E premte, 02.05.2025, 09:48 AM (GMT+1)

Speciale

Behxhet Dibrani: Kriptokrisitianizmi (Laramania) si proces në Kosovë gjatë shekujve XVIII-XIX

E diele, 06.06.2010, 10:00 PM


Klementi XI ose Gjon Françesk Albani
Klementi XI ose Gjon Françesk Albani
Kriptokrisitianizmi (Laramania) si proces në Kosovë gjatë shekujve XVIII-XIX

 

Nga Behxhet Dibrani

 

Kur flasim për laramaninë si fenomen mendoj se është një specifikë te shqiptarët ,i cili si proces ndodhi për arsye të shumë faktorëve duke filluar nga diskriminimi ekonomik,  politik,  juridik dhe i mbështetur edhe nga një presion shumëdimesional, i cili ishte ushtruar nga  zyrtarët e pushtuesit osman në tokat shqiptare.

Kriptokatolicizmi i pati edhe veçoritë e veta si dukuri, duke tentuar për ti shpëtuar keqtrajtimit banorët katolik shqiptarë ndrronin emrin por shpirtërisht me zemër ndiheshin katolik. Një moment Gjon Mazrreku rrëfen se si një mysliman nga Mamusha e Prizrenit i lutej atij që ti rrëfehej dhe ta kungonte fshehurazi, pra katolikët ishin para alternatives ose të pranonin heroikisht se ishin të krishterë dhe të merrnin parasysh taksat e rënda deri në vdekje, ose të  ruanin jetën e të shpëtonin duke sakrifikuar emrin e krishterë, por jo edhe besimin.

Dukuria e laramanisë mori hov sidomos pas luftërave austro-osmane 1689, pas tërheqjes së austriakëve nga Kosova një pjesë e shqiptarëve katolik u detyrua të largohej së bashku me austriakët vetëm për të shpëtuar.

Si rezultat i këtyre proceseve që po kalonin populli duke jetuar një jetë fetare të dyanshme  u thirr Koncili i Arbrit më 1703, të cilin e udhëhoqi Vinçenc Zmajeviqi arqipeshkv në këtë kohë i Tivarit. Në këtë kohë roli i Papa Klementit XI Albani  dhe involivimi i tij ishte shumë i madh, i cili edhe ishte me origjinë shqiptare dhe i dinte rrethanat shumë mire në këtë pjesë te Ballkanit. Ai qe shumë aktiv , atij i arrinin shumë lajme për rrënimin e kishave, qyteteve dhe fshatrave që ndodhnin në Kosovë dhe mbarë viset shqiptare, pra paraqitej një situate mjaft delikate që po kalonin katolikët shqiptar. Me iniciativën e tij ishte i thirrur edhe Koncili i Arbrit, këtë e potencon edhe biografi i tij francez.

Papa Klemienti XI u tregua mjaftë i kujdesshëm për ngritjen sa më lart të çështjes shqiptare në atë kohë. Ai themeloi një vend te përhershëm të lire në Propagandë, themeloi një kolegj për  shqiptarët , që do të ishte sikurse seminari arbëresh i Palermos.

Përmenda këto fakte për të parë nga afër rolin që kishte luajtur ky papë në proceset e gjithëmbarshme që po kalonin shqiptarët gjithandej dhe  kontributin e madh të tij në përmirësimin e situatës së katolikëve shqiptar në mbarë trojet e tyre, të cilat ishin nën një sundim mjaftë të egër osman.

Dy ishin çështjet kryesore në këtë koncil që u trajtuan ; e para ishte që të korrigjoheshin gabimet në përhapjen e islamizmit dhe kriptokrisitianizmit duke u bërë një reformë e përshtatshme katolike e mbështetur në doktrinën katolike dhe e dyta Koncili kërkonte shkëputje publikisht nga feja islame i atyre laramanëve dhe predikimi i hapur i krishterimit. Në këtë koncil u shtrua edhe nevoja e hapjes së shkollave për edukimin fetar të rinisë.

 Konkluzionet e koncilit ndihmuan në tentimin për vendosjen e një rendi deri diku dhe ndërprerjen një devijimi shpirtëror siç e quajtën shumë relatorë të kohës.

Edhe pse u morën këto vendime situata në teren ishte mjaft e komplikuar dhe vështirë për tu zbatuar, kur themi këtë kemi parasysh se shumë familje ishin të përziera martesa katolike dhe myslimane dhe  luteshin që kleri të vazhdonte t’i  kryente shërbesat dhe pagëzonte fëmijët ende, një gjë e tillë me koncilin e Arbrit bëhej thirrje të mos zbatohej dhe të vihej një rregull në këtë aspekt. Kleri i ulët katolik duke parë situatën nga afër në teren shpeshherë nuk zbatoi vendimet e Koncilit sepse ishte shumë vështirë.

Koncili me vendimet e tij ndalonte për të ngrënë në ditët e caktuara për katolikët, ndalonte mbajtjen e emrave mysliman të popullatës katolike ,katolikëve marrjen pjesë në ceremonitë fetare islame e kjo nuk ndodhte në mesin e popullatës të cilët shpeshherë për të mos u vërejtur se ishin të krishterë para pushtetit osman vepronin në publik si të tillë.

Si shkak për laramanin në literature përmendet edhe dhuna politike. Kur jemi te procesi i laramanisë Gjon Nikoll Kazazi arqipeshkv i Shkupit e njoftonte Selinë e Shenjtë duke raportuar se në arqipeshkvinë e tij kishte dy grupe besimtarësh; ata që shpallnin hapur krishterimin dhe bëheshin subjekt i çdo padrejtësie dhe përndjekje dhe grupi i dytë, i cili nuk donte t’i nënshtrohej haraçit turk, brenda këta mbanin fenë e krishtere, nganjëherë as vet babai nuk u tregonte përkatësin e vet fetare fëmijëve dhe anasjelltas.

Deri në vitet 40-të të shekullit XVIII, u zhvillua një dyluftim në mes selisë katolike dhe klerikëve të ulët, në këtë çështje u detyrua të ndërhynte edhe papa Benedikti XIV personalisht duke konfirmuar që vendimet e Koncilit të Arbrit ishin të detyrueshme për t’u zbatuar.

Numri  kriptokatolikëve prej vitit 1744 deri në mesin e shekullit XIX  si rezultat i faktorëve ekonomik u rrit shumë. Vetëm në dioqezën e Shkupit e Prizrenit ishin më shumë se 3000 laraman që ishin përjashtuar nga sakramentet e shenjta, vetëm në famullinë  e Prizrenit kishte 16 mijë laraman.

Pra,  kriptokristianizmi   u bë për arsye ekonomike duke mos i përjashtuar edhe ato politike, derisa taksa e dhjeta dhe xhizja u merrej popullatës katolike nga spahiu edhe pushteti qendror vazhdonte kërkonte për vete , kështu dyfishimi i sasisë në aspektin ekonomik e pati domethënien e vet në nxitjen e islamizmit.

-Sa i përket  popullatës  katolike të Kosovës dhe gjendjes së tyre fetare ,kemi të dhëna jo të mjaftueshme se deri në cilin shekull qëndruan pa filluar ta pranonin në masë më të madhe islamizimin ,por ka mendime të bazuara që deri shekujt XVIII-XIX nuk ka filluar  një kalim i madh nga katolik në mysliman. Vlen të përmendim disa fise tek të cilët në Kosovë nuk filluan ta pranojnë deri në shekullin XIX fenë islame  siç ishin; fiset e Gashit, Krasniqi, Merturi, Shalës,Kelmendit. etj. Një pjesë tjetër e popullatës vazhduan si kriptokatolik të vepronin varësisht prej rrethanave; në shtëpi të ruanin traditën si katolik, para pushtetit osman si mysliman dhe tërë këtë situate të vështirë të tyre qarqe të caktuara sllavo- serbe në shek XIX tentuan ti paraqesin si serbe disa nga këto familje kriptokatolike.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Saime Isufi: Kontributi i gruas në lëvizjen tone kombëtare për çlirim Fatbardha Demi: Shkruesit e historisë duhet të jenë njerëz të lirë Avzi Mustafa: Imam Vehbi Ismaili, një hallkë e rëndësishme e traditës islame shqiptare Joan Pelushi: Kriptokrishterizmi në Shqipëri Xhemaledin Salihu: Presheva heshtazi po e humb rëndësinë e qendrës rajonale të krijuar në shekuj Besim Muhadri: Hasi - Arterje kryesore e luftës së UÇK-së Behxhet Dibrani: Gjendja e popullatës katolike shqiptare të Kosovës gjatë shekujve Agron Shabani: Kur zoti nuk harron... Baki Ymeri: Simbol i gjallë i atdhetarizmit shqiptar Ilmi Veliu: Sllavomaqedonët pohojnë se Leka i Madh, Skënderbeu, Nënë Tereza, kanë qenë me origjinë sllave Sabile Keçmezi-Basha: Omer Çerkezi dhe qëndresa e tij për çështjen kombëtare Qazim Namani: Gjurmë të shkrimit në gadishullin ilirik Ilmi Veliu: Pjesëmarrja e shqiptarëve në luftë e II botërore Gjon Neçaj: Familja e Niman Sylës - Derë e njohur e fisit të Krasniqes Sylë Muja: Nisma, organizimi i ngjarjeve të vititi 1981 dhe enigmat pseudopatriotike të fshehura gjatë periudhave të ndryshme Daniel Gàzulli: Atyne askush nuk u çoi një kunorë Fejzulla Shabani: Mendime dhe horizonte për librin më të ri të Prof. dr. Vebi Xhemaili Baki Ymeri: Zëri i Shqipërisë dhe shqiptarët e Rumanisë Ilmi Veliu: Krishtërimi ndër shqiptarë Sabile Keçmezi-Basha: Karakteri historik i romanit të Adem Demaçit “Gjarpinjtë e gjakut”

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx