E premte, 21.03.2025, 04:37 PM (GMT)

Kulturë

Xhavit Gasa: Kthimi i Leka Zogut ne vendlindje

E shtune, 17.12.2011, 05:27 PM


Xhavit Gasa

 

KTHIMIT TE LEKA ZOGUT NE VENDLINDJE

 

Kush tha se kjo vater eshte shuar,

Kush tha se ti ketu nuk ke hise?!

Me mall te presin te pergjeruar,

Kjo vater, keto vise...

 

Gjysem shekulli kjo vater ne ankth,

Lodhur keqas e rraskapitur

Me shpresen e fshehur...

Kete dite duke pritur...

 

Gjysem shekulli mbi kete vater,

U sulen rete e zeza komuniste,

Por s'ia shuan dot flaken

Se fole shqipesh kjo ishte.

 

Hapi kjo vater kraharorin,

Ne kete dite te bukur prilli,

Nga syri i shqipes pikoi loti,

Se kesaje vatre iu kthye i biri...



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx