E hene, 05.05.2025, 01:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Shpallen rezultatet e konkursit letrar të mërgatës shqiptare

E enjte, 09.06.2011, 07:57 PM


KONKURSI LETRAR  PËR MËRGATËN SHQIPTARE  „Azem SHKRELI - 2011“

    

         Konkursi letrar - tradicional „Azem SHKRELI-2011“, organizuar nën patronatin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, e sponzoruar nga FAMILJA SHKRELI, kanë mbrri diku rreth 20 tituj të rinjë të të gjitha gjinive letrare, nga gjithë mërgata jonë kudo e ngado që migruan, si nga Gjermania, Austria, Italia, Franca, Danimarka, Norvegjia, Zvicra,Sh.B.A., Mbretëria e bashkuar,…etj! Kjo konkurrenc sa e fortë po aq e arsyeshme, dëshmon fuçinë prej fjalës së shkruar artistike, fjalë që e nxorri, e gdhendi prej guri  shkrimtari i madh i letrave shqipe „Azem Shkreli“ ! Vetë afria, komunikimi dhe urtia, bënë që Azem SHKRELI të jetë i pranishëm e ne të frymojmë përmes veprave të tij, e pse jo edhe të përpiqemi të ruajmë e fisnikrojmë porosinë që na la kur na vizitonte: „kujdesuni për gjuhën dhe kulturën, kultivoni dhe krijoni mbase kemi thesare të çmuara kombëtare“! Në këtë vazhdë tregojmë besnikërinë ndaj testamentit të lënë, gjithnjë në koordinim me Familjen dhe Lidhjen e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë me në krye Z.Martin Çunin. Pas konsultave, vlerësimeve dhe një pune voluminoze, JURIA në përbërje nga Dr. Basri Çapriqi, Alma PAPAMIHALI - poete dhe Hasan QYQALLA - poet; shpallim me sa viojn:

 

Çmimi i TRET: - ndajnë dy vepra, dhe ate: Pal NDRECAJ me romanin „LISTA E ZEZË“  dhe Shaban CAKOLLI me vëllimin poetik “AGLOSHI”!

Çmimi i DYTË: „Rrugëtimi i mendimeve“ me autor Jeton KELMENDI dhe

Çmimi i PARË: “Engjëjt nuk jetojnë në tokë“-me autor Rita SALIU



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx