E shtune, 27.04.2024, 05:58 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Tradhtia e Metës ndaj Mejdanit dhe tradhtia e Nanos ndaj Metës në ‘98

E shtune, 16.10.2010, 06:16 PM


Tradhtia e Metës ndaj Mejdanit dhe tradhtia e Nanos ndaj Metës në ‘98 

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Kur Ilir Meta u bë nënkryetar i PS, bëri gjithçka që të bëhej i pëlqyeri i Greqisë, posaçërisht i PASOK. Por ai e shikonte se derisa diplomatët e ambasadës greke në Tiranë si dhe njerëzit e PASOK e miklonin, përsëri bisedat serioze i bënin me të tjerë njerëz në PS, njerëz të cilët anashkalonin forumet e PS në marrëdhëniet me Nanon e burgosur për të çuar kumtet greke, njerëz si Anastas Angjeli, Agim Nesho etj. Ilir Meta, në qershor 1996 do të shkonte në Athinë si kryetar i delegacionit të PS që mori pjesë në Kongresin e PASOK. Së bashku me Metën ishte edhe Anastas Angjeli. Por tashmë ky i fundit nuk ishte më i besuari i Nanos. Tashmë Nano kishte emëruar këshilltar politik Agim Gaqo Neshon, të cilin e përdorte si ndërmjetës me Athinën dhe lobin greko-amerikan. Ilir Meta u gëzua nga fitorja e Simitis në kongres dhe i kërkoi atij mendimin për një platformë reformimi të PS, të cilën kërkonte që ta paraqiste në korrik, në prag të kongresit të PS. PS ende mbante Marksin në program. Nano e kuptoi se nëse Meta do ta bënte këtë, atëherë do t’ ia merrte Nanos kurorën e reformatorit të partisë. Në këtë rrethana Nano iu drejtua prestidigjiaturës demagogjike, duke bërë dy lëvizje të befta. Në 1 korrik 1996, me anë të Majkos i drejtoi PS të famshmin “Mocion për debat në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues mbi tezat e Kongresit të PSSH”. Në retrospektivë mund të thuhet se Nano ishte marrë vesh me Majkon që mocioni të publikohej tamam në kohën që Meta po kthehej nga Athina, duke i paraprirë çdo deklarimi të tij. Pika më kryesore e mocionit ishte eliminimi i postit të nënkryetarëve të partisë, çka do të thoshte që edhe Meta të humbte postin kryesor në parti.

Ngritja e Ilir Metës në vitin 1993 në postin e nënkryetarit të PS, përbënte arritjen më të madhe të skraparlinjve në udhëheqjen e së majtës, në të gjitha kohërat. Mbi Metën qëndronte kryetari Nano, i cili qe me origjinë nga ish-Zona e Parë Operative, nga Gjirokastra. Kjo zonë nuk kishte ndërmend që ta lëshonte lidershipin e së majtës. Kur bëj fjalë për gjërat që Meta dhe njerëzit e tij nuk i dinin ose nuk i merrnin shumë seriozisht, këtu në rradhë të parë kam parasysh kompromisin greko-amerikan për politikën shqiptare, që e kam përshkruar më lart. Sot mund të bëhet pyetja nëse Berisha donte që ta largonte vërtet Nanon nga drejtimi i PS, kur mbështeste Metën në vitet 1992-1996. Ishte për shkak të kësaj formule që Nano mundi ta rinovonte kontrollin mbi partinë në verën e vështirë të vitit 1996. Ishte kjo marrëveshje që bëri që Meta dhe i ashtuquajturi klani i nënkryetarëve mos të mundnin që ta rrëzonin nga froni kryetarin Nano, në vitet 1993-1996, kur ata e tentuan seriozisht këtë gjë, edhe me ndihmën e Berishës dhe SHIK. “Konspiratorëve” në PS u erdhi nga Athina dhe Ëashingtoni këshilla që të heqin dorë nga tentativa për të marrë fronin e partisë. Duke dashur që ta neutralizojë krejt rrezikun “Meta”, në një kongres të dominuar nga nanoistët, Ilir Meta nuk hyri fare në garë për postin e kryetarit të partisë, duke e kundërshtuar një propozim malinj që iu bë nga nanoistët me fjalë të ngjashme me ato që kishte thënë në mitingun në Poliçan në 1992, kur e brohoritën si presidentin e ardhshëm të republikës: «Jo, ju falemderit, më mjafton vendi i kryetarit të FRESSH. Unë jam i ri dhe mund të bëhem në të ardhmen kryetar i PS, ndërsa Nano edhe po të dojë nuk mund të bëhet kryetar i FRESSH!».

Me këtë Meta paraqiste hapur ambicjen e tij për të qenë trashëgimtar i Nanos në postin e kryetarit të PS, si dhe i kujtonte Nanos se atij (Metës) i përkiste e ardhmja dhe koha e Nanos në krye të partisë qe e kufizuar. Dhe Meta, si për të treguar se ai mbetej në lojën për lidershipin e partisë, hyri në garë për postin e nr. 2, atë të sekretarit të përgjithshëm të partisë, ku humbi me katër vota përballë Rexhep Meidanit. Pavarësisht se Ilir Meta kishte për veten iluzionin e të qenit njeriu i së ardhmes në PS, në kongresin e gushtit 1996, trajektorja e karrierës së Metës në parti filloi të zbriste. Meta madje nuk ruajti as postin e sekretarit për marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu Ilir Meta befas kishte dalë jashtë lidershipit, duke mbajtur vetëm postin e kreut të FRESSH, që tashmë kishte vetëm vlerë dekorative.

Në fund të vitit 1996, klani i ish-nënkryetarëve të PS vendosi që të marrë revanshin. Në 26 dhjetor 1996, Ilir Meta dhe një grup mbështetësish të tij i dërguan kryesisë dhe KPD të PS, një promemorje ku kërkohej thirrja e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë brenda muajit shkurt 1997. Synimi kryesor ishte që Ilir Meta të zgjidhej kryetar i PS. Dueli mes dy krahëve në PS u shty për shkak se në janar vendi u përfshi në krizën e kompanive piramidale.

Rënia e ratingut të Ilir Metës u konfirmua kur Fatos Nano nuk i dha atij asnjë portofol në qeverinë që PS krijoi kur erdhi në pushtet në 1997. Nano nuk do të ishte Nano sikur të mos mjaftohej që ta linte duarthatë Metën, pa asnjë portofol qeveritar, por edhe të tallej me të. Para zgjedhjeve Nano ishte i shqetësuar nga mbështetja ndërkombëtare që kishte arritur befasisht kryeministri i qeverisë së pajtimit kombëtar, Bashkim Fino, për të qenë kryeministër edhe pas zgjedhjeve. Nano donte që të minimizonte mbështetjen e Finos në parti, veçanërisht tek FRESSH që drejtohej nga Meta. Prandaj Nano i premtoi Metës postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Në të njëjtën kohë Nano ia kishte premtuar këtë post edhe atij që kishte qenë zyrtarisht këshilltari i vet politik kur kishte qenë në burg, por që në fakt kishte qenë ndërmjetës i tij me Athinën dhe lobin greko-amerikan, Agim Neshos. Nano i vuri të dy të grinden duke i thënë Neshos se Meta e kërkonte këtë post, ndryshe do të mbështeste Finon, ndërsa Metës i thoshte se Nesho kërkonte postin ndryshe thoshte se do të mbështeste Finon në kontaktet me lidhjet e tij greke. Agim Nesho rrëfen këtë episod në kujtimet e veta se në vitin 2000, kur Meta, i cili në atë kohë ishte kryeministër dhe gjendej në vizitë në SHBA, ku Nesho ishte ambasador në OKB:

«Në fund të diskutimit, i cili sa po vinte po bëhej më miqësor, kryeministri Meta më tha duke më parë në sy:

-Kot jemi zënë ne të dy vetëm për arsyen që z. Nano na premtonte në një ditë të dyve që do të na bënte ministra të Punëve të Jashtme». (Agim Nesho: «Në mirëbesim: shënime të një ambasadori», Shtëpia botuese «Korbi», Tiranë 2006, f. 308)   

I gjendur krejt i mënjanuar nga Nano, Meta filloi të afrohej me klanin e Presidentit Meidani, i ashtuquajturi klani i shkencave, pasi përbëhej nga ish-pedagogë të shkencave të natyrës të Universitetit të Tiranës, klan ku bënin pjesë kryetari i parlamentit Skënder Gjinushi, kryetari i SHIK, Fatos Klosi etj. Duke dashur ta ndalojë afrimin e Metës me këtë klan, Nano në vjeshtën e vitit 1997 i propozoi konferencës së PS të Tiranës që Meta të zgjidhej kryetar i PS për kryeqytetin pa votim, por me konsensus, gjë që sigurisht u pranua. Por Meta kishte ambicje të mëdha dhe nuk mund të kënaqej me këtë post, praktikisht fiktiv. Në mars 1998, Nano i ofroi Ilir Metës postin e dyshimtë të sekretarit të shtetit për integrimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilin Meta duke mos parë dritë në fund të tunelit ku kishte hyrë, e pranoi. Por, duke qenë pranë një ministri-intelektual të sofistikuar si Paskal Milo, që nuk e përfillte intelektualisht, Meta pothuajse nuk gjente fare hapësirë.

Si të mos mjaftonte kjo, i duhej të duronte dhe talljet e njerëzve të Nanos. Kur do të nisej një delegacion në Bruksel, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare refuzoi të paguante shpenzimet e udhëtimit të Ilir Metës. Gaz Demi, i emëruar nga Nano drejtor i Shërbimeve Qeveritare tha se ai nuk dinte gjë që të kishte një sekretar shteti për integrimin. Ilir Meta u detyrua që të shkonte tek “Lady Diana” tek Parku Rinia, për ta takuar Gazin. Por atje e pritën vetëm kamerierët të cilët i thanë se shefi ishte larguar për një punë të ngutshme, dhe se i kishte porositur që të mos i merrnin para Metës për atë që do të konsumonte. Kështu Ilir Meta hyri në llogarinë e “Lady Diana” por mbeti jashtë asaj të Shërbimeve Qeveritare.

Në prill 1998 Fatos Nano, i gjendur nën presionin ndërkombëtar për të luftuar kontrabandën dhe korrupsionin, vendosi që të bëjë ndryshime në qeveri. Nano, sipas stereotipit të vet, edhe pse kishte ndërmend që të sillte në qeveri vetëm pesë ministra të rinj, thirri pesëdhjetë vetë nga deputetët socialistë dhe u premtoi portofolin e një ministrie. Kështu, Nano thirri edhe Ilir Metën, të cilit i “ofroi” portofolin e ministrit të Mbrojtjes, në vend të Sabit Brokajt që do të largohej, pasi Nano i inskenoi një skandal me anë të Perikli Tetës. Nano nuk kishte ndërmend që ta bënte ministër Metën, por donte që ta fuste në grindje me Presidentin Meidani. Meidani ishte bërë qendër gravitacioni rreth të cilit orbitonin të pakënaqurit në PS, ndër të cilët ishte dhe Meta. Nano do të paraqiste një projekt-ligj për ndryshime në strukturën e qeverisë (ai u paraqit në 15 prill), me qëllim që të ndante Ministrinë e Brendshme në dy ministri, atë të Rendit Publik dhe të Pushtetit Lokal që kështu me një gur të vriste dy zogj. Të gjente një mënyrë që të largonte Neritan Cekën nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, çka përbënte problem për Nanon se e kishte kryetarin e një partie të koalicionit. Gjithashtu të gjente një ministri për Bashkim Finon, i cili si zëvendëskryeministër pa portofol, i përzihej në gjithçka në qeverisje, duke përdorur emrin që kishte fituar si kryeministër. Nano kishte frikë se Meidani do t’ ia kthente mbrapsht ligjin duke mos ia firmuar dekretin. Prandaj donte ta përdorte Metën për t’ i bërë presion Meidanit.

Meta, i cili e njihte Nanon, dyshoi se ai po e mashtronte dhe nuk kishte ndërmend që ta bënte ministër. Meta i tha Nanos se kishte dëgjuar që portofolin e Mbrojtjes do t’ ia jepte Luan Hajdaragës. Nano kishte aftësinë që t’ i bënte të tjerët të besonin atë që u pëlqente të besonin.

-Ti vërtet mendon se unë do të bëj Luan Hajdaragën ministër të Mbrojtjes!- I tha Nano.- Luani ka studiuar në Rumani për psikologjinë e shurdh-memecëve. Gjithë bota do të na qeshë nëse një psikolog shurdh-memecësh bëhet ministër i Mbrojtjes. Apo nuk duam të hymë dhe në NATO. Me Luanin ministër, NATO do të na thotë shkoni hyni një herë në shoqatën botërore të shurdhmemecëve. Në fakt Luani më ka kërkuar që të bëhet ministër i Kulturës, por e shumta që mund ta bëj është zëvendësministër i Kulturës, por nuk do Edi Rama.

-Domethënë e vërtetë është ajo që flitet se Edi Rama do të bëhet ministër Kulture?- Pyeti Meta.

-Ilir, ti nuk je budalla si këta që përmende! Po deshe bëhu ti ministër i Kulturës dhe merri Luanin dhe Edin si zëvendësministra, por po të ishte në dorën time do t’ i bëja njërin drejtor dhe tjetrin nëndrejtor të Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Edi Rama nuk kishte para të vinte në varrimin e të atit nga Parisi, unë i pagova biletën e avionit dhe tani ai thotë se e thirra të bëhet ministër. Nejse, le të flasë, ky është një vend ku ka liri fjale, nuk është më koha e Saliut. Unë kam thënë se do ta bëj Ramën ministër të Kulturës, por nuk kam përmendur emër, vetëm mbiemër. Në fakt në mendje kam mikun tënd, Luan Ramën. Por, meqë ra fjala ti do të ishe perfekt si ministër Kulture se je dhe kryetar i FRESSH dhe rinia është ajo që e bën kulturën e një vendi.

-Ministër i Mbrojtjes më pëlqen më shumë, -tha Ilir Meta, - te Kultura le të shkojë ndonjë tjetër.

-Nejse ti i ri je ke kohë, - i tha Nano,- po deshe bëjmë Monikën ministre të Kulturës.

-Jo, jo,- tha Ilir, - edhe Monika do që të bëhem unë ministër në fillim.

-Mirë, -tha Nano, - po shiko jepi pak dru atij Rexhepit se ka marrë kot. Do të na bllokojë ndryshimet në qeveri. Të të mbush një xhin Ilir? Atë filmin “Sutjeska” vazhdon e shikon.

-Po, sigurisht, po të duash e shikojmë bashkë sot, kasetën e kam në makinë.

Gjërat shkuan ashtu siç e kishte parashikuar Nano. Meidani e ktheu mbrapsht ligjin e miratuar në parlament. Ilir Meta e kritikoi publikisht Meidanin se po bllokonte punën e qeverisë. Pas tij, Meidanin e kritikoi dhe Edi Rama. Pasi ligji u miratua me disa ndryshime, sa për t’ i treguar kthetrat Meidani Nanos, ky i fundit shpalli listën e qeverisë të re, të cilën e dërgoi për dekretim tek Meidani. Për habinë e askujt më tepër se Ilir Metës, Hajdaraga figuronte si ministër i Mbrotjes dhe Edi Rama ministër i Kulturës.

-Tani e kuptove edhe ti se ç’ është shkërdhatokracia more djalë,- i tha Dritëro Agolli Ilir Metës.

Ilir Meta atëherë shkoi në presidencë tek Meidani, si qen i rrahur, por atje nuk e priti kush veç Mentor Nazarkos, këshilltarit të presidentit për mediat. Meidani kishte dekretuar vetëm dy nga ministrat dhe nuk kishte dekretuar Anastas Angjelin, Edi Ramën dhe Luan Hajdaragën.

-I thuaj Xhepit, Presidentit dua të them se ka mbështetjen time dhe të FRESSH nëse nuk i dekreton si ministra Luan Hajdaragën dhe Edi Ramën.

-Shefi i di vetë detyrat e veta institucionale,- i tha ftohtë Nazarko,- por dëgjo këtu laçko, shefi është i zemëruar me ty, se Fatosi i ka thënë që ke komplotuar kundër tij, për shefin tim e kam fjalën, Presidentin.

-Vetë Fatos Nanoja i ka thënë?,- u habit Meta.

-Fatos Klosi, dua të them.- I tha Nazarko.

-More ç’ bëhet kështu në këtë vend, - i ra ballit me dorë Meta,- si në kohën e Saliut si tani, mua më mbeti SHIK-u nga pas!

-E kështu kam dëgjuar, njëherë nga para dhe një herë nga pas.

Pas ngjarjeve të 12-14 shtatorit 1998, Nano vendosi të bëjë ndryshime në qeveri, duke menduar se kështu do të arrinte të zbuste presionin ndërkombëtar që kishte filluar të rritej, për dorëheqjen e tij. Në kuadrin e ndryshimeve në qeveri Nano i ofroi Ilir Metës postin e ministrit të Rendit Publik. Nano nuk e donte Ilir Metën në qeveri, por donte që të evitonte përplasjen me Meidanin, i cili dukej se kishte ndërmend të mos dekretonte asnjë nga emrat që kishte ndërmend të dërgonte Nano në presidencë për këtë post. Llogaria e Nanos ishte se, nëse Meidani e dekretonte emrin e Metës aq më mirë. Nëse nuk e dekretonte, atëherë do të hynte grindja mes Metës e Meidanit. Por Meta nuk e pranoi ofertën e Nanos, megjithë insistimin e këtij të fundit, me anë të të dërguarve të tij. Nano e kuptoi se Meta e kishte refuzuar ofertën me këshillën e Meidanit, i cili i kishte thënë se ndërkombëtarët kërkonin dorëheqjen e Fatos Nanos nga posti i kryeministrit.

Rruga e pushtetit për Ilir Metën u hap me dorëheqjen e Nanos nga posti i kryeministrit, pas ngjarjeve të shtatorit 1998. Nano, i cili kishte si imperativ të vetin që, në krahasim me të, asnjë ortodoks të mos rriste profilin politik në PS, i propozoi KPD-së të PS që pasuesi i tij në postin e kryeministrit të qe Ilir Meta. Nano që i njihte skemat e ndërkombëtarëve për politikën shqiptare, e dinte mirë se Ilir Meta nuk mund të bëhej kryeministër në atë kohë, ndaj i ka lejuar vetes një ironi në adresë të Metës. Në qeverinë e Pandeli Majkos që zëvendësoi Nanon, Ilir Meta mori postin e zëvendëskryeministrit, që mbante portofolin e dyshimtë të ministrit të koordinimit qeveritar. Ilir Meta me bujë të madhe mori përsipër detyrën e menaxhimit të krizës humanitare të krijuar në Shqipërinë e veriut nga ardhja e qindra mijë të dëbuarve shqiptarë nga Kosova. Ajo që bëri Meta në këtë rast ishte se vodhi sa mundi me anë të njerëzve të tij nga ndihmat e huaja që erdhën me shumicë në këtë rast.

Pas ngjarjeve të 14 shtatorit parlamenti i hoqi imunitetin Berishës me kërkesën e prokurorisë, duke e akuzuar këtë herë për ngjarjet e 14 shtatorit. Por tashmë kancelaritë e huaja ishin zgjuar dhe e kishin kuptuar plotësisht se ç’ po ndodhte dhe nuk mund të lejonin arrestimin e Berishës, pavarësisht se vazhdoi dhe disa kohë loja ku prokuroria kërkonte të arrestonte Berishën dhe qeveria “Majko” bënte sikur ishte e pafuqishme ta ndalonte, ndërsa shefi i Zyrës së OSBE, Dan Everts, shkonte në prokurori të shikonte se mos ishte prerë fletë-arresti për Berishën. Por në dhjetor të vitit 1998 Meta, për pak e mori në qafë qeverinë “Majko”, kur e bindi këtë të fundit që t’ i nxirrnin me forcë studentët që ishin ngujuar në një grevë urie në Qytetin Studenti. Greva studentore e urisë ishte nxitur nga diplomacia e huaj në Tiranë, e cila donte ta përdorte atë si një mjet për të ulur në tryezë qeverinë dhe opozitën në mënyrë që të ulej tensioni mes qeverisë dhe opozitës në vend, në prag të shkallëzimit të luftës në Kosovë. Majko hezitonte që t’ i nxirrte studentët me forcë nga greva e urisë, se mendonte se kjo do të kompromentonte imazhin e tij, të cilin e kultivonte me aq dëshirë, si pjestar i Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Por Meta insistonte dhe e bindi Majkon, duke i thënë se greva e urisë ishte preteksti për të inicuar rrëzimin e qeverisë. Në fakt, Meta donte pikërisht rrëzimin e qeverisë, ose më saktë të kryeministrit Majko, kur kërkonte nxjerrjen me forcë të studentëve grevistë. Meta mendonte se ndërkombëtarët do ta detyronin Majkon që të jepte dorëheqjen pas kësaj dhe ai, Meta do të bëhej kryeministër, çfarë edhe ndodhi një rreth një vit më pas.

Meta e mori vetë në dorë çështjen e grevës së urisë dhe e urdhëroi ministrin e Rendit Publik, Petro Koçi, që t’ i nxirrte studentët me forcë nga greva. Petro Koçi bëri një sondazh personal në ambasadat e huaja dhe kur nuk gjeti miratim, nuk e zbatoi urdhrin. Kur e thirri Meta përsëri, Petro Koçi i tha se do t’ i nxirrte gjatë natës në vazhdim, por nuk e bëri. Të nesërmen Meta e thirri në zyrë, dhe e kapi me të dy duart dhe e flaku në anën tjetër të tavolinës. Pastaj e ndoqi pas duke e qëlluar me shkelma dhe i tha që po të mos i nxirrte studentët atë natë, do ta shkrinte fare. Kështu që Petroja u detyrua që t’ i nxirrte studentët nga greva e urisë atë natë, në atë mënyrë që e kishte nxjerrë atë kryeministri nga zyra.

Por grevistët e urisë u rikthyen përsëri mbrëmjen tjetër dhe diplomacia perëndimore shprehu pakënaqësinë për veprimin e qeverisë. Në këto rrethana Majko e ndjeu rrezikun dhe vendosi që të takohet me Berishën. Ilir Meta e ndoqi pas dhe së bashku me kryeministrin Majko, u takuan me Berishën dhe nënkryetarin e PD, Pollo, në Hotel “Rogner”, në një takim të përgatitur nga ndërkombëtarët. Greva e urisë mori fund. Kryetari i PS Nano dhe Presidenti Meidani u vunë në dijeni për takimin nga televizioni. Kryetari i SHIK, Fatos Klosi u ankua se nëse takime të tilla bëheshin në vende publike pa u vënë në dijeni ai, atëherë ai nuk merrte përgjegjësi për atë që mund të ndodhte ndaj pjesëmarrësve. Klosi shprehte pakënaqësinë e Meidanit. Kjo ishte tradhtia e radhës e Metës ndaj Meidanit. Meidani heshti për takimin dhe nuk dha asnjë prononcim.

Kur Pandeli Majko shpalli në verën e vitit 1999 sfidën e vet ndaj kryetarit të PS, Nano për të zënë vendin e tij, në Kongresin III të PS që do të mbahej në vjeshtën e vitit 1999, Ilir Meta shpalli publikisht mbështetjen e vet për Majkon. Madje Meta u bashkua me Majkon edhe kur ky i fundit deklaroi se në rast se humbte në kongres, atëhere do të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Edhe Meta deklaroi se ai do të largohej nga qeveria në rast se humbte Majko. Por, kur Majko humbi dhe dha dorëheqjen, Meta nuk u largua nga qeveria siç pati premtuar, por pranoi të merrte postin e kryeministrit që iu ofrua me miratimin e sforcuar të Nanos, i cili duke mos mundur të bëhej dot vetë kryeministër në atë kohë, ndiqte imperativin e vet politik se asnjë ortodoks nuk duhej të zinte një post të cilin e aspironte ai vetë. Kjo u quajt si një tradhti e Metës ndaj Majkos.

Edhe Nano heshti për takimin. Si efekt i këtij takimi mund të quhet dorëheqja e Nanos nga posti i kryetarit të PS, në janar 1999. Nano mendoi se pas dorëheqjes si kryeministër dhe takimit PS-PD, ku ai nuk kishte qenë pjestar, duhej të distancohej në njëfarë mënyre nga PS dhe të kërkonte revanshin duke kapitalizuar zemërimin e anëtarësisë dhe elektoratit të PS për pajtimin e qeverisë socialiste me Berishën, në kohën që pritej arrestimi i këtij të fundit. Nano e kuptonte se nëse priste kongresin e radhës së PS që i takonte të mbahej në 2001 dhe ku do të zgjidhej kryetari dhe forumet partiake, ai rrezikonte shumë se mbështetja për të do të binte. Nanos i duhej që të vepronte shpejt dhe të zgjidhej mbi bazën e mbështetjes që kishte pasur tradicionalisht.

Nano i kishte bërë llogaritë mbi rivalitetin Majko-Meta. Sa kohë Nano ishte kryetar i PS ata qenë të bashkuar se kishin frikë atë. Në kohën që Nano dha dorëheqjen ata u vunë befasisht para problemit të trashëgimisë së kreut të partisë. Majko dhe Meta nuk e patën menduar se do të përballeshin shpejt me këtë çështje. Tashmë kjo çështje u bë befasisht imediate. Meta e dinte se nëse Majko bëhej kryetar partie, ai do ta mbante së paku 20 vite këtë post, se ishte i ri, vetëm dy vjet më i madh se Meta, dhe kishte mbështetje ndërkombëtare. Nëse Majko bëhej kryetar i PS në 1999, do të rrinte së paku deri në 2019, kur Meta do të ishte 50 vjeç. Kjo do të thoshte fundi i ëndrrës së Metës për t’ u bërë kryetar i PS. Prandaj Meta, ndonëse e mbështeti Majkon me fjalë në kandidimin e tij për postin e kreut të PS, në realitet punoi kundër tij. Meta e dinte se dalja e Nanos në krye të PS, në ato rrethana qe më pak e rrezikshme se ajo e Majkos, se Nano nuk mund të bëhej ende kryeministër, pas mënyrës sesi ishte larguar. Nëse Nano do të bëhej kryetar partie, Majko do të jepte dorëheqjen si kryeministër, kështu që i hapej rruga Metës për në pushtet. Fushëbeteja e re që imponoi Nano, e afroi Meidanin me Metën. Meidani e pa Metën si të vetmen pengesë për të frenuar rikthimin e Nanos në krye të qeverisë, nëse Majko binte në betejën për t’ u bërë kryetar partie.

Në verën e vitit 1999, Nano, në një takim në Vlorë, me rastin e fushatës zgjedhore partiake për kreun e PS, bëri deklaratën shumë provokative se Majko dhe Meta duhej të largoheshin nga PD dhe të ktheheshin në PS. Nënteksti ishte se Meta e kishte tërhequr Majkon tek Berisha. Majko humbi në garën për kryetar përballë Nanos dhe u detyrua që të japë dorëheqjen. Kështu që në vjeshtën e vitit 1999 Ilir Meta u bë kryeministri më i ri në historinë e Shqipërisë, 30 vjeç e shtatë muaj. Ata që do të thonë se kryeministri më i ri i Shqipërisë është mbajtur Ahmet Zogu, i cili u bë kryeministër në dhjetor 1922, në moshën 27 vjeç e dy muaj, sipas datëlindjes zyrtare të tij të shpallur kur u bë mbret, e kanë gabim. E vërteta është se datëlindja e vërtetë e Ahmet Zogut qe viti 1890, çka e ka pranuar ai në fillimet e karrierës së vet. Në vitin 1921, kur në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare, sipas ligjit elektoral, kandidati për deputet duhej të kishte mbushur moshën 30 vjeç. Zogu atëhere paraqiti dokumente sikur kishte lindur në vitin 1890, çka do të thoshte se në 1921 qe 31 vjeç. Më pas kur panegjeristët e oborrit e bindën Zogun se ai qe Napoleon Bonaparti i Shqipërisë, u ndryshua dhe datlindja e Zogut, në vitin 1895, për të bërë analogjinë me Napoleon Bonapartin. Pra, ashtu si Napoleon Bonaparti u bë Konsull i Parë (kreu i shtetit francez) në moshën 30 vjeç (1799), edhe Ahmet Zogu po bëhej President i Republikës së Shqipërisë në moshën 30 vjeç (1925). Kështu, del se Zogu qe 32 vjeç e dy muaj kur u bë kryeministër në 1922, duke qenë vetëm i treti në rradhën e kryeministrave më të rinj, pas Majkos, që u bë kryeministër për herë të parë në moshën 31 vjeç e një muaj. Agim Nesho, i cili në atë kohë ishte ambasador i Shqipërisë në OKB, shkruan në kujtimet e veta se kur Meta u bë kryeministër, ambasadori britanik i tha:

“Ambasador nuk hoqët dorë nga eksperimentet? Mirë një rast që kryeministri mund të jetë tridhjetëvjeçar, por kjo po bëhet si fashion në Shqipëri”. (Agim Nesho: “Në mirëbesim: shënime të një ambasadori”, Shtëpia botuese “Korbi”, 2006, f. 306)

 

Vijon...

 

___________

 

Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë që i dhuroi ekonominë shqiptare grekëve gjatë periudhës së sundimit të tij                                  

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Puna e parë që bëri Meta pasi u dekretua nga Presidenti si kryeministër ishte që me rastin e formimit të qeverisë, të hiqte qafe Edi Ramën të cilin e shikonte si një rival në parti dhe eventualisht edhe në qeveri. Preç Zogaj shkruan në librin me kujtime “Paradhoma e një presidenti” se: “Kryeministri më thirri në zyrë dhe më propozoi të merrja postin e ministrit të Kulturës në vend të Edi Ramës”. (Preç Zogaj: “Paradhoma e një presidenti”, Shtëpia botuese “Ora”, Tiranë 2001, f. 292) Por Preç Zogaj, i cili në atë kohë ishte këshilltar politik i Meidanit, e dinte se Edi Rama kishte mbështetjen e Sorosit dhe nuk donte të bëhej pjesë e një skeme për eliminimin politik të Edi Ramës. Kështu që Edi Rama mbeti ministër i Kulturës.

Nano ishte fuqizuar pas rizgjedhjes në krye të PS dhe filloi t’ i nxjerrë Metës probleme. Me të ardhur Meta në pushtet, që në nëntor 1999, Nano bëri një provë të asaj që më pas do të njihej si Lëvizja për katarsis, duke nxitur një numër zyrtarësh të lartë që të bënin akuza publike për korrupsion ndaj qeverisë “Meta”, posaçërisht ndaj ministrit të mbrojtjes dhe atij të punëve të brendshme. Një gjeneral foli publikisht për abuzimet me tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes. Një oficer i lartë i policisë dha një intervistë në media ku tërthorazi atakohej qeveria. Meta, i cili e ndjeu se po i rrëshqiste toka nën këmbë që në muajin e parë të qeverisjes, reagoi me forcë, duke u kërkuar ministrave të tij që të ndëshkonin ashpër të gjithë ata vartës të tyre që do të bënin gjëra të tilla në të ardhmen. Ai thirri befasisht një mbledhje qeverie në 29 nëntor, edhe pse ishte ditë pushimi si festë. Meta u shfaq para kamerave në versionin “Mehmet Shehu”, imazh të cilin kërkonte ta kultivonte për veten. Meta lëshoi kërcënime pa adresë për gjetjen e vrasësve të vrasësve të Azem Hajdarit, por aluzioni ishte për Fatos Nanon. Meta e qortoi publikisht ministrin e Rendit Publik që lejonte oficerët e tij që të jepnin deklarata publike. Pastaj Meta e kërcënoi dhe e fyeu publikisht gjeneralin që denoncoi abuzimet qeveritare.

Si kryeministër Meta bëri gjithçka për t’ u bërë i pëlqyeshëm për Greqinë, ashtu siç kishte bërë edhe kur ishte zëvendëskryeministër. Në kohën që Meta ishte në pushtet, kompanitë greke fituan tenderat për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri dhe e bënë punën me cilësi shumë të keqe, duke shpenzuar vetëm fare pak nga paratë e marra. Në kohën që Meta ishte kryeministër u zgjeruan shumë depozitat greke të karburantit në Portin e Durrësit, edhe pse Banka Botërore ishte shprehur se edhe ato që ishin vënë atje nga Nano pengonin investimin e saj për zgjerimin e portit. Meta i dha Greqisë edhe licencën e dytë për telefoninë mobile, pasi të parën ia kishte dhënë kur kishte qenë në qeveri si zëvendës i Majkos. Në luftën për tregun e karburanteve, Meta shkarkoi dy ministra të qeverisë, Preç Zogajn dhe Zef Preçin, as dy muaj pas emërimit. Zogaj shkruan në kujtimet: “E ruaj ende në kujtesë flakërimin e kuqe të kartonave kur u votua shkarkimi, pa asnjë shpjegim, i dy ministrave josocialistë, katolikë, veriorë, shqiptarë dje, shqiptarë sot, shqiptarë nesër!” (Preç Zogaj: “Paradhoma e një presidenti”, Shtëpia botuese “Ora”, Tiranë 2001, f. 304)

Si kryeministër, Meta u përpoq të krijonte përshtypjen se ekipi i tij qeverisës përbëhej nga intelektualë të shkolluar në Perëndim. Pjesë e këtij miti të rremë ishte Dritan Prifti, i proklamuar sikur ishte shkolluar në SHBA, madje se kishte kryer edhe një master në Harvard. N? fakt Dritani n? k?t? koh? shkoi shpesh n? SHBA, por p?r arsye mjek?sore. Si ?sht? e v?rteta e k?saj historis? s? masterit t? Harvardit t? Dritanit? E v?rteta ?sht? se emri i Dritan Priftit si njeri q? ka kryer nj? master n? Harvard figuron vet?m n? dokumentet e Fondacionit “Kokkalis” (shiko:

http:iiwww.kokkalisfoundation.gripage.ashx?pid=17&cid=15&apid=14&qcid=71&mid=7)  

Fjala ?sht? p?r nj? kurs veror t? organizuar n? Harvard n? marr?veshje me k?t? fondacion, p?r t? cilin Dritani thot? se ka vazhduar nj? vit. S?mundja q? kaloi truri i Dritanit ?sht? e till? q? truri kalon kriza periodike n? ciklin e 7-8 viteve, q? zgjasin 1 vit. Dhe pik?risht kur bie kriza e par? e trurit t? Dritanit, Ilir Meta shkon dhe e b?n minist?r! Ec e merre vesh k?t?, pun?, her?n e par? kur s?mundja e Dritanit u keq?sua, Ilir Meta e b?ri shef t? kabinetit t? tij kryeministror, n? vitin 2000. Dritani n? jet?shkrimin e vet zyrtar shkruan se n? k?t? periudh? ka qen? edhe: “Këshilltar kryesor i Kryeministrit mbi të gjitha fushat e qeverisjes dhe politikave publike. Menaxhoi dhe koordinoi stafin e Kryeministrit”.

Njeriu nuk mund t? mos pyes? se kush paska qen? v?rtet kryeminist?r n? at? koh?, Ilir Meta apo Dritan Prifti, dhe si paska drejtuar ky Ilir Meta qeverin? duke pasur k?shilltar kryesor nj? njeri, truri i t? cilit tashm? ?sht? çertifikuar si shum? difektoz nga mjek? t? shquar per?ndimor?, pik?risht n? periudh?n kur ka qen? k?shilltar i Ilir Met?s. Kur Ilir Meta ishte kryeminist?r dhe gjendej p?r vizit? n? SHBA, b?ri dhe nj? vizit? n? Universitetin e Harvardit. N? delegacion ishte dhe Dritan Prifti, i cili at?her? ishte minist?r. Dritan Prifti at?her?, ashtu si sot, nuk pushonte s? treguari historit? e tij t? Harvardit, ku pretendonte se kishte kryer nj? master. Edhe gjat? rrug?s s? gjat? me avion, Dritan Prifti nuk pushoi s? treguari se si profesor?t n? Harvard linin kok?n p?r t?, se si kishte biseduar n? Harvard me k?t? apo at? njeri t? shquar., sesi vet? dekani do t? hapte krah?t sapo ta shihte etj., etj.

Por n? m?ngjesin e dit?s q? Ilir Meta do t? shkonte n? Harvard, Dritan Prifti nuk po zbriste nga dhoma e tij n? hotel n? hollin ku po e prisnin. Iliri u interesua dhe i than? se Dritani thoshte se ishte shum? i s?mur?.

-Sa keq q? t? q?lloi,- i tha Ilir Meta, i cili shkoi menj?h?her? ta shikonte n? dhom?-sot q? do t? shkojm? n? Harvard! Kushedi sa do t? jesh m?rzitur, Dritan!

-E pra,- iu p?rgjigj Dritani- m? kishte marr? shum? malli p?r Harvardin dhe p?r profesor?t e mi! Por nuk kam ç’ t? b?j.

Kur Meta u bë kryeministër, ai ende vuante, në rrethet e gjera të së majtës, reputacionin e krijuar gjatë kohës që PS qe në opozitë, si një “delfin i Berishës”- përcaktim që ia bëri Nano, i cili e akuzonte se bashkëpunonte me Berishën për të zënë vendin e Nanos. Edhe për të fshirë këto hije të imazhit të vet, Meta u përpoq që të krijonte për veten imazhin se ai ishte një “dorë e fortë”, madje atij i pëlqente kur disa servilë nga rrethi i tij filluan që ta krahasojnë me ish-kryeministrin e kohës së komunizmit, Mehmet Shehun. Pandeli Majko në një intervistë që dha për Blendi Fevziun në Tv Klan, në ditët pas dorëheqjes së tij, kur u pyet për marrëdhëniet që do të kishte kryeministri i ri Meta me kryetarin e PS Fatos Nano u shpreh: “Ilir Meta është nga ata burra që kërkon ta kapë demin për brirësh, por kur e kap, por kur e kap (Majko e përsëriti dy herë këtë frazë), atëhere nënshtrohet demi”.

Ilir Meta në postin e kryeministrit u përpoq që të kapte për brirësh jo një por dy “dema” të politikës shqiptare, Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Për Nanon, Meta duhej të qe një kryeministër kalimtar, që do të rrinte në pushtet pak kohë, duke ia lëshuar Nanos postin e kryeministrit. Por, Meta, me t’ u bërë kryeministër, u bë aleat me të ashtuquajturin “klani i shkencave”, pra me Presidentin Meidani dhe kryetarin e SHISH, Fatos Klosi, duke krijuar një lidhje që Nano e gjente shumë të rrezikshme për ambicjet e klanit të tij, pasi aleanca Meta-Meidani-Klosi, praktikisht kontrollonte gjithë qendrat e pushtetit në Shqipëri, pra gjithë shtetin. Aspekti më interesant i këtij zhvillimi të ri ishte fakti se tashmë lidershipin e së majtës në pushtet e kishin shtetarë muslimanë të cilët kishin leitnantë kristianë ortodoksë, çka përbënte pikërisht të kundërtën e skemës greke për të majtën shqiptare. 

Klani Meta-Meidani filloi ta pastronte administratën dhe të gjithë institucionet në përgjithësi nga mbështetësit e Fatos Nanos, duke vënë në vend të tyre metistë të bindur. Më pas, gjatë Lëvizjes për Katarsis, në vjeshtën e vitit 2001, Fatos Nano do ta akuzonte Ilir Metën për krahinarizëm të skajshëm, duke qenë se Meta, sipas Nanos e pati mbushur administratën dhe institucionet me një numër shumë të madh skraparlinjsh. Ilir Meta ndoqi dhe një politikë selektive ndaj biznesit, duke i përndjekur në të gjitha mënyrat, që nga doganat dhe deri tek tatimet biznesmenët që mbështesnin Nanon dhe duke favorizuar biznesmenët e bindur ndaj tij.

Meta, i cili kur u bë kryeministër mbajti fillimisht edhe postin e kryetarit të FRESSH, ndërsa u përpoq që të tregonte se ai gjoja përfaqësonte dhe promovonte atë çka kishte të re e majta shqiptare, në anën tjetër u dha akces qarqeve të vjetra konservatore të të së majtës së kohës së komunizmit, deri edhe familjeve të ish-Byrosë Politike, duke bërë shef të kabinetit të vet (më pas edhe Ministër të Brendshëm), Ilir Gjonin, të birin e Xhelil Gjonit, politbyroistit famëkeq të mitingut të ekstremistëve të majtë të korrikut 1990, ku u shanë ata që hynë në ambasada me eksodin e korrikut dhe u kërcënuan familjet e tyre. Gjithashtu Meta mori pranë vetes në kryeministri si jurist të birin e Prokop Murrës. Asnjë prej këtyre njerëzve nuk kishte zotësi të veçantë, por ata qenë atje vetëm për dekoracion, që Meta të merrte mbështetjen e qarqeve konservatore të së majtës. Është një gjë e njohur se Meta mbajti pranë si këshilltar privat Ramiz Alinë, me të cilin ka shumë afërsi edhe sot. 

Synimi i Metës pasi u bë kryeministër ishte që, pasi PS të fitonte zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, ai të merrte një mandat tjetër për kryeministër dhe pastaj të provokonte një kongres të jashtëzakonshëm të kësaj partie në të cilin ai (Meta) do t’ i rrëmbente Nanos vendin e kryetarit të PS. Në këtë lojë Meta llogariste mbështjen e Presidentit Meidani, të cilin pastaj Meta do ta mbështeste për t’ u rizgjedhur president në vitin 2002, fill pas zgjedhjeve parlamentare. Që të realizohej ky plan duhej që të izolohej Fatos Nano. Që të bëhej kjo gjë duhej që të goditej edhe Sali Berisha, me të cilin Nano qe i lidhur politikisht si një vëlla siamez. Meta e dinte se Nano dhe Berisha do të mbështesnin gjithherë indirekt njëri-tjetrin pasi e dinin se vetëm të dy mund të mbeteshin në politikë.

Testi i Metës do të qenë zgjedhjet vendore të vitit 2000. Në gusht, në prag të zgjedhjeve, Meta bëri një vizitë në SHBA. Në Washington e priti sekretarja e Departamentit të Shtetit, Allbright, dhe pas takimit u mbajt madje edhe një konferencë për median. Kjo mbështetje amerikane për qeverinë shqiptare vinte për shkak të situatës së pastabilizuar në Ballkan, në një kohë që pas disa luftrave qe në prag edhe një në Maqedoni. Por Meta e interpretonte këtë mbështetje sikur i jepej atij personalisht për të qenë diktatori i Shqipërisë. Si pengesë afatshkurtër për këtë Meta shihte Fatos Nanon, ndërsa si pengesë afatgjatë shihte Edi Ramën, se ky kishte mbështetje ndërkombëtare. Ndonëse Meta fliste gjithë ditën kundër Berishës, ky ishte armiku më i dashur për të, se ekzistenca e Berishës në politikë, në krye të opozitës ishte alibia që Meta të sundonte me dorë të fortë. Në zgjedhjet vendore të vitit 2000 Meta provoi që ta eliminonte politikisht Edi Ramën me anë të një skenari të kordinuar me Berishën.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2000, Besnik Mustafaj konkuroi në PD për të qenë kandidat i kësaj partie për kryetar i Bashkisë së Tiranës, përballë Edi Ramës, që atë vit kandidonte për herë të parë. Besniku pati qartësisht mbështetjen e Berishës përballë dy konkurentëve të tjerë, Bamir Topit dhe Spartak Ngjelës. Dalja e Besnik Mustafajt si kandidat i mbështetur qartësisht nga Berisha u bë shkak që të fillonte një linjë e ngatërruar spekulimesh për një intrigë të madhe politike në linjën Berisha-Meta (atëherë Meta ishte kryeministër). Kandidatura e Besnik Mustafajt kishte dalë si rezultat i një marrëveshjeje të fshehtë Berisha-Meta, për të eliminuar politikisht Edi Ramën, ngjitjen e të cilit Meta e shikonte me alarm, duke e parë si rival afatgjatë në PS. Gruaja e Besnikut dhe gruaja e Metës, ishin kushërira (të dyja ishin me origjinë dibrane) dhe Besniku kishte miqësi familjare me Metën, madje kur ishte ambasador në Paris, e kishte pritur atë dhe Monikën në shtëpi me shumë përzemërsi. Pra, Besniku si kryetar bashkie i kryeqytetit do të ishte i dëgjueshëm ndaj Metës, madje shumë më tepër se Edi Rama. Zgjedhja e Besnikut do kishte dhe avantazhin tjetër për Metën që do të amortizonte protestat e opozitës për humbjen e zgjedhjeve në pjesën më të madhe të bashkive dhe komunave të vendit. Rama u alarmua shumë nga kandidatura e Besnikut dhe alarmoi edhe ambasadorin e atëhershëm amerikan në Tiranë, Limprecht, i cili ishte mbështetës i madh i Ramës dhe madje ishte bërë anekdotik në Tiranë, deri edhe me vdekjen e tij, për shkak se ishte bërë pjesë e shoqërisë së një grupi femrash pranë Edi Ramës, të cilat njiheshin si mantenuta të trafikantëve të drogës. Limprecht bëri gjithçka për të mbështetur Ramën, deri edhe duke dalë gjatë fushatës zgjedhore përkrah Ramës, me arsyetime të ndryshme, por qartësisht për të treguar mbështetjen e tij për të.

Edi Rama nxiti edhe Bamir Topin që të dilte si konkurent në garën brenda PD për kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës. Atë vit përzgjedhja e kandidatit u bë me votim nga konventa e demokratëve të Tiranës. Kur garën në PD e fitoi Mustafaj, Topi u largua i pakënaqur me grupin e tij të mbështetësve nga tiranasit autoktonë, siç i quante ai, duke lëshuar akuza se votimi ishte manipuluar nga Shaban Memia, në dobi të Mustafajt, me urdhër të Berishës. Kështu Berisha, për shkak të mbështetjes për Mustafajn, krijoi një të çarë serioze me Topin, e dyta pas asaj të një viti më parë, kur Topi kishte konkururar pa sukses për postin e kryetarit të PD të Tiranës. Por Mustafaj humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës

Pas zgjedhjeve Meta e ndjeu veten më të fortë dhe bëri një gjest kuptimplotë për t’ i pëlqyer Greqisë. Në 11 tetor 2000 në Tiranë u luajt ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Greqisë për fazën kualifikuese të Botërorit 2002. Shqipëria arriti një fitore historike 2-0 në këtë ndeshje me konotacion të fortë politik dhe nacionalist. Pas ndeshjes në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, mbi 100 mijë njerëz festuan fitoren, duke kënduar Hymnin Kombëtar dhe duke brohoritur slogane nacionaliste nën flamujt kuq e zi dhe fishekzjarret, në atë që mund të quhet si manifestimi më madhështor i nacionalizmit shqiptar këto dhjetë vitet e fundit . Dhe atë mbrëmje ky shesh nuk ishte i vetmi vend në Tiranë ku festohej në këtë mënyrë, as i vetmi vend në Shqipëri, madje as i vetmi vend në hapësirën shqiptare. Festime për fitoren atë natë pati edhe në qytete dhe fshatra të tjera të Shqipërisë londineze si dhe përtej kufirit, në Kosovë dhe në Shqipërinë Lindore, apo edhe kudo në botë ku ka shqiptarë. Manifestimi nacionalist, që ishte duke u zhvilluar në shesh, me gjasë nisi të shqetësonte dikënd në nivelet e larta shtetërore shqiptare dhe ato të diplomacisë greke në Tiranë. Prandaj me urdhër të kryeministrit Meta, në shesh hyri vrullshëm policia, kinse për të hequr bllokimin e trafikut. Disa autovetura dhe motoçikleta të policisë nisën të përshkojnë kryq e tërthor sheshin me qëllimin e qartë për t’i shpërndarë njerëzit. Me gjasë, kjo ishte mënyra e zgjedhur nga pushtetarët për t’i treguar faktorit ndërkombëtar se ata nuk e bashkëndanin këtë shfaqje nacionalizmi të qytetarëve të tyre. Njerëzit përgjigjeshin duke brohoritur dhe valëvitur flamujt kombëtarë. Me këtë veprim Meta i dha një kumt të qartë Greqisë.

Kur opozita e drejtuar nga Berisha kaloi në protesta pas zgjedhjeve vendore të vjeshtës 2000, të cilat ajo i quajti të manipuluara, zgjedhje ku e majta fitoi mbi 80% të bashkive dhe komunave, çka e zhdukte praktikisht opozitën nga pushteti vendor, Meta reagoi duke ushtruar ndaj opozitës një dhunë policore të shpërpjestuar, që qartas ishte e llogaritur për të pohuar Meta kultin e tij të Mehmet Shehut të ri. Kulmi i këtij spektakli të egër u arrit në 28 nëntor 2000, kur selia qendrore e PD në Tiranë u rrethua me autoblinda dhe me forca policore speciale, të cilat kishin si detyrë që ta ndalonin Berishën dhe ta dërgonin në polici ku ai kërkohej për organizim mitingjesh pa leje dhe eventualisht edhe për organizimin e një kryengritjeje të armatosur, nisur nga versioni që kishte dhënë policia për ngjarjet e asaj dite në Tropojë.

Enigma më e madhe e asaj që ndodhi në natën e 28 nëntorit 2000 në Tiranë, është se përse Berisha doli nga selia e PD pas mesnatës, kur e dinte se automjetin e tij do ta ndalonte policia e cila kishte rrethuar krejt zonën. Derisa Berisha e njihte planin e kundërshtarit, i cili ishte krejt i lexueshëm nga dislokimi i forcave policore përreth selisë së PD, atëherë ai nuk kishte përse t’ ja bënte më të lehtë zbatimin e skenarit kundërshtarit. Nëse Berisha do ta kalonte natën në selinë e PD atëherë gjërat komplikoheshin për kundërshtarin e tij. Mëngjesi do ta gjente selinë e PD të rrethuar me shumë forca policore dhe autoblinda, gjë që ishte pikërisht ajo që donte Berisha. Kjo pamje do të tërhiqte median ndërkombëtare. Nëse Meta ishte i vendosur që ta arrestonte Berishën, atëherë këtij të fundit i konvenonte që kjo të ndodhte në zyrën e tij, pasi policia të hynte me forcë në selinë e PD. Aq më tepër nëse kishte skenar për vrasjen e Berishës, siç u pretendua, ai duhej të kishte qendruar në zyrë atë natë, se vrasja mund të kryhej shumë më lehtë gjatë rrugëtimit pas mesnate nga zyra në shtëpi. Pse Berisha doli atëherë nga selia e PD atë natë. Tre njerëz mund t’ i përgjigjen kësaj pyetjeje nga të cilët dy, Berisha dhe Meta, nuk do të flasin kurrë për këtë çështje. I treti është Mero Baze. Mero Baze, i cili tashmë ka botuar një libër ku rrëfen historinë e aleancës Berisha-Meta, duke e mbajtur veten për dëshmitar i prapaskenave të saj, hesht për një episod i cili është më i errëti në marrëdhëniet Meta-Berisha. Mero Baze duhet t’ i përgjigjet pyetjes se përse Berisha në natën e 28-29 nëntorit 2000 doli nga selia e PD dhe u nis për në shtëpi, vetëm pesë minuta pasi Mero Baze hyri në selinë e PD, do të thotë në zyrën e Berishës. Çfarë kumti solli Mero Baze dhe nga cili erdhi ky kumt? Mero Baze i solli Berishës kumtin e Ilir Metës se doktori do të ndalohej nga policia, do të shoqërohej në mjediset e policisë, por nuk do të arrestohej. Vetëm sa do të bëhej një ritual dhe Berisha do të lihej i lirë.

Kjo gjë shkonte në favor të të dyve, Ilir Metës dhe Sali Berishës, por më së shumti në favor të Berishës. Meta në dukje fitonte pikë tek e majta si njeriu që bëri atë që nuk e bënë dot paraardhësit e tij socialistë. Por Berisha fitonte pikë edhe më shumë se dilte që ai ishte njeri që nuk mund të arrestohej. Kështu që paradoksisht, 28 nëntori 2000 u bë dita kur Berisha rifitoi fuqinë morale që e kishte humbur pas rënies nga pushteti në 1997. Në mëngjesin e 29 nëntorit 2000, Berisha doli në një konferencë për shtyp me pamje triumfatori. Shqiptarët e kuptuan atë ditë se Berisha kishte mbështetjen e qendrave ndërkombëtare të cilat qëndronin mbi ambasadorët perëndimorë që ishin në Tiranë, duke përfshirë edhe atë amerikan. Logjika më e thjeshtë të thotë se nëse Meta nuk qe në gjendje ta arrestonte Berishën, nuk duhet ta kishte ndaluar fare atë me anë të policisë.

Duke e kuptuar këtë gjë, Ilir Meta deshi të mburret me një trofe, lidhëset e këpucëve të Berishës. Ilir Meta gjatë gjithë karrierës së tij ka imituar dhe nuk ka bërë kurrë gjëra origjinale. Këtë herë ai imitoi Berishën, i cili në vitin 1993 i mori lidhëset e këpucëve të Nanos dhe ia çoi atij, Metës, me anë të Meros. Kur Berisha u dërgua në polici, Meta urdhëroi që lidhëset e këpucëve të doktorit t’ ia dërgonin atij (Metës) në zyrë. Ndoshta i futi në të njëjtën kuti me të cilën dikur Berisha i kishte çuar lidhëset e këpucëve të Nanos. Pastaj lidhëset e këpucëve të doktorit ia dërgoi si dhuratë Genc Pollos, i cili atëherë kishte dalë si rival i Berishës.

 

________

 

Ilir Metën nuk e shpëtoi nga hakmarrja e Nanos, as vjersha e Abas Aliut e recituar nga ai në kongresin e Bektashinjve                         

 

Largimet e Metës nga postet qeveritare, nën mjegullën e pluhurit të kokainës

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Si kryeministër Meta zbuloi diskrepancën e thellë midis postit të lartë që ai mori papritur dhe nivelit të tij intelektual dhe madje edhe etikës së tij. Me qeshjen e tij të zhurmshme, në takimet me shtetarët e huaj, me gjasë të mësuar në palestra, në rrethet e peshngritësve, ai u tregoi shtetarëve të huaj se nga etika e klasit të lartë, kishte ende gjithçka për të mësuar. Atij i pëlqente të tregonte ngjarje anekdotike me të cilat qeshte vetë i pari dhe, ndërsa e bënte këtë gjë, së paku në një rast u bë viktimë e kamerave të fshehta të televizioneve. 

Kur u bë kryeministër Meta tregoi se kishte një prirje hedonike të skajshme, pra një prirje për të bërë një jetë luksoze, me shpenzime të mëdha për veshje, automjete, udhëtime luksoze jashtë vendit me çartera, jahte etj. Ai ndërtoi në selinë e kryeministrisë një vaskë të madhe shumë luksoze ku priste të dashurat e tij gjatë orarit të punës. Por, Meta, në fillim u tregua më i aftë se Nano për ta kamufluar këtë aspekt të jetës së vet. Për qeverisjen e vet, Meta u përpoq që të krijojë mitin politik sikur ai bëri punë të mëdha, duke i atribuar vetes së pari meritën e ndërtimit të rrugëve. «Meta ndërtoi rrugët!» ky është slogani i metistëve. Por, se sa rrugë ndërton një kryeministër ky është njëri aspekt i vlerësimit të tij, aspekti tjetër është se sa kohë mbajnë rrugët e ndërtuara, gjë që verifikon nëse ndërtimi është bërë për të përfituar me anë të korrupsionit, apo për të bërë një punë të ndershme. Rruga Çorovodë-Berat është monumenti i turpshëm i tij, se për të i dha dy herë paratë dhe sot është si rrugë e bombarduar. Meta i ndërtoi rrugët me kosto të lartë, duke e justifikuar këtë se ato do të qenë të cilësisë së lartë dhe do të mbanin gjatë. Por, nuk ndodhi kështu. Autostrada Tiranë-Durrës është simbol i dështimit të Metës në ndërtimin e rrugëve. Ajo, edhe pse është riparuar disa herë që pas ndërtimit, është duke u prishur aq shumë, sa praktikisht, së shpejti do të duhet që të ndërtohet nga e para.

Si kryeministër, Ilir Meta e shkallëzoi deri në marrëzi simbiozën parti-shtet. Është kuptimplotë një episod që rrëfen në kujtimet Agim Nesho, ambasadori i Shqipërisë në OKB, për vizitën që Meta bëri në SHBA në maj 2001: «Por dyshimin për këtë “largim” nga delegacioni ministri Milo e shfaqi edhe gjatë mbasdites, kur kryeministri thirri Angjelin dhe mua ta shoqëronin në apartamentin e tij. Paskali bërtiti:

-Zoti kryeministër, pse bëni edhe diferencime dhe nuk na ftoni edhe ne të tjerët.

Nga zëri dukej që Paskali ishte i vendosur që nuk duhej të anashkalohej më.

-Kemi punë partie Paskal. Ti mbete me Socialdemokracinë,- ia ktheu Meta dhe hyri në ashensor». (Agim Nesho: “Në mirëbesim: shënime të një ambasadori”, Shtëpia botuese “Korbi”, 2006, f. 351)

Dhe të mendosh që këto i thotë vetë ambasadori i depolitizuar, sipas ligjit! Në maj 2001, në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit, Meta shkoi përsëri në SHBA, ku u prit në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti Dik Cheney. Në mes të takimit, në zyrën e Cheney hyri edhe Presidenti Bush. Meta e keqkuptoi edhe këtë vizitë, dhe këtë skenë e cila ndodhi për shkak se në atë kohë zhvillohej lufta në Maqedoni dhe SHBA-të qenë bërë më të ndjeshme për stabilitetin e Shqipërisë. Për Metën kjo ishte një mbështetje tjetër amerikane që ai të bëhej diktator i Shqipërisë. Nano dhe Meta bënë një paqe të ftohtë për shkak të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Në këto zgjedhje, Ilir Meta, ndaj të cilit kishte, nga opozita dhe qarqe brenda PS, akuza për krahinorizëm, do të thotë për favorizimin e skraparlinjve, kandidoi për deputet pikërisht në Skrapar, ku Meta kandidonte për deputet për herë të katërt që nga viti 1992, duke fituar në të gjitha herët. Meta u bë kështu i vetmi lider politik në periudhën paskomuniste që kandidonte në vendin nga ku e kishte origjinën. Nano, Berisha, Meidani, Majko patën parapëlqyer mos të kandidonin në vendin nga ku e kishin origjinën. Meta fitoi në Skrapar me 92% të votave, por kjo vështirë se e rriste ratingun e tij politik, madje më tepër e dëmtonte, pasi kështu Meta paraqitej si një shtetar shumë lokalist, ose po të përdor një shprehje të përdorur nga Ismail Kadare në një rast tjetër për Berishën, shfaqte tribalizëm.   

Pas zgjedhjeve, që u fituan nga PS, Fatos Nano e filloi luftën me Ilir Metën, duke bërë një protagonizëm disi grotesk, me rastin e votimit në KPD-në (Komitetin e Përgjithshëm Drejtues) e PS-së të kandidatit që PS do t’ i paraqiste Kuvendit për kryeministër. Nano shpalli se kandidatët për kryeministra në PS duhet të përmbushnin një formular të përpiluar nga kryetari Nano. Formulari qe i konceptuar në një mënyrë të tillë që të poshtëronte Ilir Metën. Ilir Meta megjithatë e mbushi formularin të cilin Nano e paraqiste me komente tallëse në tavolina kafenesh. Atëhere për t’ u hakmarrë ndaj Nanos, Ilir Meta organizoi protestën e famshme të Shkëlqim Metës para selisë së PS-së me sloganin “Duam formularin”, protestë të cilën Nano e quajti veprim karagjozësh politikë.

Ilir Meta, fitoi thellë në garën në KPD për mandatin e kryeministrit të paszgjedhjeve, përballë njeriut të Nanos, Arben Malaj. Fitorja e Metës u pa si një avancim i tij drejt postit të kryetarit të PS, në kongresin e ardhshëm të partisë, që pas të gjitha gjasave Meta do të bënte gjithçka që të bëhej i parakohshëm. Për një moment u duk sikur qenë vërtetuar fjalët e Majkos dhe se Ilir Meta kishte arritur që ta kapte «demin» Nano për brirësh dhe ta nënshtronte. Dukej sikur «demi» nuk mund të bënte gjë tjetër veç të jepte disa goditje të mjera me bisht, si ajo gjetja e formularit, apo kandidimi i Arben Malajt për kryeministër. Pas fitores në KPD, Meta vendosi ta mbyllë përfundimisht llogarinë me Nanon, duke përgatitur thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të PS, që do të bënte ndryshime në Statutin e partisë, duke bashkuar postin e kryetarit të partisë me atë të kryeministrit, si dhe që do të zgjidhte Metën kryetar të partisë.

Por, «demi» që kishte kapur për brirësh Meta nuk ishte vetëm Nano, por një forcë shumë më e madhe për të, para së cilës Meta dukej si lepuri para demit. Për herë të parë në historinë e PS, posti i kryetarit, i mbajtur deri atëhere nga një ortodoks, u pretendua në mënyrë serioze nga një musliman. Nuk dihet nëse Meta e kishte të qartë se ai qe duke cënuar kompromisin SHBA-Greqi për politikën shqiptare të vitit 1990. Në gusht 2001, Meta gjithsesi fitoi dhe me mbështetjen amerikane, gjë që shpjegohet me atë se SHBA-të po e shpërblenin Greqinë në të njëjtën monedhë për nxitjen që i pati bërë klanit proortodoks që të merrte kontrollin e PD-së në vitin 1991. Gjithsesi, amerikanët përsëri mund t’ i rikthenin gjërat në linjën e parë, pasi t’ i jepnin Greqisë të kuptonte se arbitri ku ajo duhej të drejtohej për zhvillimet në politikën shqiptare qenë SHBA-të. Dhe në fakt kështu ndodhi.

Ditën e 11 shtatorit 2001, pasi qe dhënë lajmi për atentatet në SHBA-të, Ilir Meta doli nga mbledhja e KPD-së të PS. Ilir Meta fillimisht nuk e kuptoi domethënien dhe implikimin e kësaj ngjarjeje në rrafsh global, se duke dalë nga mbledhja e KPD-së, veç dy orë pas atentateve, qeshte në një mënyrë të pakontrolluar, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Kjo pamje ka mbetur e fiksuar nga kamerat televizive. Me sa dukej Meta bënte llogarinë se tashmë pushteti i vet qe i siguruar, pasi në situatën e krijuar, SHBA-të do t’ i thoshin Nanos që mos të shkaktonte destabilizim në Shqipëri. Meta nuk e kuptonte se bashkë me kullat binjake u shemb dhe pushteti i tij, për shkak se ai tashmë qe i padëshirueshëm në paradigmën e re politike amerikane.

Në këtë duel Nano, duke përfituar nga atmosfera antiislamike e krijuar në Perëndim pas 11 shtatorit 2001, përdori si expedient edhe argumentin religjioz për ta denigruar Ilir Metën në sytë e kancelarive të huaja. Në fillim të vitit 2001, Ilir Meta, duke qenë kryeministër pati bërë një veprim të çuditshëm për një shtetar laik, duke mbajtur një fjalim plot pathos në Kongresin e muslimanëve bektashij të mbajtur në Tiranë, ku deklaroi se edhe ai është një prej tyre, madje recitoi dhe një vjershë popullore, ku lavdërohej Abaz Aliu, shenjti shiit. Kjo qe një dhuratë e papritur për Nanon që nuk hezitoi ta përdorte duke u thënë diplomatëve të huaj në Tiranë se Meta qe një praktikant islamik!

Pasi Meta u ribë kryeministër në shtator 2001 dhe dukej i plotfuqishëm dhe në rrugën e sigurt drejt marrjes së postit të kryetarit të partisë, Nano filloi një fushatë për ta rrëzuar nga pushteti, duke pasur qartas edhe mbështetjen greke, por dhe atë amerikane. Ilir Meta gjatë kohës që ishte kryeministër bëri të pamundurën që të bëhej i pëlqyeshëm për Greqinë. Veç favoreve ekonomike që i bëri Greqisë, Meta bëri dhe gjeste të tjera si fjalët që i tha një shtetari të lartë grek se në fshatin e vet në Skrapar banorët kujdeseshin për varret e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore, ose kur në vitin 2000 kur shkoi dhe kërceu vallen greke të kleftëve «Karaguna» në Dropull së bashku me ministrin e jashtëm grek të asaj kohe Jorgo Papandreu, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Greqi. Por, me të gjitha këto që bëri Greqia do të parapëlqente të birin e Thanasit (Fatos Nanon) në vend të të birit të Rexhepit (Ilir Metën). Kjo u duk në vjeshtën e vitit 2001.

Fushata anti-Metë e Nanos në këtë kohë, që u njoh me emrin Lëvizja për katarsis (pastrim), në dukje qe një fushatë antikorrupsion, por në realitet synonte që ta largonte Metën nga pushteti për t’ i hapur rrugën Nanos për të ardhur në pushtet. Në këtë duel ndodhën pak a shumë të gjitha gjërat e imagjinueshme dhe të paimagjinueshme. Shpejt konflikti mes dy palëve u shkallëzua dhe retorika politike precipitoi. Për Nanon nuk qe e vështirë që të gjente shembuj të korrupsionit nga qeverisja e Ilir Metës, që ishte «thembra e Akilit» për kryeministrin Meta. Meta, nga ana e tij, u kundërpërgjegj duke e akuzuar Nanon për lidhje me krimin e organizuar. Nano e quajti Metën një kryeministër që qeveris me metoda fashiste, ndërsa Meta e akuzoi Nanon se kërkon që të bëhet «Padrino» mafioz i Shqipërisë. Nano e akuzoi Metën se qëndronte pas incidentit që i ndodhi atij duke udhëtuar me automjet në Jug të vendit në gusht 2001, duke e quajtur këtë një atentat të organizuar nga Meta. 

Në nëntor 2001, në Pezë, Nano e akuzoi publikisht Metën se qeveriste me metoda fashiste. Në të njëjtën kohë Nano i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të fillonte procedimin penal për Ilir Metën dhe ministrat e tij, mbi bazën e akuzave që kishte bërë Nano. Meta e dinte se Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi ishte njeriu i Nanos dhe se ky e kishte emëruar se ishte kushëriri i Gaz Demit, njeriut të afërt të Nanos. Meta e kuptoi se Nano me këtë deklaratë kishte filluar zbatimin e pjesës së dytë të planit, ku ekzistonte një agjendë penale e hartuar prej Nanos dhe Arben Rakipit. Kështu që Meta kundërveproi duke i përshpejtuar gjërat. Ai mblodhi firmat e anëtarëve të KPD për të kërkuar thirrjen e forumit të lartë të PS që kishte të drejtë të thërriste kongresin e jashtëzakonshëm, që do të shkarkonte Nanon dhe zgjidhte kryetar Metën.

Meta u përpoq ta mbronte deri në fund kolltukun e kryeministrit, duke mos dhënë dorëheqjen edhe pasi nuk arriti dot që të siguronte miratimin e parlamentit për ndryshimet që bëri në kabinetin e vet, për të pastruar imazhin e qeverisë së vet, pas akuzave për korrupsion. Me këtë Meta vetëm sa zgjati agoninë e qeverisë së vet. Në karrierën politike të Ilir Metës ka një stereotip që sa herë bie nga një post, ai pëson një skandal me trafik droge. Në ditët e fundit kur ishte kryeministër, shoferi i familjes së tij, të cilin ai e kishte emëruar edhe shofer të njeriut të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Adi Shamku, u arrestua në Morinë me një ngarkesë droge. Kështu, nën pluhurin e kokainës dhe megjithëse kërkoi ndihmën e Abaz Aliut, Meta ra nga pushteti në shkurt 2002. «Demi» Nano vërtet ishte kapur për brirësh, por ai kishte dhënë një goditje me bisht dhe e kishte rrëzuar Metën. Me këtë u mbyll një epokë tek e majta shqiptare, pasi sfida e Metës duket se qe e fundit serioze që lëshonte një musliman për të marrë lidershipin e së majtës shqiptare. Era e gjatë e muslimanëve në krye të së majtës shqiptare, me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë qe mbyllur përfundimisht me dështimin e Metës. Tashmë qe bërë e qartë se ishte era e kristianëve ortodoksë në lidershipin e së majtës.

Por Meta bëri gjithçka që ta pengonte Nanon që të bëhej kryeministër. Meta kishte pas vetes një numër të mjaftueshëm deputetësh, për të penguar miratimin në parlament të një qeverie me Nanon kryeministër. Për të penguar zgjedhjen e Nanos kryeministër, Meta kërkoi postin e ministrit të Punëve të Brendshme në një qeveri të kryesuar nga Nano, pikërisht atë post që Nano ia kishte ofruar në shtator 1998. Nano refuzoi duke treguar se nuk e kishte pasur seriozisht as në shtator 1998. Por me refuzimin e Nanos, Meta kishte siguruar alibinë për të mos votuar një qeveri të kryesuar nga Nano. Tashmë rolet qenë përmbysur dhe Meta po luante në fushën e Nanos. Vendi po shkonte drejt kolapsit të plotë të qeverisjes. Atëherë Meta propozoi për kryeministër Pandeli Majkon, si për t’ u tallur me Nanon, i cili e kishte rrëzuar së pari Majkon në 1998, pastaj Metën. Nano e pranoi këtë ide si zgjidhje të përkohshme, duke menduar se Majkon mund ta rrëzonte lehtë pasi të kishte shlyer llogarinë përfundimisht me Metën. Nano tashmë kishte ndërmend që ta shkatërronte grupin e deputetëve mbështetës të Metës, duke përdorur Prokurorin e Përgjithshëm Arben Rakipi, i cili do të përgatiste dosjet e procedimit penal të ministrave të Metës dhe pas tyre edhe të këtij të fundit. Nanos i konvenonte që në këtë kohë kryeministër të ishte Majko. Ky kryesoi praktikisht një qeveri kalimtare, nga e cila ai nxorri vetëm sadisfaksionin vanitoz për t’ u bërë kryeministër pas rënies së ish-mikut të vet që e pati tradhtuar në vitin 1999. Në një intervistë televizive atëhere Meta pretendoi se Nano i pati ofruar si kompromis që, nëse Meta pranonte ta mbështeste Nanon për t’ u bërë President i Republikës, Nano do ta mbështeste Metën për t’ u bërë kryeministër. Kjo nuk ngjante e besueshme pasi Nano atëhere realisht donte postin e kryeministrit dhe aspiratën për t’ u bërë President e kishte vetëm një manovër mashtruese politike.

Në rrethanat kur i kërcënohej deri edhe arrestimi, Meta bëri një aleancë fluide me Berishën. Si rezultat i kësaj aleance Rakipi u shkarkua nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm, duke u privuar Nano nga expedienti kryesor i përdorur për të çarë bllokun e Metës dhe për ta izoluar këtë të fundit nga mbështetësit e vet. Kur Nano e pa se nuk e mundte dot Metën, ai futi në lojë lobin greko-amerikan, për të bërë pajtimin e tyre. Në kohën që dukej se prishja Nano-Meta qe e pakthyeshme doli si deus ex machina Nicolas Gage (Gejxh), i cili i ftoi të dy në një takim në Korfuz të Greqisë ku u bë pajtimi Nano-Meta, me bazë kompromisin që Meta të ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme në një qeveri të re të majtë të kryesuar nga Nano. Aspekti i padukshëm i marrëveshjes ishte premtimi i Nanos se Meta do të qe trashëgimtari i tij në krye të PS, pasi Nano i tha se ai nuk pretendonte të rizgjidhej kryetar i partisë në kongresin e rradhës që do të mbahej pas një viti, por kërkonte vetëm që të rrinte kryeministër deri në fund të legjislaturës parlamentare, në 2005. Meta pranoi, si duket duke ushqyer iluzionin se, duke qenë ministër i jashtëm ai do të vazhdonte të rriste profilin e vet si shtetar, në rradhë të parë vis-à-vis ndërkombëtarëve. Në këtë kuadër Meta, me rastin e një vizite që bëri në Beograd që para se të merrte postin në qeverinë e re, nxiti mendimet e disa analistëve, madje Ilir Meta e infiltroi këtë tezë edhe në shtypin e Kosovës, siç qe rasti i editorialit të botuar në revistën “Java” në prill 2002 “Një negociator shqiptar për Kosovën”. Tash po del qartë se Ilir Meta në fakt do të kishte qenë një negociator “serb” për Kosovën. Nano i ushqente këto iluzione që nuk i prishnin punë, sa kohë që Meta bënte dashur pa dashur lojën e Nanos.

Por nuk u desh shumë kohë pasi u krijua qeveria Nano në verën e vitit 2002, ku Meta qe zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm, që Meta ta kuptonte se Nano thjesht e kishte mashtruar. Nano nuk kishte ndërmend aspak që t’ i linte ministrit të vet të jashtëm protagonizmin që ai aspironte në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjë që u duk me rastin e disa vizitave të shtetarëve të huaj në Tiranë, sidomos në rastin kur homologu amerikan i Metës Colin Poëell vizitoi Tiranën në shkurt 2003. Ndërkohë në administratë dhe institucionet e tjera vazhdonte spastrimi i njerëzve që njiheshin si mbështetës të Metës. Shumë prej metistëve të trembur nga kjo po kalonin në anën e Nanos, duke përfshirë dhe deputetët. Në qeveri tashmë Meta mund të llogariste vetëm mbështetjen e “Patroklit” të vet, Sokol Nako, ministrit të integrimit euroatlantik, me të cilin Nano gjithsesi pati tentuar me diabolizëm që ta përplaste disa herë Metën, pasi sfera e veprimit të dy ministrive kishte interferenca. Pas më pak se një viti në një qeverisje të përbashkët me Nanon, Meta e pa veten si një qeveritar fiktiv, që po humbte nga dita në ditë mbështetësit e vet dhe që së fundi qe duke pësuar dhe ironizimet e kryeministrit Nano në mbledhjet e qeverisë. Në fakt, tashmë angazhimi kryesor i Ilir Metës kishte mbetur ai i pedagogut të jashtëm në fakultetin ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku Meta e rregulloi që të jepte mësim në vitin 2002, duke dashur të rriste profilin e vet intelektual.

Në këto rrethana, në verën e vitit 2003, Ilir Meta filloi të mendonte për dorëheqjen, duke llogaritur se Nano nuk i kishte votat në parlament për të miratuar ministrat e rinj që do të emëronte. Kështu supozohej që Nano të binte si Meta në dimrin e vitit 2001-2002. Edhe këtë herë largimi i Metës nga posti qeveritar u bë nën mjegullën e pluhurit të kokainës. Dy njerëz që kishin marrë vizë italiane në një listë të çuar nga ministria me firmën e tij, sikur qenë bodyguardë, u arrestuan si trafikantë droge në Itali. Në këto rrethana Ilir Meta e gjeti me vend që të japë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm në korrik 2003, si dhe nga Kryesia e PS, por u pasua vetëm nga ministri i integrimit Sokol Nako. Metës i ishte ulur shumë numri i mbështetësve nga radhët e deputetëve, por aq sa i kishin mbetur qenë të mjaftueshëm për ta bllokuar në parlament miratimin e dekreteve për zëvendësimin e dy ministrave të larguar. Kështu u shkaktua praktikisht një krizë qeveritare, të cilën Nano e menaxhoi sipas mënyrës së kundraligjshme që përdori Meta në dhjetor 2001, pra duke qeverisur me zëvendësministra, por për një kohë shumë më të gjatë se Ilir Meta, për pesë muaj. Për një moment u duk se Meta do të përsëriste si manual Lëvizjen për katarsis të Nanos, duke e larguar këtë të fundit nga pushteti, me po të njëjtat mënyra që përdori Nano. Bllokimi që Meta i bënte Nanos në parlament qe i llogaritur për të vështirësuar pozitën e Nanos në PS, në prag të kongresit të dhjetorit të atij viti dhe për të penguar rizgjedhjen e Nanos në krye të partisë.

Konflikti brenda PS për një periudhë mbeti latent për shkak se përpara qenë zgjedhjet vendore të vjeshtës së vitit 2003, por me përfundimin e tyre konflikti erdhi duke u bërë i hapur. Ilir Meta, në prag të kongresit, me sa duket për të testuar anëtarësinë e PS, një herë deklaroi se ai do të kandidonte për postin e kryetarit të PS në kongresin e dhjetorit 2003. Por pastaj hoqi dorë, si duket duke e ndjerë se nuk e kishte në parti mbështetjen e duhur për t’ u bërë kryetar dhe duke e ditur se nuk mund ta ndalte Nanon në realizimin e skemës së vet për të mbajtur një kongres të manipuluar me delegatë-kukulla nanoiste. Prandaj Meta në kongres, në fjalimin që mbajti në kongres e tërhoqi kandidaturën e tij dhe mbështeti kandidaturën e Rexhep Meidanit. Nano, megjithëse gjendej në mes të një krize qeveritare për shkak se ende nuk po arrinte të siguronte votat në parlament për miratimin e emërimit të ministrave të rinj, ia doli që të rizgjidhej kryetar i partisë me një shumësi votash impresionuese, sa për shifrën, aq edhe për nivelin e mjerueshëm të delegatëve të fabrikuar nga Gramoz Ruçi. Me kongresin e dhjetorit 2003 Meta dhe mbështetësit e vet kryesorë mbetën jashtë forumeve drejtuese të PS. Tashmë Ilir Meta e kuptoi se për të nuk kishte hapësirë në PS, së paku jo sa kohë që Nano do ta kontrollonte partinë. Konflikti Nano-Meta u shkallëzua, duke arritur gjërat deri atje sa në janar 2004 Meta ta akuzonte publikisht Nanon se e kishte kërcënuar me asgjësim fizik, duke qenë se Nano, në një ceremoni për fillimin e punimeve të një rruge, duke shtypur detonatorin që do të hidhte në erë një shkëmb, u shpreh para kamerave: Ia luajta çelësin Ilir Metës! 

Ilir Meta kaloi një kohë të gjatë në dilemë për atë se çka duhet të bënte dhe më në fund, në vjeshtën e vitit 2004 e ndau mendjen që të shkëputej përfundimisht nga PS dhe të krijonte një parti të re, Lëvizja Socialiste për Integrim. Në grupin inicues të kësaj partie dhe në forumet e larta të saj bënte pjesë dhe ish-kryetari i SHIK (SHISH), Fatos Klosi, i shkarkuar në vitin 2002 pas një kompromisi Nano-Berisha. Kjo vështirë se shkonte në dobi të reputacionit të partisë së re dhe të modelit të Metës si shtetar, pasi me këtë Meta provonte akuzat se ai e kishte përdorur politikisht shërbimin sekret në kohën që kishte qenë kryeministër. Kryeministri Nano e shpërfilli sfidën e Metës, duke e përcaktuar në një dalje televizive, në një lojë fjalësh me akronimin (inicialin) e partisë së re si Lëvizja e Skraparlinjve të Inatosur!

 

Vijon nesër

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora