Speciale
Ali Sh. Berisha: Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës (IV)
E diele, 11.07.2010, 09:58 PM
Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës
IV
Nga Ali Sh. Berisha
Deklaratë e Ilmi Xh. Krasniqit për babain Xheladin Krasniqi. – “Xheladin Krasniqi kthehet në Grashticë më 7.05.1999 me djalin e vogël të tij Xhemailin. Sipas Xhemailit ishin përpjekur të fshihen në kopësht buzë lumit, në një gropë nga paramilitarët. Një paramilitar i vërenë dhe shtin në ta. Xheladini i preferon të birit të ikte ndërsa vetë qëndron. Xhemaili arrinë të kalojë në Kodrën mbi shkollë dhe prej aty e vrenë kur babain e tij e nxjerrin nga gropa dhe e qesin në rrugë.” Sipas deklaratës së Islam Isufit nga lagjja Kaçot e Keqekollës.- “Ishte ushtri e rrgullt.... Më nisën teposhtë me shtratin e minahedhësit të ngarkuar në shpinë dhe kur arritëm Fun Stallovës nga shihen shtëpitë e para të Grashticës u ndalën. Përcaktuan snajperistët, urdhëruan të pozicionoheshin në të djathtë e në të majtë të rrugës, por edhe në shpatet e Lugshtajës mbi shtëpinë e Xheladin Krasniqit. Snajperistët që u pozicionuan aty e vërejnë Xheladinin me të birin. Dëgjova ushtarët duke piskatur “Stoj, pucacu, stoj pucacu!” Djali i tij nuk u ndal. Filluan të shtijnë në të. Djali iku, ndërsa njëri nga ushtarët serbë zbriti poshtë. Kur ne u afruam pamë se një ushtar e shoqëronte Xheladinin për në rugën e asfaltuar. E kanë sjellë nja 7-8 metra afër meje. Zunë ta pyesnin “Kush ishte me ty?” disa herë, por Xheladini nuk tregoi. Një ushtar i vuri nishanin e automatikut në kokën tullace dhe e tërhoqi nëpër kokën e tij dhe me këtë rast ia çau lëkurën e kokës. Xheladinit gjaku i pikonte në asfalt, por sërish nuk foli. Një ushtarak tjetër e qëlloi Xheladinin në të hollë me tytë të automatikut. Xheladini u përkulë nga dhembja deri në sipërfaqe të rrugës. Më nuk e qëlluan. Kur moiri pak vetën iu drejtua ushtarëve: “Qysh s’po ju vjen turp? A jeni njerëz a egërsira. Me një plak në moshë kaq të thyer të silleni kështu, e unë sa serbin e kam shpëtuar pikërisht në këtë vend. Ju silleni kaq brutalisht si të ishit të egër!” E kthyen Xheladinin nga unë dhe e pyetën nëse më njihte. Më shikoi pastaj iu përgjegj ushtarakëve shkurt: “Jo.” M’u drejtuan: “ E njeh këtë njeri”? Iu thashë “Jo”, meqë kështu Xheladini tha më parë, edhe pse njiheshim shumë mirë.... Grupi i parë i ushtarakëve serbë u dhanë pas plaçke, pastaj e morën Xheladinin dhe u nisën teposhtë asfaltit kah shkolla. Pas pak edhe mua më urdhëruan të nisesha. Kemi shkuar te shtëpia e Halim Kopranit ku pashë ushtarët të hapnin valixhe të ndryshme, tek nga ato nxorën 3-4 boksa me cigare “Malboro”, një orë xhepi me qystek, një transistor. .. Një maxhup me emrin Bajram që thoshte se ishte nga Novi Sadi dhe një serb i rrethinës së Prokupljes më ulën te shupa afër autobusit të Isakut, në qoshe. Ma hoqën mbajtësin e minahedhësit, ma ofruan një cigare të cilën e refuzova meqë duhanin nuk e pija. Tek më pyesnin se ku isha kah shkoj, se çfarë ishin qëllimet e mia, pashë Xheladinin nga shpina të shoqëruar nga ushtarët në anën e kundërt, te shtëpia e muruar me gurë në anën e kundërt të shtëpisë së Isakut, Më nuk e kam parë... Erdhi koloneli nga shtëpitë poshtë shkollës. Dha urdhër të prerë duke iu drejtuar ushtarit. “Merre, çoje nën atë shtëpinë e bardhë (shtëpinë e Rexhepit të Balisë) dhe likuidoje”! Jemi nisur asfaltit teposhtë. Përpiqesha të hap bisedë me ushtarin që më vinte prapa me automatik drejtuar në shpinën time. I them: Këto qaste të fundit , a bën të flas diçka? Ushtari pas disa hapash tha “Po”. “Edhe pse është luftë, megjithatë jemi njerëz dhe duhet të ketë diçka njerëzore ende pa marrë parasysh situatën. Unë i kam duart e pastra. Doja të kthehem në shtëpi. Askush s’më ka pyetur të bëhet luftë apo paqe e as për marrëdhënie të mira a të këqija. E ty, që ke grada ushtarake, a të ka pyetur kush? Tha: “Jo”.. vazhdonte të më vinte pas. Në shpinë ndjeja tytën e automatikut. I thashë:”T’u kisha lutur të më falësh. Nëse më falë e mbetem gjallë, ndoshta ta kthej me të mirë”! Kemi vazhduar nja 20 metra, e theu heshtjen. Tha: “Edhe unë mendoj ashtu” Por, unë do ta kryej urdhërin. Do të përcjell deri tek ai Guri (guri i Balajve). E kam një porosi për ty. Në kohë lufte s’mund t’i dalësh zot as pasurisë, as shtëpisë, askujt. Atje më duhet të zbrazi një rafal që ta kuptojnë atje lart se e kreva urdhërin. Unë jam i Prokupljes, por ti mos ki frikë”. Kur kemi shkuar te Guri, jam kthyer shpejg nga ai, e kam gjetë të papërgatitur, ia kam zgjatë dorën, ma shtrëngoi, e kam tërhequr dorën time nga e tija shpejt dhe jam hudhur në përroskën nën rrugë në anën e majtë ...” Gjurma të Xheladinit janë gjetur në përroskën nën shtëpi të Rexhep Bali Krasniqit një opingë në lumë. Konsiderohet i humbur.
Sipas deklaratës së Nazmi Bajram Metollit nga lagjja Metaj e Marecit me banim në Kodrën e Trimave “Më 30 mars 1999 policë e paramilitarë serbë na larguan nga shtëpitë duke na thënë: “Hajde, shkoni në Shipni!” Policët e paramilitarët serbë të gjithë banorët e rrugës “Drenica II” i orientuan kah hekurudha e pastaj kah Bazeni i vjetër i qytetit. Njerëzit udhëtonin këmbë, me traktorë, kamionë e vetura. U strehuam nëpër shtëpitë aty deri më 31.mars 199 kur u nisëm për në Butoc të përcjellë me plumba nga shkjetë e Kolovicës dhe ushtarakët tjerë që ishin me ta. Nga Butoci deri në Marec u përcollëm nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila përpiqej t’iu siguronte strehë familjeve që po e braktisnin qytetin. Nga atje sëris u zhvendosëm dhe më 20 prill tërë natën e kaluam në Ugria të Grashticës nën qiellin e haptë të zënë pisk nga të ftohtit dhe shu i përzier me borë. Të mërkurën më 21.04.1999 nisi të lëvizte kolona lakadredhinave të rrugës së përbaltur të Ugrijave. Papritur kolona u ndal. Ne nga mesi i kolonës nuk dinim se po kalonim nëpër ferrin e quajtur Guri i Keq. Aty kishin dalë paramilitarët dhe kërkonin para e pastaj i vrisnin njerëzit. Në çdo 10 metra në të dy anët e rrugës ishin rreshtuar paramilitarët e militarët dhe kërkonin valutë të huaj, nga 1000 marka gjermane jo vetëm për prindërit, por edhe për foshnjet, fëmijët e pleqtë. Një paramilitarë pastronte gjakun nga thka duke i thënë njërit që e kishin ndarë nga kolona: “Tash i preva tre me këtë thikë, tash e keni radhën ju”. Herë pas herë dëgjoheshin qitje automatikësh, pastaj gjëmë të dhembjes . Një pjesë edhe pse kishte dhe u jepte, sërish përfundonin nën thikat apo plumbat e gjakëpirësve. Në traktorin e vëllait, Bejtullahit ishin gruaja dhe tre fëmijët e tij si, unë Nazmiu me gruan dhe të tre fëmijët e mi, vëllai i vogël Xhemaili me gruan, katër fëmijë të kushëririt dhe nënën e tij. E ndalën të parin Bejtullahin: “Marke!” E bastisën, ia hapën kuletën dhe ia morën 400 din. Pas 10 metrash mua m’i kërkuan 1000 DM. “1000 marke ili tu dole ti je mesto!” Poshtë, bri përroskës dukeshin trupa të pajetë. Gruaja ime, Xhezidja, duke parë se do të më vrisnin nxori 200 DM dhe 80 din. Lëvizëm nja 10 metra. Iu drejtuan vëllait Xhemailit: “1000 marke ili bitces zajedno sa onima dole”! I frikësuar nxori 1000 DM. “Vise!” jehoi zëri kërcënues i paramilitarit duke ia drejtuar automatikun. Xhemaili nxori edhe 5000 DM të tjera dhe ua dha. Kështu e kaluam shtëpinë e Hamdi Bali Krasniqit dhe Mulinin e Isufit. Nata ishte e tmerrshme, po ferri i kësaj nate që kaluam ia kalonte ditës së 21 marsit 1999.
Sipas deklaratës së Hidajete Hajdinit 64 vjeçare “Jam e lindur në Koliq, e martuar në Prapashticë për Rrahman Murat Hajdinin. Atje kemi jetuar deri më 7.04.1999 kur ushtria serbe na përzuri prej shtëpive tona. Qemë vendosur te Idriz Haxholli në Marec. Aty kemi qëndruar deri më 19 prill 1999. U desh të largohemi prej aty sepse ushtria serbe nisi të na granatojë. Në Përroin e Zi kemi buajtur një natë. Më 20.04.1999 arritëm në mbrëmje në Grashticë. Në mëngjes të datës 21.04.1999 jemi nisë kah Guri i Keq. Traktorin e drejtonte Idriz Haxholli. Rimorkio e traktorit ishte plotë. Aty ishin vajzat e Idrizit, pra Idrizi me familje të vet, ne e të tjerë. Kur arritëm te Guri i Keq ia behën paramilitarët nga ana e poshtme dhe ana e epërme. Kolona e njerëzve gjendej midis dy gardhesh prej policësh e paramilitarësh, ndërsa të tjerë vinin nga traktori në traktor duke kërkuar para. Kemi parë të vrarë por nuk i kam njohur. I thashë rrahmanit:”O ik se edhe ty kanë me të vra, ik malit!” Ai ma ktheu: “Shuej dhe mbaj fëmijët ngat vetes”. Pak më tutje i kam parë edhe tre të vrarë. Deri në rrugën kryesore i kam parë shtatë të vrarë. Burri im, Rrahmani dha një herë 500 DM e njëherë 400 DM. Idrizi i thoshte: “Kur të shkojmë në Prishtinë, t’i kthej paratë, sepse Rrahmani dha edhe për të”. Në mes urës dhe rrugës së asfaltuar ishin edhe tre të vrarë pranë një gardhi të paluar njëri mbi tjetrin. Aty deshën të ma marrin djalin Ilirin 12 vjeç. Ua dhashë 200 DM dhe ma kthyen, ndërsa më goditën me kundak të automatikut në krah. Aty u afruan edhe tre paramilitarë, njëri ishte i madh me trup e dy të tjerë më të shkurtër. Që të tre kishin maska. I kanë futur 31 veta në dyqanin e zbrazët. Aty e futën edhe Rrahman Murat Hajdinin, Mehmet Sekiraqen dhe Nezir Metollin. Duke i zbritur dhe duke i futur në atë dyqan i shanin e u piskatnin: “Ku e kini NATO-n nanën e nanës...” ndërsa Murat Hajdini thekson se Milazim Canollin e kishin zbritur nga traktori i axhës së tij Muharrem Canollit para se të dilej në rrugën e asfaltuar. Po këtu morën edhe Mehmet Sekiraçën. Eh more vëlla, nga paramilitarët kanë pësuar edhe femrat. Çikës së Salihit të Abdullahut i thonin se ishte e bukur, se... Ndërsa Skënderi”, vëllai i Milazimit që ishte prezent thotë sipas dëshmitarëve: “Një polic i ka thënë Rrahmanit se janë kolegë, se e ka njoftë Rrahman Hajdinin gjatë shërbimit të tij si milic në Keqekollë, ndërsa Rrahmani ia kishte kthyer “s’jemi kanë kolegë e kurrë as kurrë s’do të jemi, bile s’dua të të njoh pëër shka t’shkinës.
Rrahman Murat Hajdini (1958) u gjet i varrosur më 22.07.1999 në varret e Hamzajve të Makocit dhe është rivarrosur në varrezat memoriale në Hoxhaj të Makocit. Po në varrezat e Hamzajve të njejtën datë u gjet edhe trupi i pajetë i Milazim Xh. Canollit. Është bërë diagnostifikimi me Head injury.
Sipas deklaratës së Jusuf Avdullah Krasniqit nga lagjja Rrustemaj e Ugrijave më 21.04.1999 në orën 8,30 Ibrahim A. Krasniqi me Refikun dhe vëlezërit Faikun dhe Enverin mbetën në shtëpi, kurse anëtarët e tjerë të familjes 16 sish morën rrugën për në Prishtinë. U inkuadruan në kolonën që vinte nga Mareci. “ Te Guri i Keq hasëm në paramilitarë. Aty kam parë tre të vrarë nën rrugë. Na ndalën edhe ne paramilitarët dhe na kërkuan para e gjëra me vlerë. Kisin maska, jelekë antiplumb, automatikë, revole dhe thika –bajoneta. Iu dhamë aq sa kërkuan. Vazhduam rrugën. Pas 100 metrash na ndalën të tjerët. Na flisnin me një serbishte të rëndë. Konsidereoj se kishte në mesin e tyre rus, bullgar e rumun. U desh të japim para sërish aq sa kërkonin prej 100 deri në 200 DM. Vazhduam rrugën po kështu me pengesa deri në rrugën e asfaltuar te shtëpia e Hamdi Bali Krasniqit. Te shtëpia e Hamdiut kanë ndarë të rinjë të cilët i fusnin në dyqanin buzë rrugës, bile i detyronin të këndonin ulur në gjunjë me duar prapa, të kthyer kah muri, me shpinë kah rruga. Aty e di se e kanë ndarë Fazli Metollin. Këtë e kemi parë edhe kur e kanë marrë nga traktori.
Sipas deklaratës së Mentor Xh. Krasniqit nga lagjja Ugria e Grashticësmë 21.04.1999 rreth orës 12.oo kishin lënë shtëpinë dhe kishin hyrë në kolonë për në Prishtinë. Traktorin e voziste Fehmi M. Krasniqi. Paramilitarët na ndalën te Guri i Keq në dalje të Ugrijave. Aty e zbritën Fatmirin duke i thënë se ishte ushtar i UÇK-së. Ia morën 1000 DM. Kur hipi në traktor i thanë paramilitarët që të fshihej, sepse nuk do të mund të kalonte nëpër postblloqe. Në dalje në rrugën e asfaltuar, te shtëpia e Hamdi b. Krasniqit e zbritën Fehmi M. Krasniqin dhe i zbrazën një karikator automatiku mbi kokë. Ua dha 1000 DM dhe e lëshuan. Kolona vazhdoi rrugën për në Makoc.
Sipas po të njejtit dëshmitar, gjyshi i tij Tahir Murat Krasniqi, duke parë se lagjja do të bëhej shkrum e hi nga paramilitarët dhe se edhe njerëzit do të pësonin i bie pika në tru dhe nga ballkoni ku gjendej bie në tokë. Ky, edhe pse në gjendje lufte, dërgohet në spital nga Xhevat T. Krasniqi dhe një mik nga Peja, porse atje vdes. Varroset në lagjen Emshiri të Prishtinës më 17.04.1999. Pas luftës zhvarroset dhe diagnostifikohet me Violent death. Rivarroset në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.
Sipas deklaratës së Ibrahim A. Vitisë ditën e dielë, më 28.03.1999 ishin larguar nga shtëpia në Prishtinë dhe ishin vendosur në shtëpi të Daut Vitisë ashtu siç ishin vendosur 48 frymë të afërt nga Hajvalia dhe 13 të tjerë. Më 18.04.1999 në orën 07 të mëngjesit filloi ofensiva serbe. U desh të largohemi nga aty në drejtim të lagjes së Pacajve përcjellë nga plumbat. Nga aty largohen me të hangër pakëz mëngjes për në Bullaj ndërsa më 19.04.1999 nisen për në Prishtinë dhe natën e kalojnë te Therra e Ahmetit nën qiell të hapët nën shi e borë mbi 2000 veta. Më 20.04.1999 te guri i Keq në Ugria i ndalë ushtria serbe duke i kërcënuar me armë e thika me pretekst se “Ju jeni UÇK, keni vrarë serbë, e keni thirrë NATO-n” që të vazhdojnë me: “Shikoni se çna bën NaTO! Ku e keni NATO-n tash? Ne do të ju presim e do t’ju vrasim, pastaj thirreni NATO-n”. Nisën të n plaçkisin dhe mirrnin vetëmmarka. Paramilitarët fillimisht na i morën nga 100 DM për familje, grupi tjetër kërkoi për 5 anëtarë 100 DM. Këta kishin krijuar postblloqe në çdo 50 metra. Deri te shtëpia e Hamdi Bali Krasniqit na i morën të gjitha paratë që kishim. Mua më ndanë nga familja dhe më rrahën dy paramilitarë të maskuar dhe me këtë rast më therrën me thikë në krah. Për fat isha i veshur trash dhe plaga e shkaktuar s’qe e thellë. Në atë moment erdhi djali i axhës sim i cili për mua dha 100 DM. Paramilitarët më rrahën sa më rrahën e pastaj më liruan. Vëllai im Fatmir A. Vitia ishte me dy motrat dhe me fëmijët e njërës motër disa metra para nesh kur dy paramilitarë iu drejtan me gisht “Ti UÇK, ec këtu!” Nuk dinim si të vepronim, vetëm i shikonim. Iu afrua një ushtar dhe e ka kapur për krahu dhe e ka shtyrë në drejtim të gardhit duke i sjellur dhe duke e sharë. I lutëm ta lirojnë, duke u premtuar edhe para, por as që dëgjuan. Aty pranë gjendeshin edhe tre të rinjë të tjerë që i kishin ndalur. Na urdhëruan të vazhdonim rrugën. Ne ecnim përpara me shikim duke i përjcjellur djemtë që metën nën kthetrat e paramilitarëve. Pas nja 50 metrash një grup tjetër paramilitarësh më ndalën dhe më pyetën se ç’kishte ndodhur me mua, sepse unë dukesha tërë gjak fytyrës nga të rrahurat që kisha pësuar pak më parë Njëri nga ata me kundak pushke më goditi në t’hollë. Paramilitari tjetër që kishte një stupc më qëlli edhe dy herë në shpinë. Më s’qëndroja në këmbë, rashë, por në këmbë e dar nisa të largohem prej tyre. Prindërit i kisha 10 metra larg e s’më ndihmonin dot por vetëm më shikonin. I arrita vazhdimisht duke pritur kur do të më përvëlonin plumbat e tyre nga pas. Iu bashkova familjes. Edhe jë herë i ika vdekjes. Nja 100 metra pa u afruar te Bunari i Hoxhajve në Makoc u ndava nga familja, kërceva një gardh, u futa arës e pastaj malit dhe arrita në Butoc e prej atje në Prishtinë ku gjeta të afërmit e mi në lagjen Kolovica e Re. Fatmiri u gjet i vrarë e i varrosur nga paramilitarët serb në Varret e Krasniqve në Llukar. Është diagnostifikuar me Gunshot ëounds to chest. Është rivarrosur në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.
Sipas deklaratës së Rrahim Prestreshit më 29.03.1999 rreth orës 10,30 kemi dalë nga shtëpia me djalin Agim Prestreshin dhe dhëndrin Fahredin Vllasaliu dhe maleve shkuam në Makoc ku bujtëm një natë dhe të nesërmen tentuam të kthehemi për të marrë familjen në Prishtinë afër tjegullores, por Te Pishat e Kolovicës, pra në Spllopodinë na kanë sulmuar me rafale serbët dhe u detyruam sërish të kthehemi në Makoc ku kaluam edhe një natë. Më 31.03.1999 vetëm ia mësyva Prishtinës dhe arrita të kalojë në Kodrën e Trimave. Derisa interesohesha për familjen ka ardhur një pizgauer me paramilitarë dhe e kanë bllokuar lagjen me ç’rast filluan të largojnë popullatën nga shtëpitë e veta. Prej atij momenti më nuk kam pasur asnjë informatë për Agimin. Më vonë mora vesh se Agimi Prestreshi dhe Fahredin Vllasaliu kishin shkuar në Novaberdë dhe kishin qëndruar deri me fillimin e ofensivës së parë serbe më 18.04.1999. Kjo bën që familja strehëdhënëse me Agimin dhe Fahredinin të largoheshin dhe të depërtonin nëpër Zllash në Ugria të Grashticës. Më datën 21.04. 1999 (ditë e mërkurë) kah ora 10.oo futen në kolonën që lëvizte kah Guri i Keq. Prej aty e deri te shtëpia e Hamdi B. Krasniqit i ndalin disa herë dhe u marrin para . Me të dalë në rrugën e asfaltuar, pikërisht para dyqanit të improvizuar të Hamdi B. Krasniqit i zbresin Fahredin Vllasaliun dhe Agim Prestreshin nga traktori i strehëdhënësve. Ushtarët serbë kërkojnë para fillimisht nga Fahredin Vllasaliu gjë që familja e tij në traktor mbledh para, por meqë ato nuk mjaftonin Agim Prestreshi do t’u jap edhe zingjirin e artë të dorës. Në atë moment një paramilitar qëllon me automatik në drejtim të Agimit, ndërsa Fahredini i zhdërvjelltë kërcen para Agimit, kështu që plumbat e automatikut e qëllojnëFahredin Vllasaliun dhe që të dy bijnë përdhe. Paramilitarët duke i ditur për të vrarë, i urdhërojnë të tjerët në traktor të vazhdonin rrugën dhe i afrohen traktorit tjetër për të plaçkitur, ndërsa Agim Prestreshi e shfrytëzon këtë rast dhe kapet në traktor e vazhdon rrugën tutje .
Sipas deklaratës së Ramadan Bunjakut me vendbanim në Kodrën e Trimave, “Më 30 mars na ndoqën nga shtëpia në Kodrën e Trimave. U strehuam në Gulimivadë të Marecit në shtëpinë e Nazmi Brahim Pacollit. Më 18.04.1999 na ndoqën policia serbe dhe paramilitarët. Dy orë para mëngjesit të datës 10.04.1999 kaluam Ugrijat dhe nën shtëpi të Hajrizit të Balajve një kal i trembur nga ne ka qëlluar me thundra asfaltin. Kjo zhurmë ka alarmuar shkjet në Shtëpi të Hamdi B. Krasniqit, të cilët shtinë drejt nesh që ishim 13 anëtarë të familjes me mitraloz. U qëllua djali Enveri. Shtyva njerëzit e mi në lumë por ata shkrepën edhe 3 trombllonë në ne dhe na mbuloi uji e balta. Pasi pushuan qitjet dëgjova se njëri nga djemtë gjëmonte. Enveri tha: “Valla bac, mue m’ka rrokë. I kishte dy plumba n’të holla dhe një plumb sipër tamthit përshit. Vazhduam përroskës duke e mbajtur Enverin dhe Azizen, gruan time të sëmurë. U futëm Përronit dhe kemi shkue deri te Mullini i Tafës. Atë ditë, pra më 20.04.1999 mbetëm te rrënojat e Mullinit të Tafës. Biri im Hajdini shkoi me fëmijët për në Prishtinë duke na premtuar se po iu dha rasti do të vinte të na mirrte me ndonjë veturë a traktor. Natën e 23.04.1999 Enveri kishte dhembje të hatashme. E mbulova me një gujë. Nga lodhja më kishte zënë gjumi, por kur u ngrita Enveri s’ishte aty. U vura në kërkim, por këmbët nuk më mbanin se kishte 4 ditë pa hangër fare. Djali i vogël Mehmeti e gjeti mantelin që e bartëte Enveri dhe menduam se kishte rënë në duar të shkjeve. Natën e dytë te Mullini i Tafës më vdiq gruaja Azizja. Mbeta me fëmijët: Dallëndyshen dhe Mehmetin. Në shtëpi të Isak Krasniqit kemi mbajtur shpirtin me qepë dhe kripë për 8 ditë. Aty pasi morëm vetën shkuam dhe varrosëm Azizen. Nga shtëpia e Isakut shihnim tanket serbe të kapërcenin nëpër butoc. Dëgjonim detonime nga ana e Llukarit, e Sharbanit dhe Mramorit. Tek pas dy muajsh kur mirrej frymë lirisht, pason zhvarrosja e Azize Bunjakut dhe gjetja e trupit të Enver R. Bunjakut dhe që të dy varrosen në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit. Trupat e tyre janë diagnostifikuar: Enver R. Bunjaku me Unascertained violent death, Azize Bunjaku me Unascertained violent death.
Sipas deklaratës së Feride Hajdinit ajo me bashkëshortin Hazir Azem Hajdini(1969) dhe 8 anëtarë tjerë të familjes u desh të largohet nga shtëpia në Prapashticë më 7 prill për shkak të vendosjes së ushtrisë serbe aty. Të gjitha gjërat e domosdoshme na mbetën ngarkuar në traktor. Arritëm t’i zgjidhim vetëm kafshët. Shkuam në Zllash e prej aty në Marec në Bullaj dhe u vendosëm në shtëpinë e zbrazët të vëllait të Sahit J. Makollit. Më 19.04.1999 forcat serbe ia behën nga ana e Novobërdës. U desh të largohemi. Mbrëmja na erri në Ugria të Grashticës bashkë me Ali Sejdiun që kishte 15 anëtarë në traktor. Në këtë traktor ishin edhe miqtë e Ali Sejdiut. Në orën 8.00 të ditës së 21.04.1999 u nisëm kah guri i Keq. Kolona lëvizte shumë ngadalë. Na ndalën. Në brendinë e rimorkios ku gjendesha kam dëgjuar të shtëna me automatik dhe thanë se kishin vrarë disa të rinj. Serbët me maska vinin dy nga dy dhe kërkonin para. Na kanë lëshuar pasi e therën në prani të të gjithëve Aliun me shtatë të rëna në supe, në dorë e krah të majtë. Për shkak të plagëve Aliu u detyrua t’ia jap Hazir Hajdinit traktorin që ta voziste. Na ndalën sërish pa dalë në rrugën e asfaltuar. Këtu e zbritën nga traktori Hazirin dhe i urdhëruan të kërkonte para për ta në kolonë. Meqë nuk i jep askush kthehet duke u thënë paramilitarëve se nuk kishin para. E liruan. Vazhduam rrugën për në Makoc.
Sipas deklaratës së Sheqir Sylës nga Prapashtica nga 7 prilli deri më 19 prill kishin qëndruar në Bullaj të Marecit. Për shkak të luftimeve ishin detyruar të largoheshin për në Prishtinë. Jemi nisur me grupin e dytë që numronte prej 80-100 traktorë përplotë njerëz. Një natë kemi buajtur në Përroin e Zi. Më 19.04.1999 grupit tonë iu shtuan edhe tre traktorë nga Krileva, por u kthyen në Krilevë të nesërmen në mëngjes sepse atje nuk kishte luftime, por erdhën ndihma nga atje ng aktivistët e shumtë si Avdi Podvorica e kolegët e tij. Tërë natën na rrahu shiu se s’kishim ku të fusnim kokën, bërtitnin e qanin fëmijët nga të ftohtit edhe pse ndezëm zjarre që të ngroheshin. Me të zbardhur mëngjesi erdhën dy veta që s’i njoha dhe thanë: “Ikni se paramilitarët hynë Përroit të Zi”. Kisha një bindje që këta sikur të ishin misionar të shkjeve, sepse një lajm i tillë i shtynte njerëzit të linin çka kishin, ndërsa ata pastaj i plaçkisnin. Më 20.04.1999 kah ora 14.00 u nisëm të mbërdhirë për në Grashticë. Dolëm në Kodrat e Simojve dhe u nisëm në drejtim të Zllashit një rruge të gjatë, të vështirë e përplotë baltë. Traktorët mbeteshin rrugës, i shtyenim. Predhat e topave dhe të minahedhësve serbë binin 50 deri në 100 metra në afërsi. Ne vazhdonim rrugën nën përcjelljen e disa ushtarëve tanë Arritëm në hyrje të lagjes Ugria rreth orës 20 3 30 minuta kur paramilitarët nga Guri i Keq qëlluan me automatik në drejtim tonin. Krismat vinin edhe nga Kalaja e Grashticës. U desh të ndalemi dhe të prisnim mëngjesin nën qiell të hapët. Të nesërmen më 21.04.1999 në orën 8,30 jemi nisur drejt Grykës. Vinin lajme nga traktorët e parë se nuk po ngucnin se vetëm letërnjoftimet i kontrollonin. Si duket paramilitarët e shfrytëzuan këtë strategji që të na fusnin në lojë, pra të mos largoheshim nga kolona... Kur erdhëm te Guri i Keq na priti tmerri më i madh, dita më e vështirë për ne.Filluan të shtënat e armëve. Nga traktori që kishim përpara nuk shihnim ç’ndodhte... Paramilitarët vinin duke kërkuar para. Dukeshin si egërsira, të veshur llojllojshëm, të maskuar. Ka pasur me sheshira, shamia në kokë.Kishte të veshur në brez e lart civil e në brez e poshtë ushtarak dhe anasjelltas të cilët kishin në llërë të dorës një shirit të kuq. Kolona kalonte përmes paramilitarëve, ndërsa policia e rregullt bënte rojen e paramilitarëve. E them këtë se policët nga ne kërkonin vetëm batani që i merrnin me gjasë për tu shtrirë në to në shpatije dhe me snajper bënin sigurinë e paramilitarëve duke kundruar anën tjetër të malit dhe prapavinë nga Zllashi se mos befasoheshin nga UÇK. Nuk kam parë duke vrarë, por të vrarët të rrokullisur në lumë po. Në distancën prej