Speciale
Ramiz Dërmaku: Bisedë me Fehmi Morinën, dëshmitar i tragjedisë së Tivarit
E diele, 04.07.2010, 10:04 PM
BISEDË ME FEHMI MORINËN DËSHIMTAR I TRAGJEDISË SË TIVARIT
TË NESËRMEN E PAMË NJËRI TJETRIN SE NJË GRUP MË SHUMË SE 100 VETËSH NA MUNGONTE ( 1 )
Bisedoi: Ramiz DËRMAKU
Në mesin e tragjedive të mëdha që i ndodhën popullit shqiptarë, gjatë historisë padyshim bënë pjesë edhe tragjedia e Tivarit. Duke u nisur nga rëndësia e kësaj tragjedie që ka për popullin shqiptarë e sidomos për brezat e rinjë që po rriten në trojet etnike shqiptare e diasporë, ne shfrytëzuam rastin të bisedojmë me njeriun i cili edhe vetë e përjetoi t’merrin e Tivarit, pishtarin e arsimit Fehmi Jakup Morinën, i lindur me 15 janar të vitit 1925, në fshatin Topanicë të Dardanës. Pishtari i arsimit, intelektuali, edukatori, mësuesi Fehmi Morina rrjedh, prej një familje të mesme fshatare por e djegur për lirinë dhe çështjen kombëtare. Veterani i arsimit në Kosovë Fehmi Morina, që nga fëmijëria e herëshme e urrente regjimin ne të cilin jetonte. Mësuesi Fehmi, duke ditur se arma më e fortë për ta luftuar armikun ishte arsimimi i gjeneratave të reja, vendosi që këtë rrugë ta ndjekë deri në fundë. Në munges të shkollës shqipe (gjatë viteve 1939 – 41, vazhdoi shkollimin në besimin ISLAM dy vite në Preshevë, tek muderrizët hfz Aliu dhe hfz Nexhatiu (babë e birë) njerëz të aftë që në ato vite gëzonin autoritet e respektë tek populli shqiptarë-të besimit mysliman. Gjatë atyre viteve në Gjilan do të hapet medresa e njohur me emrin ATIK, e themelues i parë i saj ishte atdhetari ef. HAKI SERMOXHAJ nga Hogoshti. Z. Fehmi Morina morri frymë thellë pushoi dhe filloi rrëfmin për masakrën e TIVARIT, e nga sytë i pikonin lotët. Pasi isha këthyer në shtëpi – Topanicë, regjimi serbo çetnik kishte dërguar në shtëpin time dy policë të cilët pa kurfarë paralajmërimi apo informimi erdhën në shtëpin tonë, më morrën me vehte e me dhunë më dërguan në aradhat partizane, pikërishtë në eshalonin e parë nga Gjilani. Po atë mbrëmje ne nisemi nga Gjilani, Ferizaj, Pukë, Shkodër …, deri në Bari – Tavar. Ne që ishim në eshalonin e parë kaluam më mirë. Nga Eshaloni i dytë mbi 3500 – veta i kanë ekzekutuar, pa ligjë e pa gjygjë vetëm pse ishin shqiptarë. Ne, eshalonin e parë na dërguan në TROGIR, ku për shkakë të udhëtimit të gjatë, urisë, etjes, lodhjes, rraskapitjes, rrahjeve në Trogir do të humbin jetën 29 - veta, pjesa më e madhe e tyre ishin nga Drenica e Kaqaniku, kuptohet të gjithë shqiptarë. Ne si luftëtarë që ishim shumë frikësoheshim nga ato që shihnim se çka përjetonin shokët e vëllazërit tonë, mirpo mundësi për të ikur nuk kishte. Do kthehemi prapa për pak çaste se harrova të tregoj, gjatë rrugës nepër Kosovë, eshalonit tonë i bashkangjiteshin edhe shumë të rinjë shqiptarë dhe numri i tyre rritej.
Po ju a ishit të informuar se ku po shkoni.., ku po ju dërgojnë?
Jo. Kurrë ne s’kemi menduar se ndaj nesh po përgatitet një kurthë e tillë. Gjatë rrugëtimit tone nga Ferizaji,Shtimje, Suharekë, drejtë Prizrenit. Ne ishim të organizuar në njësi ushtarake formacionesh të ndryshme, por nën komandën e eprorëve ushtarakë shqiptarë dhe komandohej në gjuhën shqipe. Para se të niseshim nga Prizreni, u informuam se të gjithë ushtarët duhet të çarmatosen…, sepse është një rrugë e gjatë e mundimshme dhe vështirë. Po çka është më tragjike, me ne çarmatosen edhe eprorët – oficerët shqiptarë ndersa (serbët, malazezët, boshnjakët kroatët, goranët ) nuk u çarmatosën.
Po çka ju thonin kur ju çarmatosën vetëm ju shqiptarëve?
Ne na thonin posa të mbërrijmë në KROACI, do të veshim uniformat ushtarake dhe do të paisemi me armë të reja të prodhimit anglez. Ne pjesa dërmuese ishim të bindur dhe nuk friksoheshim, sepse mendonim se po shkonim në mbrojtje të “atdheut”. Pasë atij rrugëtimi të gjatë dhe në kushte të vështira klimatike, filloi të na kaploj etja, uria, lodhja, pagjumësia, etj. Por, ajo çka ne na shkatrronte shpirtërisht ishte, kur ne kalonim pranë ndonji lumi apo përroi, kroi, nuk na lejonin të pinim ujë apo të freskoheshim. Kur eprorët tanë lodheshin e katandiseshin hypnin në qerre apo kuaj, dhe me çdo kusht kërkonin nga ne që të ecnim baras me ta. Me sa më kujtohet mua një ditë e bëmë rrugë drejtë Kukësit, dhe kaluam një lumë ( të cilit nuk ja dij emrin) përmes një VIGU- (tra që shërben për të kaluar ujin) ngase ura ishte e prishur. Natën e pare e kaluam në qiellin e hapur nën riga të imta shiu përcjell me një erë të ftohtë. Para agimit filluam ta informojmë njëri tjetrin që mos të largohemi nga eshaloni dhe kërkuam të informohemi se ku janë shokët tanë ? ! Ata na thonin ne: “ata tentuan të ikin .., të dezertojnë..,” dhe më nuk I pamë kurrë, i zhduknin e i vranin, shokët tanë. Kur ndonjëri nga ne kërkonte të shkonte në WC-e. ai nuk kthehej më kurrë tek ne. Tentuam të ikim të dezertojmë por nuk kishte mundësi. Eprorët; serb, malazezë, romë, etj, kur e kuptuan qëllimin tone, filluan ndaj nesh ta përdorin dhunën, forcën pra tani nuk mungonte rrahja se për ofendime mos të flasim. Shumë shokë tanë nga rrahja kishin humbur vetëdijen disave, plagët e marra nga rrahja u kullonin gjakë. Ata të cilët nuk mund të ecnin me ne, nga plagët e mara, nga rrahja, apo nga rrugëtimii I gjatë që kishin bërë, apo nga etja e uria, tani më nuk rrahnin por i ekzekutonin para nesh. Para se të nisemi (eprorët) na dhanë nga pak mishë me krypë të cilit I vinte një aromë e keqe. Pasi kemi ngrënë ushqimin -mishin pasë dy tri orëve jemi sëmurë të gjithë nga dhembjet në stomak dhe helmimi i organizmit , vjellje, temperature të larta, marramendje etj. Ata e dinin se ne jemi të sëmurë nga helmimi me ushqim, dhe kishim nevoj të pinim ujë. Kur disa nga shokët I kaploi etja e madhe.., ata nuk I ndalte as plumbi., edhe pse ata e dinin se do të vrahen, shkonin drejt ujit dhe nuk ktheheshin të gjallë më.
Të nesërmen e pamë se një grup shokësh më shumë se I00-vetësh na mungonte.Këtë masakër e kanë pare të nesërmen ushtarët e eshalonit të tretë duke kaluar natën; dëgjojnë gjëmët e zërat e tyre nga plagët e marra, nga rrahjet,(ofrohen dhe shohin në humnerë kufomat e shqiptarëve të hedhura njëra mbi tjetrën , e disa prej tyre të gjallë ).