E shtune, 27.04.2024, 02:42 PM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Uça: Leter ngushlluse / keshilluse per Krytarin e nendeges se LDK-se z.Fazli Hajdaraj

E premte, 15.10.2010, 09:58 PM


Leter ngushlluse / keshilluse per Krytarin e nendeges se LDK-se per Republiken e Rheinland Pfalz-it, z.Fazli Hajdaraj

 

I nderuari z. Fazli

 

Gjate leximit te shkrimit tend, me ra ne sy mbrehja e tepert e lapsit te shkrimit. Ne shume vende letra ishte gerrithur keq, saqe kishte nisur te pikoj edhe gjak. Per hater te vujtjeve tona shekullore, po dhe te synimit tone demokratik, per te kriju nje imazh te ri per vendin tone, do kishit bere mire te na kursenit, si nga gjaku, ashtu edhe nga bandat, nga komunistet, nga sigurimsat e Shikut, nga tiranet namezi, po dhe nga gjithqka tjeter te frigeshme. Kjo per arsyen e thjeshte, qe ne ende vazhdojmi te jemi shume te traumatizuar nga perjetimet dhe tmerret e luftes se fundit. Une, p.sh, nga traumat dhe perjetimet e mija, ende sot vazhdoj te jeme i ç`rregulluare fare, saçe fare nuk guxoj te levizi naten. Madje edhe gjumin e beje me driten ndezur. Krejte kjo, or vella, nga friga , nga trauma qe me ka degdisur. Veq kesaje, eshte edhe nji arsye tjeter, aresyja teknike, qe te thrret ne permbajtje, pasi z. Gezim Marku , si demokrat i madh qe eshte , keto skena po na i sjell fare te pa cenzuruara, e madje pikerisht ne kohen e territ. E terri si terri , ai edhe pa gja te keqe, eshte vete nena e friges. Se po te ishte dite, do ja benim disi, do kishim mirekuptim ndaj teje e nuk do koriteshim keshtu kaq lehte.

Nuk eshte per ti shkuar ndeshe as mundit dhe shpenzimeve te institucioneve tona, te cilat edhe miljona Euro jane duke dhene per te krijuar nje imazh tjeter, imazh gjallerije dhe prosperiteti per vendin tone, ku gjithqka vetem duhet te shkelqej dhe ngazellej, mu si ata djelmoshate dhe vashezate e atyre publikimeve qe po i bene kompanija SAQI + SAQI. Se edhe mund te ndodhe te zemrohen ata ne Ty dhe pastaj te hakmerren ne ndonji menyre qe mua nuk ma merr mendja.

Ti duhet te me kuptosh qe une keshillen time ndaj teje e beje vetem nga aresy dashamirese e njerzore, se nuk ma do fare zemra te ndjeje gjera te keqija, si p.sh. ngritja e ndonje padije nga qeverija per kinse shpifje te kesaj permase“ Fakti se djemtë e zgjuar të Presidentit Rugova vazhdojnë studimet në moshën tej 30 vjeçare, dëshmon për ngujimin familjar, për privimin e lirisë nga bandat e kuqe sllavo-komuniste shqipfolëse të Kosovës, madje në dekadën e parë të shekullit 21, në zemër të Evropës demokratike, rast i paparaprijës për familjet e presidentëve apo të mbretërve të botës!!!” Ani pse une e di qe ti e ke mire, halli im eshte te te ruaj ty, se ata banditet pernjime mund te te hidherohen keq dhe pastaj ku me dite se çfar te bejne. Jane te rrezikshem ata, se siq thua ti, mund ti kete mesuar Stalini i madh ose edhe Enveri i tyre. Mundet te kene mesuar jezitet edhe nga pervoja e hidhur ne lufte me UDB-ne e Titos dhe Rankoviqit dhe ashtu nje dite te te bejne ndonji te keqe ata belagjinje komunista. E une kete gje nuk e dua, se te ndjeje per vella tim, per mergimtar te rraskapitur nga gyrbeti e nostalgjija per vendin tend e njerzite e tu.

Theme une, nuk ja vlene fare te merremi me ata batakçinje poshte, se me kohe u pa qe ata nuk kane ndonji te mete qe ne mund tua permiresojme atyre. Standari i tyre jetesore dhe pasurite qe kan krijuar ne nje kohe rekorde, jane deshmite me te mjaftushme per zotesine, shkathtesine dhe intelegjencen e tyre super te larte . Mundesija qe ne tu japim atyre mend fukarallaku, pothujse fare nuk ekziston, se me te paren te thone “I dine Meta punte e veta” Pastaj kjo do te ishte edhe ne kundershtim me Rezoluten e Mivjeqarit te Trete per Luftimin e Varferise ne Bote. Nese nuk te kujtohet, ta rikujtoj se kjo Rezolute eshte nder dokumentat e para te miratuara ne Kuvendin e Kosoves, menjihere pas shpalljes se pavaresise. Kundeshtimi i kesaje Rezolute eshte edhe i denushem. E gjersa eshte keshtu, pse ne ta ta fusim kot therren ne kembet tona te mpira nga lodhja e perditshme 8 orshe e punes?

Te kujtoj: te gjithe ata qe Ti i lavderon, si nga partija e jote dhe nga krahu i ndare (LDD) ashtu dhe ata te partive tjera( PDK-ja , AAK-ja, AKR-ja e sa e sa te tjera, pa perjashtim nga regjioni e rrethi, te gjithe jane parti tipike shqiptare, qe bejne aq sa dine dhe aq sa lakmojne. Pikerisht, per te shprehe pretendimet e tyre per lakmi, ata edhe kan krijuar kaq shume parti dhe sa here paraqiten telashe ne realizimin e lakmive, ata edhe i coptojne edhe nga njehere partite ekzistuse. Kur po i hane pazari, ata po shiten sipas nevojes edhe te partija tjeter. Pragmatikisht, kjo eshte fitimprurse per ekonomine e tyre familjare. Edhe gjenetikisht nuk ka ndonje kundershti, pasi ende gjer me sot nuk eshte ngritur ndonje teori qe ta identifikoj ekzistencen e dallimeve gjenetike ne mes te partive. Kjo do te thote qe ata mund te kryqezohen ne mes tyre, pa pasur asnje veshtiresi dhe pa pasur frige se mund te sjellin ndonji ç`rregullim, qe te ishte me pasoja per imazhin e fituara me aq mund e para nga kompanija SAQI + SAQI dhe nga miqet tane. Kryqezimet e deritashme kane vertetuare pikpamjen time, jane krijuar qifte mjafte te lumtura. P.sh. duhet tu kete ra ne sy qifti shembullore, Hashimi- Sejdiu. Po ashtu duhet tu kete ra ne sy edhe prapavija e beleve te sa e sa tjerve, te cilet per te hyre ne ate mardhenjene PDK-LDK benine zhurme poshte e larte, vetem sa per te ardhur deri te mardhenja. Sapo kjo mardhenje ndodhte, s`kishe te shihje tjeter pos lumturi, or vella.

Per thenjen tuaj: “Kryesia e Nëndegës të LDK-së për Republikën e Rheinland Pfalz-it mendon se në atë çast kur njeriu ka frikë nga partia e tij, nuk ia vlen të qëndrojë në atë parti as edhe një ditë të vetme. Kancelarja gjermane, Angela Merkel thotë: "Sekreti i lirisë është guximi". Shprehja e mendimit të lirë është a-ja e demokracisë. Partitë - banda të së majtës ekstreme në Kosovë nuk kanë asnjë gram demokraci. Ka fakte se për shprehje të mendimit personal, por që ka rënë ndesh me synimet e partisë-bandë, janë shuplakosur, grushtuar dhe shkëlmuar edhe anëtarë të kryesisë!! Dhe, janë vetizoluar në heshtje, pa guxuar me shprehë largimin publikisht”,- ndjejva nevojen t`ju sqaroje, se friga tashma eshte e vdekur. Eshte vetem dashurija per interes ajo qe po i mbane afere njeri me tjetrin, apo edhe ndarja me njeri tjetrine. E çfare eshte nje grushte dhe nje shpulle ndaje viteve te tera me dashuri? A mos po kujton Ti se gjithqka eshte ideale ne kete dynje, a? Ke shkuar shume larg , kur ke marre edhe detyren morale tu tregoshe filosofi te Angela Merklit, duke cituar ate thenjene e saje te moralit te gjinise “Sekreti i lirise eshte guximi”. E kujte se? Atyre qe nuk shesine filozofi te thate po praktikojne pragmatizem sipas thenjes qe kurre nuk e thone, por e bejne”Sekreti i pasurise eshte guximi”.

Me shpresen, se kjo qe e mjaftushme, te pershendes i nderuari mergimtar. Te ma merrni si qellimire kete paraqitjen time.

Çlirim Uça



(Vota: 9 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora