E shtune, 03.05.2025, 08:13 AM (GMT+1)

Speciale

Pjetër Domgjoni: Pashkë të përgjakura

E enjte, 06.05.2010, 09:59 PM


PASHKË TË PËRGJAKURA

 

Nga Pjetër Domgjoni

 

Në muajin prill të vitit 1941, datat 13, 14, dhe 15, pikrisht të PREMTËN E MADHE, T'SHTUNEN E MADHE DHE TË DIELËN E PASHKËVE. Kur katolikët në mbarë botën përkujtojnë ngjalljen e JEZU KRISHTIT,  ndodhin vrasjet dhe masakrat masive që u banë mbi katolikët shqiptarë nëpër të gjitha katundet rreth e rrotull Gjakovës. Të gjitha këto vrasje e masakra mbi këta katolikë të organizuara e të planifikuara mirë nga komunistët gjakovarë dhe miqtë e tyre çetnikët serbë, u banë në mëri ndaj fesë ?in odium fidei.?

 

        Sipas arkivit të zyrës famullitare në Bishtazhin, Libër:  DEFUNCKTORUM, Viti 1941, Nr. 28-78, faqe 94-100, figurojnë: 64 të vrarë e të masakruar, por sipas banorëve që i kanë përjetue ato vrasje e masakra, numri i të vrarëve asht shumë, shumë ma i madh. Vetëm n?xhaminë e Rugovës janë të vramë 67 vetë.

 

        Tri ditët e Pashkëve të gjithë katolikët e rrethit Gjakovës kanë pas: Xhamë e vaji e gjak e lotë, tregonte shpesh herë me lotë në sy nana jonë. I kam pas vetëm 13 vjeçe, kur PETKI, ma pat vue manxerrën në gjoks tuj m?bërtitë: Kallzo ku janë burrat? E unë prej frikës ia fillova me kjajtë e ai me za edhe ma të madh bërtiste: Kallzo se të vrava? Mandej ka ardhë nji tjetër ushtar ei ka vikatë Petkit: Hiqja manxerren prej gjoksit fmijsë, more i poshtër, ku e di ajo se ku janë burrat. E së bashku me ushtarët tjerë, kanë shkue e kanë marrë: Babën tem së bashku me 15 mashqi tjerë, bile nër ta ka qenë edhe nji babë me djalin 16 vjeç ei kanë çue n?Lug t?Kabashit ei kanë ba rresht e masparit e kanë vra djalin 16 vjeç e mandej të gjithë. Na as s?kemi guxue me i marrë kufomat, por thonë se këta burra i patën vorrosë gratë e Markagjinve në vorre të Kodërnezhsë. Po burrat tjerë, oj nanë? Burrat tjerë: Me gra, me fmijë e bagtij për me pshtue gjallë e patën kalue Drinin e kjenë strehue në katundet: Gexhe e Radoste e katundet tjera t?fesë muslimane, por që ishin vllaznit tonë të nji gjaku.

 

         Këto vrasje me pushkë, u banë në katundin e Marmullit: Të dielën e Pashkëve, më 15 prill 1941. Kurse në katundin e Bishtazhinit, nji grup burrash sipas shenimeve të arkivit 11, por sipas banorëve t?Bishtazhinit shumë ma tepër, i kanë marrë e çue në xhami të Rugovës e masparit i kanë detyrue me u falë e mandej me bajoneta, i kanë ba copa e grima. Kurse grupin tjetër poashtu i kanë çue në xhami të Rugovës dhe i kanë detyrue me u falë e mandej pas shpine i kanë vra me rrafale plumbash. Prej atij grupi, shpëton gjallë Marka Çupi dhe kthehet në Bishtazhin, katundi i tij i lindjes. Këto vrasje e masakra janë ba të Premtën e Madhe më 13 prill 1941.

 

         Vrasje të tilla masive janë ba edhe në të gjitha katundet tjera, por unë këtu po i veçoj NOUN, GJONIN, TUNËN, NIKOLLËN, MUSËN DHE PALUSHIN. Të gjithë djemtë e GJIN KOLË LASKUT prej Smaçit që së bashku me mashqit tjerë të asaj familjeje i kanë vra të Shtundën e Madhe: Më 14 prill 1941. Thone se në at familje ka qenë shtatzanë nji grue e cila ma vonë ka lindë djalë dhe e ka përtri përsëri familjen. Kurse në katundin Ujzë pasi i kishin vra të gjithë antarët e familjes Gjon Prenkë Kolës: Vrasin edhe PASHKEN, (foshnjën e gjashtë ditëve). Poashtu në Pjetrashan pasi i kishin vra të gjithë antarët e familjes Pashk Mark Ndout, komunistët, vrasin edhe antarin e fundit të kësaj familjeje: ZEFIN, (foshnjën e një dite).

 

         Vrasje e masakra bahen edhe në katundet: Kusar, Dol, Fshajë, Kushavec, Raçë, Brodasanë, Trravë, Moglicë, Dujakë e tj.

 

         Po cili ishte shkaku i atyne vrasjeve e masakrave gjatë atyne tri ditëve të Pashkëve? Komunistët gjakovarë dashtën me na zhbi prej faqes dheut. Ky ishte shkaku. Unë tjetër shkak nuk di sepse gadi çdo shpi e ka pas nga nji mashkull partizan. Unë kur jam kthye prej lufte, në shpi teme, i kam gjetë tre mashqi të vramë prej komunistëve gjakovarë. Mu përgjegj plaku 96 vjeçar, Toma i Markut Gjinit prej katundit Marmull. 

 

          I publikova këto shenime për me e kujtue vrasjen e gjyshit tim, HILIN E NIKOLLË DEDSË (Njeriun ma të urtin e punëtorin ma të madhin jo vetëm në katundin e Marmullit, por në gjithë Famullinë e Bizhtazhinit) e dhjetra e dhjetra besimtarë të tjerë që u vranë e masakruan nga komunistët gjakovarë gjatë atyre PASHKËVE TË PËRGJAKURA vetëm e vetëm pse ishin katolikë.  Në shej nderimi e respekti ndaj këtyre martirëve të fesë. Unë nipi juaj edhe sot me rrënçethje trupi, dridhje zemre e shumë pika loti, për shpirtin tuej, po i drejtohem Zotit me lutjen:

 

JEPIAU O ZOT PUSHIMIN E PASOSUN!

 

U NJITË DRITA E PAMBARUEME!

 

PUSHOFSHINË N?PAXHË!

 

ASHTU KJOFTË!

 

P.S. Asht për me t?plasë zemra se asnji herë nuk asht shkrue për këto vrasje e masakra masive të organizueme prej gjakovarëve e në bashkëpunim me çetnikët serbë mbi besimtarët katolikë të asaj ane. Por asht për tu admirue dalja në ndihmë e besimtarëve muslimanë për shpëtimin e vëllaznive të tyre të nji gjaku, por me besim t?krishtenë. Komunistët e Gjakovës e çetnikët e Serbisë ndoshta kanë pas për qëllim që të mbjellin urrejtje në mes dy konfesioneve, por u ka shkue mundi kot. Gjatë luftës së fundit që ndodhi në Kosovë. Banorët e Gexhës, Radostes e katundeve tjera të bregut Drinit. Me burra,  gra e fëmijë  kanë kalue Drinin e kanë dalë e strehue në katundin e Marmullit. Ka pas shtëpi në Marmull që iu ka ba strehim ei ka mbajtë me bukë deri n?gjashtëdhjetë vetë edhe ate disa ditë me radhë derisa kanë ardhë çetnikët serbë ei kanë përzanë edhe prej Marmullit. Drini i ndanë apo i lidhë besimtarët katolikë me besimtarët muslimanë e vende vende i kanë edhe arat e përzieme, por nuk mbahet mendë kurrë të ketë ndodhë noj incident sa ma i vogël e prite o Zot noj rrahje n?mes atyne banorëve.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aristotel Mici: Himni i flamurit – simbol mbarëkombëtar Sabile Keçmezi-Basha: Revista ‘’Drita e Lirisë’’ dhe kontributi i saj në ilegalen shqiptare Ilmi Veliu: Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu Ilmi Veliu: Moisi Golemi ose Misi Dibra nuk e ka tradhetuar Skënderbeun...! Jahë Sadrija: Botushë, ta vura re mërzinë që edhe sot e ke! Thanas L. Gjika: Faik Konica hapi epokën e rikrishterizimit të shqiptarëve Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Bashkimi Dibran’’ në mbrojtje të Shqipërisë së Bashkuar Agim Bacelli: Fajtorët e Historisë Fritz Radovani: Plot 65 vjet që qeveria komuniste shqiptare.., thotë: Mirë u pafshim… Evropë…! Avzi Mustafa: Ndihmesë e madhe arsimit shqip në Maqedoni Baki Ymeri: Kosova katolik dhe fantomat e fanatizmit ballkanik Ilmi Veliu: Kronistët dhe historianët osmanë japin të dhëna të pamohueshme se Skënderbeu ishte shqiptar Ramiz Bojaj: Njëzet vjetët e pajtimit shqiptar Sabile Keçmezi-Basha: Kujtojmë Atdhetarin e Madh - Ali Aliun Ilmi Veliu: Varre myslimane me simbole të besimit Ilir Vebi Xhemaili: Krahina e Rekës në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1944) Besim Muhadri: Fronti i Rezistencës dhe i Bashkimit Kombëtar u themelua si një organizatë politiko-ushtarake Vebi Xhemaili: Forcat vullnetare kombëtare ngrenë flamurin e Skënderbeut në Shkup Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i rënies së shumë dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Besa’’ simbol i luftës për Shqipërinë Etnike

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx