E diele, 28.04.2024, 07:11 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Letër popullit tim pse Ismail Kadare nuk e merr çmimin Nobël për letërsi

E premte, 15.10.2010, 09:59 PM


Letër popullit tim pse Ismail Kadare nuk e merr çmimin Nobël për letërsi

 

Nga Selim Hasanaj

 

Mirë mbrama populli im i nderuem

Mue si mergimtar i vjeter më gëzon çdo leter miqësore dhe çdo njohje e re me vëllazen bashkatdhetar shqiptarë nga të gjitha anet e planetit që fati na shperndau. I dashtuni populli im, unë jamë njeri teper, teper i sinqertë dhe e themë këte sepse ky asht tipari im ma i madhë me të cilin unë gjithmonë i dal perpara jetes me të gjitha të mirat dhe rreziqet që i ka ajo dhe nuk kamë pse të bahem modest. Kjo asht arma ime ma e madhe, dhe këtë armë ma ka lanë trashigim baba im past ndjesë Mustafë Hasanaj. Jamë pak edhe kokëfortë dhe nuk lëshojë pe per ti ba qefin askujt, por jamë teper i butë para realitetit, si dhe kur kundershtari im ka fakte ,argumente apo kur kerkon falje. E falë pa kompensim, pa u hamend. Kerkimi i faljes per bindjen time asht tipar i njerzisë, i trimnisë, i burrnisë dhe mendojë se vetem guximtari dhe burri me karakter kerkon falje.

Dhe per mos me u zgjanue tash me terma tjera. Mendojë dhe shpresojë se mund të shkruej direkt mendimin tim të cilin Ju mund të mos e pelqeni as pranoni, por së paku do e gjykoni me dorë në zemer dhe pa emocione. Poashtu ju lus mos ta gjeni veten në rreshtat e mi , pos nese ndjeni se juve ju drejtohet shkrimi. Unë këtu nuk do permend emna të askujt. Asht ky nji shkrim per të gjithë dhe per askend.

Pa më trego o vëlla , a ke ndegjue ndonjiherë që shqiptari ti kerkojë falje shqiptarit?! Më trego sa herë gjatë jetes ke pa se si shqiptari perkulet deri në poshtrim para të hujt, para ati që i flet me nji gjuhë tjeter. Unë njof per mrekulli këta popuj të Evropës: serbet, maqedonet, malazezet, kroatet, sllovenet, boshnjaket, gjermanet, suedezet, danezet, norvegjezet, finlandezet dhe francezet. Njof poashtu nga pervoja jetsore neper strehimore refugjatesh edhe popujt nga të gjitha anet e botës dhe më vjen të pelcas kur shof se si, ta zam somalezi pjestar i fiseve afrikane, sado që nuk ka pa kurr asfalt , as infrastrukturë moderne derisa ka ardhë në Evropë, megjithate nese rastësishtë të prek ai menjiherë me perkulje të thotë I`m sorry.

Preke shqiptarin dhe po ta majti folë shqip me te, ta dish se të nxan sherri. Shkele dhe lendoja kamben, por thuej serbisht izvini, mos ke frikë se ai do të bahet si lepur dhe veç se do të falë ai do të lutë edhe per ta pi nji kafe.

Genje, rreje shqiptarin ai do të kënaqet, tregoja realitetin ai do çmendet dhe do e personalizojë atë tue të marr ty pastaj si sulmues, fjalc, pergojues e disa shkojnë aq larg sa edhe të etiketojnë me termat ma të poshtra, ma të padurueshmet, me terma që lendojnë dhe lajnë pasoja. Po je i urtë, i civilizuem e intelektual, shqiptari banë këto reagime. Të urtin e konsideron per frigacak dhe e ngacmon pamëshirshem dhe poshtersishtë. Njeriun e civilizuem e konsideron megaloman-mendjemadhë ndersa intelektualin e merr per budalla, të çmendun dhe meqense këti edhe i ka friken ma së shumti sepse nuk ka koqe me u matë me te ai per ta luftue intelektualin imagjinonë poshtersina dhe fillon ta etiketojë me shpifje të paskrupullta.

Kamë pershtypjen se të tillë si neve nuk ka asnji popull tjeter.

Po ta rrefejë nji ndodhi që pata vitin e kaluem, por mbaje per veti dhe të mbetet mes nesh. Nji profesor universiteti , nji shqiptarë i cili jeton në Itali, vitin e kaluem më shkruen leter dhe më kerkon adresen e Akademisë Suedeze të Shkencave dhe Arteve sepse donë ti shkruen nji leter kundershtuese që çmimi Nobel per letersi mos ti ndahet Ismail Kadaresë.

Dakord, unë pajtohem me shumçka shkruhet dhe thuhet per lojalitetin dhe servilizmin e Ismail Kadares karshi Enver Hoxhes, dhe më vjen keq e ndjejë në shpirtin tim dhimbjet që Enver Hoxha ju ka shkaktue intelegjencies shqiptare e familjarve të tyne, por ishte ajo kohë e para gjashtë dekadave. Ajo kohë fatmirsishtë kalojë dhe kurr mos u harroftë, por as kurr mos u perseritë, por çka ka të keqe që neve si popull sot ta kemi nji laureat të çmimit Nobel per letersi?! A do i sherbejë çmimi i tillë , ma i vlefshmi në botë ma teper Ismail Kadaresë ( sado që 10 milion korona suedeze nuk janë pak) apo popullit dhe kultures shqiptare kombtare?  Dhe nese Ismail Kadare nuk e arrinë këtë vetem Zoti e dinë kur do ta kemi nji kaliber të Kadaresë në të ardhmen per ta arritë këtë.

Po bajë nji krahasim. Vjeshten e vitit të kaluem, miku im boshnjak gazetari dhe krijuesi i mrekullueshem Uzeir Bukviq më ftojë të prezantojë si musafir nderi në nji mbramje letrare që boshnjaket banues në Norvegji kishin organizue per nder të krijuesit norvegjez të famshmit Knut Hamsun. Tubimi u organizue në sallen e bibliotekes së qytetit Sarpsborg. Kishin ardhë krijues boshnjak edhe nga qytetet ma të largta të Norvegjisë, nga Suedia dhe Finlanda per ta prezantue nji poezi, nji ese, tregim etj. Prezent ishte edhe  ambasadorja e Bosnes në Norvegji nji zonjë që tash ja kamë harrue emnin dhe per ma teper unë kamë shkrue të nesermen e tubimit në zemrashqiptare.net per rastin, por unë deshta ta krahasojë boshnjakun me shqiptarin. Ta krahasojë boshnjakun TUPAK që dikur në ish Jugosllavi e nençmonim tue tregue batuta per Hasen e Husen, me shqiptarin TRIM DHE TË MENQEM. Jetojë 20 vite në Norvegji dhe deri sot nga shqiptaret nuk u organizue asnji tubim i mirfilltë kulturor, asnji mbramje letrare sado që ka krijues bile edhe autor librash dhe ata nuk janë pak. Mirpo shqiptaret nuk ngurrojnë të organizohen në shoqata islame dhe gjamija dhe këtu ata tregohen aq perfid sa ato i kanë regjistrue me emna të pandegjueshem, paradokse të quditshme. Në Sarpsborg mjeranat shqipfolsa kanë nji të ashtuquejtun "SHOQATA E BESIMIT SHQIPTARË", nji me emen të ngjajshem asht edhe në Dramen dhe tri a ma shumë në Oslo. Kush më tregon se nga na doli tash feja "BESIMI SHQIPTARË"?!

 Të këthehem te boshnjaket.

Meqense kishte të ftuem edhe krijues norvegjez dhe vetë mbramjes i kishin dhanë emnin MBRAMJE BOSHNJAKE PER KNUT HAMSUN-in organizatori z. Uzeir Bukviq në fjalen e ti hyrse mes tjerash tha se Bosna ka dhanë edhe "MADHESHTORIN, LAUREATIN E ÇMIMIT NOBEL PER LETERSI z. IVO ANDRIQ". Me Ivo Andriqin u krenue edhe ambasadorja boshnjake në Oslo. Dhe tash unë bajë pyetjen, kush asht ma i menqem ,a diplomatik? Neve inatqoret primitv apo boshnjaket e Hases dhe Huses TUPAK. Unë pranojë se neve jemi super Tupak, fjalë kjo që mesa kamë kuptue asht nji nofkë perbuzëse e perqeshëse per njeriun KOKËBOSH.

Uzeir Bukviqi asht nji njeri i nji formati intelektual botnor. Ai gëzon respekt nga njerzit ma eminent të kultures në Norvegji, Suedi, Gjermani, Francë, SHBA etj, etj. Ky njeri e din fare mirë hisen e Ivo Andriqit në perpilimin e ELABORATIT  të Vasa Çubrilloviqit per zhdukjen dhe shpernguljen e joserbve nga ish Jugosllavia, konkretisht të shqiptarve dhe boshnjakve. Këtë fakt e din edhe zonja ambasadore boshnjake në Oslo, por ata sado që janë bij të Hases dhe Huses janë ma diplomat se neve, ma të menqem se neve dhe per të ju mburr Norvegjisë dhe norvegjezve ata mburren dhe pranojnë per të vetin edhe Ivo Andriq çetnikun. Mue ma merr mendja se mëkatet e Ivo Andriqit kunder boshnjakve janë teper, teper ma të randa se sa mekatet e Ismail Kadaresë që mund apo i ka në ndergjegje gjatë pushtetit monist në Shqipni. Dhe tash shtrojë pyetjen, nese boshnjaket që pretendojnë dhe biles edhe banë luftë të tmerrshme e të pergjakshme  pesëvjeçare per tu njoft si komb dhe etnitet vetem per faktin se ka lind në Bosne pranojnë dhe krenohen me Ivo Andriqin dhe botes i mburren me vepren dhe të arritunat e ti në letersi, pse neve, apo ma drejtë ; a jemi neve fare normal kur me vite kemi lobue që çmimi NOBEL PER LETERSI mos ti ndahet vëllaut tonë njeriut tonë nga mishi e gjaku z. Ismail Kadare. Nuk ju nda as këtë vit dhe fajtori pse dihet!!!

Naten e mirë o populli im që gjithmonë ishe dhe mbete anmik i vetvetes.

Zot i madhë ki mëshir per popullin tim të mjer.

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji

15.10.2010



(Vota: 24 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora