Kulturë
Ukshin Zajmi: Edhe një gjurmë në rrugën e moçme Skupi-Ulpiana
E diele, 18.12.2011, 08:59 PM
Varr mbretëror në afërsi të Skupit
Nga Ukshin Zajmi
Itinerari i rrugës antike Skup-Ulpiana, krahas linjes së saj që kalon nëpër kurrizet e kodrinave të maleve të Karadakut, ajo në ultësirën e pellgut të Lepencit ulet në rrafshinë. Në aksin e kësaj rruge e cila zbret në rrafshin verior të Skupit të dikurshëm, një nga udhëheqësit e asaj kohe në kodrinën e vetmuar në jug-përendim të fshatit të sotëm Brazda ngriti varrezen e tij, apo këtë varrezë ia ngritën pasardhësit apo vartësit e tij. Në këtë kodrinë që ka një panoramë të këndshme të gjelbrimit, rrënzë maleve të Karadakut e jo më larg se 7-8 kilometra larg Skupit, u ngrit një varrezë, sipas të gjitha gjasave mbretërore. Dimensionet e kësaj varreze janë 9,70 me 6,60 metra e ndërtuar me gur memermeri të latuar, travertin, karakteristikë kjo e mermerit të rrethinës së Skupit.
Arkeologët maqedon që e zbuluan dhe hulumtuan këtë varreze, në shkrimet e tyre ende nuk kanë dëshmuar, apo neve nuk na kanë rënë në duar shkrimet, se çka është gjetur në këtë varrezë, pos që e datojnë të epokës së hekurit apo afërsisht e viteve 700 para epokës së re.
Se kujt i takon ky varr, është çështje, që pë te, fjalen e vet duhet ta thonë historianët dhe arkeologët, por në aspektin e hulumtimit dhe zbulimit të trases së rrugës Skupi-Ulpianë, kjo kodrinë me këtë varr mbretëror dhe sa e sa dokumenteve të tjera që ruan në brendësinë e saj, na dëshmon se, ky vend për një varrezë të tillë është zgjedhur pikërisht bri kësaj rruge. Sepse, ngritja e tij ka kërkuar që të ketë afër rrugën për të bartur gurët, të ketë afër vetës ndonjë objekt për pushim e ushqim të vizitorëve apo të udhëtarëve dhe të ketë mundësi të vizitës nga të afërmit (familja) e të ndjerit që pushon në këtu.
Nga konfiguracioni i vendit, kësaj kodrine, në gjuhën maqedone i thonë Gradishtë, andaj supozohet se ka qenë edhe ndonjë vendbanim i lashtë, sepse nëse kjë kodrinë vështrohet nga lartësia fare leht hetohet edhe një vijë e një muri rrethues në maje të saj, që do thot se këtu ka pasë edhe fortifikatë dhe një lokalitet mbrenda saj. Për të vërtetuar këtë lypset hulumtim, megjithate, kjo pjesë, pos e këtij varri, vështirë se do të hulumtohet, sepse në kohën e datuar të varrit në këtë pjesë kanë jetuar fiset ilire, përkatësisht Dardanët. Dokumentimi i kësaj të dhëne, aktualisht popullsisë slave që e pranojnë edhe maqedonët, nuk u konvenon, andaj duhet lënë në heshtje.