E premte, 02.05.2025, 12:26 AM (GMT+1)

Speciale

Bislim Pireva: Dhuna qindvjeçare serbe (III)

E marte, 20.07.2010, 09:58 PM


BISLIM B. PIREVA

DHUNA NJËQINDVJEÇARE SERBE

ZAJÇEC

I. Të vrarë dhe të zhdukur

1. Shaban Beka është vrarë nga serbët më 1912 në Gregjenik. Ka lënë tre djem: Behlulin, Avdullahun dhe Dinin të cilët më 1934 janë shpërngulur në Turqi. Qysh moti që të tre janë të ndjerë. Behluli dhe Avdullahu nuk kanë lënë pasardhës, kurse Dini ka lënë  katër djem: Hafizin, Shabanin, Ramushin dhe Nazifin.                .

2. Sylejman Osmani  është vrarë më 1912 nga një grup serbësh (prej 9-10 vetash) disa prej të cilëve ishin nga Gregjeniku. Deri sa kishte qenë brenda me të vëllain e gruas Rrahman Kurtin nga Gllogovica e ndjen një zë dhe del përjashta. Sapo del kapet. Serbët hynë brenda edhe e kapin edhe Rrahmanin. Që të dy i marrin i mbështesin për një trungu të dardhës, i lidhin me litar që nga këmbët e deri te koka dhe si me komandë që të gjithë shtien mbi ta. Atë skenë të tmerrshme e ka parë i biri Halili që ishte vetëm 6-7 vjeç dhe jo më larg se 15 metra prej tyre si dhe Metihja e shoqja e Sylejmanit, të cilët më vonë kanë treguar shumë herë për atë skenë të trishtueshme se nuk kanë dëgjuar as klithmë as britmë prej asnjërit. Sylejma-ni ka lënë vajzën Salën e cila ka qenë e martuar për Bajram Berishën në Sfircë. Ajo ka vdekur në lindje dhe ka lënë një vajzë. Sylejmani ka lënë pas edhe Halilin i cili ka vdekur më 1979. Halili ka lënë tri vajza dhe tre djem: Osmanin i cili ka vdekur më 2003, kurse të bijtë jetojnë në Prishtinë si dhe Sabitin dhe Sinanin që po ashtu me familje jetojnë në Prishtinë. Vajza e madhe e Halilit Shehidja është e martuar për Ramiz Babiqin nga Dabisheci dhe jeton në Prishtinë. Hatixhja ka qenë e martuar për Avdi Maliqin nga Strezoci ( tani i ndjerë) dhe ka jetuar në Prishtinë, kurse nga viti 1999 në Pensil-vani të SHBA-së. Azeminja është e martuar për Muharrem Lecin nga Gmica. Ka qenë duke jetuar në Prishtinë, por nga viti 1997 jeton në Kardif të Wellsit.                             .                                       3. Familja e Salih Hysenit kur në tetor të vitit 1912 ushtria serbe ka depërtuar në Zajqec të gjithë banorët nga tmerri kanë ikur, kurse kjo familje me pesë anëtarë pa e ditur se çka ka ndodhur ka mbetur aty dhe është zhdukur pa asnjë gjurmë.                 .                                                           4. Nuhi Hyseni është vrarë nga ushtria serbe në tetor të vitit 1912 në mbrojtje të kufirit në vendin e quajtur Te Karoli. Ka lënë pas Lamin, pasardhësit e të cilit që moti jetojnë në Prishtinë.                      .                                                                  5. Mehmet Hysen Hyseni është vrarë nga ushtria serbe në tetor të vitit 1912 në vendin e quajtur Te Tyrbja. La pas Maliqin, Sherifin dhe Nazlijen. Që të tre tani janë të ndjerë. Pasardhësit e Maliqit dhe të Sherifit që të gjithë jetojnë në Prishtinë.                                                                              6. Zeqir Rashit Rashiti është mobilizuar në punë të detyrueshme në Kërçovë të Maqedonisë më 1917 dhe  më nuk është ditur gjë për fatin e tij. Ishte i pamartuar. Vëllazërit e tij Shefkiu dhe Hamiti tani janë të ndjerë, kurse pasardhësit e tyre jetojnë në Prishtinë.                                                                            7. Sylë Rashti Rashiti është marrë nga shtëpia bashkë me të vëllain Zeqirin dhe ka humbur pa asnjë gjurmë. As Syla  nuk ka qenë i martuar.          8. Halil Imeri është zhdukur më 1917, ndërsa familja e tij është shpërngulur në Turqi. Në pronat e asaj familje janë vendosur dy familje serbe-shopa të cilët më 1947 i kanë shitur pronat edhe janë larguar nga Zajçeci.                           .                                                                                                                                                                                   9. Hazir Demir Demiri-Koretini bashkë me të vëllain Mehmetin është marrë nga shtëpia dhe thuhet se e kanë dërguar në Kërçovë dhe ka humbur pa gjurmë. Gruaja e tij që kishte mbetur shtatzënë  lind një djalë të cilin e pagëzojnë me emrin e të atit, pra Hazir. Ai tani është i ndjerë, ndërsa i biri Ramadani me djemt Hysenin, Hasanin, Musahin, Asllanin dhe Bekimin jetojnë në Livoç të Epërm.                                                                       10. Mehmet Demir Demiri po ashtu më 1917 është marrë nga  shtëpia bashkë me të vëllain Hazirin dhe dihet se ka arritur gjallë deri në Kërçovë  nga edhe ka humbur pa gjurmë. Nuk ka  lënë pasardhës. I vetmi vëlla i tyre që ka mbetur Zahiri ka lënë dy djem Qazimin dhe Sylën. Qazimi me pasardhës është vendosur në Kamenicë, kurse Syla ende jeton në Zajçec.                                                                                                                                               11. Isak Limani është marrë nga shtëpia më 1917 dhe vetëm dihet se ka arritur gjallë deri në Kërçovë. La pas Xhelën, i cili tash është i ndjerë, kurse të bijtë Xhaviti, Osmani dhe Sinani me familje jetojnë në Prishtinë.                                                   .       12. Rexhep Limani sikurse edhe Isaku është marrë më 1917 dhe dihet se ka arritur deri në Kërçovë. Ka  humbur pa gjurmë. La tre djem Mehmetin (i njohur me nofkën Met Zajçeci) Manin e Qazimin. Shumë heret pasardhësit e tyre janë vendosur dhe jetojnë në Prishtinë. Janë marrë me tregti dhe ka qenë familje shumë e njohur. Qazimi është vrarë më 1945, kurse Meti ishte edhe i dënuar politik.                  13. Ali Rashit Rashiti është vrarë nga serbët në vendin e quajtur Te Kroni i Plakës më 1938. Nuk la pasardhës.                                                                14. Qazim Rexhep Limani i ati i të cilit ishte zhdukur më 1917 është vrarë më 1945, që po ashtu i mobilizaur me dhunë. La pas djalin Jakupin  pasar  -dhësit e të cilit bukur moti jetojnë në Prishtinë                            15. Shahin Limani me të bijtë Limanin-Manushin dhe Shabanin kishte marrë pjesë në të gjitha luftërat që ishin zhvilluar nga Mutivoda e deri në Kikë. Në mëngjezin e 7 janarit të vitit 1945 OZN-a e kishte rrethuar shtëpinë e tij që ishte buzë kufirit (bëhet fjalë për kufirin e vendosur më gusht të vitit 1878). Shahini ndodhej në shtëpi bashkë me të bijtë Limanin, Hafizin dhe Sadikun, kurse i biri Shabani ndodhej në mal. Shahini nuk dorëzohet, por e nis luftën me ato banda çetnike që kryesisht ishin nga Vrapca, Geregjeniku e Rahovica. Në luftë e sipër Shahini vritet në afrësi të shtëpisë, por bora e madhe e kishte mbuluar kufomën të cilën pas tri javësh rastësisht ishte zbuluar nga hoxha Hetem Saliqi. Po atë ditë plagë të rëndë kishte marrë i biri Limani-Manushi, i cili pas një viti ishte vrarë po nga OZN-a në Gjyrishec. Pasardhësit e Shabanit, të Hafizit dhe të Sadikut janë shtuar shumë, janë bërë  familje e madhe dhe që disa kohë jetojnë në Prishtinë e në Matiçan.                                                                16. Qamile Saliqi (bijë Krileve) e shoqja e Adem Saliqit është vrarë po atë ditë, pra më 7 janar 1945. Kufoma e saj është gjetur Te Bashqja e Alisë duke e thithur për së vdekuri i biri Hyseni. Ata lanë edhe dy djem të tjerë: Jahirin e Bejtën, të cilët jetojnë në Hajvali.                                                                                         17. Adem Azem Hyseni-Saliqii bashkëshorti i Qamiles, është vrarë në masakrën e Tivarit më 1945.                                                                                      18. Rrustem Hysen Saliqi është vrarë nga bandat e Voja dhe Radosh Kuliqit të Vrapcës te vendi i quajtur Te Dyboku në fillim të shtatorit të vitit 1944. Pasardhësit e tij ka kohë  që jetojnë në Prishtinë.                                                                     19. Zahir Poroshtica  rrugës nga Gjilani për ta dërguar në burgun e Prishtinës, thuhet se diku te Paralova më 13 mars 1945 është likuiduar dhe i janë humbur gjurmët. Vëllazërit e tij Sadriu e Hamiti me familje jetojnë në Miradi të Poshtme të Prishtinës.                                                                    20. Liman-Manush Limani në mengjezin e 7 jana -rit 1945, gjatë një akcioni të OZN-së i ati Shahini ishte vrarë, ndërsa ai kishte marrë një plagë të rëndë. Pas një viti më 6 janar 1946 OZN-a përsëri e rrethon shtëpinë e tij, e kap të gjallë, e lidh dhe gjithë duke e torturuar për të treguar se ku ndodhej i vëllai Shabani, pasi që nuk mund t’ia nxjerrin asnjë fjalë, kur arrijnë Gjyrishec në vendin e quajtur te Prroni i Ibres e vrasin. Zenel Sylë Sadiku nga Gjyrysheci, aso kohe 10 vjeç, tregon se me sy të vet e ka parë një njeri duarlidhur të cilin e kishin shpënë përpara, kurse nga prapa e therrnin me singi dhe kur kanë arritur të Prroni i Ibres i kanë dhënë një të shtyrë, e kanë hudhur në përrua dhe mbi të e kanë shkrepur një breshëri plumbash. Kufoma e tij ka qendruar aty tri javë, të cilën e kanë dëmtuar dhelpërat. Pas tri javësh thotë se i ati Syla bashkë me Avdi Lecin nga Gmica natën (sepse ditën nuk kanë guxuar) e kanë marrë atë kufomë e kanë hudhur në një plaf, pastaj e kanë marrë një lloz të gjatë e kanë lidhur për atij plafi dhe ashtu në krah kufomën e kanë sjellë deri në Tygjec dhe ua kanë dorëzuar familjarëve për ta varrosur.                                                                   21. Hajrë Ajet Hyseni është vrarë nga OZN-a më 7 janar 1945 në Zajçec në vendin e quajtur Te Rakitat e Smajl Sjarinës. I biri Jahiri si dhe i vëllai Avdullahu me familje jetojnë në Prishtinë.       .                22. Shefki Rashiti është mbytur në burgun e Nishit më 1947. Të bijtë Rashiti, Azizi, Sahiti dhe Jahiri me familje jetojnë në Prishtinë.                   .                              23. Arif Saliqi është vrarë  në janar të vitit 1945 nga serbët e Gregjenikut në vendin e quajtur Nën Karoll. Ka lënë dy vajza: Arifen e cila është e martuar në Gregjenik, por tani jeton në Prishtnë dhe Bahtijen, e cila është e martuar në Tygjec, por tani jeton në Gjilan. Bahtijes më 28.3.1999 nga granatimet serbe në oborr të shtëpisë në Gjilan i është plagosur vajza Zyhria, ndërsa ka vdekur nga plagët më 1.4.1999.                          .                                                                  24. Ruhan Boroci është vrarë më 7 janar 1945 afër shtëpisë së vet. Kishte 5 djem: Rizahin, Hamzin, Sulën, Bajramin, Muharremin dhe Azemin si dhe tri vajza: Fatën, Arifen dhe Hatixhen. Të bijtë me qëllim që të shpërngulen në Turqi, nga Zajçeci më 1956 janë shpërngulur në Konjare të Maqedonisë. Para disa vitësh janë kthyer në Prishtinë ku edhe jetojnë pasardhësit e tyre. Përveç Muharremit të tjerët janë të ndjerë.                                           .         25. Bajram Ruhan Boroci është marrë nga shtëpia po atë ditë që ia kanë vrarë të atin Ruhanin. Mulla Ramizi nga Hajkobilla ka treguar më vonë se deri në Leskoc ka shkuar me të, kurse më s’e ka parë të gjallë.                                                                      26. Veli S. Beka-Veliu është marrë nga shtëpia të njëjtën ditë me Bajram  Borocin. Edhe për të mulla Ramizi nga Hajkobilla ka treguar se deri në Leskoc ka arritur i gjallë. Mëtej nuk dihet gjë për fatin e tij. 27. Zenel S. Beka-Veliu është vrarë nga kolonistët e Vrapcës Millovan Drashkoviqi, Radomir Joiqi dhe Voja e Radosh Kuliqi. I kanë shkuar në shtëpi dhe kanë kërkuar që t’u japë bukë. Pasi han bukë e marrin me vete, kinse për ta pyetur diçka dhe e vrasin te vendi i quajtur Ner Karoll në maj të vitit 1945. Të bijtë Rizahu, Imeri dhe Zeneli-Lushi me familje jetojnë në Prishtinë.                       .                            28. Hajriz Adem Hyseni është vrarë në Tivar më 1945. I biri Hajrizi-Lizi (i lindur pas vrasjes së të atit me emrin e të cilit është pagëzuar) me familje jeton në Prishtinë.                                            .       29. Mehmet Kadri Mehmeti është kthyer i vrarë nga ushtria më 1962. Vëllazërit e tij Rexhepi, Syla dhe Imeri me familje jetojnë në Prishtinë.            . 30. Muharrem Azem Hyseni nga Zajçeci me vendbanim ka qenë në Hajvali. Ishte 80 vjeç dhe i sëmurë. U masakrua në Marec më 21 prill 1999 me thika nga hordhitë serbe bashkë me disa pleqë e plaka. I biri Hamdiu me familje jeton në Hajvali.              31. Jetullah Hajrullah Veliu është vrarë në masa -krën e Makocit më 23 prill 1999. La pas pesë djem: Fatmirin, Zahirin, Afrimin, Bashkimin dhe Fidanin. I ati Hajrullahu-Lahi, 84 vjeç me djemt Islamin e Azemin me gjithë familje jetojnë në Prishtinë.                                 32. Musli Adem Imeri u vra në Bullaj të Marecit bashkë me tre luftëtarë më 21 prill 1999 në luftë me forcat militare dhe paramilitare serbe. Gjyshi i tij Maliqi, i ati Ademi si dhe vëllazërit e tij tani jetojnë në Kamenicë. Si dëshmor i kombit, i është ngritur përmendore në fshatin e lindjes me ndihmën e disa donatorëve dhe me angazhimin familjes së tij, të bashkëfshatërve si edhe të Islam Veliut dhe  Ahmet Isufit.                  .                                                            Duke e llogaritur familjen pesanëtarëshe të Salih Hysenit, që më 1912 është zhdukur pa gjurmë dhe nuk u dihet as varri në Zajqec janë vrarë, janë masakruar si dhe janë zhdukur 36 vetë. Më gjithë                                                         atë ky numër duhet të jetë shumë më i madh, sepse shumë gjëra nga friga, por edhe nga moskujdesi janë harruar, kurse nga gjeneratat e vjetra pothuaj nuk ka mbetur askush.

II.Të shpërngulur në Turqi

1. Familja e Halil Imerit, i cili ishte zhdukur më 1917. Nuk kemi arritur të sigurojmë të dhëna se ku janë vendosur dhe ku jetojnë pasardhësit e tyre.                                                                            2. Hafiz Mustafë Saliqi është shpërngulur  në Turqi më 1928. Kishte një djalë e një vajzë.                    3. Behlul Shaban Beka  është shpërngulur në Tur -qi me familje më 1934 nga shkaku që i është vrarë  babai Shaban Beka nga serbët më 1912  në Gregjenik. Ka vdekur në Adapazar dhe nuk ka lënë pasardhës.                                                                     4. Avdullah Shaban Beka, po ashtu është shpër- ngullur në Turqi më 1934. I ndjeri ka vdekur në Adapazar dhe nuk ka lënë pasardhës.

5. Din  Shaban Beka bashkë me vëllezërit është shpërngulur në Turqi më 1934. Ka lënë pas  katër djem: Hafizin, Ramushin, Shabanin dhe Nazifin.  Hafizi e Nazifi nuk kishin pasardhës, të cilët kanë jetuar dhe kanë vdekur ne Adapazar. Ramushi i cili tani më i ndjerë ka lënë dy djem: Remziun dhe Zenelin  të cilët jetojnë në Bursa. Shabani ende është gjallë dhe i ka katër  djem: Rasimin i cili jeton në Austri, Isufin, Kadriun  dhe Fehmiun të cilët jetojnë  në Adapzar.                  .                      6. Halim Munish Munishi është shpërngulur me gjithë familje më 1934.                            .                                         7. Halit Munish Munishi është shpërngulur me gjithë familje më 1934.                                          .  8. Xhelë Munish Munishi është shpërngulur me gjithë familje më 1934. Këta tre vëllazër në Turqi e mbajnë mbiemrin Içmen. I vetmi vëlla i tyre Selimi që kishte mbetur në Zajçec tani është i ndjerë, ndërsa pasardhësit e tij tash jetojnë   në Prishtinë.   9. Bajram Demir Sahiti është shpërngulur me gjithë familje më 1933. Për të nuk kemi arritur të sigurojmë më shumë informata

 

III.Golgotën e Tivarit e kanë përjetua

Maliq Mehmet Hyseni, Bejtë Ajet Hyseni, Behlul Hamit Rashiti, Qazim Zahir Demiri, Avdil Ruhan Sylejmani, Nuh Lam Hyseni, Muharrem Ruhan Boroci, Hamz Ruhan Boroci, Hajriz Adem Hyseni.

IV. Të burgosur politikë

 

1. Halil Sylejman Osmani që në fëmijëri kishte përjetuar dhe kishte parë me sy se si serbët ia pushkatojnë  të atin Sylejmanin dhe dajën Rrahmanin. Gjatë Luftës së Dytë Botërore i ishte bashkuar NDSH-së. Me ardhjen e ushtrisë shqiptare po ashtu kishte bashkëpunuar me të dhe sidomos me kapter Demirin, i cili edhe i ka lënë disa kujtime për Halilin. Pas Luftës së Dytë Botërore disa muaj ka jetuar në ilegalitet. Në shtator të vitit 1945 është burgosur dhe është dënuar me pushkatim me akuzën se i ka terrorizuar serbët e rrethinës së Strezocit, të Gjilanit dhe të Pasjanit. Gjatë gjykimit kundër tij kanë dëshmuar 15 serbë e serbe dhe janë lexuar edhe dëshmitë e 19 dëshmitarëve të tjerë në mungesë. Në gjykimin e dytë të datës 17 shtator 1945   i zbutet dënimi me 10 vite e 6 muj burg të rëndë  dhe punë të detyrueshme. Dënimin e ka vuajtur në Mitrovicën e Sremit. Pas vuajtjes së dënimit tri vite ka jetuar në Bosne prej nga është kthyer në Vojvodinë. Familjen në Kosovë e ka vizituar vetëm në mënyrë ilegale. Ka vdekur më 28.11.1979 dhe është varrosur në varrezat e vjetra të Prishtinës. Të bijtë e Halilit si pasardhës të një personi që ishte shpallur armik i popullit kishin shumë peripeci, por me sygjerimin e kushërinjëve Met dhe Man Zajçecit të cilët kishin shtëpi në Prishtinë si edhe të Halil Fejzullahit nga Tygjeci largohen nga Zajçeci dhe vendosen në Prishtinë ku edhe tash jetojnë. Së pari kishte ardhur Osmani dhe pas tri viteve e gjithë familja.

2. Ferat Saliqi  në fillim të janarit të vitit 1945 nga serbët e Gregjenikut i ishte vrarë i vëllai Arifi. Pas disa ditësh nga ai fshat ishte gjetur i vrarë një serb dhe për vrasës e akzuzojnë Feratin, i cili ndodhej në mal dhe për disa kohë nuk ishte dorëzuar. Pushteti ia burgos të gjithë anëtarët e familjes dhe i dërgon në burgun e Gjilanit. Bahtia, e bija e Arifit të vrarë, që në atë kohë nuk ishte më shumë se 6 vjeçe, tregon se disa kohë qemë strehuar të disa kusherinj në Leshtar.  Pas gjashtë javësh për shkak të familjes Ferati detyrohet të dorëzohet. E nxjerrin para gjyqit të akuzar për vrasjen e një serbi, por pasi që nuk arrijnë ta shpallin vrasës e shpallin armik i popullit dhe e dënojnë me 5 vite burg të cilat i ka vuajtur në burgun e Nishit dhe të Pozharecit. Pas vuajtjes së dënimit më 1951 e mobilizojnë dhe e dërgojnë edhe 20 muaj në shërbim ushtarak. Ka vdekur në Prishtinë më 2008. Të bijtë Haziri, Tahiri dhe Nazifi me familje jetojnë në Prishtinë

3. Mehmet Rexhep Limani-Met Zajqeci më 1917 kur ishte vetëm 7 vjeç, i ati Rexhepi bashkë me të vëllain Isakun dhe disa zajçevas të tjerë ishin marrë nga shtëpia dhe kurrë më nuk është ditur gjë për fatin e tyre. Nga Zajçeci ishin marrë edhe vëllazërit Zeqir e Sylë Rashiti si dhe Hazir e Mehmet Demiri-Koretini.Thuhet se kanë arritur gjallë deri në Kërçovë. Ai bashkë me vëllazërit Manin dhe Qazimin heret ishte vendosur në Prishtinë, i cili edhe ishte bërë tregtar shumë i njohur dhe njeri me autoritet, kështu që shtëpia e tij  ishte vendtakim i anëtarëve të LDNSH-së, një nga aktivistët e të cilës ishte edhe vet ai. Një kohë ishte kryetar i Komitetit të Rrethit të Prishtinës të  LDNSH-së. Po ashtu ishte në lidhje me atdhetarët Hamid Eminin dhe Ajet Gërgurin. Pas Lulftës së Dytë Botërore më 1945 ishte mobilizuar dhe ishte vrarë i vëllai Qazimi, ndërsa për aktivitetin atdhetar që kishte zhvilluar më 12.1.1947 Mehmeti u nxor para Gjyqit ushtarak të Prishtinës dhe u dënua me 6 vite burg të rëndë të cilat i ka vuajtur në burgun e Nishit. Vdiq në Prishtinë më 1972 në moshën 62 vjeçare.

4. Ajet Hajrë Hyseni në vitin 1945 arrestohet dhe dërgohet në burgun e Gjilanit. Ajeti kishte pas një kali të mirë të cilin pushteti ia kërkon për Shefki Oznën e Gadimes. Kalin nuk e dorëzon por e largon përkatësisht e qon te miqtë në Prapashticë. Pas pesë javësh burg me ndërmjetësimin e Hysen Qerkanit e lirojnë.

5. Jashar Xheladini bashkë me të vëllain Ymerin arrestohen në vitin 1946. Akuzohen për ndihmë në ushqime dhe strehim të disa bashkëvendësve që jetonin në ilegalitet. Jashari denohet me dy vjet burg  që i vuan në burgun e Nishit.

6.Ymer Xheladini  vëllai i Jasharit po ashtu dënohet me dy vjet e që dënimin njëvjeçar e ka vuajtur në burgun e Nishit.

7. Fejzë Bejtë Hyseni, mësimdhënës i lëndës histori-gjeografi për shkak i ka ikur dhe se nuk ka shkuar në shërbimin ushtarak të APJ arrestohet në vitin 1982, dërgohet në gjyqin ushtarak në Nish dhe dënohet me 6 muaj burg. Prej tyre vetëm tre muaj i ka mbajtur dhe atë në burgun e Smërkovnicës.

8. Islam Hajrullah Velija ishte mësimdhënës në marrëdhënie të përhershme të punës në Shkollën fillore të Kamenicës nga 1 shatori i vitit 1979. Më 6 janar të vitit 1981 kishte shkuar në shërbim ushtarak. Më 6 janar të vitit 1982 ishte kthyer nga shërbimi ushtarak dhe ia kishte filluar punës, mirëpo pas tri ditësh, më 9 janar i sihte ndërprerë marrëdhenia e punës, me pretkstin se ”në një fletore shënimesh para se të shkojë në shërbimin ushtarak ka shkruar një përmbajtje e cila është vlerësuar si nacionaliste”

9. Azem Hajrullah Velija ishte student dhe në qershur të vitit 1981 i ishte bastisur shtëpia në Zajqec dhe ishte dënuar me 60 ditë burg  me akuzën se i është gjetur një kasetë me përmbajtje armiqësore, të cilat i ka vuajtur në burgun e Gjilanit

Islam Velija



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx