E hene, 29.04.2024, 08:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Mariana Br?escu: Esencialja dhe joesencialja në jetën dhe veprën e Amadeu Arnautu

E shtune, 11.06.2011, 07:56 PM


Prozë rumune

 

Esencialja dhe joesencialja në jetën dhe veprën e Amadeu Arnautu

 

Nga Mariana Br?escu

 

Amadeu Arnautu shkon në një këmbim eksperience deri në Filipene. Se kush e dërgoi, dhe sidomos, se çfarë eksperience pasonte të këmbejë Amadeu në qoshin tjetër të Dheut, askush nuk e dinte dhe s’do ta dijë asnjëherë. Çështja i dukej e çudirshme edhe Amadeut por nuk dukej i disponuar të mahnitet. Shkonte, vjente, rrodhi një apo dy vite, dhe Amadeu Arnautit ende nuk iu shterr reportazhi i përvojës së tij të famshme.

            Në fillim, përralla dukej si një fije e hollë, e kulluar me ndruajtje mes gurëve kundërshtarë: përshkrime aeroportesh, doganierësh, dhomash hoteli, pastaj fija bymehej dhe porsi një shi i pasur e i neveritshëm, u vërsul përmbi burimin e tij: Amadeu arriti në takime me protokolin zero, tryeza ofiçiale dhe cakrrim gotash për paqë dhe progres; kohëve të fundit, vërshima kaploi degë të freskëta, ishte një lumë i ligjshëm: në Filipine.

Amadeu mbante kontakte të nivelit të lartë, agjenda e përditshme regjistronte kontakte me përgjegjës shoqatash dhe komitetesh, revistat i merrnin çdo ditë nga një intervistë apo së paku një deklaratë; në fund, lumi u zgjerua për lundrim: Amadeu konsultant porsi një Petraqe Maglaviti itinerar, në Filipine, prononcohe për çështje internacionale, vendoste për krizën e dollarit, jepte vndime mbi SIDËN dhe mbi raketat që do të fluturojnë qiellit dhe se çfarë pasojash do të ndodhin mbi rruzullin tokësor.

            Sekreti i sukesit tringëllimtar të cilin Amadeu Arnautu e përfitoi në botën orientale, qëndronte në këmbënguljen me të cilën i trajtonte filipinezët. – Vëllezër, më pyesni vetëm për gjëra esenciale! Se në çfarë gjuhe zhvilloheshin të gjitha këto, duke e ditur se Amadeu nuk dinte gjë tjetër përveç gjuhës amtare, ende nuk dihet. Por duke qenë një çështje joesenciale, askush nuk do të guxojë të zbresë deri te kjo.

 

(Shqipëroi nga vëllimi me rrëfime satirike „Papërsosmëri të përkohshme”, Editura Carpathia, Bukuresht, 2011: Baki Ymeri)

 

 

 



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora