E shtune, 03.05.2025, 08:09 AM (GMT+1)

Speciale

Baki Ymeri: Kosova katolik dhe fantomat e fanatizmit ballkanik

E shtune, 01.05.2010, 09:59 PM


KOSOVA KATOLIKE DHE FANTOMAT E FANATIZMIT BALLKANIK

 

Historia shëmbëllen me një vashë e cila stoliset për hijeshi për t’i shtyrë njerëzit të zbresin në fantazi. Krijimi i miteve është një çështje e pjekurisë kombëtare. Hamit Gurguri demonton mitologjinë serbe duke e përshkruar Betejën e Kosovës (1389), kur Kosova ishte tokë dardane e principatave shqiptare, me manastire e kisha shqiptare, e pushtuar nga barbarët e Serbisë, të cilët gradualisht do t’i shndërrojnë në manastire e kisha serbe, vepër të cilën do ta praktikojnë nga ajo kohë edhe osmanllinjtë, duke mbëltuar faltore turke në trojet shqiptare.

 

Nga Baki Ymeri

 

“Miroshi” i Hamit Gurgurit është një libër që lexohet me kënaqësi duke filluar nga faqja e fundit, jo si Kurani, ngase Kurani mbëlton urrejtje kundër hebrenjve, ndërsa Bibla mbëlton dashuri ndaj gjithë popujve të botës, madje edhe ndaj shqiptarëve. Kungujt e Çamërisë që plasojnë sintagma raciste dhe urrejtje antikristiane në emër të  Tano Turkut, mendojnë se mendimet tona për rikthim sistematik në fenë e të parëve tanë do të vdesin, ndërsa ne u themi se me gjithë zërin e grisur të telallit aziatik që gjëmon në trojet shqiptare, fanatizmi islamik në trojet tona shkon duke dekur, siç vdiq edhe sulltan Murati, jo nga plagët e serbit Millosh Obiliq, por nga thika e Miroshit shqiptar që ishte katolik, siç ishte katolike Drenica me kolonat me të plagosur që i afroheshin Manastirit të Besnikes duke i kënduar këngë e lavdi princ Miroshit, sundimtarit të Drenicës. “Mbi varrin e murgeshës Zojë kishin filluar të mbijnë filizat e njoma të barit dhe luleve të reja, sikur nuk çanin kokën për zaptuesit e rinj! Lajme të kobshme u shpërndanë në mbarë Evropën dhe Azinë. Po fillonte një epokë tjetër, nën robërinë turke. Kosova mori nga turku epitetin tokë kaurre. Në radhë ishte Drenica, ku luftën tjetër do ta bënin vashat.”

 

Hamit Gurguri
Hamit Gurguri
Me këto fjalë e mbaron librin prej 148 faqesh, Hamit Gurguri nga Godanci i Drenicës, me profesion jurist, dhe me banim të përkohshëm në Suedi. Është autor i disa veprave të botuara, duke patur për reçensent të këtij libri, Shefqet Rizën, i cili bën fjalë “për një stil të gdhendur letrar që ngjall të kaluarën historike përmes fuqisë krijuese individuale të autorit. Libri i tij i përket romanit historik, por në formën siç e projekton shkrimtari, ky roman me imagjinatën e krijuesit jep një kuptim të ri njerëzor, duke hapur horizonte të reja të kuptimit të jetës e botës, pa të cilat nuk mund të ketë jetë të vërtetë njerëzore. Dallimi mes historianit dhe shkrimtarit qëndron në faktin se derisa i pari rrëfen ngjarjet reale që kanë ngjarë, shkrimtari me imagjinatën e tij shprehet si ka ngjarë dhe si mund të ngjajë.” Ngjarjet e romanit respektiv e nxisin lexuesin (sidomos rininë shqiptare) në kërkimin e një rruge, të një horizonti pyetjepërgjigjesh që përbën një model kuriozitetesh dhe  obsesionesh, shansash ekzistenciale dhe oportinitetesh provokuese që nxisin befasi dhe inrecion. Me një fjalë, duke deshifruar sensin e miteve të këtilla, shqiptari e kupton të vërtetën se masakrat më të tmerrshme që e kanë përgjakur Kosovën shekuj me rradhë, i kanë zhvilluar turqit mënajnë, për islamizimin e saj, dhe serbët në anën tjetër, për kolonializimin e saj.

 

Historia sipas një mendimtari kinez (Hu Shi), shëmbëllen me një vashë e cila stoliset për hijeshi për t’i shtyrë njerëzit të zbresin në fantazi. Krijimi i miteve është një çështje e pjekurisë kombëtare. Mitet historike kanë një rol tejet të konturuar në historiografi, ngase e rimodelojnë historinë, duke e skicuar shëmbëlltyrën e një të shkuare të pangarkuar me faje dhe brejtje të ndërgejegjes. Mitet, faktikisht janë një ushtrim i sinqeritetit. Hamit Gurguri demonton mitologjinë serbe duke e përshkruar Betejën e Kosovës (1389), kur Kosova ishte tokë dardane e principatave shqiptare, me manastire e kisha shqiptare, e pushtuar nga barbarët e pseudoortodoksisë, të cilët gradualisht do t’i shndërrojnë në manastire e kisha serbe, vepër të cilën do ta praktikojnë nga ajo kohë edhe osmanllinjtë, koalicioni serbo/turk me karakter antishqiptar duke i dhënë fund pavarësisë së principatave shqiptare. Në romanin e Hamit Gurgurit, siç thekson autori i pasthënies, “nuk ka ironi dhe urrejtje, nuk ka shovinizëm. Populli shqiptar nuk ishte kurrë shovinist. E trajton ngjarjen, por nuk e fyen as popullin turk, madje as serbët, përkundrazi, autori angazhohet për respektim të ndërsjellë të popujve të Ballkanit, për kontaktet e princërve, për relacionet njerëzore e territoriale mes principatës së Drenicës me principatat tjera serbe, vllehe, hungareze, polake etj. Në kohën e pushtimit të trojeve shqiptare nga Perandoria e Car Dushanit, sundimtar i Drenicës ishte shqiptari Mirosh Kapliku. Askund urrejtje, asnjë shkëndijë e vetme, qoftë kundër serbëve apo osmanlinjve.” Pse?

 

Ngase urrejtja do ta dëmtonte artin, siç dëmton në jetën reale, siç i dëmton relacionet turko/shqiptare fantoma antishqiptare Tano Turku, kriminel elektronik identitetin e të cilit ende s’e ka identifikuar policia shqiptare për ta hedhur në duart e drejtësisë për qindra mesazhe raciste me karakter antishqiptar, antikosovar, antikristian dhe antiamerikan, me gjithë premtimin që i ka dhënë kryeministri i Kosovës ishpresidentit Bush, se do nuk do ta tolerojë kundër fundamentalizmit islamik në Kosovë. Kush e kalli shtëpinë e Enver Gjon Mehajt në Kosovë? Kush e toleron ndotjen e ekologjisë shqiptare me zërin e grisur të megafonave islamike në Kosovë? Kush e lë shqiptarin e Kosovës të vuajë nga uria? Kush e stimulon varfërinë, papunësinë, nepotizmin dhe papjekurinë politike në Kosovë? Kush janë ata që nuk kanë guxim ta hedhin Serbinë në Tribunalin e Hagës për gjenocid, etnocid dhe holokaust në Kosovë? Kush janë korbat e kombit që kanë likuiduar shqiptarë për motive politike në Kosovë, dhe kush janë që e ngritën thikën e krimit kundër Cimës? Janë pyetje antipoetike që s’kanë të bëjnë me romanin në fjalë, por që kanë të bëjnë me një kushtrim nga diaspora për normalitetin e jetës në Kosovë.

 

Shqiptarët janë njerëz të  fjalës, të besës së Zotit dhe bij të atdheut

 

Në Kosovë dhe në mesjetë, thekson Sh. Riza, “feja ka qenë kryesorja dhe përmes saj janë bërë edhe organizimet familjare e të principatave. Religjioni ka qenë vetë shtet. Hamiti gjithë ngjarjet në roman i lidh me ritualet fetare.”  Sipas Miroshit të tij: “Roma donte të na bënte romakë, Konstantinopoja donte të na shndërronte në grekë, Car Dushani deshi të na zhdukte ose të na bënte serbë, ndërsa tani po na turret një perandori e re, që don të na kthejë në turq... T’i themi se Zoti na ka vu përpara Tij në këtë vend, këtu jetojmë, këtu qëndrojmë dhe kurrë, veç të vdekur, se për të gjallë nuk e lejojmë askënd të na shkelë! Po nuk u kthye prapa, t’i tregojmë se jemi arbër, të fjalës, të besës së Zotit dhe bij të atdheut. Unë, Miroshi i Mirosh Kaplikut, prej sot jam ushtar i Arbërit! Me besën e Zotit, me trup, me shpirt, me zemër, me mendje e aftësi, me tërë pasurinë që kam, asgjë nuk kursej nga trupi im deri në pikën e fundit të gjakut, as jetën time! ” Për më tej, fjalën ia japim autorit:

 

“Në atë kuvend, princ Miroshi besonte se do të dilnin të bashkuar, se do të bëheshin fuqi ushtarake që t’u bënin ballë nizamëve të Sulltanit. Në sallën e manastirit, kuvendarët i pari i përshëndeti At Martini, i lindur në Kotorre, i shkolluar në Venedik e në Romë...Si arbër, ai shpejt kuptoi traditat e D       renicës që ishin si në vendlindjen e tij. Pasi kreu lutjen, ai la Biblën në tavolinë, u afrua pranë princërve, krahinarëve, bashkoi duart, i shikoi me dashuri dhe filloi t’u flasë: “Për ne priftërinjtë është mësimi dhe dashuria e krishterë. Zoti na ka dhënë dy duar për të pastruar trupin, për të punuar dhe për t’u mbrojtur. Duhet të mbrohemi nga bishat, nga ata që na rrezikojnë jetën, familjen, kishën tonë dhe atdheun. Na ka dhënë dy veshë që të dëgjojmë fjalën e prindërve, të mësuesve, të sundimtarëve tanë dhe të predikuesve tanë. Na ka dhuruar dy sy që të shohim, të dallojmë të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta... Zoti na ka dhënë zemrën që të ndjejmë dhimbjen për humbjet, për disfatat, tragjeditë, por ta ndjejmë edhe peshën, ndikimin e vlerën e fjalës së mirë, të butë, lutjen, dashurinë dhe mëshirën. Mbi të gjitha na e ka dhuruar, na e ka falur edhe trurin dhe mendjen, që si krijesat më të përsosura të mund të mendojmë, të mbajmë në mend, të planifikojmë më gjatë e më mirë të gjitha ato që i duam. Merruni vesh, o trima! Paçi bekimin e Jezu Krishtit e të Zotit, o fisnikë!” (Hamit Gurguri, Miroshi, Bokimport-Daja, Ferjestaden, 2006).



(Vota: 27 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilmi Veliu: Kronistët dhe historianët osmanë japin të dhëna të pamohueshme se Skënderbeu ishte shqiptar Ramiz Bojaj: Njëzet vjetët e pajtimit shqiptar Sabile Keçmezi-Basha: Kujtojmë Atdhetarin e Madh - Ali Aliun Ilmi Veliu: Varre myslimane me simbole të besimit Ilir Vebi Xhemaili: Krahina e Rekës në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1944) Besim Muhadri: Fronti i Rezistencës dhe i Bashkimit Kombëtar u themelua si një organizatë politiko-ushtarake Vebi Xhemaili: Forcat vullnetare kombëtare ngrenë flamurin e Skënderbeut në Shkup Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i rënies së shumë dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Besa’’ simbol i luftës për Shqipërinë Etnike Sabile Keçmezi-Basha: Reagimet e forcave kombëtare në Kosovë ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit (1945) Eshref Ymeri: Në gjurmët e letrës së Enver Hoxhës për Kosovën Etleva Lala, Musa Ahmeti: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore Aristotel Mici: Mesazhi - ''memories'' së Gjon Muzakës Milazim Kadriu: Krimet në Llap ishin të porositura Arben Llalla: Dyshime për identitetin e grekëve të sotëm me grekët e lashtë Jahë Sadrija: Perkujtojmë 11-vjetorin e Martirëve të Korenicës për festën e Pashkëve Xhemaledin Salihu: Kërkesat, shpresat dhe zhgënjimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës Halil Gashi: Lybeniqi fshat i 83 martirëve, aty ku ndodhi masakra që tronditi botën Ukshin Zajmi: Në 100 vjetorin e Kongresit të Dytë të Manastirit Gani Qarri: Tri ndrrime Pushtuesish, me tri jetra, i pagoi Familja jonë!

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx