E premte, 09.05.2025, 01:27 AM (GMT+1)

Mendime

Mevlud Matraku: Zhvillimet botërore në tryezat e diplomacisë

E enjte, 14.10.2010, 09:56 PM


Zhvillimet botërore në tryezat e diplomacisë

 

Parimet e Attilës dhe arti moderrn i negocimit

                                                                  

Nga Mevlud MATRAKU

 

Problematikat që ndeshim brenda dhe jashtë vendit, ndonse s’varen tërësisht prej nesh, jo rrallë bëhen objekt bisedimesh: në ambjente pune, në sallat e mësimdhënies, mes specialistëve që drejtojnë strukturat e sigurisë kombëtare, në studiot televizive ku prapagandohet  mendimi i analistëve apo studiuesve të fushës përkatëse, etj.

Para disa kohësh, një miku im, drejtues i një institucioni të rëndësishëm shtetëror, me një eksperiencë të konsiderueshme të përfituar mes presioneve të politikës dhe kujdesit që ajo të imponon ta prefeksionosh, më ofroi disa materiale që bënin fjalë për artin e negocimit.–Studioi,- më tha,-besoj se do t’iu duhen në punën e përditshme drejtuese...Buzëqeshja që shoqëroi sygjerimin në fjalë, më la të kuptoja se rekomanduesi i kishte lexuar me vëmëndje dhe  i kishte vlerësuar maksimalisht ato. I pashë me shumë interes, i rilexova përsëri. Bëhej fjalë për Attilën, sundimtar i Perandorisë Hunnic, një drejtues ushtarak nga më të vlerësuarit prej bashkëkohësve dhe historisë.  Mirëpo periudha në të cilën jetoi, luftoi dhe negocioi Attila, është tepër e largët, e mbuluar si me mjegull legjende, ndërsa mendimet e tij janë ende të çmuara, parimet nga të cilat është udhëhequr-po kaq bashkëkohore,  sygjerimet e tij janë leksione të pazvëndësueshme eksperience. Po ç’përfaqëson realisht ky prijës i plotëpushtetshëm?

Attila është Sundimtar i Perandorisë Hunnic. Ai ka lindur në vitin 406 dhe ka vdekur në vitin 453 në, moshën 47 vjeç. Attila është i njohur,ndryshe, edhe si Attila hun. Ishte sundimtari i Huns nga viti 434 deri në vdekjen e tij në vitin 453. Ai ishte udhëheqës i Perandorisë Hunnic, e cila shtrihej nga Gjermania -lumi Ural, tek lumi Danub dhe në Detin Balltik. Gjatë sundimit të tij, ai ishte një nga armiqtë më të frikshëm te Perandorisë Romake. Ka pushtuar dy herë Ballkanin dhe është zbrapsur nga sulmet drejt Konstandinopojes apo Romës. Janë kurreshtarë studentët e historisë, të strukturave policore e inteligjente, pse jo, edhe lexuesit: Me kë dhe në ç’kushte ka negocuar Attila?

Edhe pse shumë i suksesshëm në operacionet e tij pushtuese e ndëshkimore, negociatat për Attilkën kanë qënë të pazvëndësueshme, me të gjithë kundërshtarët, kryesisht me Romën. Në vijimësi, në luftrat e zhvilluara për territore dhe tregje, Attila ka luftuar edhe kunder Romës disa here. Në luftën e zhvilluar ne vitet 451-452, kohe kur Attila ishte ne prag te vdekjes, i është dashur të negocionte me palën kudërshtare. Në këtë kohë Perandori III-te Valentinian dërgoi dy oficerë të lartë civil, Gennadius Avienus e Trigetius, dhe Peshkopin e Romës Leo I-re, i shoqëruar nga Shën Pjetri dhe Shën Pali, ne takim me mbretin hun Attila në Mincio, jashtë Romës dhe moren prej tij premtimin se ai do të tërhiqet nga Italia dhe do negocioje paqen. Së pari le të shikojmë shkurtimisht krizat më të dukshme, e në gjykimin tonë, më të vështirat në planetin ku jetojmë, pastaj t’i referohemi Attilës, mjeshtrit të negocimit dhe parimeve të këtij arti. Ai sygjeron:“ Teknikat e negocimit nuk jane te lehta per t’u mesuar.Është e nevojshme për ju hunët dhe komandatet të mësoni aftësitë e nevojshme për të negociuar.Ato farkëtohen vetëm nëpërmjet dijes së fituar nga eksperienca”

Natyrshëm pyetet: A ka kufij negocimi dhe cilët janë? Deri kur duhet të negociojë shteti me ata që shkelin ligjet e tij? Pse s’është e aftë forca e ligjit për të ndëshkuar terrorizmin dhe organizatorët e tij, ndërsa dalin të nevojshme negociatat? Këtë na e mëson Attila. Edhe pas fitores duhet negocuar. Është interesante, por e vërtetë. Në luftë duhet të shkojmë me dinjitet, duhet të fitojmë me dinjitet dhe duhet të tërhiqemi me dinjitet. E përse duhet të ndodhë kjo? Sepse fitimtari apo humbësi s’duhet të zhvishet nga ndjenja e respektit, nga ajo që mbush zbrazësisë morale në ndeshjet për jetë a vdekje mes kundërshtarëve.

Në kohën kur Attila mbledh këshillin e luftës, porosit njerëzit e tij se si duhet të sillen me kundërshtarin dhe negocimin me ta, Ai shprehet se “.... naiviteti juaj per menyrat e negocimit ju pengon te kuptoni veprimet e mia me papen dhe terheqjen vijuese te ushtrise tone nga Italia. Per kete qellim une, ATTILA, ju mbledh ne kete keshill per t’ju ndricuar se si te silleni kur t’ju kerkohet te negocioni per te miren e Huneve dhe fiseve tuaja dhe ndoshta kombin tone me shpresen qe do te shtoj dijet tuaja dhe ekspertizen tuaj ne artin vital te liderve per te negocuar...”

Le t’i referohemi lajmit të fundit: Presidenti Obama është duke negociuar me talebanët, me përfaqësuesit e tyre. Qëllimi është përcaktimi i fundit të luftës dhe vendosja e paqes. Në pamje të parë duket si e papranueshme, që një supershtet të ulet në bisedime me terroristat. Mos u çuditni, edhe negociatat e paqes kanë kushtuar miliona dollarë. Konkluzioni është i qartë: jo vetëm me plumba mund të fitohet. Attila e thotë ndryshe: “  Në kohen kur fitorja ishte aq e dukshme në syte e komandateve dhe luftetarve te mi te etur per te bastisur Romën, negociatat e mia ishin nje mister per ta. Por ishte ne avantazhin tone  te fitonim respektinS’besoj se negociatat me terriristët janë të lehta, për vetë formimin e tyre të mangut kulturor, indoktrinimin fetar, “besnikëria” e tyre ndaj “kauzës” për të cilën luftojnë, etj.  “Në negociata duhet te marresh parasysh rreziqe te studiuara.Perpiqu te parashikosh  çdo rezultat te mundshem per të përcaktuar  ato qe do t’i japin rruge rezultatave te favorshme. Ji i vetdijshem per temperamentin e kundershtareve ne kampin tend.Perfito nga turbullirat dhe trazirat qe lindin gjate negociatave”. Ja pra, këshilla të vyera për negociatorët, për sot dhe për nesër.

 

HISTORIA EVROPIANE E NEGOCIATAVE

Po historia europiane ç’farë na tregon? Është e nevojshme tu referohemi ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e mardhënieve ndërkombëtare, si Traktati i Paqes të Vestfalisë dhe Kongresi i Vjenës. Paqja e Vestfalisë përfundoi luftën tridhjetë vjeçare dhe bisedimet e paqes ishin tejet të ndërlikuara dhe të vështira. Ato filluan në vitin 1643, por rezultatet e pritshme u arritën vetëm në vitin 1648. Traktatet e Paqes u nënshkruan në dy qytete të ndryshme të Vestfalisë në Munster dhe Osnabrück dhe kështu janë identifikuar zakonisht me emrin kolektiv të Paqes së Vestfalisë. 

Paqja e Vestfalisë kishte rëndësi të madhe historike sepse u shënua lindja e një sistemi ndërkombëtar politik të bazuar në sovranitetin e shteteve-kombe edhe pse kanë mbetur disa perandori mbikombëtare të tilla si Gjermania dhe Perandoria Osmane. Në këtë periudhë, realiteti i ri politik europian u organizua gjithnjë e më shumë rreth rëndësisë së kombit-shtet, e vendosur kryesisht nga një sovran absolut, i cili kishte pothuajse pushtet të pakufizuar. Së dyti kishte rëndëssi historike sepse vendosi parimin e balancës së forcave, sipas të cilit asnjë vend nuk mund dhe nuk duhet të forcohet në kurriz të të tjerëve. Në dy shekujt e ardhshëm, parimi i balancave të forcave u bë parim udhëzues që kombet respektonin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve dhe për të përfunduar traktatet e paqes.

Me traktatin e Vestfalisë fillojnë një sër parimesh për vendosjen e disa rregullave edhe në konfliketet e armatosura. Në qoftë se lufta ishte në prag të fillimit duhej nxitur më shumë veprimi diplomatik, negociatat, të realizuara kryesisht në formë të fshehtë, për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Por nëse lufta ishte e pashmangshme ajo duhej të kryhej brenda disa rregullave të caktuara si p.sh.,  gjendja e luftës të shpallet zyrtarisht. Shtetet në luftë duhet të respektonin të drejtat natyrore për mbrojtjen e të burgosurve të moshuarve, gra, fëmijë, civilë në përgjithësi.Vestfalia është më e komplikuar për shkak të konceptit të pajtimit kombëtar i cili nuk është vetëm si një proces i brendshëm i shtetit bashkëkohor.

Koha, zhvillimi ekonomik, politik e shoqëror, sigurisht që sjellin ide e zhvillim në marrëdhëniet ndërkombëtare, por një rol të veçantë zenë dhe ministrat e jashtëm pjesmarrës në Kongresin e Vjenës, (1814-1815),ku  diplomacinë do ta kthejnë në art. Diplomatë me dije dhe kulturë të gjerë si Kasëllrei, Meterniku, Hardenbergu e Talerjani do të luanin një rol të veçantë për arritjen e një paqeje, pas një lufte të egër e të përgjakshme. Sigurisht që diplomatët e lartpërmendur përfaqësonin shtetet më të fuqishme të kohës, por në fund të fundit ata drejtonin botën në këtë periudhë.

Megjithëse nuk u mblodh zyrtarisht dhe zgjati rreth nëntë muaj, Kongresi i Vjenës kaloi në 5 faza të cilat duhet të përmenden me synimin për të mësuar se si organizoheshin negociatat midis shteteve,si bëheshin aleancat dhe cili ishte përfitimi konkretë nga këto negociata:  Faza e parë kishte të bënte me problemet proceduriale me të cilat u morën fuqitë e mëdha, lidhur me organizimin e kongresit të Vienës pas fitores mbi Napoleonin.

Faza e dytë përbënte përpjekjet e Kastellragut për të rregulluar çështjet e Polonisë dhe të Saksonisë, fillimisht duke u munduar ta bindë Carin, dhe pastaj duke ndërsyer fuqitë e Evropës kundra tij.

Faza e tretë- Përpjekjet e Meternikut për të trajtuar veçmas çështjen e Polonisë dhe Saksonisë.

Faza e katërt- Shpërbërja e koalicionit anti- Francez dhe ndërhyrja e Ministrit të Jashtëm Francez, Talejran për të ndryshuar qëllimet e aleatëve.

Faza e pestë- Humbja përfundimtare e Napoleonit dhe negociatat për vendosjen e rendit të ri botëror.

Me gjithë lëvizjet diplomatike në Kongresin e Vjenës, i cili zgjati rreth 9 muaj dhe që nuk u hap e u mbyll kurrë zyrtarisht, parimet kryesore mbi të cilat do të mbështeteshin bisedimet,negociatat, ishin: Rindërtimi territorial i shteteve europiane;Rikthimi i aristokracisë së abdikuar nga froni prej Napoleonit;Krijimi i një rrjeti sigurije ndaj Francës dhe Krijimi i ekuilibrave të forcës në Europë dhe një sërë vendimesh të tjera që mbase për kohën nuk dukeshin shumë të rëndësishëm por që vlera e tyre do të vijë më pas.

Akti përfundimtar i Kongresit të Vjenës përfaqësonte plotësimin e marrëveshjes për një rregullim të përgjithshëm Europian. Duke u ndeshur me detyrën e rindërtimit  të sheteve dhe qeverive në Europë, burrat e shtetit folën shumë për parimin e legjitimitetit, i cili nëse zbatohej do të thoshte rivendosje e sheteve, kufinjve dhe qeverive siç ishin para vitit 1789. Por parimi i legjitimitetit i mbrojtur nga Talerjani për rikthimin në pushtet të Burbonëve, nuk kishte mundësi reale të vendosej në të gjithë shtetet europiane siç ishin para vitit 1789.

Për qëllim sigurie përballë Francës, u konfirmua zgjerimi dhe forcimi i dy shteteve kufitare, Holandës dhe Pjemont-Sardenës.Ndërkohë parimi i legjitimitetit në Konferencës e Vjenës u injorua përsa i përket sheteve gjermane. Pjesa më e madhe e tyre u riorganizua për ti bërë ballë një sulmi të mundshëm francez. Para vitit 1789 në Perandorinë e shenjtë Romake kishte rreth 300 shtete të pavaruar. Me paqen e Vjenës,Prusia mori territore të gjera në të djathtë dhe të majtë të lumit Rin, ndërsa pjesa tjetër e territoreve gjermane u riorganizua në 36 shtete në “Konfederatën Gjermane”.

Çështja shqetësuese e Polonisë dhe Saksonisë, të cilat kishin sjellë përplasje ndërmet aleatëve, u zgjidhën me kompromis. Shteti që përfitoi më tëpër nga marrëveshjet ndërkombëtare ishte Anglia. Tashmë ajo kishte siguruar supremacinë në det, duke qenë në gjendje të zinte territore në çdo cep të botës sepse negociatori, Kastellrag, diti me shumë zgjuarsi të zbatonte parimet e negocimit të Attilës duke synuar në përfitimet e vëndit të tij.

Pas ndarjes së plaçkës së luftës kongresi u mor me disa çështje që për momentin dukeshin të dorës së dytë, por që në të vërtetë kishin shumë vlerë. Problemet me karakter të përgjithshëm si emigracioni, zhdëmtimet e sundimtarëve apo qytetarëve, transporti përmes shteteve sovrane etj.  Marrëveshja e Vjenës parashikonte lirinë e lundrimit dhe të tregtisë në të gjithë lumenjt e Europës, përcaktonte detyrimet e shërbimet që duhet të plotësonin shtetet nëpër të cilët kalonin lumenjt, si dhe vendosi një sistem të njëjtë tarifash dhe për mbedhjen e taksave.Fakt interesantë është se për herë të parë në këtë kongres flitet për heqjen e tregtisë së skllevërve dhe fuqitë e mëdha marin vendim unanim për heqjen e kësaj tregtie të urryer sipas tyre.  Këto janë negociatat e zhvilluara në dy prej ngjarjeve më të mëdha historike të mardhënieve ndërkombëtare të ndodhura në Evropë.Por le të kthehemi në historinë e afërt e të ditëve të sotme të negocimit.

Vetë historia njerëzore është e mbushur me kriza të shumta e të ndryeshme, zgjidhja e të cilave ka patur si fillesë procesin e negociatave. Le të mos shkojmë shumë larg. Lufta e ftohtë mes dy kampeve dhe strukturave të tyre ushtarake: “Nato” dhe “Traktati i Varshavës”, angazhoi politologët dhe diplomatët më të mirë të kohës, si negociatorë që mundën të ulnin në bisedime presidentët respektivë; atë amerikan dhe homologun e tij rus. Tensionin shumëvjeçar të shoqëruar me shpenzime marramëndëse, e zgjidhi një tavolinë bisedimesh dhe respektimi i detyrimeve reciproke mes palëve. “Lufta” mori trajta të reja, kundërshtarët mund të flisnin para se të vepronin.  Shtetet për të cilat flasim, janë tepër të fuqishme, me potenciale të mëdha ushtarake dhe njerëzore, me prestigj ndërkombëtar gati të barabartë, gjithashtu.  Megjithatë, lufta duhej të shmangej, duhet të toleronin të dy bashkëbiseduesit, sepse një konflikt i mundshëm ushtarak do kishte kosto të paimagjinueshme dhe prishje të ekujlibrave botëror.Kështu u mishërua parimi tjetër i Attilës për artin e negocimit:“Ji guximtar ne perballimin e te paevitushmes. Kur rezistenca nuk ia vlen, apo kur fitorja mund te arrihet vetem me nje çmim te larte, duhet te leshosh pe. Ndoshta nuk je dakord me kete, por eshte detyra jote te veprosh keshtu...”

Në të gjitha shtetet, shërbimet inteligjente, agjensitë e tjera të specializuara të informacionit dhe diplomatët e karierës, ushqejnë pandërprerë vizionin e politkanëve që drejtojnë vëndet të cilave u përkasin. Çfarë sygjeron Attila për kundërshtarin, mund të pyesni?. “Gjithmonë ruaj iniciativën diplomatike në te gjitha negociatat. Ji gjithmone në sulm, asnjehere mos e humb kontaktin me armikun tend. Kjo do ta vendose ate në nje nivel me te ulet dhe ti do te jesh gjithmonë me superior

Le të flasim për kohën në të cilën jetojmë, të trajtojmë shkurtimisht disa nga krizat globale dhe negociatat që bëhen për zgjidhjen e tyre.

Vazhdojnë negociata intensive mes SH.B.A dhe Kinës, kryesisht për respektimin e të drejtave të njeriut. Kina ka eksperienca të hidhura në shkeljen e këtyre të drejtave, dënimet e qytetarëve me motive politike, qëndrimet ekspansioniste ndaj vëndeve ku ka interesa, lufta për tregjet, etj. Një ndër mjetet e presionit ndaj Kinës, amerikanët përdorin ishullin e Tajvanit, mosmarrëveshjet e tyre të njohura botërisht e që kërkojnë zgjidhje.

Në pamje të parë duken të vështira negociatat me Kinën, nga vetë fuqia e saj ekonomike, kapacitetet gjeografike dhe njerëzore. Mirëpo amerikanët janë të “duruar”, i krijojnë edhe favore, i lëshojnë tregje, nënshkruajn marrëveshje bashkëpunimi etj. Ja pra, dolëm sërishmi te Attila:” Kurre mos i veshtireso negocimet qe në fillim, duke fituar gjera më pak te rendesishme me nje sforcim me te madh. Leshimi ne gjera me pak te rendesishme zbut shpirtin e kundershtarit tend

Janë mëse të njohura negociatat ende të pasukseshme Iran – Evropë. Njihen mirë botërisht, mosmarrëveshjet mes Amerikës dhe Iranit, qëndrimin agresiv të këtij të fundit dhe prioritetin e tij militarist, prodhimin e armëve bërthamore dhe nxitjen e terrorizmit. Është angazhuar diplomacia evropiane për zgjidhjen e këtyre problemeve. Negociatat vazhdojnë. Të interesuarit  presin me interes qëndrimin e Rusisë, si vënd me influencë dhe marrëdhënie reciproke të qëndrueshme mes dy vëndeve. Meqënse jemi te Irani, nje vend tipik mysliman, i cili pretendon se është duke zbatuar parimet e islamit, le të bëjmë disa shpejegime.

Ashtu si edhe te ortodoksia, jo pak myslimanë e kanë zvëndësuar Zotin ( si vlera më e lartë),   me idhuj të tjerë. Ka tendenca gjithmonë në rritje për të rivendosur në vënd, sipas tyre, vlerat e braktisura të islamit, të imponuara këto nga idhtarët dhe mbështetësit e fesë tjetër, krishtërimit, kryesisht( sipas tyre) nga perëndimi. Akoma vazhdon të pretendohet se krahas të drejtës romake dhe asaj anglosaksone, duhet domeos të njihen e pranohen edhe të drejtat e islamit si të barazvlefshme me to. Këto janë disa prej shkaqeve që ushqejnë lindjen e terrorizmit në këto vënde.

Kriza e ortodoksisë ka nxjerrë në rrugë të madhe dhjetra predikues që shpërndajnë libra e revista në mbrojtje të krishtërimit dhe sekteve të ndryeshme  që po shtohen çdo ditë. Mund të pyesni: a duhet të negociohet mes përfaqësuesve të ortodoksisë dhe myslimanizmit? Është e vështirë, por duhet. Një nga konfliktet e ardhëshme, nëse do të ketë, mendoj se do ushqehet pikërisht nga arsyet e sipërpërmëndura. Pikërisht, këtu qëndron edhe vështirësia e negociatave me drejtuesit tepër radikalë  të shtetit të Iranit.

Janë aq të hershme, por njëkohësisht edhe të reja konfliktet e mirënjohura mes Palestinës dhe Izraelit. Interesat e shteteve të fuqishme s’mund të kënaqen njëherësh, kështu që kriza ende s’ka shpresa për zgjidhje të afërt. Negociatat e pasukseshme vazhdojnë që prej më shumë se 50 vitesh. Vëndet arabe janë vënë përballë Izraelit, ndërsa ky i fundit tenton të dëmtojë edhe marrëdhëniet e tij me Turqinë, një shtet i fuqishëm me shumicë myslimane.

Turqia nga ana e saj fillon vetë negociatat me Izraelin, pa ndërmjetësinë e të tretëve, duke mos lejuar uljen e mëtejshme të prestigjit të saj në sytë e opinionit botëror.Të biesh dakord ne parim,-thekson Attila,- nuk do te thote renie dakord ne praktike.Gjithsesi te pakten per momentin te shpeton imazhin.

Duhet te dish te kapesh momentin e duhur.Duhet te paraqesesh alternativa lehtesuese,te pershtatshme per situaten e kundershtarit tuaj ne momentin e negociatave.Ne te kundert ai do ti refuzoje propozimet e tua.”

            Do trajtojmë shkurtimisht edhe negociatat që bëhen mes vëndeve evropiane apo atyre ballkanike, pastaj do marrim si referencë edhe raste brënda vendit, konkretisht :

Marrëveshja e Dejtonit, e cila u arrit mes negociatash të shumta e tepër të vështira. Me 1 nëntor të vitit 1995, në bazën  forcave ajrore Ëright-Patterson, qyteti i Dayton- it i shtetit të Ohio-së në SHBA, filluan negociatat në mes të palëve në konflikt në praninë e  ndërmjetësuesve ndërkombëtarë. Palët ndërluftuese përfaqësoheshin nga: presidenti i Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës z.Alija Izetbegoviq, presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë z.Sllobodan Millosheviq si dhe presidenti i Republikës së Kroacisë z.Franjo Tuxhman. Negociatat i udhëhiqte diplomati amerikan Richard Holbrook[1], ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të  BE dhe Grupit të Kontaktit si: Britania e Madhe dhe Irlandës Veriore, Francës, Gjermanisë, SH.B.A-së dhe Federata Ruse.  Bosnja dhe Hercegovina mbrohej nga agresioni i tmerrshëm nga jashtë si dhe nga serbo-çetnikët  “shtetit” të emëruar “Republika Serbe” në BeH. Palët në konflikt në konflikt diskutonin për një vend i cili po përjetonte tragjedinë më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore.
Bosnja dhe Hercegovina prej 01 nëntorit deri me 21 nëntor të vitit 1995 po mbrohej në dy fronte, në atë me pushkë në teren si dhe në atë me laps në Ohio të SHBA-ve. I akuzuari dhe i pa gjykuari nga ana Tribunali për krime të luftës në ish-Jugosllavi, presidenti i Jugosllavisë së mbetur, serbi Sllobodan Millosheviq pa kompromis po kërkonte ligjërimin e genocidit të bërë nga  “Republika Serbe”, arkitekt i së cilës ishte i akuzuari Radovan Karaxhiq. 
Meqënse jemi në Ballkan, le të trajtojmë shkurtimisht edhe marrëveshjen e Kumanovës.

Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ u nënshkrua me 9 qershor dhe hyri në fuqi me 11 qershor 1999, të cilën e pati nënshkruar Majkëll Xhekson, Komandant i Parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish Shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, Gjenerali Pavkoviç, i cili tani ndodhet në Gjykatën e Hagës për krime lufte dhe gjendocid, por dyshohet se në atë marrëveshje ishin të përfshirë edhe disa udhëheqës dhe komandatë të UÇK-së. 
Marrëveshja Militaro-Teknike ( Marrëveshja e Kumanovës), e cila parashihte tërheqjen e trupave serbe nga Kosova e që këto projektet që ishin aprovuar (pra Pakoja e parë e bërë për Kosovën) nga M. Atissari dhe presidenti Slobodan Millosheviqi, parlamenti dhe Qeveria Federative e ish-Jugosllavisë, dhe në këtë Marrëveshje u arrit që Kosova të udhëhiqej nga Organizata e Kombeve të Bashkura (OKB-ja), të pranisë së të civilëve ndërkombëtarë dhe të sigurisë (UNIMK - KROR) si dhe të aprovohet një Rezolutë nga Këshilli i Sigurimit, ku në Marrëveshje ishin të gjitha kërkesat (parimet) e Serbisë. 
Mbledhja e 4011 u mbajtë më 10 qershor 1999 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nga e cila mbledhje doli edhe Rezoluta 1244, mbi cilën Rezolutë pajtoheshin Sebia dhe Rusia, sepse kjo Rezolutë ia garantonte Serbisë sovranitetin mbi Kosovën.

Negociatat mes Kosovës dhe beogradit ende janë në fazë fillestare. Kosovarët pranojnë bisedime, por me serbët brenda Kosovës dhe jo me Beogradin. Serbët e Kosovës kërkojnë përfaqësimin dhe mbrojtjen e shtetit serb në këto bisedime, pra një palë të tretë.Po kështu vazhdojnë edhe negociatat serbe për decentralizimin e Kosovës mbi baza etnike.

Është një parim interesant në ato të ndjekura nga Attila në artin e negocimit:” Kurre mos kerceno.Mbaji te gjitha premtimet qe ben gjate negociatave, ne te kunderten armiku yt nuk do te besoje me ne fjalen tende ne te ardhmen”. E vërteta është se marrëveshjet e sipërpërmëndura s’u zbatuan saktësisht nga palët. Kjo bëri që në mars 1999, forcat ushtarake të NATOS, të sulmonin Serbinë, e cila, pas masakrave të Raçakut, vazhdonte genocidin masiv në gjithë Kosovën.

Marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase vazhdojnë të jenë të tensionuara. Marrëveshja e Ohrit s’funksionoi sic duhej për palën shqiptare. Mareveshja e Ohrit lindi jo vetem nga nevoja e zgjidhjes se problemeve te faktorit shqiptar qe jeton ne Maqedoni, por lindi edhe nga nevoja e ruajtjes se paqes e integtritetit te shtetit maqedon, kur flaket e luftes pushtuan Kosoven. Maqedonia per Ballkanin eshte si puna e "kutise se Pandores", qe po u hap, ka per ti vene flaken jo vetem Maqedonise e atyre qe jetojne ne te, por gjithe ballkanit e botes. Asnje vater tjeter ne bote nuk ka nje potencial shperthimi sic e ka Maqedonia pasi ne asnje vend tjeter ne bote nuk nderthuren kaq shume interesat e popujve fqinje: Bullgarise, Shqiperise, Greqise, Turqise, Serbise. E them kete gje, pasi jo shume shqiptare e kane te qarte gravitetin e situates ne Maqedoni e me gjere.

Negociatat  në Ohër, zgjatën rreth dhjetë ditë dhe përfunduan më 13 gusht 2001. Nën trysninë ndërkombëtare, konflikti  u mbyll me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. 

            Negiciatat që finalizuan paktin Rusi – SHBA, për të cilin analistët thonë se rrezikon të ardhmen e OKB-së në Ballkan, vazhdon të jetë objekt analizash.

            Negociatat ende të papërfunduara mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, për problemin e teritoreve në Oseti, teritore të cilat u bënë edhe objekt i konflikteve ushtarake mes dy vëndeve.

            Negociatat aktuale mes Rusisë dhe Anglisë për probleme nënujore, në dukje të parëndësishme, për mes dy shtetesh të fuqishme.

            Negociatat Angli-Gjermani-Francë, për pranimin e Britanisë Madhe në Unionin Europian,  një shtet me influenca jo vetëm europiane, por me ndikim edhe në kontinentin e largët amerikan.

            Negociatat Greqi-Maqedoni, për emrin e kësaj të fundit, kushtëzuar kjo nga pretendimet dhe presionet e palës greke, vazhdojnë të jenë në vëmëndjen e diplomacisë botërore.

            Po brenda vendit mund të pyesni, përse mund të negociohet?

Janë të njohura mosmarrëveshjet mes forcave kryesore të politikës shqiptare. Mes tyre vazhdojnë negociata për disa probleme që mbajnë peng reforma të rëndësishme të vëndit.

            Gjithashtu ka patur negociata për zgjidhje të problemeve mes ish-pronarëve dhe qeverrisë, mes shoqatave të ndryeshme dhe institucioneve shtetërore., etj. Pra gjithmonë gjëndet një kohë dhe mënyra për të zhvilluar negociata, si mjeti kryesor dhe çelësi i suksesit në fushën e diplomacisë. Le të kthehemi përsëri te Attila dhe t’u rferohemi sygjerimeve të tij përfundimtare:

Gjithmone negocio per gjerat me pak te rendesishme. Kjo do te sherbeje te zgjidhesh gjerat e vogla perpara se ato te pershkallzohen duke e bere negocimin te pamundur.

Asnjehere mos ia beso negocimin fatit, rastesise.Ne cdo seance hyr i armatosur me dije per fuqite dhe dobesite e armikut tend, njohja e sekreteve te tij, te ben me te forte dhe te lejon ta instrumentalizosh duke e cuar drejt qellimit tend.

Mbaji negociatat sekrete.Ato duhet te behen ne menyre sekrete,ashtu sic bera une me vete Papen Leo.Vetem politikat duhet te behen publike per opinionin.Menyra se si ato realizohen duhet te mbetet konfidenciale,duke kursyer qe te marrin erzin.

Koha eshte aleati yt kur je duke negociuar.Ajo qetson shpirtrat dhe i jep shprese edhe perspektivave me te errta. Kurre mos u ngut ne negocim.Kurre mos ji arbitrar.Arbitrariteti i jep mundesine nje pale te trete qe te percaktoje (te kete ne dore) fatin tend.Eshte cilesi e te dobtit.

Kurre mos i mbivlerso  aftesite e tua pasi mund te qelloje te jesh duke negociuar thjeshte me nje kundershtar te dobet. Megjithese fatlume nuk do te jete e njejta situate gjithmone.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx