E premte, 29.03.2024, 02:01 PM (GMT)

Kulturë

Arif Kutleshi: Zahir!

E shtune, 17.12.2011, 04:20 PM


Arif KUTLESHI

 

ZAHIR!

 

Në Ga/llap lëshove lëshove shtat lart mbi lis

Mbi Korab kikë mbi kikë ku bardhon  i´ lumi plis.

Në Lugje të Verdha  atdhetare  pive ujin kristalor

Pushkën e parë çlirimtare e përcolle dorë më dorë.

 

Nga Veriu s´ndale hapin  s´ndale hovin deri n´Jug

Krenarinë  e shqiptarit  nuk e le të shkonte  n´burg.

Tjetër diell tash, tjetër hënë, tjetër frymë Ah, o i ri!

Vjen e shkelë udhët për s´dyti vjen e vjen n´Iliri!

 

Iliria tokë arbnore  tokë e lirë me farë në dhé

Farë lirie e Gentianes mbin e ngjitet lart në ne.

I dhê zemër i dhê emër qëllimisht jo me pahir

Ujit ajrit dheut zjarrit  gjak i Gjergjit ti Za/hir!

 

Hir i shenjtë në jetë të jetës në Dardaní në Ga/llap

Në çdo djep një flamur një atdhe një besë sa i´rrap.

Ishe dje do t´jesh për mot qiell i kaltër ndër brezni

Përmbi lisa lëshove shtat u bëre, në Përjetësi!

 

(2005-2011)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora