E shtune, 27.04.2024, 11:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Perspektiva, perspektivë e informimit korrekt e me vlerë të avancuar në Kosovën Lindore

E shtune, 11.06.2011, 07:57 PM


Vështrim kritik

 

PERSPEKTIVA, PERSPEKTIVË E INFORMIMIT KORREKT E ME VLERË TË AVANCUAR NË KOSOVË LIDORE

 

NGA BILALL MALIQI

 

Kaluan pesë vjet nga dalja në dritë e numrit të parë të revistës “Perspektiva” që mbulon tërë territorin e Kosovës Lindore me informim të drejtë dhe objektiv.

Që nga numri i parë revista në fjalë tregoi seriozitetin e saj para lexuesve si një revistë lidere në këto treva të ndara shqiptare e që gëzoi interesim të madh në çdo shtresë të shoqërisë pavarësisht shtresë së lexuesve, sepse brendia e revistes është shkruar me një gjuhë të kuptueshme dhe pa bastardim të drejtshkrimit, duke e ditur se në disa revista e gazeta tona “përtypen” disa shprehje të huaja të cilat në masë të madhe e bastardojnë gjuhën tonë të pastër e të bukur.

 

Ecejakjet

 

Rrugëtimi nëpër kohë i revistës së vetme në gjuhën shqipe bëri hapa pozitiv në vlerën e shkrimeve gjithnjë duke ruajtur etikën dhe “ligjin” gazetaresk, gati në çdo shtojcë që e përthakon kjo revistë, duke u nisur nga politika, arsimi, kultura, sporti etj., etj., e që e bën të lexueshme, të dashur dhe të komentuar pozitivisht nga shtresa të ndryshme intelektuale si një revistë me vlera të qëndrueshme artistike duke e ruajtur kështu në masë të madhe “kodin” gazetaresk në çdo fushë të artikujve të saj.

Si revistë javore me politikën e vet redaktuese  tregoi opinionit lexues se revista në fjalë nuk ka anime politike, porse është revistë gjithpërfshirëse dhe shumëdimensionale e që lexuesi ka mund gjatë leximit të revistave që nga numri i parë deri te numri jubilar i dyqindi me radhë se ka ecur drejt profesionalizmit të të gjitha shtojcave që hasen brenda kopertinave të revistës.

Në redaksinë e kësaj reviste bashkëpunëtorët e saj kanë një reputacion pozitiv dhe kanë dëshmi në sfera të ndryshme se me të vërtetë shkrimet e tyre kanë atë vlerën e shkrimeve të botueshme që nga titulli i shkrimit, hyrja dhe përfundimi i çdo shkrimi, vështrimi, analize pse jo edhe intervistat e zhvilluara me politikanë, shkrimtarë ,mjekë etj., etj., kanë atë forcën shprehëse dhe në këtë mënyrë shkrimet e revistës në fjalë e kanë efektin pozitiv sa i përket vlerës së tyre.

Rubrikat që e shoqërojnë këtë revistë janë:Rubrika informative e cila deri më tani tregoi seriozitet gjatë tërë këtij karvani botimesh të kësaj reviste, reportazhe, rubrika e sportit, shtojca e kulturës e cila është e pasur me intervista shkrimtarësh të profileve të ndryshme, analizë kulturore, vështrime kritike për librat e botuara jo vetëm në Luginë por edhe në gjithë gjeografinë shqiptare, këndi poetik i titulluar “Shprushje poetike” e cila redaktohet mjaft mirë nga redaktori i kulturës së revistës në fjalë. Pra bashkëpunëtorët dhe gazetarët tanimë kanë fituar edhe përvojën sa i përket shkrimeve të tyre.

 

Për lexuesit

 

Për lexuesit në përgjithësi le të dihet se revista “Perspektiva”, ka përkrahje nga shumë intelektualë me zë të kulturës dhe informimit si te ne , në Kosovë dhe në Shqipëri si një revistë që gëzon respekt për nga vlerat që ka së bashku me dy shtojcat mujore “Diellori” dhe “Jehona”.

Sa për ilustrim po përmendi disa intelektualë dhe shkrimtarë të cilët kanë dhënë mendim pozitiv për vlerën e kësaj reviste: Dr. Xhevat Syla, kritiku dhe shkrimtari Halil Haxhosaj, kritiku dhe poeti Prend Buzhala, veterani i kritikës letrare Ali D. Jasiqi, shkrimtari Sabit Rrustemi, shkrimtarët nga Presheva Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj,  Mr. Nazmi Beqiri, shkrimtari Burhanedin Xhemaili, shkrimtari Kalosh Çeliku. Nga Shqipëria Dr. prof. Murat Gecaj, kritiku dhe poeti Pëllumb Gorica, shkrimtari dhe studiuesi çam Namik Selmani, shkrimtari dhe publicisti i njohur Engjëll Koliqi e shumë kritikë, publicistë të njohur gjithandej gjeografisë shqiptare.

 

Perspektiva vazhdon…

 

Me gjithë telashet financiare që ka revista me gjithë këto lavdrata që ka mar nga këta emra të lartëpërmendur, por edhe nga shumë emra të tjerë e shtëpi botuese nga Kosova e Shqipëria do të vazhdon, për të shkuar drejt sukseseve të pakontestueshme në përzgjedhjen e temave dhe vlerat që duhet t’i kenë shkrimet me qëllim të arritjes së cakut të dëshiruar e të radhitet në mesin e revistave dhe gazetave prestigjioze shqiptare në tërë etnukimin shqiptar.

Numri dyqind i revistës doli, ne i dëshirojmë sukses revistes, redaksisë duke i uruar që kjo revistë të ec më tutje drejt vlerave së bashku edhe me revistën tjetër “Nacionali” sepse kështu do të ketë konkurrencë dhe pastaj do të kemi edhe më shumë vlera në gazetarinë tonë të shkruar në Luginë…



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora