E shtune, 27.04.2024, 03:11 PM (GMT+1)

Mendime

Albana Melyshi Lifschin: Shqetësimi i Hillarit për Kosovën

E enjte, 14.10.2010, 09:15 PM


Shqetësimi i Hillarit për Kosovën

 

Albana Melyshi Lifschin

 

Nga libri Udhëtim në Historinë e Amerikës

 

Në fillim të pranverës të vitit '99, Hillari me të bijën morën një udhëtim në Egjypt, Marok, dhe Tunizi. Ky ishte udhëtimi i saj i 62-të jashtë vendit, që nga koha kur i shoqi Bill Klinton u zgjodh president. Për nga numëri i udhëtimeve jashtë Amerikës, ajo ia kishte kaluar tashmë edhe Eleonora Ruzveltit, gruas që admironte. Në këtë udhëtim, gjatë të gjithë kohës, atë e shoqëroi mendimi se çdo të bëhej me Kosovën. Presidenti serb, Millosheviç, po intensifikonte fushatën e pastrimit etnik. Të shtunën që ajo u nis për në Afrikë, i shoqi takohej me këshilltarët ushtarakë për të diskutuar obsionet për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë kundër Millosheviçit. Sekretari i mbrojtjes Uilliam. Kohen si edhe gjenerali i ushtrisë H.Shelton ishin të hapur në opinionet e tyre, duke dhënë vlerësime negative lidhur me bombardimin nga ajri nisur nga mendimi se territori nuk mund të kontrollohej duke përdorur avionet. Në 21 mars Hillaritelefononte nga Afrika e veriut duke përcjellë një opinjon krejt të kundërt: "Unë jam për bombardimin." Në ditët në vazhdim presidenti në telefonata të gjata me Hillarin diskutonte gjërësisht, dyshimet e tij: "Po nëqoftë se bombardimi do të shtojë me keq ekzekutimet e kosovarëve nga ana e serbve? Po sikur bombardimi të përçajë aleancën e NATO-s? Hezitimet e tij ndeshnin në vendosmerinë e Hillarit: "Ti nuk mund të lësh këtë gjëndje të vazhdoje kështu deri në mbyllje të shekullit që po sheh holokaustin më të madh të kohës sonë. E përse na duhet NATO-jakur nuk mbron mënyrën tonë të jetesës?" Hillari e inkurajonte presidentin të niste bombardimin edhe pa mbështetjen e NATOs. Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Egjypt, ajo priste të dëgjonte për përfundimin e mbledhjes 11 orëshe midis të dërguarit të SHBA Riçard Hollbruk dhe Millosheviçit. Bisedimet dështuan. Atëhere Hillari i tha të shoqit të vepronte pa hezitim. Ditën tjetër Klintoni deklaroi se përdorimi i forcës në Kosovë ishte i pashmangshëm. Në 25 mars mbi Serbi filluan të bien bombat. Zonja e parë e Amerikës, Hillari Klinton, e mbështeti presidentin fuqimisht për përdorimin e forcës në Kosovë, duke mbetur gjithnjë aktive e me një vizion të gjërë në politikën e jashtme të SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora