E enjte, 24.07.2025, 11:59 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Frashëri: 7 arsyet pse Shqipëria duhet të mbështetë kandidaturën e Kanadasë në Këshillin e Sigurimit të OKB?!

E marte, 12.10.2010, 09:58 PM


7 arsyet pse Shqipëria duhet të mbështetë kandidaturën e Kanadasë në Këshillin e Sigurimit të OKB?!

 

Nga Kastriot FRASHËRI

Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Çështjeve Kombëtare

 

Ashtu siç është bërë e njohur zgjedhjet për Këshillin e Sigurimit do të zhvillohen  gjatë sesionit të 65 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo Asamble pritet që më 12 tetor të zgjedhë pesë nga dhjetë vendet e caktura në Këshillin e Sigurimit të anëtarëve jo të përhershëm që shërbejnë për një mandat dy vjeçar. Të pesë vendet në dispozicion për zgjedhjet e vitit  2010 do të ndahen në nivel rajonal si vijon: një vend për Afrikën; një vend për Azinë;  një vend për Grupin e Amerikës Latine dhe Karaibeve të Amerikës (GRULAC), dhe dy vende për Evropën Perëndimore dhe të tjerë,  Groupi (WEOG). Të pesë anëtarët e rinj që do të zgjidhen këtë vit do të zënë vendet e tyre më 1 janar 2011 dhe do të shërbejnë për një mandat dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2011-2012. Proceset dhe procedurat që rregullojnë zgjedhjet për anëtarët e rinj në Këshillin e Sigurimit janë përcaktuar në hollësi.

Për këto dy vende të WEOG janë në garë dhe po konkurrojnë tre kandidatë:

 Kanadaja, si një nga anëtarët themelues të OKB-së, ka shërbyer në këtë Këshill çdo dekadë, dhe tani më së fundi në 1999-2000.

 Gjermania ka shërbyer në këtë Këshill, dhe tani së fundi në 2003-2004 (të dy Republikat Federale të Gjermanisë [Gjermania Perëndimore] dhe Republika Demokratike e Gjermanisë [Gjermania Lindore] janë pranuar në OKB më 18 shtator 1973 të cilat prej 3 tetorit 1990 janë bashkuar për të formuar një shtet të vetëm sovran).

 Portugalia ka shërbyer në dy mandate në këtë Këshill, më 1979-1980 dhe 1997-1998 (Portugalia është pranuar në OKB më 14 dhjetor 1955).

 

Sipas procedurave të zgjedhjeve, për t'u zgjedhur, një vend ka nevojë për të siguruar mbështetjen e dy të tretave të anëtarëve të OKB, të cilët janë të pranishëm. Nisur nga ky fakt, me të drejtë lind pyetja: Për cilin nga këta kandidatë do të votojë Shqipëria? Kjo është një pyetje, që nuk mund të ezaurohet thjesht sipas dëshirës së dikujt, por siç do të analizojmë më poshtë, të gjitha rrugët e favoreve dhe strategjive kombëtare të çojnë tek Kanadaja dhe Gjermania.  Ndodh që anëtarët e Asamblesë të Përgjithshme mund të marrin në konsideratë një sërë faktorësh të tjerë në votimin e tyre, duke u nisur edhe modelet e mëposhtme historike si:

Pjesëmarrja e mëparshme

Ndërsa të tre kandidatët kanë fituar më parë vende në këtë Këshill, frekuentimi dhe aparenca e shërbimit të tyre është e rëndësishëme. Kanadaja është vendi kandidat i WEOG me përvojë të hershme në këtë Këshill, dhe së fundi më 1999-2000. Kanadaja është anëtare themeluese e OKB-së dhe ka shërbyer gjashtë kushtet, afërsisht nga një çdo dekadë që prej vitit 1947. Kanadaja e ka shpallur kandidaturën e saj qysh në 2001. Me përjashtim të sesionit të parë të Asamblesë së Përgjithshme në vitin 1946, kur ajo u tërhoq  pas tri raundeve pa sukses votimi, Kanadaja ka fituar gjashtë herë të drejtën e saj për një vend në Këshillin e Sigurimit (në 1947, 1957, 1966, 1976, 1988 dhe 1998 ) që në raundin e parë të votimit.

 

 

Kontribues për Paqen dhe Sigurinë Ndërkombëtare

Tashmë të tre kandidatët kanë nxjerrë në pah kontributin e tyre:

 Kanadaja ka dëshmuar angazhimin e saj për një kohë të gjatë në angazhimet e shumëanëshme dhe paqeruajtëse, si dhe reagimet pozitive që ka marrë vazhdimisht për shërbimet e saj në këtë Këshill. Përveç kësaj, Kanadaja duhet parë në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e saj globale (duke qenë pjesë e G8 dhe G20), si tregues kryesor i angazhimit të saj në drejtim të çështjeve të sigurisë, ekonomisë dhe kulturës, si dhe nxjerrjes  në pah të statusit të saj si një vend dygjuhësh anglofon dhe frankofon.

 

AVANTAZHET KANADEZE

Kanadaja, kandidati kryesor për anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  2011-2012

?Tashmë është i njohur angazhimidhe kontributi  i Kanadasë për të punuar për një Këshill Sigurimi që është përgjegjës për gjithë anëtarët e OKB-së. Ajo ka qenë efektive në bashkëpunimin e saj me organizatat rajonale dhe ndër-rajonale si Unionin Afrikan, mbështetëse e mandatit të gjerë të OKB-së, duke përfshirë zhvillimin, dhe respektin e mandateve dhe roleve të organeve të tjera të OKB-së. Për këtë kontribut ja si është shprehur vetë zoti Kofi Annan,  Sekretar i Përgjithshëm i UN: “Është e vështirë të imagjinohet Kombet e Bashkuara pa Kanadanë dhe ... është bërë e vështirë të imagjinohet Kanadaja pa e Kombeve të Bashkuara "

 

Sipas të dhënave zyrtare, deri në korrik të vitit 2009, Kanadaja ka patur më shumë se 3.000 ushtarë kanadezë, policë, diplomatë, ndihmës punonjës dhe ekspertë të shërbime të drejtësisë, të cilët  janë pjesë e  misioneve të udhëhequra nga OKB apo nën mandatin e KB-në mbarë botën. Po ashtu Kanadaja është një nga shtatë kontribuesit e rregullt në buxhetin e OKB-së dhe një nga dhjetë kontribuesit financiar për operacionet paqeruajtëse të OKB. Kanadaja së fundi ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit në 1999-2000, pas Portugalisë në 1997-1998 dhe në mes të Gjermanisë 1995-1996 dhe 2003-04.

 

Përgjegjëse

Kanadaja, historikisht, ka tregua një partneritet serioz dhe besueshmëri të lartë në raport me detyrimet që rrjedhin nga prania e saj në OKB. Duke qenë një vend anëtar i shteteve të Amerikës (OAS); një vend anëtar i vendeve të Pacific-ut ( APEC); një vend anëtar Aleancës së Atlantikut ( NATO)-s dhe anëtar i OSBE-së; një vend i Arctic-ut - anëtare e Këshillit të Arctic-ut me lidhje të forta me Afrikën dhe Lindjen e Mesme; një anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara, i Commonwealthit, dhe i Frankofonisë; një shoqëri e shumëllojshme me  njerëz të fortë dhe lidhje globale. Ajo gjithmonë ka shfaqur vullnet të fortë në sfidat botërore të paqes dhe sigurisë.

I besueshëm

Mbi 120.000 bereta blu kanadeze kanë shërbyer në 46 prej  62 misioneve të OKB-së, duke përfshirë më shumë se gjysmën e tyre në Afrikë, Amerikë, Azi-Paqësor, Europë dhe në Lindjen e Mesme, Kanadaja ka ndihmuar në krijimin e misioneve paqeruajtësve që në vitin 1956.

Kanadaja është një partner i vjetër i zhvillimit. Prej vitit 2003 deri në 2009, Kanadaja ka dyfishuar ndihmën e saj në Afrikë në 2.1 bilon C $ në vit. Po ashtu ajo ka dyfishuar ndihmën e saj të gjithëanshme prej vitit 2001 deri 2010, duke çdo vit 5.1 bilion  C $.

Pozicioni Politik

Kanadaja luan një rol aktiv në shumë çështje tematike të Kombeve të Bashkuara, ndër të cilat: Paqja dhe Siguria, të Drejtat e Njeriut, Zhvillimi Ekonomik dhe Social, Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, Reformimit të OKB-së, Çështjet Humanitare, Ligji ndërkombëtar, Mjedisi, Ndryshimet Klimatike, Lufta Kundër-Terrorizmit, Shëndeti Global.

 

Misionet diplomatike të Kanadasë në Kombet e Bashkuara

Kanadaja ka shtatë misione diplomatike të akredituar në OKB: Misioni i Përhershëm i Kanadasë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork; Misioni i Përhershëm i Kanadasë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë; Delegacioni i Përhershëm i Kanadasë për UNESCO-n në Paris; Misioni i Përhershëm i Kanadasë për Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë; Misioni i Përhershëm i Kanadasë për Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Nairobi; Misioni i Përhershëm i Kanadasë për të FAO-s në Romë; Misioni i Përhershëm i Kanadasë për ICAO-n në Montreal.

Kanadaja  dhe Kombet e Bashkuara

Historikisht Kanadaja ka qenë një shtet që ka luajtur një rol aktiv në Kombet e Bashkuara që prej themelimit të kësaj organizate në vitin 1945. Ajo ka luajtur një rol kyç në hartimin e Kartës së OKB – si një traktat ndërkombëtar që përcakton parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kanadaja vazhdimisht ka sjellë ide dhe zgjidhje pragmatike në tryezë, që nga propozimet paqeruajtëse në vitet 1950, për krijimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, si dhe për ndalimin e minave tokësore në vitin 1990.

7 arsyet pse Shqipëria duhet të mbështetë kandidaturën e Kanadasë në Këshillin e Sigurimit të OKB?!

 

Mbështetja dhe vota që duhet të japë  delegacioni zyrtar i Shqipërisë në këtë Asamble për vendet e mësipërme kandidate pwr anëtare jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mendojmë se nuk është thjesht një problem i diplomacisë shqiptare, por kjo çështje duhet të jetë edhe preokupim kryesor i axhendës së politikës dhe interesit tonë kombëtar:

Së pari, Kanadaja edhe sipas ekspertëve të problemeve ndërkombëtare është dhe duhet të mbetët një aleat i madh strategjik i Shqipërisë, me një kontribut të njohur historik në favor të çështjes shqiptare, në të gjitha kohërat.

Së dyti, Marrëdhëniet e mira miqësore midis dy vendeve tona e kanë zanafillën e tyre, pothuajse një shekull më parë, kur Hon. Mr. N. W. Rowell, delegat i Kanadasë në Lidhjen e Kombeve (League of Nations) në Gjenevë, më 1920, me përkushtimin dhe qëndrimin e tij mundësoi sigurimin e mbështetjes dhe pranimin e shtetit të sapo krijuar të Shqipërisë në familjen e madhe të Kombeve.

?Image by INA:Canada Day 2010, Tirana (Mr. Kastriot Frasheri pick up Flag of Canada at “Skanderbeg” Square)

Së treti, Prania e komunitetit shqiptar në Kanada është një faktor i rëndësishëm dhe një urë lidhëse për forcimin  e këtyre marrëdhënieve.  Në Kanada jetojnë më shumë se 50 mijë shqiptarë. Duke  u njohur me këto realitete, nuk mund të mos vlerësojmë mundësinë që u ka ofruar shqiptarëve qeveria e Kanadasë për arsimimin dhe mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të tyre. Ky  komunitet është tepër aktiv dhe ka vlerësuar vazhdimisht mikëpritjen dhe trajtimin që u ka bërë dhe iu bën qeveria kanadeze.  Ky komunitet është një tjetër faktor i rëndësishëm që kërkon domosdoshmërisht nga të dyja vendet krijimin e urave të miqësisë, prezencës, bashkëpunimit, dhe investimeve kanadeze në Shqipëri.

Së katërti,  Asistenca  dhe ndihma  e madhe ekonomike e  qeverisë kanadeze për Shqipërinë është një factor që duhet vlerësuar dhe shpërblyer, të paktën, me mirënjohje. Po të shikosh projektet e përfunduara, kjo asistencë  ka përfshirë pothuajse të gjitha fushat e zhvillimit në Shqipëri dhe ky fond për vitet 1999-2010 ka arritur në shumën prej  mbi 26 milion dollarë. Është siguruar tashmë se kjo  asistencë do të vazhdojë të funksionojë më tej në të ardhmen në forma të tjera, sipas kërkesave tona,  pa harruar faktin e ndihmës në fusha dhe sektorë të ndryshëm, ku avantazhet kanadeze janë të njohura botërisht. Po t’u referohesh statistikave do të shikosh se asistenca e qeverisë kanadeze për Shqipërinë në këto vite ka qenë e gjithanshme nëpërmjet këtyre programeve: Programe të Insiativës Lokale, Fondi Kanadez për Inisiativa Lokale, Inisiativa të Brendshme dhe Multilaterale, Asistenca Teknile dypalëshe, etj.

Së pesti, Investimet e Kanadës në Shqipëri përbëjnë një aspekt tjetër të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Kanadaja është një mbështetje e madhe për shfrytëzimin e burimeve natyrore, pasurimin dhe prefeksionimin e tyre, nëpërmjet thithjes jo vetëm të asistencës teknike, por edhe të ofrimit të këtyre kompanive apo investitorëve në sektorin strategjik, etj.

Së gjashtati, Kanadaja ka luajtur një rol të rëndësishëm për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, Ajo ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e saj, si një faktor paqeje në Europën Juglindore..

Së shtati, Ne duhet të jemi krenarë për asistencën e madhe që Kanadaja dhe Forcat e saj të Armatosura kanë dhënë dhe japin për Forcat e Armatosura të Shqiptërisë, pa harruar ndihmesën e saj të çmuar në kuadër të NATO-s, gjatë ndërhyrjes në Kosovë në vitin 1999. Përgatitja dhe trajnimi i ushtarakëve shqiptarë dhe veçanërisht  mbështetja që dha ky vend për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike, NATO, duhet të na shërbejnë si modele për të kuptuar aleatët tanë të vërtetë .

?Image by INA: Canada Day in Tirana 2010, organized from Albanian Institute of National Affairs

Ky realitet dhe mjedis konkret, ku sendërtohen marrëdhëniet historike dhe aktuale shqiptaro-kanadeze të nxit të mendosh se kërkohet një angazhim më i madh jo vetëm i lobit shqiptar në Kanada, por dhe i shtetit e institucioneve të tjera të Tiranës zyrtare, i shoqërisë civile dhe individëve me kontribute atdhetare, për t’i shtuar edhe një gur tjetër godinës solide të marrëdhënieve shqiptaro-kanadeze.

Kohë më parë, kemi trajtuar rëndësinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kanadanë, por tani së fundi, duke shijuar mrekullinë e realiteteve shqiptaro-kanadeze, që po njohin zhvillime të reja, e kupton mirëfilli se në këtë cep të botës së qytetëruar gjendet modeli më i mirë i lirisë dhe vlerave botërore. Është koha ti japim mbështetjen dhe votën  “PRO” Kanadasë,  jo vetëm për atë çka ajo bëri rreth një shekull më parë për shqiptarët  në Lidhjen e Kombeve, por për gjithçka që ajo ka bërë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx