E merkure, 01.05.2024, 01:15 AM (GMT+1)

Speciale

Agron Shabani: Kur zoti nuk harron...

E marte, 01.06.2010, 09:58 PM


KUR ZOTI NUK HARRON...*   

 

-Roli dhe ndikimi i shkëlqyer i tolerancës dhe harmonisë së shquar fetare dhe patriotike të familjeve shqiptare të besimit kristian  në komunën e Gjakovës

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

Fragmente që flasin vet: Ishte muaji janar i vitit të largët 1978.Ishte stinë dimri...Në Kosovë atëbotë po mbante një kohë e ftohtë me acar të madh dhe një erë të fortë që po fryente gjithë tërbim prej nga gjithëkah e gjithandej.Ishte kohë  kolere.Kohë robërie.Populli dhe atdheu ynë në Kosovë atëbotë e kishin mëse vështiri dhe ndodhëshin në rrezik.Ndodhëshin nën pranga dhe zinxhirë.Kosovës sonë martire dhe heroike i kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë në fyt.Ishe ajo nata e gjatë serbo-bizantine në Koovë që po mbjellte vdekje, tmerr, acarë,terrorë dhe represion të egër ushtarako-policor të regjimit pushtues serbo-jugollav në Kosovën e atyre netëve  me shtriga.Ishin net morti dhe hijesh të lugatërua të mesjetës.Net të ndjekjes sadiste të jetës së njeriut(shqiptarë) nga shpirti dhe nga trupi.Ugurëzeza dhe të rënda plumb si morti.Njerëzit dhe populli ynë shqiptarë në Kosovë atëbotë me litar në shpirt, me pranga në gjuhë, duarlidhur dhe me zinxhirë në sy po bënin kryq në qiell.Vetëm yjet dhe hënën i kishin( i kishim) në vend të qirinjëve.Në familjen liridashëse dhe patriotike të Mirakajve(Mirakëve) nga Skivjani i komunës së Gjakovës ishte Festa e njohur e Qirit .Festa e Shmasjanit që tek ne kremtohet gjithmonë me miq dhe dashamirë të shumtë në sofër. Pa dallim feje,krahine ose partie.Në odën e madhe të burrave të im shokë të gjimnazit, Anton Mirakës kishin zënë vend burra dhe miq të shumtë pothuajse nga të gjitha viset e ndryshme të Kosovës. Antoni(Mirakaj) ishte vëllau i madh i tre vëllezërit e tij me të vegjël(Musës,Binakut dhe Myftarit) dhe vëllau i ndërmjemë i katër motrave të tij malësore.Ai ishte i biri i Demë Mirakajt të ndjerë dhe i nënlokës së tij malësore dhe tepër krenare(Monës) e cila ishte bijë e familjes së njohur të Hilë(Halil) Sylëve jnga Papiçi i komunës së Deçanit.Antoni ishte djalë i zgjuar dhe nxënës i dalluar në Gjimnazin "Hajdar Dushi" të Gjakovës.Ai mbi të gjithat ishte një shok besnik dhe djalë trim e bujar.Me gjene e gjak të pastërt shqiptari. Si loti. Ai shte nipi i Isuf Gjinit, Tahir Gjinit dhe Sadri Gjinit të Mirakajve nga Skivjani.Atyre Burrave të shquar dhe me namë që kanë ngritur përmendore dhe një lapidar të prjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.Burrat e njohur të Mirakajve...Lindur, të rritur dhe të burrruar për kryeode dhe kryeplaku.Ndonëse, rrënjet e ndryshme familjare dhe gjenetike të familjes së shokut tim Antonit:Fillonin nga aty për të vazhduar e për t´u puçur dhe bashkuar atje dikund me largë...Tek Familja e shquar e Pashuk Bibës,Kolë Bibës dhe e Bardhok Bibës së Mirakajva nga Shkodra dhe Mirëdita kushtrimtare dhe kryengritëse në Shtetin tonë Ëmë(Shqipëri). Ndaj, edhe bisedat dhe kuvendimet e shumëta në logun (odën) e burrave të familjes së lartëpërmendur të Mirakajve nga Skivjani i Dukagjinit  me tepër i ngjanin një Akademie të vërtetë shqiptare ku së bashku me lutjet , uratat dhe blatoret e shumëta në sofër :Në Emër të Jezu Krishtit dhe t´ Lumit Zot:Përkëdhelej,mekohej dhe bekohej kombi dhe populli ynë shqiptar pa dallim.Urohej dhe bekohej Kosova, Shqipëria Etnike dhe Shqiptaria.Bekohej dhe uratohej madje edhe toka dhe qielli.Të pëlqenin dhe të fascinonin shumë tek i sodisje dhe shikoje në sy ata burra sypatrembur dhe tepër krenar.Veshur dhe të kostumuar me plisa të bardhë në kokë, me tirqë të qendisur në trup dhe me shall e jatagan në shokë(në brez). Të ngjanin në nipa dhe stërnipa të Dukagjinëve,Dedë Gjon Lulëve dhe Kastriotëve.Nganjëherë të bëhej se edhe tokës e qiellit do iu merrnin gjak mbi vetulla.Për liri, për Kosovë dhe Shqiptari.Djelt dhe burrat e Mirakajve të Shkodrës, Mirditës dhe të Skivjanit të Dukagjinit.Më zë lahute, më këngë kreshnikësh, me tel sharkie e qiftelie...Me urata dhe liturgji .Në Odën e Mirakajve për çdo ditë të lume t´Zotit lindte,agonte,lulëzonte,bënte Dritë dhe vegjentonte liria,pavarësia,bashkimi ynë kombëtar dhe Shqiptarizma.Se këndejmi, djemt dhe burrat e shquar të Mirakajve si Isuf Gjini, Tahir Gjini,Sadri Gjini etj.mësohej se kishin marur pjesë në luftëra dhe beteja të ndryshme çlirimtare dhe patriotike për çështjen e shenjtë të kombit dhe atdheut tonë anëkënd trevave dhe viseve të ndryshme shqiptare..Madje, në logje burrash dhe në kuvende të ndryshme nacionale dhe historike ankënd trevave të ndryshme shqiptare.Për t´u trasheguar fisi i njohur i Mirakajve nga Mirakë Zeqë Mirakaj,Bardh Tahiri,Lush Coli,Elez Sadria,Musë Tahiri;Anton Dema,Gegë Tahir Mirakaj dhe shumë të tjerë të Familjes së  Mirakajve nga Skivjani i Gjakovës së Dukagjinit ...Të cilët me burrëri,me urtësi, me menquri,madje, me laps, me pushkë e me lek(të holla) do ti dalin zot kombit dhe atdheut kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Dorën e ndihmës vllazërore të Mirakajve njerëzit dhe populli ynë në Kosovë e kishin ndierë dhe përjetuar shpesh.Mirakajt e Skivjanit kishin miq e shumë shokë në Voksh, Junik,Gjakovë,Deçan,Rugovë,Gllogjan,Prejlep,Drenicë,Llap,Shkup,Preshevë,në Mal të Zi,në Shqipërinë Mëmë e kudo tjetër ku ka shqiptarë.Në shtëpinë dhe odën e njohur të Mirakajve të Skivjanit gjithmonë janë festuar bashkë Krishtlindjet,Pashkët,Kërzmimet, Shmasjani,Shën Gjergji  dhe Dy festat e Bajramit.PA i harruar këtu Familjet tjera të nderuara të Tanushëve, Allakëve të Marka Llakut, Ato  të Lek Tonit(Lekajve);Gojanëve,Marjakajve të Dedë Pjetrit,Dodajve,Lleshajve,NikollëPrekajve,Hajdinëve,Matajve etj. nga Novosella e Epërme(Dukagjini).Ato të Mon Binakut, Pren Binakut dhe Zef  Binakut të Jakgjergjëve  të Dobrigjeve,të Vilajve,Bibajve(Bibiçëve), të Palush Markut dhe Zef Markut të Shalëve nga Dobrigjet, Firajat dhe Prizreni, të Ndrecë Markut dhe Dedë Markut të Balajve,  ato të Palokajve etj.nga Dobrigjet dhe Firajat...Madje, të Binak Gecit dhe Luz Gecit ,Pjetër Cenit etj. nga Janoshi....Gjokajve dhe Hajdarajve nga Palabardhi dhe Bardhaniqi...Dodajve,Përvorfëve etj. nga Dujaka.Të Dedajve nga Guska, të Zef Tahirit e Bardh Tahirit; Rrasëve e Tinëve nga Meja, Raça,Moglica,Doli e Kusari...Të Prekë Gojanit nga Marmulli, Lukajve dhe Laskajve nga Qerimi, Gjidodëve  nga Planqori,Leshëve ngaVraniqi dhe Oseku etj.Të Bisakëve, Radëve dhe të tjerëve nga Bishtazhini.Të Prenkajve nga Rezinat.Të Mark Avdylit dhe Ndrejajve të tjerë nga Ramoci,Karaçëve,Karricajve,Kërhanajve,Kaçinarëve, Berishëve,Prenajve;Nokajve,Tuçëve,Spaçëve,Komonëve,Ndrecajve...Dhe, të shumë e shumë familjeve të tjera atdhetare dhe tradicionale të vëllezërve tanë shqiptarë të besimit kristian që i kanë ngritur një përmendore të përhershme Tolerancës së njohur fetare të iliro-shqiptarëve dhe traditave tjera  liridashëse dhe patriotike të popullit dhe kombit tonë shqiptarë pa dallim .Se këndejmi, Emrat e paharruar të Arsimtarëve(Pedagogëve) dhe intelektualëve të tjerë shqiptar të besimit kristian si Luz Geci,Binak Geci,Pashk Geci,Marjan Gojani,Tush Gojani,Skënder Gojani,Pjetër Gjokaj,Lazër Marjakaj,Anton Palokaj,Gjergj Dedaj,Marjan Shabani,Tomë Gjergjaj,Gjon Beli,Kolë Lleshaj,Kristë Ndrecaj dhe shumë të tjerë...Kanë lënë gjurmë të pashlyera në ngritjen dhe kultivimin e gjithëmbarshëm dhe sistematik të traditave dhe vetëdijes së njohur kombëtare dhe patriotike të popullit dhe kombit tonë shqiptarë në rajonin e Dukagjinit etj.Ndonëse, pa i harruar këtu angazhimin dhe kontributin e shkëlqyer dhe emblematik të Kishave tona  shqiptare.Respektivisht,  të Misionarëve dhe Famalltarëve të shquar shqiptarë në komunën e Gjakovës si Dom Nikollë Mini,Dom Deda, Pater Hil Kabashi, Dom Vitor Sopi etj.etj. Që i deshten, i uruan, i bekuan dhe i blatuan njerëzit dhe popullin tonë si Një dhe të pandarë.Si damarët e bashkuar të një gjaku, të një zemre, të një shpirti dhe të një trupi:Në formen me sublime kjo u dëshmua gjatë luftës së fundit në Kosovë kur kisha katolike shqiptare së bashku me të gjithë misionart dhe famulltarët tanë u vunë në mbrojtje dhe në shërbim të popullit dhe atdheut tonë në një kohë historike dhe dramatike për fatët e përgjithshme të popullit dhe atdheut.Pa i harruar këtu ndihmat kolosale dhe titanike të Shoqatës Humanitare "Nëna Tereze" në Kosovë e kudo. .Respekt.Lavdi! Ndaj, i vetëdijshëm për faktin se unë(a.sh.)  jamë përpjekur që në një menyrë sa me modeste(kronografike ose fotografike) t´ia bëj një vështrim të shkurtër ose një "radigrafi të vogël" rolit dhe karakterit të shquar të bashkjetësës dhe harmonisë së përgjithshme fetare dhe kulturore të popullit ose kombit tonë.Historiografëve dhe studiusve të specializuar në këtë fushë sa komplekse po aq interesante dhe historike:Do ju kisha lutur dhe preferuar të studiojnë dhe të gjurmojnë sa me shumë në këtë thesarë kaq të madh shpirtërorë dhe patriotik të popullit dhe kombit tonë që na bën të krenohemi si popull e si komb.

 

*Fragment nga libri me titull "Toka e vogel dhe qielli i madh" (Botuar nga Shtepia Botuese "Trojet e Arberit", nen perkujdesjen shkencore dhe akademiko-katalogjike te Biblotekes kombetare dhe universitare te Kosoves).



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora