Kulturë
Haxhi Dulla: Pas përfundimit të Festivalit të Filmit në Venedik
E diele, 19.09.2010, 09:24 PM
 PAS PËRFUNDIMIT TË FESTIVALIT TË FILMIT NË VENEDIK
PAS PËRFUNDIMIT TË FESTIVALIT TË FILMIT NË VENEDIK
 
Nga Haxhi Dulla – Varshavë 
 
Shpërblimi Special i Jurisë për  regjisorin polak Jerzy Skolimowski
Regjisori   i filmit „ Essential killing”  polaku Jerzy Skolimowski  u nderua me shpërblimin special  të festivalit  të filmit në Venedik. Ndërsa aktori Vincent Gallo, i cili në filmin e Skolimowskit  luajti rolin kryesor u zgjodh aktori më i mirë i festivalit .
“ Luanin e Arte” fitoi filmi  "Somewhere"  i regjisorës  Sofia  Coppola.  Shpërblimet i ndau kryetari  jurisë,   aktori dhe regjisori i njohur Quentin Tarantino. 
Jerzy Skolimowski  dy herë u paraqit para publikut,herën e parë per te marr shpërblimin e vet special dhe  herën e dytë atë të  aktorit  kryesor (në mungese  ), Vincent Gallo i cili nuk ishte prezent në festival.
Për filmin  "Essential killing"  u fol shumë para se të hapej festiwali i Venedikut për disa arësye.  
Aktori Gallo, që nga fillimi ishte favorit për  shpërblimin e parë, para së gjithash  për rolin e tij karakteristike të memecit nga Afganistani.  Në filmin e regjisorit polak ai nuk foli asnjë fjalë.
|  | 
| Jerzy Skolimowski me shpërblimin Special të Jurisë dhe atë të aktorit më të mirë Vincent Gallo | 
"Essential killing"  është një rrëfim për Afganistanasin –  me emin Muhamed, i cili në vendin e tij kishte vrarë tre  ushtarë amerikan. Pasi u zu rob nga Amerikanët, u dërgua në njerën ndër bazat të fshehta të CIA – së në 
-  “Jam shum  i befasuar që mora dy shpërblime, atë special   dhe të aktorit më të mirë . Gallo është një aktor fenomenal “– u shpreh Skolimowski për  media polake pas kthimit në atdhe.
Në film paraqitet  edhe një sfide  e burgjeve të fshehta të CIA-së e cila u pranua me një interesim të madh nga mediat që percolln festivalin. 
Në filmin e regjisorit polak Skolimowski , në kooperimin polako-hungarezo-nervegjezo-irlandez luan edhe aktorja e njohur Emmanuelle Seigner e njohur si bashkëshortja e regjisorit të nohur botëror polakut  Roman Pola?ski 
Shpërblimin për aktore më të mirë, mori aktorja e re Ariana Labed e cila luajti rolin  kryesor në filmin grek "Attenberg" t regjisores  Athina  Rachel Tsangari.
Shperblimi kryesor i festivalit iu nda regjisores Sofia Copolla per filmin “"Somewhere “ e cila ishte që nga fillimi favorite kryesore.
|  | 
| Sofia Coppola me statuan LUANI I ARTË për filmin "Somewhere'' | 
|  | 
| Foto nga filmi "Essential Killing" | 

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










