Mendime
Shaban Peraj: Premtimet e dhëna dhe prapaskenat
E premte, 03.12.2010, 09:58 PM
Premtimet e dhëna dhe prapaskenat
Shkruan: Shaban Peraj
Shqiptarët në Mal të Zi duket se nuk janë shumë të vemendshëm kur është në pyetje ndarje e posteve atje ku u takon në bazë të atyre që i votojnë. Këtë duket se tentojnë ta bëjnë jo në baze të zotësive, po në bazë të përkatësive partiake, gjë që vazhdohet me avazin e vjetër në dëm të qytetarit, të atyre që u dhanë votën.
Kjo dëshmon se këta nuk janë të përgatitur për ide, alternativa e koncepte të reja, thjeshtë janë në pozicion imitues të asaj legjislature që lamë pas. Premtimet e dhëna prej tyre duket se nuk po shkojnë në drejtim të duhur, pavarësisht deklaratave që bëjnë aty-këtu, dhe në raste të tilla konkluzionet e tyre bëjnë që të përmbysen krejtësisht. Në çdo nivel qoftë, për përfaqësuesit e popullit kusht është garancia, vetëdija e detyrës, vetia për të parë dhe parashikuar të ardhmen, ndryshe humbja e njerës prej këtyre është për një administrues e metë serioze për ata që na përfaqësojnë. Anaomalitë e përsëritura bëjnë qytearin e thjeshtë të humbë besimin tek të zgjedhurit. Kjo jo se po na ndodh njëherë, por po pësëritet e bëhet modë, me çka dëshmohet për të satën herë se shqiptarët vështirë e kanë të merren vesh në mes veti. Pyetja është: kush i pegon këta për marrëveshje, pse nuk i tregojnë publikisht aktorët e pengesës, apo ndoshta qëllimet e tyre nuk duhet të bëhen publik për opinionin? Kjo ka bër që të çohet shumë pluhur rreth asaj se kush me kend do të bëjë koalicion paszgjedhor, por një gjë dihet e ajo është se mund të bëhen edhe koalicione të panatyrshëm, gjë që do ta bëjë edhe më interesante hartën politike në Ulqin.
Duket se këto divergjenca janë në tavolinën e atyre që drejtojnë në nivel qendror, me çka duket se janë pajtuar edhe ata që siguruan numrin më të madh të këshilltarëve, siç është rasti me partinë Forca e Re Demokratike-Forca, e që të njëjtit duket tashmë se nuk e kanë bërë mirë matematikën. Mënyra dhe qasja nga janë nisur këta në qarqet politike, po edhe nga analistët, çmohet si diçka që sipas asaj popullores: “Merre, nuk e dua” duket si diçka par exellancë në mes dy subjekteve shqiptare, Forca- UDSH-ë, kur është në pyetje interesi personal i tyre. Në vend që këta dallime t’i tejkalojnë me maturi, me marrëveshje pavarësisht mërive ndaj këtij apo atij individi brënda subjekteve duket si diçka që nuk mund, apo nuk duan të tejkalohet së paku për interesa të atyre që presin të kosolidohet pushteti lokal i Ulqinit. Edhe njëri edhe tjetri në raste të tilla po nëpërkëmbin interesin e shumicës, e këtë duhet pranur se në bazë të rezultateve përfundimtare ata janë shumicë, me çka atyre u lejohet e drejta të zgjedhin, të bisedojnë, por ç’e do se premtimet e dhëna karshi elektoratit të tyre po shkelën me të dyja këmbët. Në vend që të jenë më vigjilent, ata bëhen sikur përkrahja e njëri tjetrit të jetë diçka e keqe për qytetarin, ndërsa e mirë për sovranin. Kësaj dukurie nuk kanë kurajo për t’i thënë STOP.