E merkure, 01.05.2024, 07:59 PM (GMT+1)

Speciale

Agim Bacelli: Fajtorët e Historisë

E diele, 02.05.2010, 09:59 PM


Fajtorët e Historisë

 

“GJITHË FAJI ËSHTË I KOMUNISTËVE"

 

Deklaruan gazetat amerikane të datës 11 Mars 1997, gjatë revoltës së '97-ës në Shqipëri.

 

Nga Agim Bacelli

 

PROBLEMET HISTORIKE NË SHQIPËRI

 

Historia e Shqipërisë është një histori si të gjitha historitë e popujve të botës që kanë probleme me vërtetësinë historike pasi historia, vërtetë shkruhet nga historianët, por prapa tyre gjithmonë kanë qëndruar dhe qëndrojnë pushtetarët fitimtarë. Kjo ishte arësyeja që Babai i Historisë, Herodoti, deklaroi me guxim e mënçuri se “Historia duhet rishkruar gjithëmonë pasi ajo gjithëmonë shkruhet gabim”.

 

Marrim “gabimet” në Historinë e Popullit Shqiptar për klasat e 12-ta që është shkruar nga një grup prej tre historianësh, të ngarkuar nga Akademia e Shkencave Shqiptare, përsa i takon qëndrimit historik ndaj revoltës së ’97-tës. Më duhet të them që në fillim me gojën plotë dhe pa frikë se gabimi i parë dhe i vërtetë i kësaj historie është mos patja e guximit për të thënë atë të vërtetë të madhe se në krye të rebelimit të vitit 1997 u vunë komunistët revolucionarë, me ndihmën e Greqisë Antishqiptare për të përfituar nga rebelimi i rrugës që të mërrnin pushtetin, siç edhe e muarën.

 

Ky është mendimi im personal, por njëkohësisht është dhe mendimi i shumicës së shqiptarëve, është edhe mendimi i shumicës së amerikanëve por mbi të gjitha është e vërteta historike ashtu si drita e diellit që e shohin të gjithë më përjashtim të qorrave. Ndërsa mendimi i një revolucionari komunist që udhëhoqi revolucionin e ’97-tës dhe që mendon se pushteti merret me grykën e pushkës dhe mbrohet po me grykën e pushkës, është dhe duhet të jetë krejtësisht i kundërt me këtë mendim.

 

Duke parë shtypin dhe median greke gjate ditëve të rebelimit komunist të vitit 1997, si dhe duke analizuar faktet e shumta që hedhin dritë nga vetë shtypi dhe media greke, i ashtuquajturi "Revolucion i vonuar i vitit 1997 në Shqiperi" mund të perifrazohet pa frikë edhe si Pushtim Greko - Komunist. Quhet pushtim për arsye se qe nga ai moment, Shqipëria u pushtua, politikisht, dhe ushtarakisht nga Greqia dhe se për këtë pushtim qarqe të caktuara greke përdoren çdo mjet dhe mënyrë për të aneksuar Shqipërinë duke financuar dhe investuar gjithashtu edhe politikanët më ekstremistë të majtë të Shqipërisë, duke luajtuar politikën më antishqiptare që ka pasur ndonjë herë historia shumë shekullore e vendit tonë, për interesat e tyre personale.

 

Një revolucionar, nëse mundet, pushtetin e merr vetëm me dhunë. Nëse në Shqipëri nuk ka revolucionarë komunistë pasi ata vdiqën me vdekjen e komunizmit, atëhere unë jam totalisht gabim. Revolucionari bollshevik s’ka si mendon ndryshe veçse si revolucionar. Me që sot ai s’ka pushtetin në dorë, ai do mundohet që fajet e veta t’ja atribojë armikut të vet. Mendimi i tij për krimin e bërë në 1997 është se, “Sali Berisha jo vetëm e shkaktoi këtë revoltë revolucionare por edhe e nxiti luftën civile vëllavrasëse!” Pasi, sipas komunistit fanatik, Sali Berisha kur është në pushtet, i pëlqen ti hedhë benzinë zjarrit që djeg pushtetin e tij dhe Shqipërinë! Kush e ha këtë?

 

Shikoj me keqardhje se nga të djathtët nuk guxohet të thuhet e vërteta siç është për arsyen e një pakti marrveshje me komunistët. Kompleksi i frikës apo emocionet e politesës pacifiste kanë pushtuar keq forcat e djathta shqiptare. Nga ana tjetër, gabimi i dytë është totalisht i Qeverisë Berisha 2 që u tregua krejt e paaftë e pasive për të mbrojtur rendin, qetësinë, popullin dhe njerzit e qeverisë për të cilën ajo është përgjegjëse e plotë. Ushtrisë dhe policisë nuk u bëhet lutje nga qeveria që të mbrojnë popullin, institucinet, rendin dhe qetësinë siç bëri qeveria e z. Berisha. Nëse ushtria dhe policia do të ishin urdhëruar me urdhër luftarak dhe, nëse një ushtarak nuk do të zbatonte urdhërin si në rast lufte, do të dënohej po si në rast lufte, kështu do të ishin mbrojtur populli dhe Shqipëria nga vrasjet dhe shkatërrimi masiv. Shifrat e vrasjeve do të qenë tepër minimale në krahësim me atë shifër që dha lufta revolucionare, ndërsa Shqipëria do ti shpëtonte shkatërrimit komunisto-grekofon.

 

Jam i mendimit se qeveria demokratike në pushtet i kishte vjedhur votat në zgjedhjet e vitit 1996 por PS-së dhe aleatëve të saj, nuk i lejohej që për të marrë pushtetin, të vihej në krye të zjarrëvënsve të Shqipërisë dhe të tregonte qartë veten se s’kishte ndryshuar aspak dhe se ishin po ata komunistë fanatikë me të njëjtin mentalitet brënda saj që e cila mban ngrehur luftën e klasave.

 

Nuk e di nëse janë vjedhur votat e zgjedhjeve të këtij viti pasi nuk ka asnjë ankesë institucionale por mënyra e reagimit të PS-së është tejet bollshevike dhe në dëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë.

 

MEDIA e MAJTË SHQIPTARE

 

Në këtë situatë, Media e majtë dhe politikanët e majtë po tundin këmborët e dhunës. Sa dëshirë do kishin ata sikur populli të ngrihej përsëri me armë në dorë dhe të rrëzonte nga pushteti “hajdutin”, “kryemafiozin”, “rumpallën”,… Sali Berishën! Majtistët i shtynë disa nxënës në Tiranë për të reagur ndaj historisë së kl. XII por, askush nuk i pasoi me përjashtim të dhjetë vetave. Komunistët ju lutën studentëve por asnjë student s’lëvizi nga vëndi. Atëhere rifilluan të tundin këmborët e tyre të çjerra e të ndyshkura.

 

Gazetari dhe politikani megalloman për mua njihet nga fjalët vulgare që përdor kur i drejtohet emrit të një personaliteti shtetor apo një të njeriu të njohur publikisht…Kur ai thotë në publik, “Ti Sali…” etj. Kur thotë gjithashtu pa patur fakte, “Saliu ve familjen e tij mbi popullin,…Sali Hajduti,…” etj. Politikani rrugaç është ai i cili përdor po atë fjalor rrugaçrie si të një gazetari komunist kundër opozitarit të vet. Tipik politikanë të tillë janë Edi Rama, Erion Braçe dhe Taulant Balla, të tre me mentalitet tepër komunist.

 

Një tjetër dukuri komuniste në masmedia është dhe sheqerosja me “sheqerin” komunist të programeve të tilla si ajo e Pandi Laços, “Histori me Zhurmues”. Historitë me zhurmues të z. Laço mu dha rasti ti shikoj në Shqipëri. Kur pashë njërën prej tyre, ditën e djelë më 4 Tetor 2009, të them të drejtën desh u bëra komunist! E pashë me shumë vëmëndje dhe dëgjova mirë gjithëçka ishte përgatitur me aq kujdes nga z.Pandi. Kur mbaroi emisioni, ndjeva një mall dhe dashuri për Diktaturën! Kjo do ti duket shumë e çuditëshme kujdo që më njeh mirë pasi tërë jetën që nga vitet ’70 e deri më sot unë kurrë nuk kam thënë një fjalë të mirë për Diktaturën përveç sharjeve dhe pakënaqësive që më dalin nga zemra.

 

Laço kishte reklamuar me shumë kujdes atë propogandë të bukur e fantastike te PPSH për të na i servirur në demokracinë e sotme. Ndoshta ai ka patur qëllimin e mirë të diskriditimit të asaj kohe por ja që ato që pashë dhe dëgjova tek z. Laço, bënë të kundërtën tek unë. Jam plotësisht i bindur, nëse do të vazhdoj që të ndjek emisionet e z. Laço, e deklaroj pa frikë, unë do të bëhem komunist! Komunizmi i z. Laço është i mirë, njerzor dhe shumë tërheqës.

 

MEDIA AMERIKANE PËR REVOLUCIONIN BOLLSHEVIK

 

Për "Wall Street Journal", organi më i madh i financës ndërkombtare, fundi shekullit të kaluar nuk ndryshoi asgjë në Shqipëri: faj i asaj që ndodhi në 1997, si gjithmon ishte i komunistëve. Rebelët shqiptarë nuk kishin asnjë motiv të fortë për tu rebeluar dhe shkatërruar pushtetin dhe Shqipërinë, siç informonte një artikull i 11 marsit të '97 nga e përditshmja amerikane Wall Street Journal , "Ky rebelim është udhëhequr nga një koalicion i komunistëve ortodoksë dhe mafiozë që rezikoi vëndin nga një luftë e thellë civile" , shkruante autori i artikullit , z.Mark Almond, profesor i historisë pranë Universitetit të  Oksfordit .

 

"Askush nuk e mohon të drejtën e demostratave..., por policia ka qënë objekt i një dhunimi të madh".  Në këtë fund shekulli në asnjë vënd të botës policia nuk u dhunua kaq rëndë dhe nuk u dorëzua kaq shpejt si në Shqipëri! President Berisha dhe mbështetsit e tij e kanë paguar sot nga dora e padukshme e komunizmit të egër". Sipas Almond, frymezuesit ishin ata, ish sigurimsat e fshehtë të shtetit dhe ushtarakët shqiptarë, pra ish Diktatura e Proletariatit

 

Njëkohësisht, sipas këtij profesori, shteti i Sali Berishës ka qënë shumë i dobët dhe me elementë të regjimit të vjetër të cilët nuk kanë dashur që të kryejnë detyrën. "Këtë gjë, më së miri e tregoi Vlora që ishte kthyer në një fole kontrabanditësh", vazhdon Almond. Qeveria u akuzua për të kundërtën e asaj që bëri. Ishte vetë qeveria që po punonte për ndalimin e firmave piramidale dhe që e filloi me "Suden".

 

Këtu filloi edhe banditizmi komunist që nxiti plasjen e një rebelimi të dhunshëm antikombëtar. Por kjo temë nuk i interseon shumë profesorit.

 

"Partia socialiste ka votuar për eleminimin e marksizëm - leninizmit nga programi i tyre në gushtin e një viti më parë" (1996 A.B.) dhe për këtë, shumë nostalgjikë civilë dhe sidomos ushtarakë nuk kanë qënë dakort në bazë.

 

Duheshe një pretekst për tu hakmarrë për këtë gjë. Nga ana tjetër, gjykimet e profesorit, janë të bazuara shumë mirë në burime të sakta :

 

"Në atë kohë unë - thotë profesori - i kam telefonuar familjes së një studenti që pati humbur të gjitha paratë në firmat piramidale. Ata më thanë se më shumë frikë se paratë e humbura kanë se kjo gjë do tu mundësojë komunistëve te rikthehen në pushtet. Ata po bashkohen në sulmin kundër Berishës që është sulm kundër demokracisë shqiptare. Është koha që komunistët nuk kanë më asnjë divergjencë."

 

Në ato ditë edhe New York Times publikoi disa artikuj ku fatet e shqiptarëve përshkrueshin shumë pastër si fatet nga pasojat e mafiozëve kmunistë. Efektivisht, në ditët e fundit të tragjedisë, disa shoqata të shqiptaro-amerikanëve në USA (që janë mbi gjysëm milion anëtarë) u mobilizuan që të bënin presion mbi Shtëpinë e Bardhë dhe Senatin që ti jepnin mbështetje Z.Berisha, i cili në fillim gëzonte shumë respekt në Amerikë dhe më pas, për shumë arësye, (sidomos nga puna antiberishiane e Lobit Grek) ai po harrohej, për të mos thënë më të keqen. Në pranverën e atij viti USA kishin kritikuar qeverinë shqiptare për mashtrim në zgjedhjet e kaluara pa dhënë ndonjë shpejgim konkret.

 

Megjithëse unë personalisht mendoj se votat ishin vjedhur. Tash shihej qartë braktisja totale e Berishës nga amerikanët.Shqiptarët të braktisur në mëshirën e fatit e panë më të udhës të mendonin më shumë për xhepat se sa për kokat e tyre.

 

Rebelimi Komunist i kushtoi Shqipërisë 3,700 bij të vrarë për asgjë dhe një dëm ekonomik prej afro 200.000 milion dollarësh amerikanë. (Të mos shtojmë këtu vjedhjet e vetë qeveritarëve që morën pushtetin, as vjedhjen e arit të shtetit që ata bënë.) Një ushtri krejt të shkatëruar dhe një anarki të paparë ndonjëherë. Akoma më e keqja qe se në pushtet erdhën po ata njerëz që e udhëhoqën popullin për më shumë se 40 vjet me një dhunë të paparë. Në fund do të shtoja se, po të braktisi USA, të ka braktisur vetë Perëndia.

 

Po ju tregoj vetëm një nga mijra rastet e turpit që na servirën disa ushtarakë komunistë shqiptarë. Edhe kjo e shkruar në gazetat amerikane së bashku me komentin tim.

 

Ishte 4 Mars 1997 që do të sillte një ditë turpi për Aviacionin Heroik Shqiptar. Dy pilotë komunistë shqiptarë; Ardian Elezi dhe Agron Dashi,kryen një nga aktet më të turpshme në historinë ushtarake shqiptare,ata braktisën detyrën e tyre luftarake dhe shkuan e ulën në Bari të Italisë me avionin e tyre mësimor Mig-15, me numur 3 - 26 që i përkiste Bazës Ajrore të Rinasit. Akoma, për më keq, oficer Elezi ishte edhe Shefi i Shtabit të kësaj baze ushtarake!

 

Po atë ditë e gjithë bota tepër e çuditur për çka po ndodhte në Shqipëri u njoh me këtë ngjarje kaq të shëmtuar dhe kudo lajmi i pare u bë ky: "A pair of air force albanian pilots defected to Italy in their MiG-15...(Një çift pilotësh të forcave ajrore shqiptare u arratisën në Itali me një MIG-15)”.

 

Kapiten Ardian Elezi do të deklaronte nga Lece e Italisë pa pikë përgjegjësie penale si dezertor lufte dhe si shkelës i betimit ushtarak: "We fled because they gave us the order to fire on a column of civilian vehicles near Gjirokastra.(Ne ikëm sepse ata na dhanë urdhërin të hapnim zajrr mbi një auto kollonë civilësh afër Gjirokastrës)". Një gënjeshtër kjo e pashoqe nga një dezertor ushtarak kur të gjithë specialistët e aviacionit e dinë mirë që ky avion mësimor ka vetëm një top 23 mm me 81 predha që tërë kohën, me një urdhër të veçantë të komandës së aviacionit, rri i stakuar shiriti i tij me predha. Shiriti vihet në punë vetëm kur regjimenti i bazës ajrore ka qitje-bombardim,kjo ndodh dy herë në vit. Nëse do të qe vërtet qëllimi për të dhënë urdhër për të qëlluar kollona rebelësh, nuk do të përdoreshin kurrë avionët mësimorë por vetëm avionët luftarakë! MIG-15 Mësimor dy vëndësh ka vetëm qëllim stërvitje dhe vëzhgimi. Për të ikur në Itali është më i përshtatshmi avion që ne kishim në përdorim.

 

Ky akt kaq i shëmtuar dhe i kurdisur shumë mirë nga ata bollshevikë që nisën rebelimin shqiptar duke shkatërruar në radhë të parë Ushtrinë Shqiptare e cila për fat të keq qe në dorën e enveristëve më të tërbuar që ka patur kjo ushtri. Të gjithë komandat e njëseve ushtarake, pa përjashtim, kanë qënë në dorën e fanatikëve më të egër të regjimit komunist dhe kjo për vetë fajin e Z.Sali Berisha i cili ka kundërshtuar me një zemërim të madh të gjitha sugjerimet e bëra nga grupe demokratësh për këtë problem!

 

MENDJELEHTËSIA E BERISHËS

 

Një ditë të vitit 1992 ai, Dr.Sali Berisha do të deklaronte me mëndjelehtësi para disa ushtarakëve demokratë pikërisht kështu: "Ne nuk erdhëm në pushtet për të bërë spastrime në komandë; për të hequr komunistët dhe për të vendosur demokratët. Të gjithë jemi shqiptarë dhe të gjithë duhet ti kryejmë detyrat që na takojnë. Hiqeni nga mëndja bindjen politike në ushtri. Ajo kohë që bënte dallime ka perënduar përgjithëmonë. Ne do ta depolitizojmë ushtrinë dhe të gjithe ju si vëllezër do të bashkëpunoni për forcimin e ushtrisë dhe mbrojtjen e Atdheut."

 

Kjo mëndjelehtësi solli atë që të gjithë e dimë dhe s’guxojmë dot ta themi. Rebelimi ishte faji i rëndë i komunistëve shqiptarë, siç deklaruanë amerikanët dhe të gjithë ata që patën sy, veshë e mëndje. Kjo ishte aresyeja që në komandën e Bazës Ajrore të Rinasit do të drejtonte tradhëtari komunist Ardian Elezi, i cili për të rrëzuar Berishën nga pushteti bashkëpunoi ngushtë me udhehëqesit e rebelimit bollshevik. Ai një ditë përpara kishte kërkuar me insistim që të fluturonte dhe pasi bëri një recognition të rrugës nga do të shkonte në Bari të Italisë dhe pasi u sigurua që gjithëçka ishte e mundur,shkoi dhe bisedoi me tradhetarin tjetër, shokun e tij të idealit komunist, Agron Dashin dhe të nesërmen, më datën 4 Mars 1997, të dy do të merrnin rrugën e turpit të pashoq duke shkelur betimin ushtarak.

 

Historia dhe jo komunistët, do ti kujtojë ata si dy tradhëtarë. Nëse nuk guxojmë ta themi këtë të vërtetë vetëm se partitë më të mëdha shqiptare kanë bërë një marveshje paqeje dhe armëpushimi, historianët nuk janë militantë partie prandaj do ta shkruajnë të vërtetën ashtu siç ka ndodhur. Beqir Meta dhe shokët e tij nuk duhet të tërhiqen nga vërtetësia e të thyhen nën presione marrveshjesh e frikash të partiakëve.

 

KUVËNDI

 

Koefidenca e ushqen më shumë bashkëbisedimin se sa inteligjenca. Nuk është inteligjent ai që s’ka aspak koefidencë dhe që nuk kërkon bashkëpunim. Një i tillë është z. Edi Rama.

 

Kuvëndi është mjetei kryesor i bashkimit të burrave me të vërtetë burra. Dialogu është ushqimi i përditshem i pluralizmit që e rrit atë.

 

Në dialog hyet për rishikime dhe mundësisht ndryshime në sjelljet e së kaluarës. Bojkoti është lodra më tekanjoze fëmijnore. Tamam si ata fëmijë tekanjozë të cilët nëse nuk marrin atë që duanë, i bjenë këmbës, qajnë e çirren dhe s’duanë të dëgjojnë e bisedojnë me askënd.

 

Për burrat e vërtetë ka një komunikim të vërtetë ku s’mund të ketë kurrë probleme që nuk zgjidhen. Vetëm me këtë mënyrë kanë përparuar njerëz dhe kombe.

 

Tragjedia e botës së sotme dhe veçanrisht e Shqipersë, nuk është gjë tjetër veçse ajo, mungesa e një komunikimi të vërtetë midis njëri tjetrit, midis partive, midis kombeve dhe etnive për zgjidhjen e çdo problemi. Fjala kyçe e dialogut është vetë përfundimi me sukses i tij ose siç quhet në gjuhën diplomatike; "zgjidhja e artë" apo "unaza e martesës". Kuvëndi paparagjykime i takon shpirtërat dhe i mbars ata me të njëjtin qëllim, dhe për këtë, qëllimi final arrihet vetëm atëhere kur secili përpieqt të dalë nga vetja dhe të bëhet tjetri, ta konsiderojë qëllimin e tjetrit si të tijën dhe ti nënshtrohet asaj arsyeje që propozohet ose duke dhënë mundsira më të mira për daljen nga problemi apo kriza. Edhe Z. Berisha mirë është të falë atë që e lejon ligji. Të mos shikohet që gjithësecili të kërkojë gjithcka edhe kur ka të drejtë. Më e mira është të bisedosh me pikësynimin që të arrish dicka. Askush nuk arrin të sigurojë të gjitha ato që kërkon në bashkëbisedime për zgjidhjen e një konflikti të tillë. Duhet që të gjitha palët të tregojnë vullnet dhe të ofrojnë më shumë se u pëlqen të ofrojnë dhe të pranojnë më pak se u pëlqen të pranojnë. Ky parim duhet të ndiqet nga të gjithë në bisedime. Kjo kërkon kohë, durim dhe udhëheqje të guximshme

 

Është shumë e nevojsheme të mos kemi frikë ti nënshtrohemi tjetrit nëse ka të drejtë dhe të mos trembemi se mos po ndërrojmë idetë apo bindjet tona. Nuk është krim që për hir të kombit të bashkëbisedosh më këdo, edhe me atë që ka mendime krejt të kundërta me ty. Akti i Z. Meta është shëmbll i kësaj që them. Duhet të gëzohemi që të shohim z. Meta dhe z.

 

Berisha bashkë dhe jo ti frymë zjarrit të përçarjes dhe armiqësisë së tyre. Shoh me shumëkeqardhje qayetarë që janë gati të bëjnë gjithëçka që z. Meta dhe z. Berisha ti shohin si më parë, në luftë me njëri tjetrin, një ndër ta është dhe z. Andi Bushati i cili këtë afrim e quan tradhëti të madhe të elektoratit të LSI-së. Ata që kanë votuar për z.

 

Meta duhet të ndihen shumë të kënaqur që Kryetari i LSI-së shkel mbi ndasitë e kaluara dhe gjeti rrugën më të mirë atë të pajtimit dhe përpjekjeve për të dhënë një kontribut sa më të madh për përparimin e Shqipërisë duke qënë brënda atij kuvëndi ku drejtohet Shqipëria dhe jo duke qëndruar jashtë gardhit e duke u çejrrë e duke i rënë këmbës pse nuk është ai i pari i kuvëndit siç bën z. Rama. Nuk kuptoj pse sulmohet kaq shumë një njeri i cili nuk ka tradhëtuar asnjë përkrahës, s’ka tradhëtuar as majtizmin e tij pasi stabiliteti i Shqipërisë vlen më shumë se një parti. A ka gjë më në të bukur se sa të shikosh bashkë dy shqiptarë kundërshtarë? A ka gjë më të bukur se sa të shikosh bashkë dy shqiptarë që kanë qënë armiq dhe janë bërë miq e bashkëpunojnë? A ka gjë më të bukur se sa dy politikanë ndalojnë sharjet dhe fyerjet rrugaçërie dhe përqafohen si burrat? Kujt shqiptar i intereson që ti fryjë armiqësisë dhe rrugaçërisë së politikanëve? A nuk është më mirë një bashkëpunim i ndershëm politik dhe shtetëror qoftë edhe kritik i liderëve shqiptarë se sa lufta për të rrëzuar njëri tjetrin? Një vëlla i pasur dhe i zoti është shumë më i mirë se sa një vëlla fukara dhe i paaftë. Përndryshe do të ngelemi ata xhelozë siç e tregon një barsaletë tipike shqiptare që tregon për dy vëllezër të cilët do të shpërbleheshin nga mbreti i cili i pyeti se çfar ata dëshironin. I pari kërkoi një lopë dhe kërkesa e dytë ishte që mbreti të mos i jepte lopën të parit!

 

Jam tepër i çuditur se si mundet të sillet një burrë tamam si një fëmijë tekanjoz! Çuditem gjithashtu me ata që e pasojnë. Sigurisht që ata s’mendojnë për vete por për z. Rama sepse Rama po të mendonte vërtetë për demokracinë, Shqipërinë, Sovranitetin Shqiptar, siç ai pretendon, ai do të ngrinte të tjera probleme që sot janë bërë tepër shetësuese për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jo problemin e votave të cilin ai mendon se do ta sjellë Ramën në pushtet.

 

Z. Rama i mungon "mushkrija" që thith ajrin-dialog-respekt-dashuri për Shqipërinë, prandaj, si pasojë e asfiksimit gradual është duke "trokitur" tek porta  në të cilën shkruhet URGJENCË. Z. Rama ka nevojë për një kurim intensiv kundër sëmundjeve të rrezikshme me emrin EGOIZËM-PANGOPËSI-PERSONALIZËM dhe mbi të gjitha BOLLSHEVIZËM.

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Plot 65 vjet që qeveria komuniste shqiptare.., thotë: Mirë u pafshim… Evropë…! Avzi Mustafa: Ndihmesë e madhe arsimit shqip në Maqedoni Baki Ymeri: Kosova katolik dhe fantomat e fanatizmit ballkanik Ilmi Veliu: Kronistët dhe historianët osmanë japin të dhëna të pamohueshme se Skënderbeu ishte shqiptar Ramiz Bojaj: Njëzet vjetët e pajtimit shqiptar Sabile Keçmezi-Basha: Kujtojmë Atdhetarin e Madh - Ali Aliun Ilmi Veliu: Varre myslimane me simbole të besimit Ilir Vebi Xhemaili: Krahina e Rekës në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1944) Besim Muhadri: Fronti i Rezistencës dhe i Bashkimit Kombëtar u themelua si një organizatë politiko-ushtarake Vebi Xhemaili: Forcat vullnetare kombëtare ngrenë flamurin e Skënderbeut në Shkup Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i rënies së shumë dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Besa’’ simbol i luftës për Shqipërinë Etnike Sabile Keçmezi-Basha: Reagimet e forcave kombëtare në Kosovë ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit (1945) Eshref Ymeri: Në gjurmët e letrës së Enver Hoxhës për Kosovën Etleva Lala, Musa Ahmeti: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore Aristotel Mici: Mesazhi - ''memories'' së Gjon Muzakës Milazim Kadriu: Krimet në Llap ishin të porositura Arben Llalla: Dyshime për identitetin e grekëve të sotëm me grekët e lashtë Jahë Sadrija: Perkujtojmë 11-vjetorin e Martirëve të Korenicës për festën e Pashkëve Xhemaledin Salihu: Kërkesat, shpresat dhe zhgënjimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora