E shtune, 27.04.2024, 09:47 PM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Uça: Nje pamje tjeter, nga ajo e Xhevat Rexhes, per Sali Berishen

E shtune, 09.10.2010, 07:57 PM


Nje pamje tjeter, nga ajo e Xhevat Rexhes, per Sali Berishen

 

I nderuari z. Xhevat

Qe kur kam filluar te shfletoj ne Z Sh., une me vemendje te veqante kam lexuar edhe shkrimet tuaja. Kjo per faktine se jeme bashkevendas i Juaj. Gjate leximit te punimeve Tua me kane bere pershtypje disa pikpamje, me te cilat nganjihere pajtohem plotesisht e nganjihere nuk pajtohem fare. Niveli i frymes demokratike qe zoterojmi ne te dy, na jepe mundesi ta shfrytezojmi „tryezen“ e Z.Sh. per te shkembyer disa pikpamje- per dhe kundra- ne mes neshe.

Pikpamja juej e shfajesimit te Europes, ne lidhje me pesimet tona historike, me duket shume e drejte. Kete gje (fajsimin) ne e bejmi nga pozita e te dobtit, mjeranit, dhimbeshurise. Sikur me kete duam te kemi mbrojtje nga meshira e te fuqishmit, pse jo edhe nga vet Zoti.

Historija europiane na deshmon qe Europa nuk ishte asnjehere nje fuqi e bashkuar, te ciles mund ti njihej merita per ndonji te mire apo edhe ndonje te keqe. Jo, ajo ishte nje bashkesi kombesh qe historine e tyre e krijuan me konflikte, blloqe dhe aleanca te pa numerta, gjithnji ne sherbim te sundimit. Popuje fatekeq, nder ta edhe ky i yni , e kane pesuar sipas rrethanave qe jane kurdisur nga faktoret e qastit dhe te qellimit, duke patur synim grabitjen.Historija e ketij kontinenti, nuk njehe ndonji ndihme solidarizuse te rangut europian, per te ndihmuar ndonji nga popujte e saje te kercnuar. Shembuje: konflikti finlandezo – ruse; çekosllovako-ruse; polako-gjermano-ruse; çekosllovako- ruse me 1968.; hungarezo- ruse me 1953. Ndaj shqiptarve nuk kthej koke kushi per plot 610 vjet, duke i lene ne fatkeqsine e fatit me gjithe ata armiq: turqe, serbe, greke, malazeze, bullgare, italian. Madje , Europa nuk i vajti ne ndihme as Gjergj Kastriotit, ani pse ai bente lufte kunder nje civilizimi dhe feje tjeter.Europa, edhe kur ishte e bashkuar nen nje qati, nuk ju dha nji dore ndihme boshnjakve, duke i lene ne meshiren e kasapve serbe, te cilet ne ditet tona e bene edhe Srebrenicen. Por Europa e bashkuar e ka treguar veten njehere veten. Dhe ate, vetem ne rastin e Kosoves. Kjo ka qene fatebardhesi ne fatin tone.

Faji i pesimeve tona na perket ne dhe vetem ne, perkatesishte paraardhsve tane. Ata, duke vrapuar pas titujve dhe te mirave qe ofronte koha dhe duke u bere krah i pushtusit ne shtypjene e vetevetes, nuk kthyne fare koken per idene kombtare dhe ndonje te mire ne favor te kesaj qeshtje, ashtu siç benine popujte tane fqinje. Historija e pashallarve dhe pashallaqeve shqiptare, prej pas vdekjes se Skenderbeut deri ne fund te shekullit 19, eshte krejte e turpshme. Per krejte kete periudhe shqiptaret derdhene gjak te vllavrasjese per interesa te pashallarve dhe pashalleqeve, per zgjerim te zotnimeve te tyre dhe per rujtje te raporteve me sundusin. Populli yne i mbytur ne pellgune e injorances dhe mjerimit te gjithanshem, nuk mund te kishte nje fate tjeter , pos ate qe e pesoje. Mjerishte, fatin e fatekeqit, ky popull vazhdoj ta luaj edhe sot. Kjo per shkakun qe ky popull vazhdone te bashkejetoje ende, edhe ne keto kohe, me pashallare te tije. Per keto 20 vitet e fundite, fati e ndau te bashkejetoje me dy pashallare namezi : Fatos Nanon dhe Sali Berishen. Njeri eshte Korabi e tjetri eshte Tomorri i tagjedise shqiptare. Per te treguar permasen e klases se tyre do thosha: Eshte fatebardhesi qe keta nuk kane jetuar ne kohen e Perandorise Romake dhe Bizantine, se nuk dihet se cili do te ishte fati i ketyre perandorive dhe pse jo edhe i vet njerzimit.

Meqense per te parine, ne te dy pajtohemi(fjala eshte per Nanon), une du te ndalem tek papajtushmerija e jone ne lidhje me figuren dhe rolin e Sali Berishes ne historine teper te dhimbshme te Shqiperise se 20 viteve te fundit. Kujtesa ime e ketyre viteve keshtu ma pershkruane kete burrin qe ti e lavderone:

Sali Berisha eshte zhgenjysi me i madhe i demokracise shqiptare. Ne historine e Shqiperise asnjhere dhe askushi nuk ka gezuar nje perkrahje siç e ka gezuar ky njeri. Edhe Skenderbeu do ja kishte zili nafakziut Sali. Po çfar beri ky me kete besim dhe perkrahje popullore? Ja pikpamja ime:

1)         U be kryetar i shetit dhe me besnikeri e vazhdoje luften e klasave.

2)         Zbatoj konceptin e shkaterrimit te çdo vlere nga koha e shkuar dhe si rezultat krejte ekonomija ra.

3)         E antarsoj Shqiperine ne Konferencen Islamike.

4)       Solli ne krye te kishes ortodokse grekun Janullatos, i cili punoj nat e dite ne shkombtarizimin e shqiptarve.

5)         Me nje projekt kushetute deshi te behet perafersisht sulltan, mbret o kral. Por populli e rrezoj me shumice projektin e ti.

6)         Krijoj nje shtet anarkist ku nuk e njihte qeni te zotin, ku te rrembenin, te burgosnin, te vrisnin, edhe eshtrat ti humbnin, tamam si ne kohen e Enver Hoxhes.

7)         Thej embargon serbe, duke furnizu me nafte makinerine ushtarake te Millosheviqit.

8)         Ndertoj shtet mbi piramidat.

9)         Ne prag te rrezikut te renjes se shtetit nga piramidat, tentoj te manipuloj me Kosoven dhe Ibrahim Rugoven. Po su mashtru ky i fundit.

10)       U shemben piramidat dhe shteti shkoj ne te kater anete e dynjese. Kush si mujti.

11)       Me mijera njerze humben jeten dhe mbeten te gjymtuar.

12)       U dogjen kursimet dhe ra pertoke ekonomija familjare e sapo filluare.

13)       Kontriboj ne djegejene e tri hereshme te Shetit Shqiptare.

14)       1.3 miljon shqiptare iken jashte shetit per 20 vjete(me shume se ne gjdo kohe tjeter).

15)       Me zgjedhjete e vitit 1996 e tronditi gjithe boten demokratike.

16)       Asnjhere nuk i pranoj rezultatet e zgjedhjeve , perderisa ai ishte humbs.

17)       Gjithnji ra ne konflikt me te gjithe Kryetret e Shetit Shqiptare, edhe atehere kur ata ishin nga ai te propozuar.

18)       Gjithnji ishte ne konflikt me drejtesine e shetit, me kryeprokuroret. Madje nuk pranonte as detyrimin qytetar te paraqitej ne drejtesi , kur ai kerkohej.

19)       Futi hundet kudo: ne Historiografi, Akademi etj.

20)      Kultivoj nje gjuhe urrejtje si ndaj kundershtarve, po ashtu edhe ish bashkpuntorve te ti, kur ata nuk e perkrahnin .U hakmurre gjithnji kunder kundershtarve. Perdori gjithfar metodash presjoni per te ardhe te qellimi.

21)       Ka penguar demokratizimin e Partise Demokratike dhe rrjedhimisht edhe te krejte Shqiperise.

22)       Kontriboj ne shkombtarizimin e shqiptarve ne te gjitha menyrat e mundshme.

23)       Ju dhuroj 354 km2 dete grekve, ju dha grekve varre shqiptaresh ne Permet.

24)      Ju dha dhe mundesi ligjore per manifestim ne perkujtim te ushtarve te rene greke.

25)       Ka ngritur nji shtete pa permbajtje vlerash, te korruptuar ne te gjitha hallkat, pa siguri per qytetarin shqiptare. Shqiptari vazhdone te gezoje me pake te drejta ne shetin e ti se kudo tjeter ne bote.

26)       Nuk qe ne gjendje te organizoj zgjedhje korrekte ne v.2009 dhe kembngulja per te penguar transparencen e zgjedhjeve eshte deshmi e vjedhjes se votes.

27)       Krijoj dhe mbajti qeveri me ministra te hetuar per krime ekonomik e morale.

28)       Qeverisja e ti qe me pasoja per natyren, urbanizmin dhe vet njeriune. Gjithqka behet shkel e shko , vetem ashtu sa per tu pare.

29)       Fatkeqsite e shoqeruan gjithnji qeverisjene e ti. Viktima: qytetari.

Per merite?!: ndertoj „rrugen e kombit“. Kjo rruge eshte me rendesi teper te madhe. Kostoja e saje dihet, dihen edhe dosjet neper gjykata. Cilesija e saje: nga te gjitha atostradate e vendeve perendimore, qe une i kame pa deri me tash, „rruga e kombit“ eshte me e dobta.

Antarsimi ne NATO dhe Levizja e lire ne BE jane suksese qe i pershkruhen proceseve historike teintegrimeve Euro-Atlantike.

I nderuari bashkevendas, ky eshte Sali Berisha.

Pershendetje, Çlirim Uça

 



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora