E diele, 28.04.2024, 05:10 AM (GMT+1)

Mendime

Bardh Frangu: Kur nuk ka te drejte Lubonja

E shtune, 16.10.2010, 02:23 PM


Kur nuk ka te drejte Lubonja

 

Nga Bardh Frangu, Koha Jonë

 

Sigurisht qe Lubonja si publicist eshte njeri nga zerat me te kultivuar te oponences jo vetem politike, por edhe kombetare. Ne kete kuptim eshte pasuri e madhe e ndertimit te mendimit kulturor dhe politik nder ne. Megjithate, perpjekja e tij qe brenda konstelacionit te forcave politike te duket sa me i balancuar, e ka derguar ne gjykime te paqendrueshme, madje me refleksione edhe te demshme per momentin politik neper te cilin po kalon Shqiperia. Ne kete rast po vecoj dy shkrime te tij, te cilat kane te bejne me dy ngjarje te medha per Shqiperine dhe shqiptaret ne pergjithesi. Kohe me pare Lubonja shkroi per Rrugen e Kombit si nje veper qe tmerresisht ka degraduar ambientin dhe si e tille del te jete e demshme per vendin. Kjo nuk eshte e vertete. Te gjithe ata qe shohin pa dioptri politike, vleresojne se kjo rruge e shpetimit te shqiptareve jo vetem qe nuk ka degraduar ambientin me kodra te zhveshura, por neper to eshte shtrire si nje veper skulpturale e jashtezakonshme, e cila i ka shtuar bukurine dhe krenarine kesaj cope te pashkelur te Shqiperise. Ne rastin e dyte Lubonja kritikon ashper kryeministrin Berisha pse ka zgjedhur Krujen qe te shkoje dhe te prononcohet duke thene se akti i heqjes se vizave eshte fitorja me e madhe e shqiptareve qe nga koha e Skenderbeut. Ku tjeter me mire dhe me bindshem se ne Kruje mund te komunikohet nje lajm i tille!? Sigurisht qe duke qene se Skenderbeu eshte cilesuar si atlet i krishterimit, ndersa Evropa eshte ndertuar mbi kete baze, ka qene fare logjike qe te zgjidhet ky vend dhe vetem ky vend. Edhe presidenti i ndjere i Kosoves, dr.Rugova, e kishte zgjedhur kete vend per te bere nje betim te llojit te vet. Madje thuhet se ne librin e pershtypjeve te muzeut te Krujes, ai ka lene te shkruar nje porosi, duke vleresuar se vetem aty (ne Kruje) duhet te betohet cdo gjeneral dhe cdo kryetar i shqiptareve. Lubonja nuk mund te thote qe Rugova nuk ka pasur te kultivuar nje ndjenje qytetarie, perkunder qe edhe kjo gje Lubonjes mund t'i duket si shume folklorike dhe madje me premisa nacional-komuniste, sic ka deshire te thote ai, por as vete jeta nuk eshte me shume se nje shenje simboli. Kjo nuk ngjet vetem me shqiptaret, perkunder qe duhet pranuar faktin se ne jemi me shume te shtrenguar nga historia dhe mitet. Sigurisht qe liberalizimi i vizave nuk do ta nderroje kualitetin e jetes se shqiptareve, por ama ka kuptim te rendesishem psikologjik, sepse perfundimisht i largon shqiptaret nga logjika e bunkerit, e cila i ka mbajtur te mbyllur me dekada. Liberalizimi i vizave i liron shqiptaret edhe nga ankthi i kutise se Rames, e cila vazhdon te funksionoje si nje bunker prej letre. Nje njeri i cili pati fatin te jete bartes i proceseve te inkuadrimit ne NATO dhe i hapjes se rruges per inkuadrim ne BE, sic eshte ne kete rast kryeministri Berisha, i lejohet te ndjehet paksa i ekzaltuar. Sigurisht qe Berisha mund te kritikohet per shumecka dhe duhet te kritikohet, por jo per gjerat te cilat kane rezultuar te suksesshme per vendin dhe qytetaret e saj. Kritikat ne kete baze nuk mund te mos jene sall nje bumerang per ata qe i prodhojne, sic eshte Lubonja ne kete rast. Duket ashiqare se balancimi me cdo kusht te shpie edhe ne degradim te ambientit, por edhe ne degradim te frymes politike, e cila eshte shume e brishte ne Shqiperi, madje pergjithesisht ne hapesirat shqiptare. Nese pranojme faktin se jeta funksionon ne baze te shenjave, perkatesisht simboleve, nuk duhet harruar se shqiptaret ishin komuniteti i vetem ne Evrope qe kishte protestuar ne mbrojtje te Murit te Berlinit. Protestuan shqiptaret edhe kunder inkuadrimit ne NATO. Shqiptaret provuan te bllokojne liberalizimin e vizave nepermjet ndertimit te nje ngerci politik. Keto jane shenja ogurzeza per ne, por jo ekzaltimi i Berishes, i cili ne fund te fundit, eshte rritur dhe kultivuar ne nje kohe te propagandes ekstreme, e cila nuk ka mundur e te mos le shenja dalluese ne te. Tjeter gje eshte qe dikush yjet nuk i sheh si trupa te zjarrte, por i sheh si bajga, sikunder qe dikush bajgat mund t'i shoh si yje. Mire eshte qe trupat dhe fenomenet te shihen ashtu sic jane. E shihet se Shqiperia po ndryshon per te mire.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora