Mendime
Xhevat Bislimi: Pyet Kosova, pyet shqiptari
E diele, 20.02.2011, 05:49 PM
Pyet Kosova, pyet shqiptari
Nga Xhevat Bislimi
Njëri prej simboleve të qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare, Adem DEMAÇI, sot, në gazetën "Infopress", me një fljali të vetme përshkroi dhe përkufizoi fytyrën, jetën, veprën dhe angazhimin e atij që Serbia e kishte imponuar (kuptohet e ndihmuar nga shqipfolës lojalë të saj) për "president" Kosove, siç po kërkonë ta "imponojë" Begjet Pacollin sot! "Serbisë i duhej një njeri që do të vepronte ashtu si donte Serbia dhe ky ishte Ibrahim Rugova", paska thënë Heroi ynë i gjallë, Adem DEMAÇI. Ky është përfundimi i saktë dhe i plotë që ka nxjerr BACA, duke u bazuar në të dhënat dhe në bëmat e këtij kritiku letrar që e bënë "presednik" Kosove. Kush mund ta rrëzoj këtë konstatim le të urdhëroj. Të dhëna dhe fakte tjera, që do ta çelikosin këtë të vërtetë do të dalin në dritë në të ardhmen.
Kosova dhe mbarë kombi shqiptar (Shqipëria natyrale) sot pyet: KUJT I DUHEN këta që dje ishin "kundërshtarë" të Serbisë, titizmit dhe Rugovës e sot i bien në gjunjë varrit të tij, KUJT I DUHEN këta që po duan ta bëjnë edhe Pacollin "presednik"