E diele, 28.04.2024, 07:09 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Tregime nga Podguri (V)

E shtune, 09.10.2010, 06:37 PM


TREGIME NGA PODGURI V.

 

NA E PRISHE STAZEN

 

Rugovajt e Cerrces ishin familje e madhe me shumë mashkuj dhe pothuej të gjithë këta ishin edhe sportist të ndryshem. Nji dimen të fundviteve 1970 të prim nga profesori i edukates fizike z. Selmon Kadri Rugova mblidhen djemet e kësaj familje dhe marrin skijat e ti ngjiten bjeshkes perpjet e shkojnë te GURRAT E BARDHA. Aty Selmoni si ekspert hulumton terenin dhe i pari lëshohet disa herë teposhtzes së nji shpati per tu ndertue stazen të tjerve që të rrëshqasin. Ishin djem të ri të shendetshem dhe ishte kënaqësi ti shifje se me çfar mejshtrie lëshoheshin me skija Seloni, Halili, Ismaili, Hakiu, Ibishi, Saku, Arifi, Zhuku etjer. Mirpo me ta ishte edhe Imer Ibish Rugova , nji njeri i jashtzakonshem, nji humorist dhe nji burr që ta bante naten nji orë sikur thotë fjala e popullit. Imeri kishte merak gjuetinë, andaj shkon këtë herë edhe ai me rininë per të pa se a shifen kund ndonji shtazë e eger e bjeshkve të Grapqorit. Kur i shifte rininë se si rrëshqitnin dhe defreheshin nuk durohet dhe ja mer njanit skijat dhe ti lëshohet teposhtëzes. Shkon mirë deri diku, por në nji këthesë nuk muj mban balancin dhe perplaset per nji dru ahu. Të gjithve ju nalet fryma sepse frigohen mos asht lendue sepse ai ishte burr që kishte kalue të pesdhjetat. I Biri Ibishi, fillon të pisket, au , au babë edhe ti, po pse bre burr u rrëxove e na e prishe stazen?!

Ishte kënaqësi ta ndegjoje vetë Imerin kur tregonte. Nuk më thojke Ibishi, o babë a u vrave, a shpetove, por ju dhimke staza ma shumë se baba thoshte Imeri.

 

IMER IBISH RUGOVA

 

Ishte nji burr shumë i mirë me plotë humor, ishte rrit jetim pa babë sepse baba Ibish Rugova ishte vra në luften e Dobrushes në perpjekjet e patriotve shqiptarë të Podgurit me forcat partizano-çetnike të Tomë Zhariqit. Imeri e kishte nji nanë burrnore e cila pasi e kishte të vetmin fëmijë kujdesej per te sikur per sytë e ballit.

Nji ditë Imeri merr pushken e gjuetisë dhe don me dalë per gjah andej në shpatijet e Bjeshkve të Thata. Nana si nana merakosej me shakat që Imeri i bante panderpre dhe këtë herë ajo si besimtare e sinqertë e lutë Imerin me ba bismilahi rrahmani rrahim para se me dal nga shtëpia. Imeri si Imeri per me ja marue qefin nanës banë bismilah në prag të deres dhe niset.

Mbrapa shtëpisë kalonte nji kanal me ujë që vinte nga burimi i Istogut e shkonte deri në Vrellë dhe fshataret i thojshin VADA. Ishte dimen i ftoftë dhe uji i vades ishte ngri dhe njerzit kalonin nga bregu në tjetrin tue shkel neper vadë. Edhe Imeri shkel neper te, por diku nga mesi i rreshqet kamba dhe rrëxohet e perplaset në kokerr të shpines. Nga pesha e ramjes së trupit të ti akulli pelcet dhe Imeri sharron në ujë e laget bahet qull. I nervozuem këthehet në shtëpi dhe i thotë nanës. Nuk më shkojnë punet mar mue me bismilah oj nanë loke.

Këtë ngjarje Imeri e perdorte kur neper darsma, kryeshnoshje e tubime tjera mulla Ragipi mante nasihat e e lodhke masen me prrallat e pejgamerit. Imeri nderhynte dhe i tregonte hoxhes se çka i ka ndodhë kur ka ndegjue nannen dhe asht dal nga shtëpija me bismilah.

 

DERVISH DEKU

 

Ishte ky nji burr nga fshati Lluga nji fshat ngjitas me Lubozhden. Kishte nji talent oratorie dhe respektohej nga bashkfshataret dhe rrethi. Diku në vitet e 1960-ta i shonë nji vëlla në Gjermani si puntorë dhe me parat që ai dergonte nga atje e permirsuen standardin e jetes dhe Dervishi mbante setren krahve dhe plisin të mbështjell me nji shami të zezë në cep të ballit. Vitet kalonin dhe rriteshin fëmija, padyshim kjo do ketë sjell edhe deri te kundershtimet që atë kohë ishin gja normale në familjet e mëdhaja ku jetonin vëllaznia së bashku. Tash a me arsye , apo vetem per me ba nji shaka e per tu folë ajo pastaj nuk dihet, por nji ditë Dervishi shkon te Dr. Enver Sadikaj në Istog dhe pasi kontrollohet dhe doktorri i shkrue recepta per ilaqe, Dervishi i thotë: zotni mjek të lutem ma shkruej edhe deshmin që jamë i paaftë per punë. Mjeku e nifte mirë e dinte se Dervishi asht zotë shtëpie dhe se ai nuk ishte i punsuem per të pas nevojë per arsytim që do mungojë nga puna dhe i thotë, hajt mos banë hajgare, çka po të duhet ty deshmia e paaftësisë? Dervishi ja këthenë. E more doktorr, me ditë ti çfar vëllaznish kamë kishe me mi shkrue letrat per pension invalidor. Më myten tue më detyrue të punojë, andaj due ta kamë deshminë pse unë nuk due të punojë. Pra Dervishi si zot shtepie nuk punonte asnji punë fushe apo të tjera, por per me i ngacmue vëllaznit e vetë e edhe mjekun Enver kerkonte dokument per tu arsyetue.

 

Selim Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji

06.10.2010   



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora