E diele, 28.04.2024, 08:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet nipi i Don Shtjefën Kurtit, z. Nikolin Kurti

E shtune, 11.06.2011, 07:59 PM


Ja si i mbajta 9 muaj nën shtrat eshtrat e dikujt tjetër

 

Personi i cili ka qenë  në pushkatimin e Don Shtjefën Kurtit (direkt) sot ka marrë pasaportë amerikane

 

Nga Albert ZHOLI

 

Më 8 shkurt 2010 ju keni dalë në media me një deklaratë mbi eshtrat e gjetura në malin e Dajtit, Qysh nga ajo datë çfarë ka ndodhur?

 

Mbas një rrugëtimi 9 mujor, hulmutimesh, gërmimesh, takimesh në vende të ndryshme, në rrëzë  të malit Dajtit bashkë me Jani Plakun, konstatuam se u gjetën një sasi e madhe eshtrash të pushkatuarish, ku midis tyre mendova (ose thanë) se ndodheshin edhe eshtrat e axhës tim Don Shtjefën Kurtit. Eshtrat e pretenduara I mora në një qese të veçantë dhe i vendosa nën kreavat në shtëpi. Pas pak kohësh këtyre eshtrave u bëra edhe AND-në e eshtrave bashkë me analizën e gjakut të pinjollëve. Pas këtyre analizave specifike rezultati ishte se ato eshtra nuk ishin të xhaxhait tim

 

Ku i mbajtët këto eshtra deri në kohën që do u bëhej AND?

 

I kam mbajtur nëntë muaj poshtë krevatit. I kam mbajtur fshehur nga familja dhe të afërmit. Gruaja nuk e dinte se poshtë krevatit ishin në një pako eshtrat e dik8ujt që pretendohej se ishin eshtrat e xhaxhait tim. Kur bërë analizat dhe ato nuk dolën të xhaxhaitu dëshpërova. Sakrifica nuk kishte pasur sukses. Ato eshtra poshtë krevatit doli se nuk ishin të xhaxhait tim.

 

Ju këto nisma i morët në rrugë private?

Po. Në mënyrë private. Ishte një nismë që këkrontë angazhim dhe punë sistematike.

Si vepruat më pas?

 

Të dy me Janin menduam ta sensibiliizojmë këtë problem i cili nuk mund të bëhet më në mënyrë private. Mbaj mend se ditën që ne e bëmë publike këtë fakt (pram bi eshtrat e gjetura) Kryeministri foli shkurt se demokracia nuk po vendoset dot mbi varre. Atë ditë ne Dajt  kanë shkuar edhe deputete si Doda, Strazimiri,Kurt Kola, Lirim Ndroci erdhi edhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Tonin Vocaj dhe vuri shirita. Këtë punë duket se e mori përsipër shteti. Pra pas  20 vjet demokraci shteti mori përsipër gjetjen e këtyre eshtrave.Erdhi edhe një përfaqësues nga OKB-ja, erdhi edhe një përfaqësues nga organizata amerikane  më e fuqishme për njerëzit e zhdukur.

 

Çndodhi më pas? Shteti vazhdoi tju mbështesë?

 

Kaluan muaj dhe u mbush  një vit dhe i gjithë rezultati gjoja e këtijë angazhimi të shtetit rezultoi vetëm me gjetjen e një të vdekuri në kampin e Ballshit dhe dy të tjerë të familjes Ndoi dhe Sokoli pranë fshatit Kuç të Shkodrës. Jam shumë i kënaqur që kjo familje afro 27 vjet kishte humbur njeriun e tyre dhe e gjeti. Kjo ishte një punë e drejtorit të arkivit të Ministrisë së Brendëshme i cili me shumë dokumenta gjeti skicat e sakta se ku ishin varrosur këta njerëz. Ndërkohë janë me mijëra të tjerë  që nuk dihet ku ndodhen.

 

Si do të gjenden dhe si do të proçedohet për gjetjen e tyre dhe sa është numri i të zhdukurve?

Disa thonë se janë ende 400 të zhdukur disa 350. Pra akoma nuk ka një listë ekzakte të kësajë pune. Nuk është saktësuar se ku janë shpërndarë dhe në cilët qarqe. Pra nuk ka një hartë të mirëfiltët shpërnrajej për këta të zhdukur ashtu sikundër dhe numri I tyre. Me sa duket kjo punë është e dështuar

Që do të thotë…?

 

.Kjo nuk është gjë tjetër vetëm një nga premtimet e shumë premtimeve të tjera që ka bërë qeveria për gjetjen e të zhdukurve në regjimin komunsit. Ashtu sikundër nga qeveria ishte propozuar të bëhet memorial për të zhdukurit e komunizmit dhe varreve për martirët e komunizmit. Bile pretendohej hapja e ekspozitave, dalja e monografive, apo  librave deri tek krijimi I Institutit të Krimeve të komunizmit

 

-Kush është mendimi juaj për të  përmirësuar këtë?

 

Së pari: Duhet ngritur një Tasc Force dhe të miratohet një vendim i këeshillit të ministrave.Ky duhet të kthehet në ligj të parlamentit i cili duhet miratuar me konsensusin e të dy palëve.Me këtë ligj  duhet të vendoset atë që bota e jashtëme e praktikon në të gjitë  fatkeqësitë si luftëra, tërmete, zjarre, përmbytje, rrëzime pushtetesh, cuname etj.

 Së dyti: Të gjithë personat të cilët kanë dijeni për atë që ndodh  për ato të cilët kanë mundësi që të japin një informacion, apo atë persona që kanë pasur informacion edhe në kohën e komunizmit duhet të thirren në mënyrë komode pa i deskretituar dhe ata duhet të japin dëshmitë e tyre.Nëpërmjet  memories së tyre për hir të së vërtetës të abservohet një informacion i tillë.

Pika e tretë Duhet vendosur një numër telefoni i cili të jetë në dispozicion të atyre njerëzve që janë në dijeni të këtijë problemi (kudo që ndodhen në territorin e Shqipërisë apo jashtë pa pagesë të japin informacione).

Së katërti: Duhet një  fond për kryerjen e AND-së, pasi ka raste ku mund të gjenden eshtrat dhe nuk dihet për të thënë se të kujt janë.Duhet patjetëer bashkëpunimi me Misionin Ndërkombëtar për gjetjen e personave të humbur me qendër në Amerikë.

Në qoftëse nuk bëhen këto gjëra dhe plot të tjera, kjo punë do të vazhdojë deri në dështimin e saj deri në turp të këtijë problemi.

 

Ju jeni marrë me dosjen e xhaxhait tuaj?

 

Unë jam marrë disa herë me dosjet dhe me dosjen e gjykatës së lartë. Janë plot emra aty brenda.Pra duhet që nëpërmjet të këtijë ligji, këta njerëz që kanë marë pjesë në gjykimin apo pushkatimin e tyre në mënyrë vullnetare të pohojnë këtë gjë. Nga shtatë veta në sistemin gjygjësor të cilët janë implikuar direkt në këtë pushkatim, vetëm dy prej tyre kanë kërkuar ndjesë për të ndjerin. Ata kanë kërkuar ndjesë edhe për  tragjedinë, shqetësimin që na kanë shkaktuar ne familjarëve.Që në atë moment kur ata me shumë pastërti dhe me çiltërsi e kanë kërkuar këtë ndjesë edhe për pushkatimin dhe për dhimbjen që ka shkaktuar në familje çdo gjë është mbyllur me kaq. Asnjë nga pesë të tjerët nuk e ka bërë.Dhimbja lehtësohet por edhe mbyllet kur këta njerëz e afrojnë këtë kërkesë për falje.Por këta dy njerëz që kanë kërkuar falje më kanë dhënë shumë aspekte të tjera. Personi i cili ka qenë  në pushkatimin e Don Shtjefën Kurtit (direkt) sot ka marrë pasaportë amerikane. Sipas disa dokumentave mësoj se pas pushkatimit xhaxhain e çuan në morg në spital, ku studentë  në fakultetin e mjekësisë të mësonin anatominë e njeriut..Mbas dy tre vjetësh ku i përdornin për studimin e anatomisë së njeriut i fusnin në thes dhe i çonin në Shish Tufinë. Atje  gjenden edhe eshtrat e këtyre njerëzve. Problem i madh është edhe AND-ja.Unë uroj që të gjithë ata që kanë pretenduar sei kanë gjetur eshtart e të afërmve të besojnë tek eshtrat e e atyre që kanë gjetur.  Të kenë mbledhur mendjen që kanë gjetur njerëzit e tyre.Unë e kam provuar nga eksperioenca ime. Po mos të kisha bërë analizën e AND-së të axhës tim edhe unë sot nuk do të kisha besim. Duhet të bërë AND në çdo të gjetur. Kjo mënyrë saktëësimi duhet të meret nga sheti dhe jo në mënyrë private. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora