E hene, 02.06.2025, 05:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi - përkthime nga Naim Aliaj

E merkure, 16.02.2011, 07:27 PM


Nëse askush me mua nuk martohet

 

Nëse askush me mua nuk martohet

Arsye pse ta bëjnë nuk shoh

Thonë s`jam e pashme nuk mohohet

Në fakt rrallë bukurinë vetes ia njoh

 

Nëse nuk do të më marrë kush

Mendjen shumë nuk do ta vras

Një papagall do të blej,edhe një ketrush

E do ti vë secilin në nga një kafaz

 

Do të ndërtoj një vilë diku në pyllin afër

Do të kem një kalë të vogël timin krejt

Dhe një qengj të urtë e të pastër

Që të mund ti marr edhe në qytet

 

Dhe e vjetër realisht kur të vej

Njëzetetetë a nëntë pak a shumë

Një vajzë të vogël jetime do të gjej

E ta rris ta bëj sa unë.

 

 

S`më kapni dot

 

Fluturoj si dallëndyshe

Si zhiva jam

Veç në më zënshi,ndryshe

Topin që kam,

Që bijës së mbretit dikur i ra

Nga dora,e u rrokullis nga kodra në fusha

E kurrë më se pa

Nuk ua dhuroj kot

Jam e shpejtë si drita

E s`më kapni dot.

 

 

Një këngë vagabondi

 

Ka diçka në vjeshtë,kualitet për gjakun tim

Prekmë në një mënyrë qoftë kjo edhe një aludim

Dhe zemra ime me rimën ngjan

Të verdhë,të purpurt e të skuqur gjithë kohën më mban

 

Mbresat e pijes do të më tundojnë si një qarje

E asaj borisë në ecje

Dhe do të më rrënqethet shpirti i vetmuar

Të shikoj kopështet me lule të ngrira si kodër e tymosur

 

Që gjakun e xhipsit e bën të lëvizë,e ka diçka tetori

Ne duhet të ngrihemi e ta ndjekim atë femër

Ku nga çdo lartësi pasioni

Ajo thërret e thërret çdo vagabond në emër.

 

Naim ALIAJ

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx