| E hene, 13.06.2011, 07:58 PM |
Neki Lulaj
VOCËRRAKUT TIM
Hej ti vocërraku im i vogël,
që me shikon me melankoli
mos mi numëro rrudhat mbi ball
as duart e çara si toka verës në thatësi.
Këto duar të çara si rrasa shkëmbi,
e rrudhat mbi ball si shtretër lumenjësh,
kanë ngitur mure sa Kalaja e Rozafës,
kanë shëruar edhe shumë zemra njerëzish.!
Pra mos me pyet të lutëm se kur unë linda,?
se n´të 47-ën, na u kërcënue uria,
shumë njërëz vdiqën e shumë u zhdukën
gadi e njejtë ishte edhe e 91-ta.
Por si gjithëmonë, ne mbijetuam,
duke i hapur dyert, e zemrat e mikëpritjës bujare,
u solidarizuam bukur me njeri tjetrin,
por nuk u gjunjëzuam përpara barbarisë sllave.
Edhe e 99-ta,ishte tragjikomedi
qe njëzëri i thënë Jo ,lubisë vrastare,
u rikthye sërish lavdia nga thellësia e shekujve
e rezistenca luftarake kundër ushtrisë çetniko-barbare.
E sot ja si shëndrrit dielli i munguar prej kohësh,
duke i korrigjuar padrejtësitë shekullore,
fatin e morën patriotët shqiptarë në duart e veta,
heroit e kthyer ne Sheshet e lirisë të Shtetit në Përmendore ..!l
PARA PORTRETEVE TË ATDHETARËVE TË KOMBIT
Para patriotëve të atdhedashurisë,
të cilët shkrinë mundin, jetën dhe pasurinë
do të doja të hedhë një gurë diamanti në themel
pranë atyre që ndriqojnë gjithëmonë si flakadani në qiellin e lirisë.
Në terë trupin tim që po vyshkët ngadalë,
më qarkullon gjaku i pastër Dardan,
kur gjendëm para kësaj mrekullie madhore,
çmallëm e kënaqëm me ajkën tonë kombëtare.
Gjyshja,e Nana gjatë me patën rrëfyer,
të cilat mbanin marhamë e lidhzë prej mendafshi
me muaj qëndronin trimat e kombit në istikame
kur e mësonin se po u kercënohej rreziku,prej jashti.
Tingëllonin paçavuret e regjimit jeniqer,
mbi fshatrat pjellore të Dardanisë,
atdhetarët gjithëmonë rrinin ne gadishmëri,
për tu rrezistuar kasapëve të Serbisë.
Kanë vlera të pa shuara,ajka jonë dardane,
flakadan të pa shuar qëndrojnë ne dritë dhe n´sketerrë
ata çdo herë ishin,mbrojtësit e çdo furtune
si diell i lirisë sot shëndrrisin plotë shendë e verë. .
E gjatë na qenka kolona ,e portreteve të atdhetarisë,
e figurave me markante që nuk ju nënshtruan robërisë,
secila nga këto ka një histori ne vetëvete,
shumë këta me thonë vuajtëm përmbi gjashtë shekuj.
Nëpër shkallët e larta te mundimeve shekullore,
u benë edhe shumë monifeki tinzore,
por unë mburrëm dhe jam shumë krenar
që sonte qëndrova para portreteve të atdhetarëve shqiptarë.
ATDHETARI HASAN PRISHTINA
Edhe zotërat,vajtuan atë pasdite korriku,
pas atij krimi mizor,
me çka u mashtrua atentatori ,Ibrahim Çelo,
që ngriti dorën vrastare,mbi patriotin madhor.
Kalaburistët e llumit Bastardh,
skuadra gjakatare e specializuar për të likuiduar patriot,
a do të turpërohët ndonjëherë për krimin e skenuar djallëzor
apo terë jetën e mbajnë damkën e zezë dhe ofiqin tradhëtor.
Hasan Prishtina bëri jetën e një atdhetari,
duke i bindur të gjithë armiqët shqiptar,në atë kohë,
se nuk mund ta mashtroi as Ari i terë botës,
nga rruga e përcaktimit kombëtar kurrë nuk do te hjekë dorë.
Nëpër labirinthet e kohës e përcillnin,hijet e zeza,
duke e zhvilluar aktivitetin patriotik madhor ,
armiqët skenonin kurtha ndër me të ndryeshmët
pët ta likuiduar ideologun, Hasan Prishtinën ,nga kjo botë..
Në Stamboll,e denuan me vdekje,në mungesë,
austriakët e dëbuan,si të pa dëshiruar,
në Sofje iu dështoi atentati i planifikuar shqiptaro serb,
e vdekja e rrembeu në Selanikun e mallkuar.
Të rrallë gjendën patriotet e sakrificave sublime
që interesin e kombit e venë para interesit përsonal,
do të ngelët si shembull i rrallë i pa shlyer i kujtesës
puna dhe vepra e Hasan Prishtnës,tonë te madh.
Në Selanik,shpirti as trupi rehat nuk i pushoi,
nga parajsa e thërriste ndërgjegjjen e robëruar,
me nxjerrni nga ky vend e me sjellni në tokën ame arbëror,
në Kukës dua të qëndroj gjithëmonë si një fanar i pa shuar.
Nga Kukësi i mikëpritjës se madhe shqiptare
Hasan Prishtina, lirëshëm me Bacë Ymer Prizrenin,bisedon
Edhe për kokën e Ymerit, turqit dhanë shumë para,
Atentatori humbi në pyellin e dendur e kurrë nuk u zbulua më !
Bisedojnë lirshëm patriotët e sakrificave sublime,
mbajnë mbledhje pa u frikësuar në Prishtinë në parlament,
duan ti bashkojnë trojet copëtuara shqiptare,
me Ismail Qemajlin, të tretë pushojnë qetë ne parajsën iliriane.