E hene, 05.05.2025, 11:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Arta Behluli

E shtune, 11.06.2011, 07:33 PM


Arta Behluli

 

 

E kaluara flet për ne

 

Dikur me beje te qeshja,

tani s’te kam pran as kur qaj.

Rrugeve ku me ty ecja,

tani kujtimin tend perdore mbaj.

 

Ashtu siç s’e kuptova si erdhe,

s’e kuptova as se si shkove!

Nje nate papritur u shfaqe,

nje tjeter u largove.

 

S’e ndjej më frymen tende

E djeshmja sikur s’ekzistoi.

A thua a do te me njohesh,

neqoftese sot ne rruge do te takoj?

 

A do t’a ndjente zemra zemren perseri?

Ne emer a do mundje te me therrisje, pa te tradhetuar asnje lot ne sy!?

Ku do te gjeje zë, te me flisje pa u dridhur?

Si do te shqiptohen fjalet ‘sjemi më’

dhe ne fyt te mos ngec asgjë ?!

 

Nuk e di nese jam e fshehur brenda kendeve

te zemres tende,

apo më ke hedhur jashte, te lire ne harresë.

Ne jeten tende isha gjithçka,

tani a s’bej fare pjesë?

 

Sa e çuditshme eshte kjo jete!

Sa ndryshe ishim dje,

sa te huaj sot kemi mbet.

Vetem e kaluara flet per ne,

për zemra te coptuara, të përplasura për dhe.

 

 

EKLIPS

 

Ora ec me hapa te vegjel

dhe nderton nje jete.

Me tik-take te lehta,

krijojne eklips, tek dymbedhjeta.

Eklips i akrepave,

qe bashkuan forcen perseri,

per nje dite te re,

per nje jete te re.

Ato punojne sikur dikur zemra ime,

qe tashme zbehet..

perballe kujtimeve shumengjyreshe.

Rrahjet e saja te vogla,

s’mund t’i bejne ball' goditjeve te medha te jetes.

Mposhtet nga mundimi,

nga gjurmimi i dickaje qe e ka mbuluar koha,

por jo edhe ajo.

Ora ec ngadale,

koha iken shpejte,

por kujtimet mbesin aty ku ishin.

Nje hap mund te ndryshoj gjithcka,

jemi larg, vetem nje hap me shume.

Ndjenjat ngjyrosen perseri,

me lule dhe shiun e prillit.

Evokojne qiej kujtimesh,

te koheve te pa kohe,

te boteve me perplote jete.

Sjell nostalgji ky udhetim mendimesh,

ky eklips akrepësh.

Qielli i ngrysur, pa yje,

pikon lote te ngrohte,

nga mallengjimi i asaj nate.

 

 

Buzëqeshje e thyer

 

Sa natë e ftohtë bën sot,

ftohtë, si zemra yte,

ngrijnë shpresën e zemrës time.

 

Akrepat shenojnë mesnatën,

sytë më janë hënë-plotë.

Vrapoj në retë e mendjës,

të kuptoj..

si u shkatërruam ne të dy?!

 

Ka kohë të gjatë,

që kur dielli hap sytë e tij,

më gjen zgjuar, pa ty.

 

Shikohem në pasqyrë,

e kam të panjohur këtë fytyrë!

“Njeri me buzëqeshje të thyer“

A mund te jem Unë?!

Ku je humbur jeta ime?

Më mungon shumë!

 

Muzgu prap bie,

ty s’mundem të të lë pas.

Pa ty, zemër bosh,

netëve të errëta humbas.

 

Më nuk e di c’lumturi ka jeta,

ndjehem e huaj nga vetëvetja.

Kush je ti, që më bëre të mos njoh vetën?

 

Kujtimi yt më është bër hije,

prandaj po e dua errësirën,

qe ti të largohesh dalëngadalë,

pa dhimbje, pa zë.

Të lutem si kujtim mos më le asgjë.

 

Arta Behluli  2011



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx