Kulturë
Rita Saliu: Lidhja e Prizrenit
E enjte, 09.06.2011, 07:55 PM
Rita Saliu
LIDHJA E PRIZRENIT
Gurgullimë e ujit dhe drithërim shpirti
takim brezash dhe ëmblemë e kombit
e lartë je sa malet e lirisë
stërgjyshja ime loke
që më bën të mos kemë anemi
brezave duke ua dhuruar
dritën e dashurisë që na bashkon
nga përtej oqeanit
ku më djeg flakë malli
erdha të çmallem me ty
se fati e dashuria na ndau
për t’u takuar prapë tek lapidarët
ti gjithmonë Loke e Madhe e une femijë
që laj fetyrën me lot gëzimi
sa here kthehem te ti
kuvendimin që filluam dikur
për ta vazhduar me brezin tim
dhe për ta percjell tutje
deri kur të lindi dielli i lirisë
bekim e uratë për ty
kështjella jonë e shenjtë
që na e ruan emrin shekujve
Në mesin e parajsës qiellore
Me fuqinë tënde
Lindë dielli
Me pendën tënde qeshet qielli
Me rrënjën e lisit
Gezohet fisi
KUFIRI
lumi i lotëve rridhte në murin për ballë
pas meje dritat e tunellit më thërisnin
të vazhdoja deri te takimi i shpitit me shpirtin
në Durës kisha arritur pranë kufirit me valë
ku ende përvelonte vapa e dashurisë
me shpirtin tim e preka bregun e lagur
me lotët e nanës së verbëruar
rëra po flinte në një gjumë të thellë
apo unë isha krejt vetëm
kur u takova me lindjen e diellit
andej më priste motra e rënë për atdhe