Speciale
Mihal Gjergji: Kujtesa kombëtare dhe mendimi intelektual shqiptar
E enjte, 05.08.2010, 09:59 PM
Kujtesa kombëtare dhe mendimi intelektual shqiptar
Nga Mihal Gjergji
Qytetërimi mijëvjeçar i Evropës është njohur me vlerat e kulturës ilire dhe të përfaqësuesve që mishëronin nivelet më të larta të saj, pasardhës dinjitozë të pellazgëve, dhe ka marrë prej tyre atë që i duhej për jetëgjatësinë e sundimit. Historia e Perandorisë romake ka të dokumentuar në analet e saj emrat e 33 perandorëve ilirë, duke filluar nga Deci (249-251), Ostiliani, Klaudi-II, Aureliani, Probi, Diokleciani(284-305) e duke përfunduar me Justinin-II (565-578) dhe Tiberin(578-582). Historiani romak Guglielmo Ferrero shkruan se: ” ndërsa italianët largohen nga shërbimi ushtarak, ushtria romake ilirizohet. Në shekullin e tretë ky ilirizim bëhet kaq i madh saqë edhe drejtimi i ushtrisë bie në duar të ilirianëve; pra edhe Perandoria bie në duar të tyre , sepse në atë kohë burimi i fuqisë perandorake ishin legjionet”. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me papët që kanë shërbyer në Vatikan, disa prej tyre kanë qënë shqiptarë.
Janë të shumta personalitetet e shkencës dhe të kulturës që kanë dalë nga gjiri i popullit tonë, nga kjo rracë dhe me këtë gjak ndër deje. Prapambetja e madhe e vendit, i shëndërruar vazhdimisht në shesh lufte, i privuar nga e drejta e shtetformimit dhe vetvendosjes për arsye të shumta e nga më të ndryeshmet (të cilat s’mund ti bëjmë objekt të këtij shkrimi), mungesa e shkollave shqipe dhe kapaciteteve intelektuale brenda vendit, kanë bërë që shpresa e shpëtimit të pritej dhe të vinte nga jashtë, dhe shpëtimtarët të ishin djemtë e këtij populli të shkolluar në vendet më të zhvilluara të botës. Faktorët e mësipërm frenues, bënë që krijimi i një shteti solid për të mbrojtur interesat e vendit dhe njëkohësisht shëndoshjen e Atdheut, të vonojnë deri në kufijtë e coptimeve të njëpasnjëshme, pse jo edhe më keq. Jo rrallë janë bërë të diskutueshëm kufijtë e Shqipërisë, për shkak të invazioneve dhe lëvizjes së popullatës. Perandoria turke bëri ndryshime të shumta e gjithmonë të dëmshme për vendin tonë.
Sipas historiografëve, Shqipëria e vendosur në perëndim të Ballkanit, fillon në jug nga gjiri i Artës( në kufijtë e Greqisë) duke arritur në kufijtë e hershëm të Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë, kufizohet nga bregdetet lindore të deteve Adriatik e Jon, nga ana tjetër në kufirin e Bullgarisë, në rrjedhën jugore të lumit Vardar e deri në kufirin e ri të Greqisë ( të ndryshuar nga Turqia). Pas luftës Ruso-Turke (1877-1878) , anët e Vranjës, Leskovacit dhe Kurshumlisë iu dhanë Serbisë edhe pse janë shqiptare. Sipas Sami Frashërit, krejt sipërfaqja e Shqipërisë ( në kohën që ai bënte hartimin e enciklopedisë-M.Gj)ndodhet midis gradëve 39 e 43 të gjerësisë veriore dhe 17 e 20 të gjatësisë lindore, duke qënë gjatësia më e madhe e saj 5 gradë, d.m.th, 1250 km dhe gjerësia më e madhe 1000 km, krejt sipërfaqja është 65.000 km2. Më vonë Perandoria turke vazhdoi të bëjë coptime të tjera nga trojet tona. Statistikat e Turqisë bëjnë edhe caktimin e qyteteve shqiptare sipas rëndësisë: të shkallës parë janë Shkodra, Prizreni, Manastiri dhe Janina, seicili me jo më pak se 30 mijë banorë; të shkallës dytë janë: Peja, Gjakova, Prishtina, Shkupi, Tetova, Dibra, Tirana, Elbasani, Berati, Ohri, Korça, Kosturi, Gjirokastra dhe Preveza, seicili qytet me popullsi 10-20 mijë banorë, të shkallës tretë janë: Lezhë, Guci, Plavë, Mitrovicë, Kumanovë, Gostivar, Kuprili, Prilep, Resnje, Krujë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Tepelenë, Përmet, Delvinë, Konicë, Filat, Paramithi, Margëlliç dhe Pargë, seicili qytet me popullsi me më shumë se 3000 frymë.
Rrallë ka ndodhur që shqiptarë të shkolluar jashtë, kuptohet, ata që kishin mundësitë ekonomike për ta blerë arsimimin, të mos shkëlqenin, gjë që tregonin vitalitetin e rracës shqiptare, ndërkohë që mbas dipllomimit viheshin menjëherë në shërbim të sundimtarëve, mbretërve e pashallarëve nëpër botë, për një jetë më të mirë, por edhe me ambicjen e ecjes përpara. Virtytet shqiptare janë detyruar t’i pranojnë edhe historianët turq. Njëri prej tyre, Ahmet Xhevdet Pasha shkruan: “Shqipëria është një vend i vrazhdë, i varfër, i pakalueshëm, populli i saj i egër, i pabindur, krenar dhe luftarak”. Deri motra e vajza sulltanësh kanë arritur të marrin shqiptarët, kanë bërë krushqi me princër e perandorë dhe kanë ushqyer popujt e tjerë me gjakun e tyre, sikundër edhe kanë marrë. Po cili ka qënë fati tyre?. Përgjigjen na e jep një poet i mirënjohur në një nga elegjitë e tij: “Me perandorë ke bërë krushqi/ lind çifligarë e vdes çifçi/ e nën sulltan je gjeneral/ në vendin tënd ç’bastard fatal”.
Pa folë për punonjës të thjeshtë administrate apo drejtues lokalë, po ndalem të përmënd vetëm disa emra vezirësh dhe kryeministrash shqiptarë e me gjak shqiptari, të vendosur nga turku në drejtimin e shtetit të tyre: Ahmet Pasha(Gediku) katër vjet kryeministër në kohën e sulltan Mehmetit II(1451-1481); Ajaz Pasha, kryeministër(1533-1538) në kohën e sulltan Selimit; Sinan Pasha-tjetër, pushtues i Jemenit, vëllai i ish kryeministrit Sinan Pasha; Ali Pashë Tepelena, qeverritar dhe feudal i Janinës për 33 vjet, vezir; Arabaxhi Ali Pasha, kryeministër (1691-1695); Asllan Pasha, vezir(1595-1603); Bajazit Pasha(1413-1421) vezir dhe këshilltar i sulltan Jalldërëm Bajazitit; Ballaban Pasha, pushtues i Stambollit në kohën e sulltan Mehmetit II; Bushatllinjtë e Shkodrës që janë të shumtë në numur; Dalltaban Mustafa Pasha, kryeministër në 1702; Daut Pasha, kryeministër për 14 vjet,(1483-1497); Aleksandër Gjika, princ i Vllahisë; Dukagjin Mehmet Pasha, vezir, dhëndërr i Javuz sulltan Selimit(1512-1566); Ferhat Pasha, në vitin 1591 u bë vezir i dytë dhe ju dha vula e kryeministrit, post të cilin e ka marrë dy herë; Abdyl Frashëri, diplomat, keshilltar në Bashkinë e Stambollit(1885); Sami Frashëri, studiues, politolog, gjuhëtar, enciklopedist, personalitet i shquar i Perandorisë turke; Halil Pasha, vezir, kryeministër i turqisë, Sinan Pasha ( vëllai i Halilit), diplomat, prefekt i Stambollit; Hamza Beu ( vëllai i Bajazit Pashë), komandant ushtarak, qeverritar i Rumelisë; Hasan Pasha (1624) emrohet kryeministrë; Hasan Jemishxhi, shqiptar, në vitin (1601)emrohet kryeministër; Hoxhë Hasan Tahsini, një nga dijetarët më të mëdhënj të fesë islame, dijetar i shquar edhe në fushat e kimisë, fizikës, astronomisë, njohës i gjuhve të lindjes dhe perëndimit, Rektor i të parit universitet të Stambollit; Hysen Pasha, kryeministër(1695-1703); Ibrahim Pashë Vlora, vezir, mytesarif i Vlorës; Ismail Pasha ( nipi i Ali Pashë Tepelenës), vezir; Kara Ahmet Pasha, vezir, bëhet dy herë kryeministër në kohën e sulltan Sulejmanit ( 1520-1566); Kara Mustafa Pasha, vezir, kryeministër në kohën e sulltan Muratit IV (1623-1639); Lutfi Pasha,vezir, bëhet kryeministër në kohën e sulltan Sulejman ligjvënësit(1520-1566); Mehmet Ali Pasha, shqiptar nga një fshat i Korçës, vezir, personalitet i shquar ushtarak dhe reformator, administrator fuqiplotë i Egjiptit(1800-1848); Mehmet Aqif Pasha, nga një familje atdhetare e Tetovës, vezir, personalitet i shquar ushtarak, ministër drejtësie dhe kryetar i këshillit të shtetit turk në kohën e sulltan Abdyl Azizit(1861-1876); Mustafa Naili Kretasi, shqiptar nga fshati Pojan i Korçës, vezir, ministër i jashtzakonshëm i portës së lartë (1849), kryeministër(1851-1852), përsëri kryeministër(1857); Mustafa Pasha, shqiptar, vezir i paisur me mënçuri dhe trimëri, vali i Egjiptit, martohet me motrën e sulltan Sulejmanit(1512-1566); Mustafa Pashë Bajraktri, vezir me orgjinë shqiptare, bëhet kryeministër(1808); Omer Pashë Vrioni, shqiptar nga fshati Vrion i Beratit, vezir, qeverritar i Janinës (1822-1826); Sinan Pasha me orgjinë shqiptare, vezir, ka arritur pesë herë postin e kryeministrit(1580-1596), vdes si kryeministër në moshën 90 vjeçare; Ka disa përpjekje, megjithse të dështuara, për t’i mohuar këto vlera zhvillimi, këto të vërteta të dokumentuara, e për të paraqitur shqiptarët si njerëz barbarë, pa qytetërim, pa trashëgimi kulturore , pa aftësi shteformuese. Janë të shumtë ata që kërkojnë të mohojnë ekzistencën e kombit shqiptar në të shkuarën, ndaj i shohin si pengesë serioze emrat tanë që na kanë përfaqësuar denjësisht: duke filluar nga ata që përmënda më sipër, duke vazhduar me emra prijësish të shquar, punonjës të liturgjisë, kryesisht krishtërimit, deri te heroi ynë kombëtar, Skënderbeu (Nathalie Clayer ?!), duan t’u tjetërsojnë orgjinën, t’u mohojnë vlerat dhe kontributet.
Inteligjenca e vërtetë që përfaqëson denjësisht shtresën më të lartësuar të shoqërisë, duhet t’u përgjigjet këtyre qëndrimeve antishqiptare, për të mos lënë të minuar ambjentin e së nesërmes, sepse ajo qëndron dhe duhet të qëndrojë jo vetëm mbi nivelin mesatar të popullates së shkolluar, por edhe të klasës politike që drejton jetën e vendit, sepse ata “bartin barrën e zhvillimit shpirtëror, shkencor dhe artistik, domethënë të zhvillimit kombëtar shqiptar”. E kundërta ndodh me burokracinë, ajo është kundër përparimit, sepse “ vetëm me demokraci shihet qartë se sa e tepërt dhe e dëmshme është ajo. E pushteti i saj nuk mbështetet në drejtësinë dhe dijen, por në pushtetin e ozurpuar”. Gjithmonë bazuar te vërtetësia, me kujdesin e duhur për të qëndruar larg urrejtjes që prish klimën e marrdhenjeve të fqinjësisë mes popujve, gjithashtu, pa pranuar joshjen e ksenomaninë; ndikuar nga kushtet, pozicioni gjeogarfik, madhesia dhe përbërja e popullatës apo nevojat ekonomike të kohës, hartuesit e librave historikë apo enciklopedive, e kanë mëse të domosdoshme një parimësi të tillë në punën e tyre. Ja një shembull i keq i fabrikimit të miteve për orgjinën dhe historinë e popullit të cilit i përkasin, nga autorët e librit : “Enciklopedi e Maqedonisë”, që e publikuan në tetorin e 2009-ës. Ky vend nuk është në një galaktikë tjetër, të panjohur për historiografinë ballkanase, ndaj, shfletimi dhe konsulta me arkivat, të cilat mbajnë brenda kujtesën e kohës dhe të vërtetat historike, duhet të zvëndësojë synimet dashakeqe dhe aksionet politike, të cilat, jo vetëm që s’janë jetëgjata, por, në humnerën e dështimit marrin me vete edhe shërbëtorët e tyre, kushdo qofshin ata.
Lexoni me vëmëndje: sipas statistikave të ish-Perandorisë turke të para 110 vjetëve, Maqedonia rezulton të ketë këtë përbërje popullsie: Nga rreth 1.850.000 frymë, 750.000 janë myslimanë, 50.000 çifutë dhe 1.050.000 të tjerë, popullsi e krishterë. Përbërja rracore e kësaj popullsie është si vijon: turq, shqiptarë, bullgarë, grekë e vllehë. Sipas historiografëve të po kësaj kohe, rezulton : ana veriore është e banuar me shqiptarë e bullgarë; pjesa e mesme me turq, bullgarë dhe pak vllehë e grekë; ana jugperëndimore me turq, grekë e vllehë; ajo e bregdetit me turq e grekë dhe ajo lindore me turq, grekë e bullgarë.
Sami Frashëri, eruditi dhe enciklopedisti më i madh i Perandorisë turke dhe i gjithë Orjentit, te vepra madhore “ Kamus-al-a lam”- shkruan se : “…në kohët e vjetra maqedonasit kanë qënë të privuar nga qytetrimi dhe jetonin si beduinë (endacakë). Sikundër dihet, nga kombet banues tani në Maqedoni, sllavët e bullgarët kanë ardhur pas shekullit VII, kurse turqit pas pushtimeve osmane, dhe pasi dihet se vllehët janë sjellë dhe vendosur aty nga Roma, në kohën e sundimit romak, duhet parë se e cilës rracë është popullsia e orgjinës së Maqedonisë…
Ati i gjeografëve, Straboni, që ka jetuar në shek.I të e.s. dhe që ka shkruar librin e famshëm në bazë të konstatimeve të tij, ka treguar se grekët kanë qënë deri në rrjedhën e lumit Pinios, d.m.th, Qystem, dhe në veri të këtij lumi nuk gjenden grekë, as nuk flitet gjuha greke, duke shtuar se popullsia e Epirit, Maqedonisë dhe Ilirisë flasin të njëjtën gjuhë dhe janë të paisur me të njejtin moral,…pra nuk mbetet dyshim mbi qënjen e maqedonasve të vjetër thjesht shqiptarë. Madje, maqedonasit patën shkuar në ndihmë të trojanëve, që ishin të rracës pellasge dhe patën luftuar kundër grekëve…meqë maqedonasit gjuhën e tyre nuk e kishin të shkruar dhe u mungonte letërsia e tyre kombëtare, iu nënështruan qytetërimit grek ...dhe Maqedonia mori tatëpjetën midis pretenduesve në grindje për sundim”. Ja e vërteta që tregon se kush janë endacakë dhe barbarë në Maqedoni.
Askush s’duhet të turpërohet për prapambetjen kulturore dhe zgjimin e vonuar kombëtar, në një kohë që dihet se deri në vitin 1912, Ballkani ishte nën kontrollin dhe sundimin e plotë të Perandorisë osmane. Shqiptarët bashkpunuan ngushtë me grekët, me pjesmarrjen e tyre direkte në luftime të shumta, me gjakun dhe armët e veta, me komandantë të shquar si Marko Bocari etj, i dhanë Greqisë pavarsinë nga Turqia, disa dekada para se ta fitonin për vete. Dihet qëndrimi mosmirënjohës i mëvonshëm i Greqisë dhe pabesitë e saj të vazhdueshme në lidhje me vendin tonë. Publicisti i talentuar Nuri Dragoi, në librin e tij “Shqiptarët dhe grekët”, citon Jani Vreton i cili thotë : po të vazhdojnë grekët të ngrenë pretendimet e njohura teritoriale ndaj Epirit, atëherë do të dridhen varret e etërve dhe vëllezërve shqiptarë që ranë për lirinë e grekëve dhe që kanë kontribuar jo më pak se grekët, në themelimin e mbretërisë greke… “1/3 e popullsisë së përgjithshme greke- shkruan Sami Frashëri te “Kamus al a lam”- janë të kombësisë shqiptare dhe flasin gjuhën shqipe. Popullsia e krahinës Anika (Atika-M.Gj) është krejtësisht shqiptare dhe , në kohën kur Greqia fitoi pavarësinë, në Athinë nuk flitej tjetër gjuhë përveç shqipes. Shumë vende të Moresë dhe ujdhesat janë të banuara vetëm me shqiptarë. Por, nëse këta shqiptërë deri tani e kanë ruajtur gjuhën dhe kombësinë e tyre, paskëtaj nuk shpresohet se do të mund ta ruajnë edhe shumë kohë, pasi qeverria greke po bën përpjekje të mëdha me anë të shkollës për t’i grekëzuardhe për të harruar gjuhën e tyre”.
Shqipëria është njohur me emrin Iliri deri në mesjetën e vonë, për të qënë të saktë deri në shekullin e njëmbëdhjetë, pastaj janë përdorur gjerësisht: Arbëri dhe Albani- vendi i shkëmbinjve dhe i shqiponjave ( sipas Sami Frashërit: arë-bërës). Është mjaft interesante-shkruan Faik Konica- që Shekspiri e vendos skenën e njërës nga komeditë e tij më të bukura “Nata e dymbëdhjetë”, në Iliri, shumica e lexuesve nuk e dinë që është Shqipëria e sotme. Ndërsa Isadora Duncan në librin e saj “My-Life”, shkruan se : “Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe tragjik. Aty ka qënë i pari altar i Zeusit të “Rrufesë”, ndërsa Faik Konica komenton mikpritjen shqiptare të viteve 1930 parë edhe nga deklarimet e vizitorve:” ka shumë kohë që mendohet se shqiptarët nuk i duan të huajt dhe që ata mundohen t’i trembin vizitorët. Historiani ingliz, Gibbon, në “Decline and Fall of the
Ende nuk njihen historitë e familjeve të mëdha shqiptare, të cilat janë të shumta në të gjitha trevat, kontributet e tyre në jetën e vendit,etj. “Për historinë e një vendi-shkruan Eqerem Bej Vlora-ka rëndësi të posaçme njohja më historinë e brezave të sundimtarëve, qoftë edhe shkarazi”. Historiografia shqiptare përfaqësohet me disa autorë të shquar si Aleks Buda, Injac Zamputi, Koli Xoxi, Kristo Frashëri, Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Sherif Delvina, Myslim Islami, Nuri Dragoi e shumë të tjerë, po kështu edhe veprat e tyre janë të shumta e të ndryeshme, por filli që i bashkon, paralelja që mund të hiqet mes tyre është çështja kombëtare. Sigurisht që kapacitet intelektuale të krijuesve s’mund të jenë të njëjta, as mënyra e bërjes së analizave apo thellësia e tyre, po kështu edhe njohja e autorëve dhe veprave të tyre nga lexuesi brenda dhe jashtë vendit s’mund të kenë të njëjtin fat e sukses, për arsye që nënëkuptohen dhe s’është nevoja ti komentojmë. Këto vepra, së toku janë si gjymtyrë të një trupi, misioni fisnik është i njëjtë, guximi po ashtu: të shkruhen të vërtetat, shumica mbase edhe të pathëna, kujtesa historike duhet të ruhet e plotë, parajsa ku brezat duhet të shuajnë kurreshtjen, për të mos mbetur kështu pa të ardhme, bëhet fjalë për identitetin kombëtar.
“Heshtjen e gjatë, tepër të gjatë të inteligjencës shqiptare-shkruan Rexhep Qosja- kurrsesi nuk do ta arsyetojë historia”. Në veprën e tij “Popull i ndalur”, kushtuar “fëmijëve tanë dëshmorë, të cilëve bateritë e mizorëve ua prenë përgjysmë ëndrrën për Kosovën e lirë”-Qosja bën analiza të hollësishme e të argumentura të historisë së dhimbshme të popullsisë kosovare nën dhunën dhe represionin serb, për shqiptarët e Malit të zi, për shqiptarët e Maqedonisë e më gjerë. Këto analiza të realizuara me një mendim të kthjellët, me një shqipe të qëruar nga fjalët që e përbaltin dhe me artin e krijimit të cilin ky autor e zotron mjeshtërisht, të imponojnë vëmëndje dhe të ngjallin një ndjenjë adhurimi të thellë. Shqiptarët janë një popull i vogël-shkruan autori,-por me tradita të mëdha. Shqiptarët janë popull i varfër, por me thesare të pasura kulturore…
Akademiku i shquar s’ka hapur vetëm arkivat, ku ruhen planet e zverdhura të Vasa Çubriloviqit, fara e vjetër e urrejtjes anti–shqiptare ( projekti i klubit kulturor serb për zgjidhjen e çështjes arrnaute-1937), ai është i pranishëm në betejë, është dëshmitar i mbetur gjallë, çuditërisht, mbase për fatin tonë. Arma e tij është fjala dhe ai e ka thënë atë; atje ku duhet, në kohën e duhur dhe me focën që të jep e vërteta. Ai ka guxuar të ngrerë zërin atje ku fabrikohet e keqja, brënda tempullit ku ruajnë cerberët, në portat e ferrit.
Flitet për vitet më të egra të terrorit policor (81-90), është koha kur Kosova është shëndërruar në një gjykatë të frikshme, vetë presekutorët janë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, prangat dhe burgun i ke prapa derës, ajo që vlen më pak është jeta e shqiptarit. Të përndjekurit, të presekutuarit, të gjykuarit dhe të dënuarit në mënyra të ndryeshme janë 584.373 vetë, numur ky zyrtarisht i njohur. Zyrtarët e shtetit serb planifikojnë hapjen e varreve masive dhe nxitojnë të fshehin çdo gjurmë, ndërsa nënat kosovare qëndrojnë duarlidhura para arkivolëve të zbrazur. Kohën e këtij ankthi të gjatë disavjeçar, që mund ta gjesh vetëm në tragjeditë Shekspiriane, e shoqëronte padurimi dhe pritja…Absurdi shkon deri atje sa t’u kërkohet kosovarve që të rregjistrohen si turq e pastaj të shpërngulen në Turqi, d.m.th ta braktisin kombësinë e tyre, të pranojnë shpërfytyrimin dhe “të vazhdojnë të puthin edhe më tutje shkopin që i rreh”.
Vazhdojnë atentatet mbi kulturën shqiptare; Nga biblotekat e Malit të të zi, Maqedonisë dhe Serbisë nxirren dhe digjen librat e autorëve shqiptarë; emrat e vendeve duhet të ndryshohen, të shqiptohen e shkruhen sllavisht, rrethimet e shtëpive të shqiptarëve të prishen, pavarësisht se janë ndërtuar prej kohësh në funksion të “normave kulturore dhe morale me të cilat gjatë shekujve janë mësuar ta rregullojnë jetën”-(vizitorët e huaj të shekullit kaluar; gjermanë, anglezë dhe francezë, i paraqesin banesat e shqiptarëve si kështjella tërheqëse të fortifikuara), emrat e fëmijëve të trashëguar në shekuj nga shqiptarët-shpallen të padëshiruar dhe s’rregjistrohen, emrat e shqiptarëve që vdesin, në varret e sapoçelura mund të shkruhen vetëm me qirilicë , e jo me shqipe”, këngët popullore kontrollohen tërësisht nga politika, dhe konkretisht: nga 600 këngë që trasmetoheshin në radiostacionet lokale të Kumanovës, Tetovës, Gostivarit, Strugës, Dibrës etj, vetëm 30 shpallen të përshtatshme. Shqiptarët, në mungesë të ushqimit të ndaluar shpirtëror, “duke dëgjuar këngët maqedonase mbi trimërinë dhe lirinë e popullit maqedon, do të duket sikur dëgjojmë këngët për Skënderbeun, Naim Frashërin,… Asim Vokshin, Tefik Çangën, Emin Durakun…e për figura të tjera e ngjarje të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar”. E në një situatë të tillë, përfaqësuesit e klasës politike që “drejtojnë” jetën e shqiptarëve janë në dilemë: ose do luftojnë për të përfaqësuar e mbrojtur interesat e popullit të cilit i përkasin, ose “ do pranojnë të jenë të gjykuar prej historisë” .
Serbia ka mobilizuar gjithë makinerinë prapagandistike; gazeta Politikë, Politika expres, Novosti, Borba, Duga, Intervju, Nin, Svet etj, mbushen me shkrime të ngarkuara plot urrejtje antishqiptare dhe shpifje e fyerje nga më të ulëtat, akademikë, politologë e krijues, ( Arsa Millatoviqi, Gane Todorovski, Syrja Popovci, Millan Kangrga, Zhivorad Stojkoviq, Kole Çashule, Gjorgji Ajanovski, Dobrica Qosiqi, ) bëhen pjesë e këtij revanshi. Rexhep Qosja s’është lodhur ti kundërshtojë me argumenta shpifjet e tyre, publikisht dhe në kohën e duhur, viktima kurrsesi s’mund të akuzohet si fajtore. Sigurisht që s’janë të gjithë intelektualët e Jugosllavisë shërbëtorë të politikës, heshtin ndoshta nga frika, por ka edhe nga ata që reagojnë në mbështetje të intelektualëve shqiptarë si profesori i Universitetit të Zagrebit, Predrag Matvejeviq,…
Krizën e përgjithshme të Jugosllavisë të shkaktuar nga politika e dhunës, raskapitjes dhe diskriminimit mbi popujt jo sllavë, s’mund ta pranonin shqiptarët si të shkaktuar prej tyre, sepse kështu donin serbët, sepse kështu justifikohej edhe spastrimi i Kosovës prej shqiptarëve, sepse gënjeshtrat e rregjimit janë mjeti themelor për të justifikuar dhunën dhe terrorin. E megjithëatë, libri është shkruar me një llogjikë të ftohtë, me një gjuhë mjaft filozofike dhe të çveshur nga urrejtja ( që mund të ishte e natyrshme), jep ide interesante e shpresdhënëse, jo vetëm për sot, por edhe për ardhmërinë, për rilindjen e kombit.
Qosja më vonë ka qënë pjesmarrës aktiv edhe në politikë, megjithëse përkohësisht, ka qënë pjesmarrës i konferencës së Rambujesë, etj. Mirëpo krijuesi s’mund t’i shkelë parimësitë e veta për të ecur në rrugën plot zigzake të politikës, ndërsa aktorët e kësaj të fundit s’mund të ngjiteshin në lartësinë e mendimeve të akademikut. Kështu ndodhi distancimi i tyre, të cilin autori e përshkruan pa dhimbje “ sa më shumë t’i ndjekë politika (intelektualët - M.Gj) aq më shumë i do populli”.
Studiuesi anglez Uodem Pikok, në librin-“
“Populli shqiptar i paditur-shkruan Tajar Zavalani-i përcarë, i varfëruar shpirtërisht…
M.Edith Durhan , në librin e saj “ Twentu Years of Balkan Tangle” shkruan: “Në Podgoricë takova përsëri karrocierin shqiptar, Shahinin, i cili më kishte shërbyer me shumë besnikëri…më mori në shtëpinë e tij. Kishte një kontrast të madh me shtëpitë malazeze. Këtu çdo gjë shndriste dhe rrinte për mrekulli në vend të vet, sepse shqiptari ka shpirt artisti, gjë që malaziasit i mungon plotësisht”.
Ndërsa studiuesi tjetër anglez J.C.Hobhouse në librin “A Jorney through
Atë që ortodoksia sllave e bënte me shqiptarët e veriut të trojeve tona amtare, në jugun e vendit e bënte greku. Meqënse analizuam pjesërisht librin e Rexhep Qoses “Populli i ndaluar” që trajton problematikën e mësipërme, do ndalemi edhe te libri i publicistit atdhetar Nuri Dragoi, “Shqiptarët dhe grekët”. Autori bën një trajtim të hollësishëm bazuar në arkivat dhe studimet e historianve grekë, anglezë, italianë, francezë, shqiptarë, turq etj, duke i ballafaquar ato edhe me kujtesën e ruajtur e të trashëguar të popullit tonë, i cili i mbajti në shpatullat e tij, peshën e halleve dhe dhimbjen që s’mund ta tregojnë analizat e studjuesve. Shtrirja kohore është e largët, fillon me moshën e Ballkanit, popujt banues të tij në shekuj, gjuhët dhe kulturat përkatëse të popujve, gjuha shqipe dhe helenizimi i shkollave tona, ideali kombëtar dhe kultet fetare, etj. Meqënse përmbajtjen e këtij libri e kam trajtuar në një analizë të mëparshe, po ndalem shkurtimisht te problematika kryesore që është edhe objekt i hulumtimeve të shumta të autorit: janë disa çështje të cilat herë “fashiten” e herë ngrenë krye, mes dy vëndeve tona, historikisht fqinje e bashkudhëtare, jo rrallë edhe me fate të përbashkëta.
Shkollat greke vazhdojnë të mbijnë si kërpudhat, jo vetëm në zonat minoritare, por edhe në Himarë(pretendimet për të cilën si zonë greqishtfolëse, megjithse absurde, vazhdojnë të jenë të gjalla), jo vetëm në qytetet jugore, por edhe në zemër të kryeqytetit. Asnjë të keqe s’ka, ata që dëshirojnë le ta mësojnë gjuhën greke. Por fëmijët shqiptarë në Çamëri s’kanë asnjë shkollë për të mësuar gjuhën amtare, të orgjinës së tyre, për të lexuar mbishkrimet e varreve stërgjyshore, të cilët, në vend të qirinjve të munguar, kohë pas kohe i ndriçojnë vetëtimat në dimrat e ashpër ballkanik; mëse 200 mijë fëmijë shqiptarë të emigruar familjarisht gjatë këtyre 18 viteve, shkollohen në greqi, e ata nuk dinë të lexojnë historinë e popullit të tyre në gjuhën e ëmbël të nënës, të mësojnë për Skënderbeun, De Radën, Vaso Pashën, Fishtën, Samiun, Nolin, Konicën, Naimin, Ismail Qemalin, Nënë Terezën, Gjeçovin, Migjenin modern, Qosen, Agollin, Kadarenë, Moikom Zeqon, Esat Mekulin, Azem Shkrelin, Ali Podrimën, Agim Vincën, etj, nuk dinë ta shkruajn atë gjuhë të bukur. Shteti grek s’ka hapur shkolla shqipe në teritorin e tij, sigurisht që as mund të shpresohet se do ta bëjë një gjë të tillë së afërmi. Në këmbim të kësaj nevoje urgjente, u afrohet edukimi me liturgjinë e ortodoksisë të predikuar aq dëndur në kishat e shumta, të cilat po shtohen me shpejtësi edhe brenda teritorit shqiptar. Që të fitohet kjo garë, krahasimisht me xhamitë, si fillim ngulen kryqe sipër kodrave e në afërsi të qëndrave të rëndësishme urbane, pra bëhet pushtimi i teritoreve, pastaj hapen themelet dhe kohë pas kohe vazhdon edhe ngritja e lartësimi i simboleve, për të thënë më vonë se atje ku ka kisha jeton një popullsi ortodokse dhe ku ka ortodoksë, ata janë grekë ( ja shikoni kishat dhe shkollat !) Miliona e miliona dollarë të groposura kot, ( në këmbim të ndihmave të premtuara e të pa realizuara asnjëherë) kur dihet qëndrimi indiferent i shqiptarëve ndaj rrymave fetare.
“Fetarin-shkruan Branko Merxhani- e shtyn premtimi i xhenet-it. Afetarin e shtyn dëshira e mirëqënjes. I pari egoist moral; i dyti egoist material. Një sinonim simbolik”. Besimet fetare në këtë vend respektohen reciprokisht në mënyrën më të pakrahësueshme në botë, sepse shqiptarët dinë ta nderojnë e respektorjnë njeri-tjetrin, pavarsisht se njëri shkon në xhami e tjetri në kishë, ata kanë një atdhe të përbashkët dhe janë vëllezër të një gjaku. E sikur të mos mjaftonin këto, brenda teritorit shqiptar ( pikërisht atje ku grekërit paracaktojnë edhe “kufirin” e “Vorio-Epirit”) fillon edhe ndërtimi i varrezave të “luftëtarve” grekë gjatë luftrave të mëparshme “çlirimtare”. Mirëpo në këmbim të eshtrave të pretenduara, në Kosinë të Përmetit zhvarrosin banorët shqiptarë. Të shkretët shqiptarë, edhe të vdekur s’i lënë të qetë. “Eshtrat që akuzojnë” tashmë janë vendosur brenda arkivolëve të stolisur me kryqin e Krishtit përsipër dhe kanë marrë “kombësinë” greke…
Çështjen e Çamërisë autori e trajton gjerësisht duke afruar statistikat e arkivave, të vërtetat tronditëse, masakrat e bëra mbi popullsinë shqiptare të kësaj krahine, përdhunimet, fëmijë e burra të therur me thika, pasuritë e grabitura dhe së fundmi trojet e tyre, shtëpitë, pronat, varret e etërve dhe tokat e trashëguara brez pas brezi, të cilat nuk dihet nëse do ti marrin ndonjëherë. Pas gjithë këtyre veprimeve antishqiptare nga fqinjët jugorë, pas gjithë asaj shtypjeje, ndalimesh e terrori nga makineria sllave në veri, a mund të akuzohen shqiptarët për mungesë zhvillimi, qytetarie dhe ashpërsi në mardhënjet rajonale ?! Sigurisht që këtë mund ta bëjnë vetëm ata që janë verbuar nga shkëlqimi i rremë i carëve dhe mbretërve tashmë të perënduar dhe ata që janë shurdhuar nga daullet e tyre të luftës.
Po a është përkthyer “Popull i ndaluar” në gjuhët serbe dhe maqedonase që ta lexojë opinioni i shëndoshë dhe i arsyeshëm, nëmos sot, në pragun e mardhënjeve të reja që do ketë në të ardhmen mes banorëve të këtyre vendeve, sigurisht që jo. Po në gjuhët greke, italiane dhe angleze që ta lexojnë studentët dhe qytetarët shqiptarë që banojnë në Evropë dhe në botë, sigurisht që jo. As libri “Shqiptarët dhe grekët” s’është përkthyer, të paktën në gjuhën greke, të njihet me të inteligjenca dhe opinioni i shëndosh qytetar, të cilët s’i mungojnë këtij vendi me tradita të lashta. S’janë përkthyer veprat dinjitoze të historianve shqiptarë që përmendëm në rreshtat e mësipërm të këtij shkrimi, Duket e pabesueshme, por është e vërtetë, “Kamus al a lam”, vepra madhore e Sami Frashërit, pa folur për vepra të tjera të tij, s’është përkthyer akoma plotësisht, pjesa ku flet për Shqipërinë. E sipër qivurit të këtij mendimtari të madh, qëndron i hapur një libër. Turqit vazhdojnë ta nderojnë, ashtu si të birin, emrin e të cilit e mban një nga stadiumet më të mëdha të Stambollit. S’janë përkthyer e s’njihen ende punimet interesante të Hoxhë Hasan Tahsinit e mjaft dijetarëve të tjerë të shquar, bashkëkohës të tij. Kjo është detyrë e inteligjencës shqiptare. Pikërisht, kjo shtresë shkencëtarësh, psikologësh, ekonomistësh, analistësh e dijetarësh të fushave të ndryeshme, duhet të ushqejë shtetin me platforma e programe të studiuara mirë e të argumentura, për integrimin në botën e qytetëruar, për ngritjen e arsimit kombëtar në një stad të lartë, të aftë për të konkuruar tregjet evropiane të zhvillimit, për gjallërimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive të punësimit për njerëzit e specializuar, për edukimin e shëndoshë atdhetar dhe ruajtjen e vlerave të trashëguara, etj.
“Një popull nuk rron dot pa një ideal-shkruan Mithat Frashëri-pa një shtytje, pa një qëllim që e bën të ecë, të punojë, të përpiqet dhe të përparojë. Cili duhet të jetë ideali ynë? Duhet të jetë madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm”.
Ndërsa Fan Stilian Noli, suksesin në betejën e përparimit e kërkon te vetë shqiptarët, për të cilët ai shkruan: “shqiptari është shquar për tipare fisnike: është trim, besnik, shpitmadh, bujar, i vetsigurt dhe i zgjuar” Mirëpo, askush s’mund t’ia sjellë të mirat shqiptarit në vatrën e tij, pa përpjekjet e veta, qoftë edhe miqtë e tij më të afërt, sepse duke pritur vazhdimisht nga të tjerët, njeriut i humbet çdo ambicje për të ecur përpara.