E diele, 28.04.2024, 06:49 PM (GMT+1)

Mendime

LDD: Komunikatë për media

E shtune, 16.10.2010, 05:37 PM


KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

Fatmir Sejdiu të kërkoi falje publike para elektoratit të LDK-së dhe opinionit kosovarë për gjithë turpin e bërë me vetëdie që nga shpartallimi i LDK-së e deri te shkelja e Kushtetutës së Kosovës. 

Dega e LDD-së, në Suedi, apelon fuqishëm te populli i Kosovës që me voten e tyre të lirë t’i denoj LDK-në dhe PDK-në që shkatrruan tërë ekonominë e Kosovës dhe t’i japin besimin partisë e cila do t’i prijë Kosovës me sukses në të gjitha poret e jetës dhe kjo është LIDHJA LIDHJA DEMOKRATIKE E DARDANISE.

 

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë me 16.10.2010, në Hörby, ku muarën pjesë Hysen Ibrahimi, kryetra, Osman Ahmetgjekaj, Nënkryetar, Rrahman Rrahmani, sekretar, Avdi Rama arkëtar, Emin Rrustemi, Rexhep Hajdini, Enver Jashari, Mursel Shkupolli dhe Rashit Gashi të gjithë anëtarë të Kryesisë.

Pas debatit për gjendjen aktuale politike të krijuar në Kosovë, dhe detyrat që kërkohen për Kryesinë e LDD-së Dega në Suedi, në vijim ajo doli me këto konkludime:

Kualicioni LDK dhe PDK, ishte gabimi më i madh fatal dhe tragjik për popullin e Kosovës sepse u vërejtë haptas se nuk kishte kapacitet as vullnet politik, për të qeverisur e të mos flasim për mirëçenien e popullit, por vetëm për pasurimin e tyre personal.

Ky kualicion arriti të instaloi krimin e organizuar dhe korrupsionin më të madh që do të mbahet në mend. Dhe turpi më i madh do të bie mbi Fatmir Sejdiun, i cili jo vetëm që e shkatërroi Lidhjen Demokratike të Kosovës, por tërë pushtetin e dorëzoi në duart e atyre që më së paku menduan për popull, e më së miri për pasurimin e tyre personal. Dhe për këtë arsye, është mirë, që Fatmir Sejdiu të kërkoi falje publike para elektoratit të LDK-së dhe opinionit kosovarë për gjithë turpin e bërë me vetëdie që nga shpartallimi i LDK-së e deri te shkelja e Kushtetutës së Kosovës. 

Tani LDD-ja në krye me Akademik Nexhat Dacin dhe me stafin e tij, po dëshmohet se është një parti e përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme dhe si e tillë duhet të marr fatin e Kosovës në duartë e veta, sepse fuqishëm dëshmoi se është parti rugoviane me ndërgjegje të plotë.

Andaj, dega e LDD-së, në Suedi, apelon fuqishëm te populli i Kosovës që me voten e tyre të lirë t’i denoj LDK-në dhe PDK-në që shkatrruan tërë ekonominë e Kosovës dhe t’i japin besimin partisë e cila do t’i prijë Kosovës me sukses në të gjitha poret e jetës dhe kjo është LIDHJA LIDHJA DEMOKRATIKE E DARDANIS.

Ky kualicion i brisht Sejdiu/Thaqi, duhet të dënohet nga populli, sepse ka shkatërruar qeverisjen e vendit, dhe u detyruan nën presionin ndërkombëtar që detyrimisht ta prishin kualicionin dhe të krijohet një qeveri teknike e cila tani po e qon vendin drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Dhe vetëm kjo është shpëtim për popullin.

Asnjë mënyrë të mos mbahen bisedime me Serbinë qofshin edhe të natyrës teknike, sepse Kosovës sot i mungojnë institucionet e dalura nga vota e lirë e popullit dhe kemi një kollaps politik të krijuar nga qeveria Thaqi. Dhe ato kurdo që do të mbahen mos të zhvillohen pra prezencen dhe mbështetjen e SHBA-ve.

Në këto qaste të krizës institucionale, autoriteti i familjes Rugova, duhet të vihet në shprehje. Prandaj, kyqja në politkë e Ukë Rugovës, jemi të  bindur thellë se do ndikoi pozitivisht në stabilitetin e  vendit.

 

Komisioni për Informim:

Rrahman Rrahmani, sekretar.



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora