E shtune, 27.04.2024, 09:54 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Çfarë është gazetaria në Kosovë?

E shtune, 09.10.2010, 07:19 PM


Çfarë është gazetaria në Kosovë?

 

Nga Faik Krasniqi

 

Në Kosovë nuk ka kushte për një gazetari të lirë dhe të pavarur. Të bësh zanatin e gazetarit tek ne në ditët e sotme ndoshta mund të ju duket një paradoks por është shumë e vështirë dhe pak frytdhënëse. Me arritjet teknologjike ku çdo lajm është online pothuajse në të njëjtën kohë kur ndodh, e ka vështirësuar shumë rolin e gazetarit. Në orën 9 të mëngjesit një gazetë është e "vjetër", sepse lajmet që ajo sjellë janë të vjetra për vetë faktin se në të njëjtën kohë në faqet online të të gjitha mediave janë të publikuara lajmet e reja, dhe lajmi i ri anulon të vjetrin. Sot gazetaria në Kosovë sidomos ajo e shkruar është në krizë totale. Ndërsa, sa i përket rolit profesional të një gazetari ai ndahet në dy pjesë.

Në pjesën e parë bëjnë pjesë ata gazetarë që shkruajnë në mënyrë të pavarur dhe shprehin mendimin e tyre pa qenë të kondicionuar nga të tjerët, dhe këta gazetarë janë çdo ditë dhe më pak.

 

Në pjesën e dytë bëjnë pjesë ata gazetarë që kur shkruajnë janë të kondicionuar në mendimin e tyre, pavarësisht se si e mendojnë. Janë ata gazetarë që duhet të ndjekin linjën editoriale të editorit. Në shkrimet e tyre duhet të paraqesin mendimin e gazetës dhe jo mendimin e tyre.

Pastaj kemi gazetat, që në pjesën më të madhe të rasteve janë të komanduara nga politika, në vend që të informojnë publikun ato janë në shërbim të këtij apo atij politikani, të kësaj apo asaj partie. Në shumicën e rasteve ndodhë sepse pothuajse të gjitha mediat nuk arrijnë të vetëfinancohen për shkak të shitjeve të pakta, dhe kanë nevojë nga paratë e politikës. Në një vend ku mediat komandohen nga politika, në atë vend nuk mund të kemi një gazetari dhe informacion të vërtetë.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora