E premte, 12.07.2024, 02:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Pleurat A. Gjata: Qerim Pllana, autori i anatemuar i 10 botimeve letrare vetëm pas vitit 1992

E diele, 18.12.2011, 08:55 PM


Qerim Pllana, autori i anatemuar i 10 botimeve letrare vetëm pas vitit 1992

 

Shkruan: Pleurat A. Gjata

 

Autori, Q. Pllana, është botues i tri romaneve, tri përmbledhje me poezi dhe tri publicistikë-histori  si dhe bashkautor i tri monografive, redaktor dhe recensent në shumë vepra letrare, prozë poezi dhe kultivues i eses etj. Pak biografi për autorin.

 

Selim Rexhep Selman Pllana, babai, gjyshi i autorit, Selman Pllana, gjyshi i babait të autorit dhe sheh Jonuz Pllana, katër-gjyshi i babait të autorit, është gjeneza e cila rrjedhë nga rrënja e familjes të ndjekur nga Toplica e Sanxhakut të Nishit, më dhunë ushtarake, gjatë Krizës Lindore dhjetorit 1877, janarit të vitit 1878.

 

Meshkujt e të cilës familje me të ardhur në Kosovës, do të marrin pjesë në luftërat e Lidhjes Kombëtare Shqiptare të Prizrenit, gjatë fund-vitit 1878 dhe gjatë gjithë viteve 1879/81. Këtë organizim, sipas autorit,  “e bënë Sheh Jonz Pllana, teqeja e të cilit gjendët në Suhadoll përtej lumit të Bardhë Ibrit, në Mitrovica veriore.

 

Q. Pllana ka lindur në fshatin më të afërt të Vushtrrisë, në Shtrojerë ish-Shtitaricë më 18 mars 1945, e (jo 18 mars 1944, siç është i shkruar në dokumentet e kohës). Shkollën fillore e kreu në fshatin Akrashticë. Ndërsa 4 vitet tjera të semimaturës në Vushtrri si dhe shkollën e mesme ekonomike në Gjimnazin e Prizrenit ndryshimin, nga ekonomia. Po atë vit bëri ndryshimin nga Shkolla e Mesme Normale të Prizren, gjatë Seminarit të njohur veror (qershor-shtator të vitit 1967). Për t`i vazhduar  studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, (SHLP) dega Histori-Gjeografi-viti shkollor (1967-8-1970), në Gjakovë. Pastaj studimet me korrespodencë në Filologjikun e Universitetit të Prishtinës, degët histori, përkatësisht letërsi. Ka të kryer edhe Gazetarinë.  Ka punuar 14-vite në arsim, arsimtar i historisë, kohë pas kohe, gjeografisë, dhe edukatës qytetare, duke filluar nga 7 tetori i vitit 1966, deri më 14 nëntor të vitit 1978, në Doganaj, Kaçanik të Vjetër, KK i Kaçanikut, Sibovc dhe Hade, KK të Kastriotit, ish-Obiliq, 1968-1978. Në vitin 1978/79 kalon në ish-Kombinatin Xehetar Energjetikë Industrial Kimik të Obiliqit, në Sektorin për Informim në gazetën “Kosova”. Në maj të vitit 1992 më shumë punëtorë të tjerë, suspendohen nga puna (ish-Elektro-ekonomia) dhe Pllana deri në vitin 1995, është i papunë. Në fillimi të vitit 1995, deri në vitin 2000 kthehet në arsim në Bardh të Madh. Pesë vite ligjëron histori-gjeografinë dhe edukatën qytetare. Gjatë viteve 1997-1999, me ca arsimtarë shokë dhe shoqe, lidhet me forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës, respektivisht Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, dhe atë të Llapit dhe Shalë-Bajgores. Qerim Pllana gjatë gjithë kohës në atë Zonë, deri më çlirimin e Kosovës, mbajti lidhje me UÇK-në. Gjatë punës së tij të suksesshme sidomos në arsim, është shpërblyer me pjesëmarrje në Kongresin e Shtatë të Lidhjes së Historianëve të atëhershëm mbajtur në Novi-Sad, tetor 1976. Ka fituar disa shpërblime tjera. Në nëntor të vitit 1978, punësohet në detyrën e përkthyesit në Sektorin për Informim, respektivisht në gazetën “Kosova”, te ish Kombinatit, më vonë Elektro-ekonomia e Kosovës në Kastriot. Pas lufte, kthehet në KEK, në po të njëjtën gazetë, por tani jo si përkthyes, por reporter i TC-së “Kosova B”, deri më pensionimin vullnetar më 31 maj të vitit 2007, ishte i angazhuar në informim për gazetën “Kosova -“ të KEK-ut në Prishtinë. Kurrë nuk ka qenë anëtar i as një lidhje socialiste, apo komuniste. Por qysh në moshën 17-vjeçare u përfshi në Lëvizjen Revolucionare për çlirimin, shkëputjen dhe bashkimin e Kosovës më Shqipërinë. Prandaj, veprimtaria krijuese e z. Qerim Pllana, është dëshmia më e fuqishme e tij kombëtare dhe patriotike në gjithë veprimtarinë e tij krijuese artistike, i ndaluar për shumë kohë për të botuar. Nuk posedon tituj magjistrature a doktorate, përkundër studimeve, shkrimeve, analizave dhe publikimeve të shumta studiuese, hulumtuese, eseistike, letrare, historike-filozofike etj. Ka marrë disa shpërblime inkurajuese gjatë punës në mësimdhënie, përkthim dhe gazetari, informim etj. Është fitues i shumë konkurseve letrare në prozë, poezi të shumtën e rasteve me pseudonim, deri në nëntor të vitin 1992, kur pranohet, (atëherë) në Shoqatën e  Shkrimtarëve të Kosovës, sot Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës LSHK.

 

Autor, nga v. 1992  ka 10 vepra të botuara në poezi, prozë, eseistikë, publicistikë-histori

 

Poezia: Me shkrime merret qysh në shkollën e mesme, por për shkaqe politike autori në fjalë pas botimeve të para në “Jeta e re” dhe “Zeri i Rinisë vitet 1962/prill 63, nuk do të mund të haset më në botime publike. Me botimet e para autori del vetëm pas vitit 1992. Ka të shkruara dhe të botuara tri përmbledhje me poezi: “Erërat që s`prajnë” ”Dielli”, Zagreb-Prishtinë, 1992. “Albanidë Toka ime e zjarrtë” botim i Shkëndisë, Prishtinë 1999, dhe përmbledhjen: “Pafundësi e Përbotshme” botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK-së), në prag të shpalljes të pavarësisë së Kosovës 2008.

 

Proza: Ka tri romane të botuara: “Legjenda e Dasmës”, roman i kushtohet 85-vjetorit të Pavarësisë, Prishtinë 1992. (Përfshinë ngjarjet mes viteve 1908-1912). Gjatë vitit 1995, ka të botuara dy romane: Njeri i shpërblyer në Konkursin vjetor tradicional të “Rilindja”, Prishtinë 1995, dhe tjetri; “U zhdukën bashkë me krismën”, u kushtohet dy tragjedive ajrore, të Shkupit dhe Ohrit që ndodhën gjatë marsit dhe nëntorit të vitit 1993 në Maqedoni. Autori është i përfshirë në shumë vepra të shumë autorëve, recensent, redaktor, këshillues. Është bashkë-bashk[s i dy-tri monografive[ e z. Qerim Pllana e d[i, n[përpilues në tri monografi. Në dorëshkrim ka punime të shumta në prozë, poezi eseistikë dhe publicistikë. Është bashkëpunues i përhershëm me komente, vështrime, analiza, komente ese e studime tjera me interes publicistik kombëtar, shoqëror e kulturor.

 

Publicistikë-histori

 

“Metamorfozë shqiptare apo udhëkryqi i ri kombëtar”, Prishtinë 1993.

 

“Dilemat për bashkimin kombëtar”, botim i Partisë Popullore Shqiptare të Kosovës, Prishtinë 1999, dhe tekstin publicistik-historik: “Bashkimi kombëtar rruga e vetme e zhvillimit shqiptar”, (SHBK) Prishtinë 2009. Terë opusi krijues artistik letrar dhe publicistik i autorit Qerim Pllana, gjendët në bibliotekat kombëtare dhe universitare të Tiranës, Shqipëri, Vjenës, Austri, Stamboll Turqi, Prishtinë,  Kosovë, vendlindjen e tij në Vushtrri, Tetovë, Mitrovicë dhe shumë qendra tjera të hapësirës kombëtare.

 

Çmimet dhe shpërblimet: Në vitin 1984-86 fiton disa shpërblime në, “Koha” revistë periodike në Podgoricë. Shpërblimin për romanin: “Tri hije në Bruksel” vitin 1995, nga “Rilindja” Prishtinë. Romani i vlerësuar nga Juria në përbërje; Anton Pashku, shkrimtar, Daut Demaku, shkrimtar dhe publicist si dhe Dr. Shyqri Galica, studiues dhe krijues. Autori është pranuar vetëm në nëntor të vitit 1992 anëtar i ish-Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, tani Lidhja e Shkrimtarëve të Republikës së Kosovës ( LSHK-së). Qerim Pllana është publicist dhe analist i pavarur. Vazhdimisht i pranishëm në shtypin ditor, atë periodik dhe agjencitë e ndryshme kombëtare elektronike. Specialitet ka kulturën, krijimtarinë publicistike-historike, kritikën etj. Shumica e temave, komenteve, opinioneve, vështrimeve, eseve dhe shkrimeve në përgjithësi, kanë të bëjnë me Bashkimin Kombëtar. Luftën, metodat dhe mënyrën e krijimit të një shteti unik shqiptarë, Shqipërinë Natyrale. Autori korrespondon me shumë komentues, bashkëpunëtor dhe është në raporte shumë kolegjiale me mjaft kritikë, analistë dhe studiues të çështjes kombëtare. Përkrahës i denjë i idesë kombëtare teorike, taktike dhe praktike politike me bashkëpunëtorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore, Mali i Zi dhe në Diasporë. Pra, në tërë hapësirën kombëtare, diasporë etj. Ishte njeri ndër përkrahësit e denjë të Luftës Çlirimtare të Kosovës, sidomos të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në dy zona ushtarake.

 

_______

 

Autori, Qerim Pllana jeton, vepron dhe punon me tërë aktivitetin e tij në Lagjen “Kalabria”, rruga “Marin Barleti” Prishtinë, tel: 044-610-028, fiks. 038-500-844.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora