonje djale te vogel te shtepise,i marrin buzmat,afrohen ne dere te shtepise, e ai qe eshte me i madhi ne moshe,therret me ze mesatar :

-O i zoti i shtepise !

-Hajde bujrum !

-Po vjen buzmi bujar.

-Mire se erdhe,buzmi bujar !

-Me dhen e dhi, e me te gjitha te mirat e Zotit !

Buzmat vihen ne oxhak,anash dhe digjen nen kujdesin e te zotit  dhe zonjes se shtepise,duke e lyer ne pjesen e prere me buke,fasule,djathe  e bereqete te tjera.Ne sofren prej druri   ulen te gjithe pjesetaret e familjes dhe hane lakror,fasule,pine raki e vere,por jo bylmet e mish.Pra nga ky hyzmet i japin edhe buzmit.Veprimi shoqerohet me vargjet : “ T’falem buzmi bujar…” Te nesermen heret ( me 25 dhjetor ),merren pjeset e mbetura te buzmave,ferkohen me njeri –tjetrin,duke nxjerre shkendia e duke thene : “ gace e karrice ( njesi matese )”.Pastaj dilet jashte,shkohet ne aren “ ne dere “ me sofren,ibrikun e rakise,goglen e djathit dhe lakrorin e mbetur nga nata e pare.Rreth sofres vendosen duaj kashte misri ,ulen siper tyre dhe fillohet te hahet e te pihet raki nga i zoti i shtepise me meshkujt e rritur.Nga ara,pasi hane mengjes, shkojne ne vathen e bagetive duke perplasur buzmat njeri me tjetrin, e pastaj dy meshkuj te rritur te shtepise me kmese ne dore shkojne tek pemet,duke I folur njeri-tjetrit:

-A e pres ?

-Mos e prej,se ben .

E kjo perseritet tre here,duke gervishtur pak ,me kmese pemen,pastaj duke e lidhur me kashte misri.Pastaj e zonja e shtepise merr kmesen dhe prêt nje thuper te holle lajthie te pergatitur si buzmi dhe shkon  te dera e odes se burrave , e pasi e pyet I zoti I shtepise se c’po ben aty,ajo pergjigjet se po pres shtrigen,bushtren,sykeqin,ganecin,dergjen e rrushit,te ares,te kopshtijeve,ligesine e njerezve,duke e prere thupren copa-copa.Keshtu prêt edhe dylbezen e kecave.

Dikur,kush e kryente i pari ceremonialin e 25 dhjetorit,qellonte me pushke.Pastaj njerezit bejne vizita te njeri-tjetri.Ne kete date,qe eshte dita e lumnueme e Kershndellave,zgjatet dita sa “kcen gjeli tra me tra”.

Kjo tradite e hershme dhe e vecante e Nates se Buzmit ne treven e Nikaj Merturit,u ruajt dhe u transmetua ne breza,ndonese para viteve 1990 nuk lejohej te festohej,por fshehurazi vazhdoj te kujtohej e kurre nuk u harrua.Kjo tregon se banoret e ketyre aneve nder shekuj ruajten traditat popullore dhe zakonet tradicionale.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora