E diele, 28.04.2024, 04:07 PM (GMT+1)

Speciale

Jahë Sadrija: Botushë, ta vura re mërzinë që edhe sot e ke!

E hene, 03.05.2010, 09:59 PM


Lapidari me 28 fotografi dhe 23 emra viktimash, martirësh e dëshmorë të fshatit Botushë të Gjakovës
Lapidari me 28 fotografi dhe 23 emra viktimash, martirësh e dëshmorë të fshatit Botushë të Gjakovës

 

Botushë, ta vura re mërzinë që edhe sot e ke!

 

Nga Jahë Sadrija

 

Rrëzë Alpeve Shqiptare, nën Kosharen legjendare, shtrihet fshati Botushë, që në rrugën gjarpërore 20 kilometërshe është në veriperëndim të Gjakovës. Sot, ky fshat ka më shumë se 180 shtëpi me rreth 2000 banorë.

Luftës së fundit të UÇK-së, kundër hordhive çetnike serbo-malazeze, as fshati Botushë nuk i shpëtoi shkatërrimit të rëndë, jo vetëm në shtëpi e pasuri, por edhe në faktorin më të rëndësishëm- njeri.

Të shkruash për këtë fshat nuk është edhe lehtë, sepse e kaluara e këtyre banorëve është e mbushur përplot vuajtje e sakrifica në mbrojtje të vlerave kombëtare. Lapidari i ngritur në hyrje të fshatit me 28 fotografi e 23 emra viktimash, martirësh e dëshmorësh, flasin shumë. Është obligim moral që në fillim të përkujtojmë emrat e dëshmorëve: Besim Rama e Jashar Salihu dhe eprorit të martirizuar nga sigurimi i armatës Jugosllave, Hamit Haxhiu. Tragjeditë e okupatorit mbi këtë fshat janë të njohura që moti, fëllimisht me familjen Hoxha e pikërisht me Isa Hoxhën, i cilli i përndjekur e la Botushën dhe u arratis në Shqipëri së bashku  me Dervish Shaqën dhe shokët e tij. Më pas nga ky fshat të pakënaqur dhe në përndjekje të sistemit komunist njihën kaçakët: Elez Myrta e Metë Hasani.

 

Botusha sot- prill 2010
Botusha sot- prill 2010
Syri i vrastarëve serbë lakmonte xhelozisht trimat e këtij fshati. Mu për këtë i vuri në përndjekje, në burgosje në turturime dhe së fundi e bëri edhe me të keqen- vrasjeen.

Shpirti liridashës i trimave të këtij fshati në vetvete ngërthente shumçka: mençurinë, trimërinë, bësnikrinë, e mbi të gjitha, atdhedashurinë.

Hamit Haxhiu u lind më 5 Janar 1955 dhe kreu shkollën fillore në Molliq, kurse gjimnazin ushtarak në gjeneratën e parë në Beograd. Vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake të Beogradit në dy vitet e para, kurse dy të fundit, në Banjallukë.

Duhet cekur se ëndërra e Hamitit ishte të bëhet pilot. Në rini shpesh ju fliste shokëve të vet se dëshira e tij e flaktë është pilotimi dhe donte të jetë i pari shqiptar në këto troje të jashtë shtetit ëmë që bëhet pilot, dhe shtonte:

«Kam ca ëndërra të bukura...». Kjo dëshirë nuk ju plotësua se padronët e kuq të armatës jugosllave nuk lejonin një shqiptar në komandat e Mig-ave të tyre. Në fund, ai kreu drejtimin e blindave dhe dërgohet me detyrë në Nish, me gradën e nëntogerit të armatës në njësitin tankist. Më 11 korrik 1990, një familje bujare shqiptare, e persekutuar gjithëmonë nga pushteti sllav, mori lajmin e rëndë të vdekjes së birit të tyre në spitalin ushtarak të Beogradit. Kësaj radhe, vdiq i helmuar eprori Hamit Haxhiu, djalë trim, i njohur dhe i dashur nga mbarë Botusha dhe Malësia e Gjakovës.

 

 

Hamit Haxhiu, ky trim për legjendë 05.01.1955-11.07.1990
Hamit Haxhiu, ky trim për legjendë 05.01.1955-11.07.1990
Ne vitet e pesëdhjeta, atëherë kur populli shqiptar "hiqte të zitë e ullirit" nga regjimi rankoviqian,në një fshat malor të Malësisë së Gjakovës, në Reken e Keqe,rrëzë Bjeshkëve të Nemuna,buzë Erenikut,në fshatin Botushë,në familjen e varfër dhe të urtë Salihu,lindi me 10.2.1953,fëmija i katërt Jashar Salihu,(djali më i vogël i familjes). Shkollën fillore e kreu në Molliq, kurse të mesmen në Gjakovë ndërsa fakultetin Filozofik- degën e gjuhës Angleze e kreu në Prishtinë. Pas kryerjes së fakultetit filloi punën profesor pranë Gjimnazit "Vëllezërit Frashër" në Deçan. Gjatë kohës së studime iu bashkëngjit lëvizjes studentore të udhëhequra nga Jusuf Gërvalla. Gjatë shërbimit ushtarak në armatën jugosllave,zbulohet grupi i tij dhe nxirret para gjyqit jugosllav ku dënohet me tetë vjet burgim, nga të cilat i mban katër. Burgun e mban në Pejë dhe Foqë të Bosnjës,ku një kohë të gjatë si shok dhome kishte edhe Presidentin e Bosnjës Alia Izetbegoviqin. Pas daljes nga burgu Jashari kaloi një kohë të vështirë duke u përballuar me "lëçitje" dhe përbuzje nga regjimi jugosllav dhe dora e zgjatur e tij. Filloi të punoi si bujk i thjeshtë duke rrokur kosën dhe shatin që vetëm e vetëm mos t’ia shtrijë dorën armikut. Në arsim nuk e pranuan më duke e shpallur si të pa dëshiruar. Të njëjtin fat e pati edhe i vëllai i tij tani i ndjerë Mr. Hajdar Salihu(mësues,shkrimtar dhe aktor),i cili menjëherë pas ranjes së Jasharit në burg largohet nga arsimi. Në vitet e 90 Jashari iu bashkua Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve ku arriti kulminacionin në Verrat e Llukës ku vetë e udhëhoqi tubimin me ç'rast u falen 66 gjaqe e më shumë se 100 plagë e ngatërresa. Veprimtaria e Jasharit i pengoi forcat Serbe të cilat në fund të 91 e arrestuan dhe e rrahën për vdekje, por falë fatit i shpëtoi më të së keqes. Në vitin 92 emigroi në Zvicër ku për asnjë moment nuk e pushoi aktivitetin e tij. Në vitin 1993, do të formohet Fondi "Vendlindja thërret", fond i cili fillim e mbarimin ka qenë në funksion të formimit të vetëfinancimit të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga ky vit, pra që nga koha e themelimit, Jashar Salihu ka qenë kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit "Vendlindja thërret". Porse, ai nuk ishte njeri i zyrës, nuk dinte dhe nuk ia ka lejuar kurrë vetes që ta kalojë kohën vetëm në të; në kontakte të vazhdueshme me bashkatdhetarë ka derdhur të gjithë energjinë tij, në mënyrë që fondi të fuqizohej me mjete; që, kështu, për ushtarët e UÇK-së të siguroheshin sa më shumë armë dhe pajime të luftës. Me fillimin e luftës Jashari ngjeshi Uniformën dhe ju bashkëngjit forcave Çlirimtare deri në ditën e fundit. Pas çlirimit Jasharit i erdhi një "dhuratë nga Zoti", sëmundje e rëndë e cila e detyroi për në rrugë e gjatë të amshimit. Lirinë e Kosovës e mbërrini por nuk arriti ta shijoj dhe ta gëzoi për të cilën shkriu aq mund e shëndet. I mbylli sytë larg vendlindjes, në Zvicër, duke mos vdekur kurrë. Pas vete la tre djem, shumë shokë dhe idealist. I qoftë i lehtë dheu i Tokës Mëmë Kosovë. Lavdi Lavdi Jashar Salihu!

 

Jashar Salihu 1953-2000
Jashar Salihu 1953-2000
I lindur në fshatin Botushë me 28-11-1963. Shkollën fillore e kreu në fshatin Molliq. Në mungesë kushtesh, në vitin 1982, ilegalisht shkon në Austri dhe qendron deri në vitin 1984. Sërish në një udhëtim të rrëzikshëm me tren lë Austrin dhe shkon në Gjermani. Atje mbetet deri në vitin 1995. Në këtë vit kthehet në fshatin e lindjes. Padrejtsitë dhe mënxyrat e okupatorit serb nuk e lënë të jetoj i qetë. Që herët sistemohet në radhët e UÇK-së, dukë bërë pëgaditjet e nevojshmë në Shqipëri. Armatoset vet dhe vepron në Rrafshin e Dukagjinit për të rekrutuar ushtarë të ri . Muaj të tërë shtegtoj nëpër fusha e male ilegalisht. Mori pjesë aktive në luftën e fundit në Kosovë. Është pjesmarrës i gati të gjitha betejave që u zhvilluan në Rrafshin e Dukagjinit. Dhjetra herë i shpëtoi vdekjes. I plagosur dhe i lodhur nga betejat, shëndeti filloi ti hakmerrët. Pas luftës më vetë  inciativë bëri demontimin e minave për rreth fshatrave të brezit kufitar. Sot si invalid i luftës, pa streh mbi kokë është i detyruar, që pa dashje të jëtoj edhe si i sëmuar, por edhe kur ndjëhet më mirë në një dhomë të repartit psikiatrik të Spitalit Rajonal në Gjakovë.  Kërkesa e tij e vetme është “ Ta kisha një banesë , sa do e vogel që të jetë”.

 

Dhembja dhe krenaria e banorëve të fshatit Botushë për me të dashurit e tyre jetojnë bashkë.

 

Lavdi viktimave, martirëvë dhe deshmorëvë të fshatit Botushë!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

 

 

 

Isuf Hoxha, luftëtar i dalluar-sot pa kulm mbi kokë
Isuf Hoxha, luftëtar i dalluar-sot pa kulm mbi kokë



(Vota: 10 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Bashkimi Dibran’’ në mbrojtje të Shqipërisë së Bashkuar Agim Bacelli: Fajtorët e Historisë Fritz Radovani: Plot 65 vjet që qeveria komuniste shqiptare.., thotë: Mirë u pafshim… Evropë…! Avzi Mustafa: Ndihmesë e madhe arsimit shqip në Maqedoni Baki Ymeri: Kosova katolik dhe fantomat e fanatizmit ballkanik Ilmi Veliu: Kronistët dhe historianët osmanë japin të dhëna të pamohueshme se Skënderbeu ishte shqiptar Ramiz Bojaj: Njëzet vjetët e pajtimit shqiptar Sabile Keçmezi-Basha: Kujtojmë Atdhetarin e Madh - Ali Aliun Ilmi Veliu: Varre myslimane me simbole të besimit Ilir Vebi Xhemaili: Krahina e Rekës në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1944) Besim Muhadri: Fronti i Rezistencës dhe i Bashkimit Kombëtar u themelua si një organizatë politiko-ushtarake Vebi Xhemaili: Forcat vullnetare kombëtare ngrenë flamurin e Skënderbeut në Shkup Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i rënies së shumë dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Besa’’ simbol i luftës për Shqipërinë Etnike Sabile Keçmezi-Basha: Reagimet e forcave kombëtare në Kosovë ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit (1945) Eshref Ymeri: Në gjurmët e letrës së Enver Hoxhës për Kosovën Etleva Lala, Musa Ahmeti: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore Aristotel Mici: Mesazhi - ''memories'' së Gjon Muzakës Milazim Kadriu: Krimet në Llap ishin të porositura Arben Llalla: Dyshime për identitetin e grekëve të sotëm me grekët e lashtë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora