Mendime
Haxhi Osmanaj: Reflektim
E diele, 20.02.2011, 06:11 PM
Reflektim
Nga Haxhi Osmanaj
Forma e organizimit të zgjedhjeve është kritikuar ashpër nga analistët vendore dhe mbikëqyrësit ndërkombëtar të referendumit. Komisionet mbikëqyrëse dhe gjykata kushtetuese, përkundër disa reagimeve në disa raste, nuk kanë shprehë ndonjë pakënaqësi me organizimin e zgjedhjeve dhe rezultatin e zgjedhjeve.
Unë personalisht nuk jomë i këqyr tërësisht në vajtjen e referendumit të fundit në Kosovë dhe për ketë arsye komë mungesë shumë të madhe të njohurive mbi mbarëvajtjen e referendumit dhe debatit që po zhvillohet në mënyrë intensive në sajtin zemrat shqiptare. Për hir të realitetit dhe saktësisë në ketë rast shprehi interesim të ngritur një çështje krejtësisht tjetër në debatin e kohës mbi ketë çështje.
Këtu po diskutohet çështja e koalicionit dhe format e koordinimit të marrëveshjes partiake që pritet të kyçen në koalicion. Unë nuk po kuptoj se, me çfarë pretendimesh mbushen faqe të tëra me debat mbi marrëveshjen ndërpartiake që i ofron z. Behgjet Pacollit të konkurron për kryetar të Kosovës kur kemi parasysh se kuvendet janë sheshi i tregtisë së shitblerjes së mendimeve politike varësisht nga forma e mundshme e formimit të koalicioneve. Kushtetuta e Kosovës, me sa unë komë mundësi ta kuptoj atë, nuk mundëson zgjedhjen e kryetarit të Kosovës nga populli. Zgjedhja e kryetarit të Kosovës bëhet nga parlamentarët e kosovar. Parlamentarët kosovar janë zgjedhur nga vota e popullit. Që vota është manipuluar është krejtësisht diçka tjetër në krahasim me debatin që po zhvillohet nën pretekstin e përqindjes së fitores së z. Behgjet Pacollit në referendum.
Unë kisha preferuar që ithtarët e demokracisë dhe klubi intelektualëve që po prezantohen me mendimet e tyre në sajtin zemrat shqiptare ti kushtojnë një vëmendje pasojave që e vënë çështjen në diskutim dhe jo objektit që është bërë temë diskutimi.
Pse nuk diskutohet në ketë sajt përmbajtja e filmit të Hashim Thaqit në prag të zgjedhjeve, në të cilin thuhej; - unë kisha tri dëshira për Kosovën!? Pse nuk po e vëmë para përgjegjësisë morale PDK:n? Pse nuk po i themi ne atij, ti zotëri kishe, ki ende dhe do të kesh vetëm një dëshirë? Dëshirat tua të vetme janë z. Thaqi, ulësja e kryeministrit të Kosovës dhe varfëria e skajshme e popullit të saj!
Ne nuk kemi arsye të diskutojmë për gjërat që kërkojnë mbajtje të një referendumi për të vepruar njashtu siç ne preferojmë që ato të veprojnë!
Ne duhet të diskutojmë varfërinë e skajshme në Kosovë, ne duhet të diskutojmë kushtet aktuale të arsimit në Kosovë, ne duhet ta diskutojmë gjendjen e zhvillimit të kulturës në Kosovë, ne duhet ta diskutojmë çështjen e punësimit në Kosovë, ne duhet ta diskutojmë çështjen korrupsionit në Kosovë që gjithnjë e më shumë po mbështetet nga ndërkombëtarët, ne duhet ta diskutojmë fatin e rinis kosovare, ne duhet ta diskutojmë rrolin e mërgatës në zhvillimin aktual të shoqërisë civile në Kosovë, ne duhet ta diskutojmë rrolin e mërgatës shqiptare për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ne duhet që nëpërmes debateve në sajte të ndryshme të krijojmë një frymë të re demokratike në vend që do të ketë mundësi të bëjnë një revolucion në ndryshim të mendimit për zhvillim e Kosovës.
Ne duhet njëkohësisht ti sqarojmë Thaqit se, qeverisja me ndihmën e minoriteteve është devijim nga premtimet që ju ofruan kosovarëve gjatë fushatës në prag të zgjedhjeve. Po që se Thaqi do t’ju kishte sqaruar kosovarëve se ai ka për qellim të qeveris me minoritete, kosovarët nuk do ta kishin votuar atë.
Dhe së fundi kisha pas dëshirë të sqaroj se, zhvillimi i lojës duhet të komentohet njashtu siç ajo zhvillohet dhe gjykohet në bazë të rregullave të lojës dhe jo në bazë të dëshirës dhe për hir të epshit.
Ne duhet të kuptojmë mangësitë dhe mundësit e kushtetutës në ketë rast dhe të propozojmë ndryshime të mundshme për evitim të problemeve të ngjashme në të ardhmen.