E diele, 28.04.2024, 12:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E hene, 13.06.2011, 07:58 PM


Neki Lulaj

 

 

VOCËRRAKUT TIM

 

Hej ti vocërraku im i vogël,

që me shikon me melankoli

mos mi numëro rrudhat mbi ball

as duart e çara si toka verës në thatësi.

 

Këto duar të çara si rrasa shkëmbi,

e rrudhat mbi ball si shtretër lumenjësh,

kanë ngitur mure sa Kalaja e Rozafës,

kanë shëruar edhe shumë zemra njerëzish.!

 

Pra mos me pyet të lutëm se kur unë linda,?

se n´të 47-ën, na u kërcënue uria,

shumë njërëz vdiqën e shumë u zhdukën

gadi e njejtë ishte edhe e 91-ta.

 

Por si gjithëmonë, ne mbijetuam,

duke i hapur dyert, e zemrat e mikëpritjës bujare,

u solidarizuam bukur  me njeri tjetrin,

por nuk u gjunjëzuam përpara barbarisë sllave.

 

Edhe e 99-ta,ishte tragjikomedi

qe njëzëri  i thënë Jo ,lubisë  vrastare,

u rikthye sërish lavdia nga thellësia e shekujve

e rezistenca luftarake kundër ushtrisë çetniko-barbare.

           

E sot ja si shëndrrit dielli i munguar prej kohësh,

duke i korrigjuar padrejtësitë  shekullore,

fatin e morën patriotët  shqiptarë në duart e veta,

heroit e kthyer ne Sheshet e lirisë të Shtetit në Përmendore ..!l

 

 

PARA  PORTRETEVE TË ATDHETARËVE TË KOMBIT

 

Para  patriotëve  të atdhedashurisë,

të cilët shkrinë mundin, jetën dhe pasurinë

do të doja të hedhë një gurë  diamanti në themel

pranë atyre që ndriqojnë gjithëmonë si flakadani në qiellin e lirisë.

 

Në terë trupin tim që po vyshkët  ngadalë,

më qarkullon gjaku i pastër Dardan,

kur gjendëm para kësaj mrekullie madhore,

çmallëm e kënaqëm me ajkën tonë kombëtare.

 

Gjyshja,e Nana gjatë me patën rrëfyer,

të cilat mbanin marhamë e lidhzë prej mendafshi

me muaj qëndronin trimat e kombit në istikame

kur e mësonin se po u kercënohej rreziku,prej jashti.

 

Tingëllonin paçavuret e regjimit jeniqer,

mbi fshatrat pjellore të Dardanisë,

atdhetarët gjithëmonë rrinin ne gadishmëri,

për tu rrezistuar kasapëve të Serbisë.

 

Kanë vlera të pa shuara,ajka jonë dardane,

flakadan të pa shuar qëndrojnë ne dritë dhe n´sketerrë

ata çdo herë ishin,mbrojtësit e çdo furtune

si diell i lirisë sot  shëndrrisin plotë shendë e verë. .

 

E gjatë na qenka kolona ,e portreteve të atdhetarisë,

e figurave me markante që nuk ju nënshtruan robërisë,

secila nga këto ka një histori ne vetëvete,

shumë këta  me thonë vuajtëm përmbi gjashtë shekuj.

 

Nëpër  shkallët e larta te mundimeve shekullore,

u benë edhe shumë monifeki  tinzore,

por unë mburrëm dhe jam shumë krenar

që sonte qëndrova para portreteve të atdhetarëve shqiptarë.

 

 

ATDHETARI HASAN PRISHTINA

 

Edhe zotërat,vajtuan atë pasdite korriku,

pas atij krimi mizor,

me çka u mashtrua atentatori ,Ibrahim Çelo,

që ngriti dorën vrastare,mbi patriotin madhor.

 

Kalaburistët e llumit Bastardh,

skuadra gjakatare e specializuar për të likuiduar patriot,

a do të turpërohët ndonjëherë për krimin e skenuar djallëzor

apo terë jetën e mbajnë damkën e zezë dhe ofiqin tradhëtor.

 

Hasan Prishtina bëri jetën e një atdhetari,

duke i bindur të gjithë armiqët shqiptar,në atë kohë,

se nuk mund ta mashtroi as Ari i terë botës,

nga rruga e përcaktimit kombëtar kurrë nuk do te hjekë dorë.

 

Nëpër labirinthet e kohës e përcillnin,hijet e zeza,

duke e zhvilluar aktivitetin patriotik madhor ,

armiqët skenonin kurtha ndër me të ndryeshmët 

pët ta likuiduar ideologun, Hasan Prishtinën ,nga kjo botë..

 

Në Stamboll,e denuan me vdekje,në mungesë,

austriakët e dëbuan,si të pa dëshiruar,

në Sofje iu dështoi  atentati i planifikuar shqiptaro serb,

e vdekja e rrembeu në Selanikun e mallkuar.

 

Të rrallë gjendën patriotet e sakrificave sublime

që interesin e kombit e venë para interesit përsonal,

do të ngelët si shembull i rrallë i pa shlyer i kujtesës

puna  dhe vepra e Hasan Prishtnës,tonë te madh.

 

Në Selanik,shpirti as trupi rehat nuk i pushoi,

nga parajsa e thërriste ndërgjegjjen e robëruar,

me nxjerrni nga ky vend e me sjellni në tokën ame arbëror,

në Kukës dua të qëndroj gjithëmonë si një fanar i pa shuar.

 

Nga Kukësi i mikëpritjës se madhe shqiptare

Hasan Prishtina, lirëshëm me Bacë Ymer Prizrenin,bisedon

Edhe për kokën e Ymerit, turqit dhanë shumë para,

Atentatori humbi në pyellin e dendur e kurrë nuk u zbulua më !

 

Bisedojnë lirshëm patriotët e sakrificave sublime,

mbajnë mbledhje pa u frikësuar në Prishtinë në parlament,

duan ti bashkojnë trojet copëtuara shqiptare,

me Ismail Qemajlin, të tretë pushojnë qetë ne parajsën iliriane.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora