E enjte, 08.05.2025, 10:06 PM (GMT+1)

Mendime

Myrteza Studenica: Dr. Haim Abravanel - Ma shpëtoi jetën!

E diele, 17.10.2010, 06:50 PM


RREFIMI I TRETE I MUSTAFA KEMAL PASHA REZNIQIT

 

DR HAIM ABRAVANEL – MA SHPETOI JETEN!

 

Nga Myrteza Studenica

 

(I nderuari miku im i mocem në Bukuresht, po të tregoj rrëfimin e tretë të zt. Mustafa Kemal Pasha Rëzniqit, patriotit të devoshëm ,ndjestë past!)

 

“Në mars-prill 1941, iu kishte rënë tifoja e zorrëve anëtarëve të familjes sonë të gjerë në Gjakovë, nga e cila sëmurje zulmkeqe vdiqën katër anëtarë, kryesisht 40-vjecarë (tri gra dhe një burrë). U sëmura edhe unë duke marrë pjesë në varrimet ë anëtarëve të familjes (axhës dhe të hallave). Mjekët e atëherëshëm shovinistë serbë të Gjakovës, të cilët i vizitonin të smurët dhe i konstatonin vdekjet e tyre, thoshin se ata “kishin vdekur nga malarja!”- që ishte një rrenë ë kulluar dhe ë tmerrëshme!

“Në Gjakovë në muajin mars 1941, serbët shovenistë e kishin formuar njëfarë “Gvozdeni Puk” (“Njësit i Hekurt”) të ushtrisë së Mbretërisë së Serbëve, të Kroatëve dhe të Slovenëve. Në këto njësite – ishte mobilizuar edhe zt. Haim Abravanel, mjek nga Shkupi. Në një autobuz që ishte duke kaluar kah Decani, për të shkuar në Gjakovë, e panë zt.dr  Abravanelin, pjesëtarët e familjeve Konforti, Kohen dhe Natan, të cilat kishin ikur nga Shkupi dhe ishin strehuar në shtëpië tone në Decan. Menjëherë me nxitim babai im- zt.Arsllan Mustafa Rezniqi dhe z. Solomon Konforti, me një qezë shkuan në Gjakovë dhe e gjetën zt. H.Abravanelin si dhe e lutën që të vinte në Gjakovë, në shtëpinë e dajës tim, për të më kontrolluar ngase unë isha i shtrirë dhe  sëmurë.Zt. dr Abravaneli erdhi dhe më vizitoi dhe me atë rast doktori hebraik i treguan për vdekjën  e anëtarëve të familjes si dhe për historikun e sëmurjeve ndër anëtarët ë familjës. Z.dr Abravanel, menjëherë konstatoi se ishte kjo sëmurje me gjasë tifoja ë zorrëve, por për t’u vërtetuar edhe më shumë, ai urdhëroi që të më bëhej kontrollimi urgjent i gjakut. Po ashtu zt.dr. Abravanel, kërkojë që të nesërmen , në orën 8-të të ftoheshin edhe mjekët, të cilët më mjekonin (ishte njëfarë dr Popoviqi, si dhe një mjek tjetër, emri i të cilit nuk më kujtohet) për t’u konsultuar me ta. Mirëpo nuk erdhi asnjeri nga mjekët  serbë për t’u takuar (konsultuar) me zt. dr Abravanelin

, kjo tregonte se mjekët shovenistë kriminelë serbë (dr. Popoviqi dhe kotilla e tillë mizore shoveniste)  dinin fort mirë se ishte sëmundja -  tifoja ë zorrëve, dhe e linin miletin  gjakovarë të vdiste nga tifoja e zorrëve, duke  iu thënë se sëmunj  ishte malarja(!) “që të vdisnin sa më shumë shqipëtarë dhe të kishte sa më pakë shqiptarë!”

Zt. Dr Abravaneli erdhi me një ushtar në shtëpinë e dajës  tim, dhe i urdhëroi një ushtari (me gjasë ishte një infermier ushtarak) të më bënte një inzheksion si dhe më mori nga trupi  një epruvetë gjak për t’u analizuar dhe për të gjetur shkaktarin e sëmundjes sime!

Me që  aso kohe në Kosovë, nuk kishte Laboratorium të analizave të gjakut, u desh që epruevta ë sipërpërmendur me gjakun tim, të dërgohej në analizime në Shkup. Kështu, zotëri Ismet Stavileci, daja im, mori epruveten dhe e dërgoi në Shkup, dhe priti që një ditë më vonë (ashtu sikurse i kishin thënë në Institutin e Gjakut) t’i merrte rezultatet. Instituti i Analizave të Gjakut në Shkup, qe bombarduar ditën e nesërme dhe kështu nuk qe e mundur të merreshin analizat ë gjakut. Në ndërkohë zt. Dr Abravanel, vazhdojë të më mjekonte gjithënjë derisa nuk u shërova plotësisht!

 

Pas kapitullimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, qenë zënë robër në Gjakovë të gjithë ushtarët ë njësitit serb ”Gvozdeni Puk”, ndër ta edhe zt. dr Abravanel. Derisa po transferohej kontigjenti i ushtarëve – robër, të ”Gvozdeni Pukut” nga Gjakova në Pejë, gjatë rrugëtimit, ai u ndal në Decan, për të pushuar. Në ndërkohë, babi i im (zt. Arsllan Mustafa Rëzniqi) duke supozuar se në mesin ë ushtarëve të zënë robër, mund të jetë edhe zt. dr Abravaneli, ngase ai ishte mjek-ushtrie. Babai im shkoi dhe e gjeti  atë në mesin e ushtarëve – robër, që ishin duke pushuar pak kohë në Decan, gjatë rrugëtimit të tyre për në Pejë. Babai i im i tha zt. Dr Abravanelit që të ikte dhe të vinte në shtëpinë tonë në Decan!

Mirëpo zt. dr. Abravanel nuk donte të ikte, por i tha babit tim që ta luste komandantin ë ”Gvozdeni Pukut”  (i cili edhe vetë ishte ushtarak i zënë rob) që t’i lejonte mjekut hebraik, gjysmë ore, që t’i bënte një vizitë mjekësore të birit të tij (të birit të zt. Aersllanit) që ishte shumë i sëmurë. Mirëpo, komandanti i ”Gvozdeni Pukut”, një shovenist serb, nuk i lejoi zt. dr Abravanelit që të shkonte, nën pretekstin se ai nuk ishte kompetentë që ta lejonte, ngase edhe vetë ishte një i zënë rob!

Zt. Arsllani ë mori z.Solomon Konfortin dhe shkuan sërish për ta lutur doktorin hebraik, duke ia thënë fjalët që i kishte thënë komandanti i ”Gvozdeni Pukut” (...”se nuk ishte më kompetent për të ngase edhe vetë ishte rob lufte...) Pastaj dr. Abravanelin ë ë binden që të ikte dhe të vinte në shtëpinë tonë në Decan! Në ndërkohë, doktori hebraik, ë luti zt. Arsllanin që ta merrte me vete edhe një mjek tjetër, i cili po ashtu ishte rob-lufte. Kështu babai im i mori dy mjekët dhe fshehurazi duke kaluar nëpër disa oborre të shtëpive të fshatarëve në Decan, i shpuri ata në shtëpinë ë vet. Atje iu ndërruan atyre teshat: ata i hoqën uniformat ushtarake dhe i veshën rrobat civile të cilat iu dha babi i im, ndjestë pastë!”

Dr Haim Abravaneli,  ndejti në Decan afro pesë muaj. Ai nuk deshi ta sillte familjen ë tij në Decan, por deshi të shkonte në Shkup te familja ë tij. Babai im mori një qezë si dhe një fshatar të armatosur që t’i mbronte dhe bashkë me dr Abravanelin u nisën në Shkup. Ata udhëtuan kah Gjakova, Prizreni, Shtërpceja, tetova dhe arritën në Shkup.

Dr. Abravaneli i dërgonte, kohë pas kohe, babait tim letra nga Shkupi, gjatë viteve të luftës. Pas mbarimit të Luftës II Botërore, sërish u vunë kontaktet ë ndërsjella të familjeve Rëzniqi dhe Abravanel. Familja Abravanel jetonte, në kohën ë Pasluftës, në Manastir (Maqedoni) kurse ajo Rëzniqi vazhdoi të jetonte në Decan. Kështu familja Abravanel vinte për pushime në Decan, kurse ajo Rezniqi shkonte në manastir!

Zt. Dr Abravanel ishte një mjek i zoti dhe njëri i cmuar në manastir. Ai ishte drejtor i Spitalit të Manastiri!”

Kështu ë përfundoi rrëfimin ë tretë zt. Mustafa Kemal Pasha Rezniqi, një patriot i devotshëm, ndjestë pastë, një ditë pailli 1994, në Prishtinë!

Me nderime miku i yt i mocem_Myrtosi



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx