Kulturë
Mimoza Dajçi: Intervistë me skenaristen dhe regjisoren shqiptare Znj. Blerta Zeqiri
E hene, 19.12.2011, 07:58 PM
Intervistë me skenaristen dhe regjisoren shqiptare Znj. Blerta Zeqiri
Nga Mimoza Dajçi
Përshëndetje Blerta!
Blerta: Përshëndetje Mimoza!
Si bashkëpunëtore e medias shqiptare në SHBA, kam kënaqësinë të zhvilloj me ju një intervistë të shkurtër.
Blerta: Kënaqësija është e imja.
Pak ditë më parë ju prezantuat në New York dy filmat tuaj më të fundit artistik, me tematikë nga jeta në Kosovë “Fëmijët” dhe “Darka”. A mund të njohim lexuesin tonë se cili është mesazhi që ju përcillni nëpërmjet këtyre sekuencave tek opnioni i gjerë, e veçanerisht atij të huaj.
Blerta: Unë nuk pretendoj që të përcjelli ndonjë mesazh me filmat e mi. Mund të them se temat të cilat i punoj më me përkushtim janë ato të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Zakonisht paraqes copëza jete nga vedi ynë të cilat janë të inspiruara nga realiteti. Kështu filmi “Fëmijët” flet për 3 fëmijë delikuent, të cilët e kalojnë ditën në rrugë pasi që muesuesja i largon nga ora e mësimit. Ky film paraqet një ditë të zakonshme të këtyre fëmijëve, të cilët në çdo hap ballafaqohen me dhunë. Edhe pse të kalosh ditën në rrugë në shikim të parë mund të duket si diçka e tmerrshme, për këta fëmijë rruga fatëkeqësisht është vend më i sigurt se shtëpia apo shkolla. Këtë film kam pasur deshirë ta bëjë, sepse kam vërejtur se te ne në Kosovë dhuna ndaj fëmijëve është shumë e shprehur dhe mirret si pjesë e edukimit të fëmiut… Ndërsa te filmi “Darka” kam dashur të flas pak mbi relacionet në mes të çifteve të cilat në shikim të parë mund t´duken si çifte bashkëkohore, mirëpo shumë shpejt shihet se këto çifte kanë mbetur në mes dy civilizimesh, duke kërkuar vazhdimisht vendin e tyre në çift e në shoqëri. Është një thënje që dikur është përdorur shumë e cila do të ilustronte mirë personazhet e filmit “Darka”: kanë mbetë as me shehër as me Barilevë.
Blerta ju keni marë pjesë edhe herë të tjera në disa Festivale Filmash në SHBA, ku në njërin prej tyre filmi juaj ka fituar çmimin: Fotografija më e mirë (Best Cinematography), ky ishte prezantimi i parë për ju si skenariste e regjisore, apo keni realizuar edhe filma të tjerë më parë?
Blerta: Sivjet është viti i 10 – të që kur unë merem eksluzivisht me skenar dhe regji. Kam debutuar në vitin 2002, me filmin e metrazhit të shkurtër “Exit” të cilin e kam punuar bashk me motrën time Lendita Zeqirajn. Filmi i metrazhit të shkurtër “Exit”, mori pjesë në shumë festivale të filmit nëpër botë dhe fitoi 3 çmime të para. Pastaj na erdhi ideja që këtë film të punojmë në metrazh të gjatë. Dhe kështu bashk me Lenditën kemi punuar filmin e metrazhit të gjatë “Exit” me të cilin kemi arritur që për herë të parë të paraqitemi ne SHBA dhe fatmirësisht të fitojmë edhe shpërblime.
Që prej asaj kohe me filmat e mi të shkurtër që kam punuar në vazhdim, kam marrë pjesë rregullisht nëpër festivale në botë, mirëpo jo edhe në amerikë.
Kjo është hera e dytë që unë prezantoj film në New York Independent Film and Video Festival. Risi e madhe për karierën time është fakti se është hera e parë që unë paraqitem me 2 filma në një festival. Disi muaji nëntor ka qenë goxha i suksesshmë për nga ana profesionale për mua, meqë këtë muaj, gjithashtu i kam shfaqur edhe 2 filma të shkurtër në një festival filmi në Gjermani : “Darka” dhe “Kosova
Në mos gabohem ju keni kryer studimet në Francë për artin skenik e vizual, a mund të mësojmë diçka më tepër mbi nivelet e specifikat e veçanta të artit modern e bashkëkohor që përdorni në punën tuaj si krijuese dhe cilat janë synimet tuaja për të ardhmen?
Blerta:
Ju do t’i ktheheni tashmë përsëri profesionit tuaj të bukur të artit, a mendoni se eksperienca tashmë e fituar, pse jo edhe në SHBA do të ndikojë më shumë në karierën e ecurinë e punës suaj?
Blerta: Shpresoj shume që po. Tani së fundmi e kam punaur një film të metrazhit të shkurtër i cili titullohet “Kthimi”. Shpresoj se do të arrijë të shfaqet në ndonjë nga festivalet e rëndësishme ne
Cili është roli e pozicioni i femrës shqiptare sot në Kosovë, dhe a ka rehabilitim të dukshëm tek femrat e malltrajtuara e traumatizuara nga lufta e makinerisë serbe?
Blerta: Femra shqiptare, sidomos ajo e Kosovës, diskriminohet shumë në baza gjinore. Pastaj normal që traumat e luftës janë edhe edhe më vështira të tejkalohen, kur nuk ekziston përkrahja institucionale, pastaj ajo familjare dhe e rrethit. Për ta tejkaluar sadopak ndonjë përvojë traumatike, ne duhet të jemi në gjendje që të flasim për gjërat që ndodhin, ndërsa te ne ekziston kultura e sekretit dhe e mbylljes në vete të përvojave të kqija. Ilustrim i kësaj që po them është fakti se te ne gjithmonë femra ka faj. Edhe në rastet kur ajo dhunohet – përsëri është faji i saj, sepse ndoshta me dukjen e saj e ka provokuar dikënd… Kjo ndonjë lexuesi të huaj mund t’i duket absurd, si është e mundur që viktima të fajësohet, duke çfajsuar kriminelin, mirëpo fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar.
Mendoj se forca ekonomike e gruas do të fillojë të ndikojë në ngritjen e pozitës së femrës në shoqerinë tonë. E kjo fillon qysh ne fëmijëri: kur fëmija femër e din se prindërit e saj nuk bëjnë dallime në baza gjinore, duke filluar nga ndarja e pasurisë në mënyrë të barabartë në mes të fëmijëve meshkuj e femra. Atëherë edhe femra mund të fillojë të mësohet të kërkojë barazi dhe të trajtohet njëlloj.
Mendoj se femrat te ne kanë shumë punë për të bërë. Shumë shumë.
Siç vumë re premiera e filmave tuaj në New York u ndoq edhe nga artdashësit shqiptaro – amerikanë, ku do të veçoja veprimtarët e palodhur të çështjes shqiptare Znj. Rita Saliu së bashku me bashkëshortin e saj Z. Adem Saliu. Si e pritët praninë e bashkatdhëtarëve, a kishte një ndikim pozitivisht ky fakt tek ju?
Blerta: Çifti Saliu, më ka nderuar jashtzakonisht shumë me prezencën e tyre në festival. Rita është një grua e jashtëzakonshme: tejet dinamike dhe e pasionuar për cështjet e kombit.
Shfaqja e filmave para publikut shiptaro - amerikane ëstë shumë e rëndësishme për mua, sepse ata janë një lloj matësi i mirë i suksesit të filmit meqë janë edhe shqiptarë, por njëkohësisht edhe të huaj. Kështu që nëse një film ka sukses në mesin e bashkatdhetarëve, atëherë mendoj se do të ketë sukses edhe më gjerë.
Faleminderit e suksese të mëtejshme.
Blerta: Faleminderit edhe ju.