E premte, 13.12.2024, 07:18 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ndërroi jetë Teki Dervishi, drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”

E enjte, 30.06.2011, 06:59 PM


Mbrëmë rreth ora 23:45 minuta, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Teki Dervishi, aktualisht drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”, shkrimtar, publicist, ish i dënuar politik nga regjimi komunist serb.

 

Teki Dervishi u lind në Gjakovë më vitin 1943. Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.

 

Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u murr me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.

 

Teki Dervishi ishte ndër themeluesit e gazetës që u angazhua në gazetën kombëtare “Bota sot” që prej themelimit të saj 16 vjet më parë dhe ishte ndër të parët që krijoi stafin e parë të redaksisë së gazetës "Bota sot". Ai ishte redaktor, kolumnist dhe së fundi drejtor i përgjithshëm i gazetës.

 

Varrimi i Teki Dervishit do të bëhet në vendlindjen e tij në Gjakovë.


__________

 

Presidenti Rugova e nderoi Teki Dervishin me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit

 

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në kohën kur Teki Dervishi ishte drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, në një pritje i shprehu mirënjohje për punën që ishte bërë në këtë teatër duke i dhënë përkrahje në drejtimin e teatrit Kombetar të Kosovës..

 

Presidenti Rugova me atë rast pat bërë të ditur se kishte vendosur ta dekorojë Teki Dervishin me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit për meritat e tij në fushën e letersisë dhe të jetës politike në Kosovë.

 

_________

 

 

Ngushëllimet e Don Lush Gjergjit

 

”Me dhembje të madhe, por edhe me shpresë të krishterë, mora lajmin për ndërrimin e jetës, kalimin në amshim të Mikut, Vëllait dhe Krijuesit të shumëfishtë dhe domethënës, Njeriut të kohës pa "kohë", të atij që shënoi kohën dhe hapësirat ku jetoi dhe veproi, TEKI DERVISHIT.

 

Në mendjen dhe zemrën time vlojnë shumë ndjenja, kujtime, inserte jete, takime, kërkime dhe synime të përbashkëta dhe vëllazërore, në rend të parë për SHPËTIMIN TONË KOMBËTAR, e pastaj edhe për planifikimin e fisnikërimit dhe të begatisë shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve, pa të cilat shpëtimi ynë do të ishte shumë i mangët dhe vetëm i pjesërishëm.

 

Mendja e tij e kthjelltë dhe largpamëse, zemra e tij bujare dhe e ngrohtë, dora e tij gjithnjë në shkrim dhe përpilim të teksteve dhe porosive, sytë e tij vrojtues, jeta e tij e shkrirë për "ushqimin!" shpirtëror dhe kulturor, si thoshte figurativisht dhe simbolikisht, janë dhe mbesin dëshmi se njeriu që ka Fe dhe Dashuri jeton gjithnjë, tani dhe në amshim.

 

Ty, gazetës "Bota sot", familjes së Teki Dervishit, ngushëllimet vëllazërore, të përcjellura me uratë, dashuri, nderim dhe falënderim!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Don Lush Gjerigjit, vikar në Ipeshkvinë e Kosovës.




(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora