E hene, 09.12.2024, 01:04 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Syri i Diellës

E diele, 18.12.2011, 06:32 PM


Syri i Diellës

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

Me ingjinier Mars Sotirin qemë njohur prej kohësh.Bënim zborin

ushtarak së bashku dhe jo pak:plot 17 ditë e net,tek stërviteshim e

flinim si të gatshëm në ato vite kur pritej të na sulmonin grupe

armiqësh,që,në se na mbanin në grykën e pushkës,ne i i shpartallonim

me grykën e topit ku i mbanim sipas fjalëve të "ideatorit të madh",

Enver Hoxhës.Kapur prej këtyre slloganeve,si i mbyturi prej fijes së

kashtës,jepnim e merrnim atje në "fushim" ku stërviteshim me ato

komandat:për shpimin e kupaceve,shpo! Dhe shponim,stërviteshim me

pushkë bosh (fishekët qenë vetëm ditën e qitjes nga tri për shok e dil

tej matan) dhe,po ta mendoje kthiellët-kthiellët këtë që bënim,qenë

vetëm veprime donkishoteske dhe aq.Por unë nuk kam këtë

qëllim.Përkundrazi.Ingjinier,Mars Sotiri,qe një burrë i urtë,sa nuk i

ndihej zëri dhe,veç kësaj,qe i ditur.Kish studjuarr jashtë:në Rusi,por

veç rusishtes lexonte dhe përkthente dhe nga italishtja,por dhe nga

anglishtja.Në Rusi hynte në atë grupin e studentëve që

quheshin"peshkopë" se kokën e mbante ngulur mbi libra.Një nga kolegët

tregonte për të se kur kish qenë në Rusi,shokët i kishin punuar një

rrengë.I paskëshin thënë një stundeteje ruse:-Tanja,të të blejmë një

akullore me lule-shtrydhe,e puth dot Marsin?-Në vënd,- kish pranuar

ajo.Dhe,pa e bërë dy,e kish gjetur atje në sallën e studimit dhe,pasi

ish përkulur mbi të,e kish puthur.Ky kish brrofur dhe mend i ish

përveshur... e kish sharë,ashtu siç, dimë të shajmë ne,pa vënë re

gazin e atyre shokëve që e kishin vënë në "provë".Unë e dëgjova këtë

histori dhe,s'do mënd që qesha,se për të qeshur qe,por kjo nuk më

pengonte që mos kisha respekt për të.Se qe i ditur.Para të diturit,bie

në gjunjë.Para të diturit dhe para bukurisë,de...

E mbaruam zborin dhe,kur po ndaheshim,i them:-Ore kam një tregim të

RilkesNja dy a tri faqe nga revista "Ongonjok" a ta bie të ma

përkthesh,se shkoj deri në një farë vëndi dhe ngeci,karkaleci! Qeshi

me këtë të fundit dhe me tha:-Sillle! Ti e di ku e kam shtëpinë dhe,po

nuk më gjete mua,lëria Diellës.Diella qe e shoqja,të cilën dhe atë e

njihja se kish bërë stazhin aty,në fshatin tonë,kur sapo mbaroi

teknikumin e naftës.Atëherë,vajzë e re,erdhi së bashku me dy tri shokë

dhe një vajzë tjetër për të lojtur volejboll.Zgjati nja një muaj

praktika dhe Diella si diell që qe,rrëmbente jo vetëm nga ajo

shoqja,por dhe nga ato mësueset e shkollës sonë.Qe ca çapkëne,si tip

çuni,dhe siç thoshte një plak i atyre anëve,kur e shihte aq të

shkathët:"kjo,or të keqen pepja juve,ose ka kapërcyer ylberin se është

nisur për çun,o mjerë atij që do i bjerë në pjesë:do mëngojëz të

fortë,si ajo që i vihet një mëzeje që ha frerin me dhëmbë;do pritur

kollonekthi që larg,se dhe nga shkopi nuk pyet".Ne qeshnim me këtë

thënie të këtij plakut që bënte sehir kur loznim me ata stazhierët e

naftës.Dhe pikërisht kjo,Diella,i paskej rënë për pjesë,ingjinier

Marsit.

 

* * *

Kishin kaluar nja dy ditë dhe një mbasdite i hipa biçikletës dhe

frymën tek shtëpia e Marsit.E kishte mu ngjitur me xhadenë,dy hapa

larg nga trotuari dhe banonte me prindërit.Atje kishte veç një dhomë

(priste të trajtohej nga ndërmarrja se sapo qe martuar me Diellën)

.Mbështeta biçikletën tek gardhi dhe trokita.E hapi Diella (sa më

pa,më njohu) dhe,ndërsa unë pyeta:-Aty është Marsi? Ajo ma

priti:-Marsi nuk është,po është prilli.-Si mendon ti,- shtoi,- kush

është më i bukur marsi apo prilli? Unë qëndrova gojëkyçur nga kjo

pyetje kaq me dykuptime dhe kaq e "vështirë",njëkohësihsht,por ajo pa

pritur përgjigje,më tha:-Futu brënda se do vijë Marsi se ja sikur ka

ardhur,megjithëse sapo doli.

-Jo,- kundërshotva me politesë,- nuk futem kurrë, kur nuk është i zoti!

-Po s'do mend,- ma priti jo pa shpoti,se,sdado që ke bërë shkollë,ke

mbetur fshatar.Kot nuk thotë Fishta (citoi ajo si një erudite që të

skuqte):-O fshatar me 10-lëkurë,qytetar s'ke me u ba kurrë!!! Qe dozë

e rëndë dhe tek më shpoi kështu,unë,si ai maçoku që kanë zënë me një

thelë mish në gojë,kapërceva pragun.Ajo mbylli derën (se një dhomë qe

dhe aq) dhe,kur u ula mbi karrike (dy qenë të gjitha) ,pashë që Diella

shkoi dhe mbylli me çelës derën që komunikonte me prindrërit e

Marsit.E vuri re që po e shikoja dhe u shpjegua:-Është më keq se një

fshatare ( e kish fjalën për vjerrën),hyn pa trokitur fare dhe,po të

gjeti ty(apo këdo burrë tjetër,de),mendon se po bëjmë dashuri.Dhe

pastaj a ke veshë të dëgjosh?Nuk është fjala për Marsin jo,po mbush

lagjen ajo. Unë ulur atje mbi karrike,prisja të tjera"avadize" deri sa

të vinte Marsi,i cili,sikur ta bënte enkas,më dukej se do të

vonohej.Diella kish vënë një shami me lulka mbi kokë se,siç vura

re,seç tëhollte .Por me shami,pa shami:qe e bukur!Marsi kish patur

fat.Në dhomë kish nje krevat dopio,një tavolinë katrore,dy karrike dhe

,veç një dollapi të vogël buke,qe dhe tjetri,më i madh,ku mbanin

rrobat.Në mur qe në kornizë e madhe,me xham dhe,nën xham,vizatuar me

laps një sy i madh i zi, me një qepallë me bisht.Më mbetën sytë mbi

të.Sa ta shikoje,aq dhe të mahniste.Piktori kish patur dorë të

ndjeshme dhe s'kish si bëhej më bukur.Ajo si dhelpër që qe,më ndiqte

tinëzisht,dhe pa prtiur që ta pyesja,më tha:-E shikoj që të mbetën

sytë atje. Dhe tek u afrua,hoqi shaminë nga koka dhe,fare pa

teklif,tha:-Pa shikoje kush është më i bukur,ky,këtu,apo ai atje,nën

xham! Se i thashë dhe Marsit:-Maku (kështu i thërriste të shoqit),ai

piktori sikur ka rënë në dashuri me mua:-Pa shiko sa e ka zgjatur

qerpikun se unë s'e kam aq të gjatë.Tani,i sulmuar aq befasisht me

pyetje të tilla,që sikur kishim kaq vjet të njohur,qe radha ime që të

skuqesha sikur më kishin vënë dhe po më piqnin në furrë.Qenë saçma të

rënda këto që vërviste Diella dhe tak më erdhi ajo fjala e atij

plakut:ka kapërcyer ylberin.Çun dhe kaluar çunit. Ndërsa

hamëndësoja,qeshë me fat:hyri Marsi! Ajo , tek pa që ne të dy u

pushtuam,pasi mblodhi buzët prapa krhaëve të shoqit,prapë e zbrazi:-Më

duket se ka gjetur tenxherja kapakun! Dhe qeshi. Ndënja dhe pak,lashë

tregimine atij,Rilkes dhe,ndërsa pedaloja drejt shtëpisë,më endeshin

para sysh,të gjitha ato që vërviti Diella.

 

* * *

Në krye të javës -qe ditë e dielë- ashtu nga ora 10të,trokita prapë

tek dera e njohur.E hapi,si gjithmonë,Diella.-Hyr brënda,- më tha.Kur

pa që tani nuk hezitova,më tha:-Dalngadalë po bëhesh qytetar.Marsin e

kam dërguar në radhë të vajgurit dhe,siç e sheh,kam tenxheren mbi

sobë,prandaj na këtë tollonën dhe shko merr pak sallamin tonë! Një

kërkesë e tillë qe baras me atë:-Merr gomarin,shko për dru! Kur pa që

po mëdyshesha,ma priti:-Ore,e di ti që mbarohet sallami.Hë,de,nisu se

dy çapa është që këtu.Vërtet që dyqani dy çapa qe,po mua m'u duk sikur

tërë Fieri më kish hipur mbi kurriz dhe ajo,Diella, bënte sikur më

nxirrte gjuhën.Shkova me një barrë turp dhe,kur po kthehesha për ta

dorëzuar,erdhi dhe Marsi me bidonin e vajgurit.-Po ti,- i tha të

shoqes,mikun ke dërguar në dyqan.-Por ç'mik,- ia priti pa të keq

ajo,- po ky është i shtëpisë. Hyra brënda dhe tani nuk kisha frikë as

nga shpotitë,por as nga pyetjet e saj.Marsi duke qenë qejfli shahu,më

tha:-Pa,hajde bëjmë ndonjë parti shahu,se më kanë thënë që luan mirë.

-Po ku do lozim?Tavolina është e zënë.

-Pa hiqi këpucët,- ndërhyri Diella,-dhe hidhu mbi krevat.

-Jo,jo,- kundërshtova.Por nuk qe punë.Kërceva mbi krevat.Dhe përballë

u ul Marsi.Veç Marsit që ishte me shpinë nga e shoqja,unë përballë

kisha atë,syrin e Diellës.Por veç syrit dhe Diellën që,vinte nga

vinte,merrte poza djallëzore në dëm të të shoqit.Unë,pothuaj,lëvizjet

i bëja kuturu dhe mëndja kushedi se ku më punonte.Gruaja që zë e tall

burrin në sytë e kujtdo,tregon se ajo ose nuk e do atë,ose kërkon ta

ndërrojë.Tek vazhdonim të luanim,ajo e mori fjalën:-E lexova atë që

përktheu Maku.Qenka tregim i bukur.Kur u shoh që po lozni shah,më

dukeni si ata dy vëllezërit që dhe ata,kur takoheshin loznin shah.Dhe

erdhi një ditë dhe ai tha të kunatës:-Të kam dashur,kam tërë jetën.Dhe

qe mësues kështu si ti! Dhe ia dha të qeshurit.Ndodhin,pa

tregohen.Marsi as që nuk foli,por ajo,kur pa që unë qeshë skuqur,më

tha:-E di si je bërë,si njjë vajzë që e kanë zënë në gabim!!! Gozhdë

trari që po i ngulte thellë e më thellë.Kur mbarova,falnderova Marsin

për përkthimin dhe,sakaq i dhashë dorën dhe Diellës.Ajo jo vetëm ma

shtrëngoi më tepër se sa duhet,por më la një letër në dorë.E mora (

m'u duk sikur vodha diçka) pedalova me shpejtësi dhe,kur mbrrita në

shtëpi,hapa së pari letrën.

Lexova:"Zemra ime është si një libër i hapur!Veç duhte të dish si ta

"lexosh".Epo çfarë duhet të thoshte më shumë?Qe si një thirrje që,të

them të vërtetën,më turbulloi.

 

* * *

 

Dhe ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte.Më bëhej një si hije që më

ndiqte pas dhe më prishte gjumin.Herë më ngulej si një rrodhe që më

shponte dhe herë si ajo shpata e Damokleut që më rrinte mbi kokë.Qe

diçka që lindi si vetvetiu dhe,sado që qe pak poshtëruese,të keqes nuk

po i shmangesha dot.U ula mbi tavolinë dhe i shkrova asaj

vargje.Përmjet aluzionesh (epo kush nuk i kuptonte ato?) i jepja të

kuptonte asaj,se kisha filluar që ta doja dhe,pa ditur se si do

përgjigjej ajo,mendoja se balanca do anonte andej,nga ana ime.

Dhe ja se si i shkrova:

 

O ç'është ky prill që erdhi këtë dimër?

Prill që veç me fytyrën tënde me ngjan.

Jam i gatshëm që të mundem dhe me tigër

Veç për atë"prill",pranoi çdo mejdan.

 

Poezia vazhdonte dhe më tutje,po sa rëndësi ka ajo,kur nuk dihej se si

do t'i vihej kapaku kësaj "tenxhereje" që qe

hapur,krejt,rastësisht.Shkova,ia dhashë asaj.Nuk qëndrova,por i

premtova,se kurrë nuk do trokisja më aty,në se,kur të kthehej në

shtëpi,ajo nuk do t'i përgjigjej po me letër. U sorollata andej nga

qëndra e qytetit dhe,kur u afrova,pashë që ajo priste.Doli deri ke

porta,dhe më tha:-Me letër ti,me letër dhe unë.

E mora letrën dhe nuk më durohej për ta lexuar.Si iu largova syve të

saj ( pashë që ajo qëndronte tek porta sikur dikë priste), zbrita nga

biçikleta,dhe,nënë dritën e një dyqani,lexova:

 

-S'ka dënim më të rëndë

Se ai që s'ka një femër

Edhe bëhesh si me pëndë

Kur për të rreh një zëmër!

Kështu që"pakti" qe bërë dhe pritej që ai të finalizohej.

 

* * *

Marsi kish shkuar me shërbim në Drenovë,kur pusi i famshëm po

digjej.Mund të rrinte atje dhe një javë.Kështu,pasi u morën vesh,ata u

takuan.Nuk kish më as shpoti dhe as urdhëra për të zënë radhën.Ajo qe

bërë"gati".Sa flaku robëdeshambrin që kish veshur ,enkas,u hodh mbi

të.Kur ai hodhi duartë mbi trupin e lakuriqtë të saj,ndjeu se si ajo u

transformua ,sikur me këtë do të tregonte të fshehtën e llahtarshme të

asaj që do ndodhte.Kur ajo ia ngjiti buzët që kishin kohë që e

kërkonin,befas iu bë sikur pema në oborr,sao që qe dimër,zgjati degët

përmbi ta dhe,veç degëve,sikur ia befi pranvera dhe zbrazi lule.Pastaj

gjithë toka sikur u rrokullis dhe ai ndjeu që ajo u bë njësh me të

dhe,kur ndjeu që ai "hyri" tek ajo,atëherë u sfomua dhe,pak nga

pak,sikur u nda në çika-çika të vogla:në zhbërje...

Dhe,pastaj,ata filluan të flasin për gjëra serioze.

-Jam e mërzitur,- foli ajo.Shumë e mërzitur,sa,kur mendoj,se do vijë

çasti që të ndahem me ty,më duket se do të vdes.Dhe kjo ndodhi kur ti

hyre në jetën time.Hyre,- u mundua të korregjohej ajo,- më sakt kur të

shtyta në këtë aventurë që,sado e rrezikshme,është aq e bukur.Kurrë

nuk e kam ndjerë veten më të lumtur se kaq. Ai,përsëri,e njdeu të

tërën dhe ata përsëritën dhe një herë atë "rit" që u jepte kënaqësi të

dyve.

-Oh,- tha ajo.Unë e jetova dashurinë.Çaste të shkurtëra,por të

bukura.A nuk bën "krim" po t'i ndërpresësh?Kur them të shkurtëra,jam

gati të mallkoj veten dhe të them:-T'u thaftë gjuha!Pse a nuk i kemi

në dorë që t'i zgjasim e t'i zgjasim pa kufi?Si një natë që nuk ka

fund.Dashuria a nuk të bën pak egoist?Më dukej vetja si ai Nikita

Gungaçi i Gorkit që,për të realizuar ëndrrën e vet,kërkonte të ndodhte

një eklips.Eklips që të jetonte ai dhe ajo.Domethënë,unë edhe ti.Dhe

askush tjetër.Por,sido që të jetë,unë do jem një pjesë jotja.E tëra

siç jam dhe me atë syrin ku të mbetën sytë kur hyre për herë të

parë,por dhe me këtë që po e puth sa e sa herë.Më duket sikur shpirti

im është brënda atij tëndit dhe anasjelltas.

 

* * *

Si ndënjën dhe një copë herë,ata u ndanë.Tek i sillte dhe i stërsillte

të gjitha këto në mënd,atij i erdhën në mënd fjalët e Horacit:"Sekreti

i lumturisë është që të mos çuditesh me asgjë".Ndërsa tha kështu,atij

iu duk se kish se si justifikohej.Ama syri i Diellës,mezalla s'e i

hiqej nga kujtesa.

U ngrit nga krevati dhe aty për aty,shkroi për të:

-Ti po fle për shtatë qejfe,edhe burrin ke përbri

Po mua më zënë nepse,fluturim dhe mbrrij tek ti

Burrin e përzë me shqelma( boll e"hëngri" "arën time")

Edhe ngopem me pandehma,ndaj dhe shkoqem si thërrime.

 

Aq i pëlqyen vargjet,sa iu duk se tani i kish realizuar të gjitha dhe

nuk kish pse e vriste ndërgjegja për asgjë.Të duash,nuk do të thotë se

mëkaton.Aq më tepër kur ndjenja është reciproke.Të ketë patur të

drejtë,vallë?!...

 

*Persoanzhet janë të stisur dhe çdo përkim me realitetin është veç i rastit.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora