E diele, 28.04.2024, 07:25 AM (GMT+1)

Speciale

Ilmi Veliu: Moisi Golemi ose Misi Dibra nuk e ka tradhetuar Skënderbeun...!

E marte, 04.05.2010, 05:59 PM


Moisi Golemi ose Misi Dibra  nuk e ka tradhetuar Skënderbeun...! 

 

(Mbiemri i vertete eshte Guliami dhe jo sllavisht-Golemi qe ne sllavisht do te thote i madhi)

 

Nga Dr.sc. Ilmi Veliu

 

Autorët e deritashem, duke u mbështetur në mendimin e Fan Nolit dhe duke mos e analizuar mire Marin Barletin, e në hollësi, ksne mendim te gabuar ,se Moisi Guliami i trembur nga disfata e Beratit dhe i bindur se bashkëpunimi me pushtuesin nuk do të mbështetej prej banorëve të zotërimeve të veta, iku fshehurazi në oborrin osman. Për këtë akt Moisiu u shpronësua dhe zotërimet e pasuria e tij kaluan në duart e Skënderbeut, thotë Kasem Biçoku.

 

Vendimet e Kuvendit të Lezhës i mundësuan Skënderbeut të organizonte një shtet shqiptar, i cili shtet kishte të gjitha organet drejtuese të cilat i nevojiteshin një shteti. Për të ekzistuar dhe funksionuar ky shtet, përveç sektorit të ushtrisë dhe të financave, kishte edhe sektorin informativ dhe kundërinformativ, ose sigurimin sekret të shtetit, pa të cilin nuk mund të paramendohet ekzistimi i një shteti apo qeverie. Këtë shërbim e ka pasur edhe Skënderbeu, por ka qenë aq mirë dhe aq sekret i organizuar sa që i ka shpie të mendojnë gabimisht jo vetëm armiqtë e Skënderbeut, por edhe të gjithë shqiptarët edhe vetë Marin Barletin. Ja se si në fillim e përshkruan Moisi Golemin dhe Hamza Kastriotin vetë Marin Barleti:

 

Faqe 307. “Për dinjitetin e këtij burri, ( Moisi Dibra ose Dibrani) më duhet të përmend këtu shkurt disa pak gjëra rreth origjinës së tij, të cilat janë pothuaj të tilla: Moisiu, i cili është mbiquajtur “i Dibrës”, për shkak se banonte në Dibrat ku Skënderbeu i kishte dhuruar shumë prona dhe një pjesë të madhe të vendit, i thirrur edhe ndryshe me mbiemrin Moisi Golemi, Arianiti, Dibra, (Dibrani), ishte epirot nga kombësia, lindur në qytetin e Valmëve të Epirit”.

 

Në faqe 311: “Të shumtë ishin ata në kohë ata që kishin autoritet të madh dhe gëzonin fort besimin e Skënderbeut si në kohë paqeje, si në luftë, por vendin e parë ndërmjet tyre e pretendonte Moisiu, jo vetëm për trimëri në luftë, por edhe për një farë shkëlqimi të pashoq ...” Dhe pas një konstatimi të këtillë të vetë Marin Barletit, ne do të pyeteshim, se a ka mundësi që ky burrë me këta cilësi ( trimëri në luftë dhe një farë shkëlqimi të pa shoq) në fund të mashtrohej nga ndonjë premtim i pa vlerë i sulltanit. E pa mundur dhe e pa besueshme .

 

Faqe 306: “Ai, (Skënderbeu) duke mos pasur mjaft besim në fuqinë e pararojës së vet, e priti turmën armike që po i turrej, duke lëshuar mbi pararojën e saj Moisinë dhe Hamzanë me një numër burrash të shënuar....(307)....Dibrani i cili u lëshua si stuhi në mes të tyre dhe mbasi vrau më trimat... u dha të tjerëve arratinë... dhe sikur Hamza të mos e kish frenuar me fjalë furinë e tij... ai do t`i kishte ndjekur ata deri në mes të radhëve armike....”

 

Faqe 303,...të hollat (Për lirimin e Hamzait, kapedanit turk, të zënë rob nga Skënderbeu te beteja e Modrishtës, afër malit Mokra, në veri të Brodit) u gjetën menjëherë dhe iu dhanë

 

të dërguarve; bashkë me këto u gatitën privatisht edhe shumë dhurata, të cilat iu dërguan Skënderbeut (që ta lironte komandantin osman). Kastrioti urdhëroi që pjesa më e madhe t`i jepej të nipit (Hamza Kastriotit), kurse pjesa tjetër u nda në mes të ushtarëve që ishin të pranishëm, dhe Moisiut iu dërguan për t’ia ndarë (të hollat rojës). Por nipi, që s’ish më pak bujar se i ungji (Skënderbeu), nuk mbajti gjë për vete nga paratë që iu dhanë; përkundrazi, shpesh herë ai i solli të tëra dhe i vuri përpara gjithë miqve dhe shokëve të tij...” Nga kjo mund të nxirret përfundimi se Hamza Kastrioti ka pasur besim të madh dhe pozitë të lartë në kuadër të shtetit të Skënderbeut, po ashtu ka pasur edhe pasuri e të holla dhe është e pa mundur dhe absurde ajo që ai në fund ta tradhtonte Skënderbeun, njeriun të cilin e përkrahu dhe iu ngjit pas që nga momenti kur ai iku nga lufta e Nishit për në Krujë, më 1443.

 

Faqe 302. ”Kapedani (osman) iu dorëzua nga i ungji (Skënderbeu) , në bazë të së drejtës së luftës, Hamzës sonë, me qëllim që ta shpinte të lidhur në Krujë..”

 

Faqe 304...”Moisiu ishte fort i admirueshëm si për meritat ushtarake, ashtu edhe për meritat prej kapedani, por ishte me gojë ngaherë të gjakosur, siç thotë, me kreshta përpjetë, që s`i frenonte dot dhe që shumë pak e urdhëronte veten, prandaj thonë se atëherë ai u qortua nga Skënderbeu dhe u këshillua që guximin e tij ta përdorte më me masë dhe fitoren më me mend..”

 

Faqe 308, “Moisiu u lëshua dhe u fut, për habinë e të gjithëve në mes të radhëvet më të dendura të tyre dhe pasi ia rrëmbeu barbarit flamurin nga duart, ua hodhi shokëvet...”

 

Faqe 309, “Kalin e Debresë bashkë me gjithë armatimin e tij ia dorëzoi vetë Skënderbeu me dorë të vet Moisiut, duke e lavdëruar fort me fjalët më të mira...” A mund të gjejmë argument më të fortë dhe më bindës se kjo e dhënë që na jep Barleti për Moisiun dhe autoritetin që ka pasur ai tek Skënderbeu. Cila pasuri ose cili post do të ketë qenë ai i premtuar nga sulltani që ai ta nëpërkëmbte nderin dhe respektin që i ka bërë komandanti suprem i shtetit shqiptar, Skënderbeu, ( Kalin e Debresë, komandantit të vrarë osman) ia dorëzoi vetë me dorë të vet Skënderbeu, Moisiut duke e lavdëruar fortë...)

 

Për atë se Skënderbeu ka pasur të organizuar shërbimin informativ dhe se përveç Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë ka qenë edhe komandant i këtij shërbimi shohim edhe nga kjo e dhënë e Marin Barletit:

 

Faqe 303...” Armiqtë e zënë rob, pasi paguan çmimin, i lanë të lirë të largoheshin.. Hamzai turk (komandanti osman) u duk pothuaj si i mërzitur që po nisej dhe, përpara se të largohej, thonë se bisedoi me Skënderbenë, pa i dëgjuar të tjerët, për karakterin e Mehmetit dhe për arsyet e luftës. Kur po niseshin, u dhanë dhurata, ushqime për shumë ditë si edhe një numër të madh rojesh për t’i nxjerrë gjer në kufijtë e mbretërisë. Këtu mund të kuptojmë se Skënderbeu me dhuratat që i dha, mori premtimin prej tij se do ta informonte dhe do t`i jepte të dhëna për forcat ushtarake që në të ardhmen do të vinin kundër tij dhe ajo u vërtetua në betejën kundër komandantit tjetër osman Debrea të cilin Skënderbeu e priti i pagatitur mirë.

 

”Me këtë mënyrë Hamzai turk, lavdëronjës i zellshëm dhe mirënjohës ndaj mikut që e priti....(Skënderbeut) u bë shkaktar i një lavdie më të madhe dhe i një fitoreje më të begatë...” (për informatat që i dha ) (faqe 303)

 

Se Moisi Golemi, Hamza Kastrioti dhe të tjerë kanë udhëhequr më shërbimin sekret informativ të Skënderbeut shohim edhe nga këto të dhëna që na jep vetë Marin Barleti e që deri më tash është dokumenti më i besueshëm për periudhën e Skënderbeut.

 

Faqe 304. “Kështu lajmet ( Nga Hamzai, komandanti osman që e liroi Skënderbeu) për gatitjen dhe ardhjen e armikut e gjetën atë (Skënderbeun) bashkë me Moisinë në (krahinën) Dibër. Atëherë me shpejtësinë më të madhe, siç e donte puna, mblodhi aty për aty më se 7000 njerëz...”

 

Faqe 304..”Pa u nisur ende (Kundër ushtrisë së Debresë) dërgoi përpara, menjëherë “Dibranin” (Moisi Golemin) bashkë me dhjetë kalorës për të vëzhguar armiqtë që po vinin dhe për të zbuluar planet e tyre. Prapa tij vinte vetë (Skënderbeu) bashkë me forcat e tjera. Pas këtyre të dhënave, kush mund të thotë se Moisi Golemi nuk ishte i specializuar për vëzhgim, zbulim dhe kundërzbulim.

 

“e dërgoi për të vëzhguar dhe zbuluar planet e tyre...”

 

Faqe 305.”....Moisiu i bëri fare lehtë të gjitha vrojtimet.... dhe për të gjitha sa pa e njoftoi me saktësi Kastriotin.... i cili dha urdhër të nisej ushtria.... me një shpejtësi të pazakontë.”

 

Këta janë faktet në të cilat ne duhet të bazohemi dhe që na japin të drejtë të mendojmë se ikja e Moisi Dibrës, Hamza Kastriotit e të tjerëve ishte një punë e përgatitur nga vetë Skënderbeu dhe se ai kishte nevojë për kësi lloj njerëzish të besueshëm dhe të aftë të cilët do të vepronin në brendi të Turqisë dhe do ta informonin këtë për të gjitha ngjarjet dhe përgatitjet që do të bënte Sulltani kundër tij. Ne nëse nuk jemi në gjendje ta pranojmë aftësinë e jashtëzakonshme të Skënderbeut, atëherë duhet të mos e besojmë edhe këtë mendim timin, e nëse jemi në gjendje ta pranojmë atë, e që e ka pranuar e gjithë bota, atëherë duhet ta pranojmë edhe atë se Moisi Dibra dhe Hamza Kastrioti nuk e tradhtuan Skënderbeun por punuan në shërbim të tij gjatë gjithë epokës së tij.

 

Marin Barleti i shkruan ngjarjet ashtu si i ka dëgjuar nga të tjerët. Ka mundësi që edhe t’i ketë vizituar disa vende, por mënyrën e përshkrimit të të gjitha ngjarjeve e bënë sikur të kishte qenë aty prezent.

 

Ja se çka na thotë ai në faqe 312: “ Këtë burrë, (Moisiun) pra vendosi ta provonte Mehmeti...dhe ta tërhiqte në pabesi me zotime të mëdha...” Ne do të pyesnim se çfarë zotimesh do t`i kishte bërë Mehmeti II atij ? A thua i ka premtuar se do ta bënte Sulltan të Perandorisë ? Jo, me siguri. A thua i ka premtuar më tepër pasuri dhe zotërime se sa që ai ka poseduar në shtetin shqiptar të Skënderbeut ? Jo, me siguri.

 

Barleti përmend disa letra nga të cilat njëra i është dërguar Moisiut nga Sulltani dhe tjetra komandantit të Sfetigradit. Pastaj thotë se, nuk ka rëndësi se këto letra u shkrojtën apo se nuk u shkrojtën. Në këto letra i jepej fuqi e plotë komandantit të Sfetigradit nga Sulltani, thotë Barleti, që të vepronte ashtu si do të gjykonte ai se ishte më mirë. Nuk na jep të dhëna për këta letra se a gjenden dikund, a i ka lexuar vetë ai dhe se kush ia ka treguar përmbajtjen e këtyre letrave.)faqe 312.

 

Po në të njëjtën faqe Barleti shkruan: “Njëri që ishte i krishterë dhe prej race epirot....(kinse ka punuar për sulltanin) e dërguan te Moisiu për ta thirrur....Epiroti (Spiuni i sulltanit) që e dinte me pëllëmbë vendin, nuk e humbi kund rrugën dhe e gjeti Mojsiun bashkë me rojën në kufi të mbretërisë (shqiptare). Pasi i largoi të tjerët për të mos qenë pranë, Moisiu i dha mundësinë lajmëtarit që të fliste lirisht.”

 

Barleti duke mos u bazuar në ndonjë fakt, shpreh mendimin se lajmëtari nga Sfetigradi e që ka qenë shqiptar epirotas, i ka ofruar Moisiut ofertat e Sulltanit e që pak më poshtë, faqe 313 vazhdon:” Moisiu, kur u pyet nga ushtarët e tij për bisedimet, thonë që u përgjigj se: Ai paska ardhur nga krahina e Sfetigradit në fshehtësinë më të madhe dhe është një zbulonjës (që ka punuar për Skënderbeun) për t`i treguar disa plane të armiqëvet (Garnizonit osman që ishte në kalanë e Sfetigradit) dhe se (Moisiu) shpresonte që, me anë të tij, t`u ndihmonte shumë planevet të Skënderbeut.” Vetë Barleti e merr këtë përgjigje të Moisiut si të pabesueshme dhe mendon se ai i ka gënjyer ushtarët e tij, por më poshtë vetë Barleti thotë se : ” Si të mos i besonin ushtarët Moisiut, kur asnjëri s’gëzonte te Skënderbeu një besim më të vjetër, as më të sprovuar, as më të mirëpritur . Skënderbeu i kish besuar sa e sa herë atij, sidomos në kohë të luftës së Dejës komandën supreme, ndërsa Mustafaj nga njëra anë dhe venedikasit nga ana tjetër po përpiqeshin t’i rrëmbenin Epirin.” Ashtu si i ka besuar Skënderbeu dhe ushtarët Dibranit i besoj edhe unë duke u bazuar në faktet që na i ka dhënë vetë Marin Barleti e që i përmenda më lartë. Më poshtë Barleti bie në konflikt me fjalët e veta ku thotë:

 

“ Ndërkohë, dërgata e kobshme (spiunët osmanë), u kthye, jo vetëm e armatosur me fjalë më të afta, por edhe e ngarkuar me dhurata dhe me ar. Mua më del, thotë Barleti, se Moisiu s’pranoi asgjë nga këto, por ai e vendosi veç përfundimisht “pabesinë”. Nuk dimë se prej ku i del Barletit mendimi se Moisiu nuk i pranoi dhuratat por e vendosi pabesinë. Nëse ai nuk i ka pranuar dhuratat nuk do të ketë pranuar ta bënte as pabesinë.

 

Është interesant edhe ky mendim i Barletit, faqe 313: “....ndërsa Skënderbeu që s’dinte gjë ( për vendimin e Moisiut), po dërgonte në të katër anët zbulonjës për të zbuluar planet e Mehmetit....”

 

Cilët zbulonjës ka dërguar Skënderbeu te Mehmeti, kush kanë qenë ata dhe si kanë depërtuar në oborrin e sulltanit t`i zbulojnë planet e tij. Pse të mos themi se njëri nga ato zbulues që i përmend Barleti do të ishte Moisi Golemi, pasi të shkonte tek Sulltani, më vonë Hamza Kastrioti e të tjerë. Unë nuk e kam idenë se çka ka menduar Barleti me “dërgonte me të katër anët zbulonjës për të zbuluar planët e Mehmetit....” Ata zbulues do të binin nga qielli në oborrin e Mehmetit, apo do të shkonin atje kështu në mënyrë spektakolare si që shkuan Mosiu, Hamzai dhe të tjerë. Nuk ishte kjo një rastësi që njerëzit më të afërt dhe më të shquar të Skënderbeut ta tradhtojnë atë dhe të shkojnë te Sulltani, sepse po të shkonte një ushtar i thjeshtë ai do të hynte në mesin e ushtarëve dhe askush nuk do të dëgjonte për të e lëre më që Sulltani ta pranonte në bisedë në oborrin e tij.

 

Ky do të ketë qenë plani i vetë Skënderbeut, që ata që do të shkonin në Turqi të ishin më të njohurit, me aftësi të veçanta dhe të zgjonin kureshtjen e Sulltanit dhe në të njëjtën kohë kjo të mos diktohej nga Sulltani se është e përgatitur nga vetë Epiroti.

 

“ Kështu që lajmëtarit armik iu dha përgjigje që të mos vinte më (te Moisiu) se ai, ( Moisiu), e pranonte dëshirën e mbretit dhe se, sido që të merrnin punët e tjera, do të kujdesej me ngulm që mbreti të mos e mendonte më këtej e tutje me asnjë mënyrë si armik...”

 

Faqe 314 : “ Kur arriti atje (Skënderbeu) në ( Modrishtë) ,e pyeti Moisinë, si afër armiqëvet që ishte, në kish nga ana e tij ndonjë të re që mund tu interesonte. Ai u përgjigj se s’kish gjë, vetëm se kish biseduar me një njeri prej Sfetigradi, se a kish ndonjë mënyrë apo rrugë tjetër për ta shtënë qytetin në dorë, edhe se ai kish thënë se me asnjë mënyrë nuk kish mundësi, sepse qyteti ishte i përforcuar fare mirë me burra, armë, ushqime, dhe ruhej nga rojet natën dhe ditën”.

 

Edhe pse edhe vetë Barletit i është dukur se Moisiu e ka tradhtuar Skënderbeun, neve na duket se përshkrimin që bënë ai për Moisiun dhe të dhënat tjera që na i jep, tregojnë se Moisiun, Skëndërbeu me qëllim dhe me detyrë e ka lënë këtu në Modrishtë, afër Svetigradit që të bënte hetime dhe të zbulonte se me çfarë forcash mbrohej qyteti dhe a ka mundësi të sulmohej dhe të merrej. Dhe sipas vetë tregimit të Barletit shihet se ai e ka kryer detyrën dhe ka zbuluar, si duket nëpërmes të lajmëtarit që e përmend Barleti, se qyteti ka qenë mirë i mbrojtur dhe se do të ishte vështirë të merrej dhe se më lehtë do të ishte të merrej kështjella e Beratit. Nga kjo del qartë se, pasi Moisiu e ka kryer këtu detyrën që i është caktuar nga komandanti suprem, tash këtu i është dhënë detyra tjetër, ikja në oborrin mbretërorë, të cilin plan ata e kanë bërë së bashku që më herët.

 

Në faqe 331, Barleti kur flet për tragjedinë që pësuan shqiptarët tek rrethimi i Beratit, nuk di për të satën herë e potencon shërbimin informativ dhe zbulues të Skënderbeut. “... dhe me të vërtetë, pothuaj në asnjë luftë, Skënderbeut s’i patën munguarzbulonjësit, letrat dhe lajmëtarët e fshehtë nga armiqtë e tij, kurse tani në rrethimin e Beratit asgjë nga këto.... Shkaku që Skënderbeut nuk i arritën të dhëna për këtë ushtri që erdhi në Berat është se ushtria ishte bërë gati qysh më parë kundër grekëve të Azisë dhe papritur u nis kundër shqiptarëve dhe nuk u mor vesh kurrgjë deri sa arriti afër mureve të Beratit.

 

Që ikja e Moisi Golemit të merrej vesh, fjala të merrte dhenë, Skënderbeu “ e shpalli edhe sheshit me anë të tellallëve... pasuria e Moisi Golemit u konfiskua dhe i kaloi arkës së shtetit...”)6.

 

Sulltan Mehmeti II i ngarkoi atij drejtimin e një ushtrie për t’i dhënë Skënderbeut goditjen përfundimtare, pas ngjarjeve të Beratit, të cilat kishin dobësuar fuqinë ushtarake të shqiptarëve. Në pranverë të vitit 1456, ushtria osmane e drejtuar nga Moisiu arriti nga Manastiri në fushën e Oronikut, pranë Ohrit dhe në betejën që u zhvillua aty, u thye prej forcave të Skënderbeut. Pa kaluar shumë kohë, i penduar për bashkëpunimin me osmanët, Moisiu u kthye në Shqipëri për të luftuar besnikërisht deri në vdekje përkrah Skënderbeut, i cili e fali dhe i riktheu menjëherë pronat e pasuritë e konfiskuara.)6


Se kjo ishte një taktikë e Skënderbeut që t’i dërgonte ata në Stamboll, (Moisiun dhe Hamzan) ku do të vepronin si agjentë të tij për zbulim dhe kundërzbulim shihet në faktin se Moisi Golemi, i priu një ushtrie shumë të madhe osmane, nuk pranoi t’i dilte atij në dyluftim, humbi betejën në Oranik shumë lehtë, ku u vranë me mijëra ushtarë e shumë u zunë robër sepse ky i kishte dhënë të dhëna Skënderbeut që më herët, pastaj kaloi në anën e Skënderbeut dhe ai e fali e ia ktheu të gjithë pasurinë, që më parë kinse ia kishte konfiskuar dhe e la që të komandonte me ushtrinë edhe më tej.

Kemi të dhëna burimore për betejat, fitoret dhe mënyrën e të luftuarit të Skënderbeut, por nuk kemi të dhëna për veprimtarinë e zbulimit sekret të tij. Ndoshta edhe nuk do të kishte ekzistuar ndonjë dosje sekrete, sepse këtë punë Skënderbeu e ka kryer në mënyrë aq profesionale, sa që zbulimet tjera sekrete nuk kanë mundur të dyshonin se ikja e Moisiut dhe të tjerëve ka qenë një punë e përkryer e udhëhequr nga Skënderbeu. Kjo në shikim të parë ishte një tradhti e madhe e Mojsi Golemit, po edhe e Hamza Kastriotit dhe po të ishte ajo tradhti e vërtetë, ata do të përfundonin me kokë të prerë sado që zemërgjerë do të ishte Skënderbeu.

 

Për këtë ngjarje na jep disa të dhëna Enver Resuloviq ,në një boptim të vetin “Kujtimet e mia” botuar në Bazel të Zvicrës. Enver Resulloviq është i lindur në Sarajevë më 1952, ka qenë pilot i “Royall Air Force”(REF) Forcat ajrore mbretërore të Anglisë dhe agjent sekret i CIA-s për ish- Jugosllavinë.

 

Nga shumë informata që ai i ka poseduar si agjent i CIA-s, për ne është me interes fakti që ai thotë se serbët nuk bënë kurrfarë beteje në Fushë-Kosovë më 1389 dhe Sulltan Muratin I e vrau vetë djali i tij Bajaziti për t’ia marrë pushtetin e që i njëjti i likuidoi edhe vëllezërit e tij.

 

Pastaj në vazhdim thotë se Skënderbeun nuk e tradhtoi Moisi Golemi dhe Hamza Kastrioti por ata ishin dërguar nga ai si agjentë sekretë, që të punonin për shërbimin sekret informativ të Skënderbeut. Por atë shërbim Skënderbeu e kishte organizuar aqë në menyrë profesionale sa që ka mbet pa u zbuluar deri në ditët tona.

 

Këtë e përmend edhe Andre Shkodrani, në Fakti nr. 2122, 18 maj 2005, në artikullin “Mjeshtria e spiunazhit”

 

Pastai në “Alternativa” shtator 2004 me titull “Agjentët e Mëdhënj.

 

Nga kjo ne mund të kuptojmë se Skënderbeu me të vërtetë ka qenë një strateg i pashoq dhe e ka pasur të zhvilluar shërbimin e zbulimit dhe kundërzbulimit në shtetin e tij sa që ka arrit të ketë sukses dhe të manipulojë një Sulltan aq të madh, si që ka qenë Sulltan Fatihu, po edhe të gjithë autorët që më vonë kanë shkruar për të.

 

Ja se si e përshkruan Mahmut Hysa betejën që Moisiu do ta bënte kundër Skënderbeut: “Në prill të vitit 1456, Moisiu me 15.000 ushtarë osmanë erdhi të sulmonte Skënderbeun....Ai do të duhej të dilte në dyluftim me te, por ai u largua dhe nuk pranoi. Beteja u zhvillua në Oranik afër Ohrit më 20 maj 1456. Me kit rast osmanet humben 10 mijë ushtarë dhe shumë u zunë rob.)7

 

Shihet pra se kjo ka qenë një marrëveshje. Moisi Golemi vjen me ushtri të luftojë kundër Skënderbeut dhe i ik dyluftimit. Pastaj nga 15 mijë ushtarë, 10 mijë i vriten. Me siguri se Skënderbeu ka qenë i informuar që më herët për ardhjen e tij, numrin e ushtarëve dhe llojin e armatimeve, kështu që është bërë gati dhe i ka zënë pritat. Pastaj me siguri se edhe vetë komandant Moisiu ka qenë destruktiv në organizimin e sulmeve të ushtrisë osmane.

 

Këtë mendim timin e bazoj edhe në të dhënat që na jep Dr. Skënder Rizaj: “Në epokën e Skënderbeut, të shkolluarit dhe të mësuarit shqiptarë, ata që ishin strategë me famë, ata që korrnin suksese të mëdha në pushtimin e perandorive në Evropë dhe në Azi, në kuadër të ushtrisë osmane, më parë pranonin t`i humbin pozitat dhe të burgoseshin e të dënoheshin, madje me vdekje, sesa të luftonin kundër vëllezërve të vet shqiptarë.)8

 

Në këtë rast Moisi Golemi nuk ka mundur të ketë pasur ndonjë shkak të madh ose ndonjë premtim të madh nga Sulltani, sepse ai ka poseduar prona të vetat, pastaj ka qenë komandant dhe bashkëpunëtori më i madh i Skënderbeut, i dyti me popullaritetin që kishte dhe Sulltani nuk ka pasur kurrgjë më tepër t`i premtonte, që ai ta tradhtonte Skënderbeun.

 

Kategoria tjetër e pashallarëve dhe gjeneralëve shqiptarë, vazhdon profesori im i nderuar Skender Rizaj edhe kur pranonin të merrnin pjesë në ekspedita ndëshkimore kundër Skënderbeut kryeneç, sabotonin dhe ktheheshin në Edrene a në Stamboll si të thyer. Kurse ata pashallarë shqiptarë që verbërisht i shërbenin Sulltanit, pjesërisht vriteshin, qoftë nga vetë Skënderbeu, qoftë nga pashallarët e tjerë. Dhe çka ishte edhe më me rëndësi se shumica e të shkolluarve shqiptarë në Stamboll, ishin në punë të shërbimit sekret informativ të Skënderbeut. Për shembull ata në kohë e informonin për planet dhe strategjinë e Sulltanit, kur dhe sa ushtarë do të dërgoheshin, kush do të komandonte me ta, nëpër cilat rrugë dhe gryka malore do të vinin, sa dhe çfarë armësh do të kishin, çfarë morali kishin ushtarët)8.

 

Se Moisi Golemi, po edhe shokët tjerë, nuk e tradhtuan Skënderbeun mund të bazohemi edhe në këto fakte:

 

1. Shqiptari i vërtetë dhe me gjak të pastër shqiptar, ka besë dhe asnjëherë nuk pranon ta tradhtojë komandantin e tij.

 

2. Sipas Kanunit që mbretëronte në shtetin e Skënderbeut, tradhtari menjëherë vritej, gjë që nuk ndodhi me dy komandantët e Skënderbeut. Tradhtia dënohej vetëm me vdekje dhe Moisiu e Hamza nuk u denuan.

 

3. Po ta falte tradhtinë Skënderbeu do të thotë se edhe ai vetë do të duhej të ishte tradhtar. E faktet tregojnë se ai nuk e ka thyer fjalën e dhënë edhe te të huajt e jo më te shqiptarët. Në një rast princi i Tarantos e ftonte që ta braktiste mbretin e Napolit, Alfonsin dhe të mos e mbante fjalën dhe besën e lidhur me të. Skënderbeu i përgjigjej në këtë mënyrë: “Ne që kemi parë kaq të mira nga lartmadhëria e tij, mbreti Alfonso, do të bëheshim me turp dhe do të na nxihej faqja si njerëz të pabesë dhe pa mirënjohje, sikur të mos i shtrinim dorën të birit të tij, në ditën që ai të ketë nevojë”.

 

4. Pasuria iu kthye prapë Moisiut dhe ai vazhdoi të ishte komandant kryesor i ushtrisë shqiptare përkrah Skënderbeut, gjë që nuk do t’i ishte bërë një tradhtari, bile as ushtria shqiptare nuk do të kishte luftuar më nën komandën e një tradhtari.)10.

 

Skënderbeu, asnjehere, asnje feje nuk i jepte perparesi, dhe  nuk e ngritete vehten mbi besimet tjera, sepse ushtrine vazhdimisht e kishte nga shqiptare te besimeve te ndryshme, e qe asnjihere nuk kishte problem, sepse vete ai nuk i jepte perparsi asnje feje, por vetem kombit shqipta. Ai njëkohësisht u bë humanisti më i madh i fillimit të Kohës së Re, strategu më i spikatur i të gjitha kohëve dhe burrështeti më i denjë i demokracisë. Kështu pra Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u bë qeveritari i parë i Shqipërisë (Dominus Albaniae.) Ai krijoi shtetin e parë kombëtar dhe demokratik në Evropë.

 

Për një gjë të tillë ekzistonin të gjitha kushtet e duhura. Pra nuk ishte gjë e rastit për atë, kur u kthye në atdhe dhe iu drejtua bashkatdhetarëve me fjalët: ”Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta këtu në mesin tuaj...”Shkurt, pjesa më e madhe e shqiptarëve, pa marrë parasysh përkatësinë fetare (ortodoksë, katolikë, myslimanë, bogomilë) dhe sociale; (aristokratë , qytetarë , fshatarë, proletarë) të nxitur nga ndjenjat kombëtare, nga dashuria ndaj atdheut, u bënë si një dhe luftuan heroikisht për kombin dhe shtetin kombëtar shqiptar, me Skënderbeun në krye.

 

Ndërkaq, krijimi i kombit dhe shtetit kombëtar francez, si dhe i kombit dhe shtetit kombëtar anglez si kombe dhe shtete kombëtare të para në Evropë, dallojnë mjaft nga formimi i kombit dhe i shtetit kombëtar shqiptar. Së pari, shteti kombëtar francez dhe ai anglez u krijuan më vonë, d.m.th nga mbarimi i shek. XV. Pastaj ato shtete u krijuan nga lart, nëpërmjet monarkive absolute, monarki këto që u sollën shtresave të gjëra të popujve të vet, shfrytëzim politik, ekonomik, social dhe kulturor.

 

Ndërkaq, shteti kombëtar shqiptar i Skënderbeut, përkundrazi, u krijua nga poshtë dhe ishte shtet popullor e human.)11.

 

1).Ismail Kadare...
2).Hist. e Pop.Shqiptar I, Tiranë 2002 faqe 420, 421,422.
Kristo Frasheri, Skenderbeu,2005,Titane
Kasem Bicoku, Skenderbeu, Tirane, 2005
Ilmi Veliu, Skenderbeu ne 600 vjetorin e lindjes, Kercove, 2005.
3).Flamur Hadri në Gjurmime albanologjike, Prishtinë 1986 faqe 74.
Fan Stelian Noli, Skenderbeu, New York, 1968
4). Mahmut Hysa, “Luftërat e Skënderbeut në Maqedoni”Shkup 1994, 112 ,
5). Tajar Zavallani,Historia e Shqipnisë,Londër 1966. faqe 125.
6). Marin Barleti,Historia e Skënderbeut, Tiranë 1967. faqe 302- 331.
7). Mahmut Hysa në “Luftërat e Skënderbeut në Maqedoni”Shkup 1994, f. 114
 Skënder Rizaj “Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë”, Prishtinë 1991 f. 58:



(Vota: 13 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Jahë Sadrija: Botushë, ta vura re mërzinë që edhe sot e ke! Thanas L. Gjika: Faik Konica hapi epokën e rikrishterizimit të shqiptarëve Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Bashkimi Dibran’’ në mbrojtje të Shqipërisë së Bashkuar Agim Bacelli: Fajtorët e Historisë Fritz Radovani: Plot 65 vjet që qeveria komuniste shqiptare.., thotë: Mirë u pafshim… Evropë…! Avzi Mustafa: Ndihmesë e madhe arsimit shqip në Maqedoni Baki Ymeri: Kosova katolik dhe fantomat e fanatizmit ballkanik Ilmi Veliu: Kronistët dhe historianët osmanë japin të dhëna të pamohueshme se Skënderbeu ishte shqiptar Ramiz Bojaj: Njëzet vjetët e pajtimit shqiptar Sabile Keçmezi-Basha: Kujtojmë Atdhetarin e Madh - Ali Aliun Ilmi Veliu: Varre myslimane me simbole të besimit Ilir Vebi Xhemaili: Krahina e Rekës në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1944) Besim Muhadri: Fronti i Rezistencës dhe i Bashkimit Kombëtar u themelua si një organizatë politiko-ushtarake Vebi Xhemaili: Forcat vullnetare kombëtare ngrenë flamurin e Skënderbeut në Shkup Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i rënies së shumë dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Besa’’ simbol i luftës për Shqipërinë Etnike Sabile Keçmezi-Basha: Reagimet e forcave kombëtare në Kosovë ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit (1945) Eshref Ymeri: Në gjurmët e letrës së Enver Hoxhës për Kosovën Etleva Lala, Musa Ahmeti: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore Aristotel Mici: Mesazhi - ''memories'' së Gjon Muzakës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora