E premte, 01.11.2024, 12:12 AM (GMT)

Mendime

Halit Bogaj: Kufomat e të rinjëve tanë të ardhura nga ish armata jugosllave

E diele, 29.08.2010, 06:58 PM


KUFOMAT E TË RINJVE TANË TË ARDHURA NGA ISH ARMATA JUGOSLAVE

 

Nga Halit Bogaj

 

Duke dëshiruar që ta zbraznin Kosovën sa më shpejtë dhe në mënyrë të planifikuar shumë mirë që nga shekujt e kaluar, aparati shtetëror serb kishte filluar të na i vriste bijtë tanë në armatën jugosllave në të cilën i dërgonim për ta kryer shërbimin ushtarak. Ata në vend që të na falenderoheshim që akoma shkonim në një armatë të tillë aq armiqësore për ne, na i bënin të gjitha të kqëiat e në vitet e fundit edhe na i vritnin djemtë tanë vetëm pse ishin shqiptarë dhe pse Kosova i kërkonte të drejtat e saj legjitime të cilat i kishte pasur me Autonominë e fituar me punë dhe angahime të mëdha.por të cilën na e morën në mënyrë të dhunshme/.Djemtë tanë filluan të iknin dhe ta lëshonin Kosovën për të shkuar në vendet e ndryshme perëndimore dhe për të puuar punë të ndryshme vetëm e vetëm për t’i mbajtur familjet e tyre të lëna nën mëshirën e njohur serbe, duke na nëpërkëmbëur çdo herë e më tepër.Ata të rinj që rrinin këtu, armiqtë tanë i rekrutonin në ushtrinë e tyre , duke ua shtruar zullumet e llojllojshme, të cilët, pasiqë i vrisnin i e tiketonin me ndajshtimin’’Se e kishin vrarë veten’’.Ata që na i vrisnin i kthenin në arikovle dhe nuk i lejonin familjet e tyre që t’i hapnin ato.Prandaj si të durohej një diçka aq e tmerrshme ndaj njerëzve dhe djemëve tanë të cilëve nuk u kishte mbetur derë askund në Kosovë.

 

Në këto kushte të egra dhe të padjuurueshme , dr.Ibrahim Rugova e filloi Lidhjen demokratike të Kosovës, në të cilën hyri i tërë populli duke shpresuar se një ditë prej ditësh do të bëhet mirë edhe për ne.Shpresat na mbanin dhe kurrë nuk i humbnim.

 

Satrapi ballkanik e vazhdonte udhëtimin e tij drejt Ferrit të cilin e krijonte në hapësorat ish jugosllave, në të cilat fatkeqësisht ishte edhe Kosova e aneksuar me dhunë.Në fillim të tendencave të zhveshjes së atributeve autonome, në Vojvodinë kishte njerëz dhe bashkëmendimtarë të njejtë me ne në kosovë por shumë shpejt ata u hoqën dhe në vend të tyre u vunë’’ rrënuesit  antiautonomistë’’të cilët vranin e kthjellnin në prapaskenat dhe skenat shtetërore serbe.Pra kishte edhe njerëz të tillë në Vojvodinë të cilët nuk pajtoheshin me Stampedonë serbe e cila shkonte si Uragan në çdo vend ku e kishte qëllimin e vetë përfundimtar për ta rrënuar ‘’Autonominë titiste’’dhe njerëzit e saj. Pushtimi i Vojvodinës rezultoi me të ashtuquajturin’’Jogurt revolucion’’të cilin e aplikonin si hordhitë e egra, kahdo që shkonin dhe shkelnin njerëzit e tipit të Mirosllav Sholleviqit dhe mjekrroshëve të tjerë çetnikë, ngase’’marshuesve të çmendur’’u jepnin meditje, jogurt me nga një bukë, mish thiu dhe beneficione tjera të ngjashme, për të bërë’’hyxhym’sa më tepër kundër institucioneve legjitime shtetërore të cilat ishin krijuar për jetë dhe prosperitet më të mirë për të gjithë popujt që jetonin atje.Pra qëllimi ishte që të bëhej seleksionimi’’pozitiv’’vetëm për serbët dhe të vehej në jetë ëndrra e Akademsië serbe për Serbinë ‘’Nga Trigllavi deri te Gjevgjelia’’, e cila u doli njëmend dardhë me bisht.Ata donin t’ia rrënonin themelet tërë asaj që ishte krijuar një kohë të gjatë edhe në viset tjera jashtë Kosovës.Ata donin ta rrënonin çdo gjë që nuk ishte sipas kutit të tyre dhe orekseve hegjemoniste serbomëdha, por dihej se edhe ato që ishin, qëndronin mbi themelet e kalbura të cilat do të shembeshin shumë shpejtë ., çfarë e tregoi edhe përvoja e pastajme.

 

‘’Jurishnikët kundrrevolucionarë’’kudo që shkonin e arrinin qëllimin e tyre të cilin e organizonte shteti me apartin e vetë preciz për arritjen e qëllimeve të tilla morbode në dëm të popujve të tjerë dhe duke i arritur synimet e tyre drakonike ata bëheshin edhe më të paduruar, të të egërsuar dhe më të etur për gjak.U dukeshin të vogla arritjet rreth rrënimeve të ‘’dy autonomive krahinore’’, por pretendonin edhe më larg që nën çatinë e tyre’’demokratike’’ta fusnin edhe Malin e zi të vogël , të cilin nuk e kishin fare problem.Edhe atje me shpejtësi drite e hoqën udhëheqjen e moçme republikane e cila akoma e ndiqte rrugën e Titos.Në skenë erdhi e qshtuquajtura rinia malazeze në krye me Gjukanoviqiun dhe Bullatoviqin, të cilët në fillim ishin’’Sikur ta ndaje një mollë për gjysmë’’, Edhe këta dy’jurishnikë’’ishin ushtarë besnikë të satrpit psikopat i cili e kishte filluar ‘’Stampedon’’ e tij në Fushë Kosovë. Pra me Malin e zi donte të dilte në det/ për ta përmbushur një ëndërr të moçme serbe/, duke i shruar edhe slloganet e tyre të njohura’’Kush gënjen që Serbia nuk ka det’’?!.

 

Projekti serbomadh fillonte t’i jepte rezultatet e veta të para, por dëshira për pushtime të reja nuk ndalej fare.Vampirët pushtetarë serbë nuk ngopeshin dhe punonin paralelisht në disa drejtime.Kur hynin në sallat e kuvendit jugosllav donin t’ua bënin të ditur të gjithëve se ata që nga ajo kohë do të ishin nën dominimin serb, e që ishte një e mirë tjetër e madhe edhe për ne, ngase armiqtë tanë të përbetuar, me veprimet e veta ogurzeza, kishin filluar’’të gëdhendnin në këmbët e tyre’’.

 

Nëpër seancat dhe fjalimet e tyre të nivelit jugosllav, shihej qartë se pikërisht serbët ishin ata që rrënonin shpejt të gjitha të arriturat e gjeratëhershme të tyre dhe të tjerëve, kurse sa na përkiste neve dihej se ata nuk e kishin vënë asnjë gur për zhvillimin e vendit tonë, i cili pas disa vitesh do të shpallet dhe do të bëhet i pavarur, duke u pranuar nga shtetet më të fuqisme të botës në krye me SHBA-në dhe vendet evropiane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora