E merkure, 01.05.2024, 02:38 PM (GMT+1)

Speciale

Ilmi Veliu: Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu

E merkure, 05.05.2010, 09:57 PM


Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu

 

(Kumtese me rastin e mbajtjes së Akademise Shkencore kushtuar Kuvendit të Lezhës).

 

Nga Dr.sc.Ilmi VELIU

 

Të nderuar të pranishëm.

 

      Kumtesa që do të lexoj, ka të bëjë më një polemikë që kemi pasur me profesorin tim të studimeve posdiplomike, Boban Petreski të Universitetit të Shkupit, ku unë arrita të mbroj temën e magjistraturës “Skënderbeu në burimet Osmane dhe Bizantine”, ku do të përfshihej edhe origjina e tij sipas burimeve Osmane. Edhe pse unë nga arhivat e Stambollit sigurova numër të madh burimesh, ku kronistët osmanë në mënyrë të drejtë për drejtë potencojnë se ai ishte shqiptarë dhe i biri i një shqiptari, profesori vazhdonte me kokëfortësi të kontestonte origjinën e nënës së Skënderbeut. Në fund u morëm veshtë që  unë dhe ai të vazhdonim me hulumtimet tona dhe polemikën, që do të ishte  jashta kornizave të temës, temë kjo që iu dedikua vetëm Skënderbeut dhe trajtimit të tij nga kronikat osmane, që unë pastaj arrita ta mbroj me sukses para komisionit ku antar ishte edhe profesori I lartëpërmendur.

 

     Nëna e Gjergjit, që vazhdimisht është prezentuar si Voisava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava, (ne deshifrim historianet sllav germen “o” e kane vendoseur para  germes “j”) teme e cila deri tani nuk ishte lëndë me interes të madh në hulumtimet për periudhën e Skenderbeut. Si argument se emri Voisava mund të lexohet edhe ndryshe kamë marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.18  ku emri i nënës se Skënderbeut është i shënuar si Vjeisava.

 

       Deri me tani shtylla gjenealogjike e Skënderbeut nga ana e nënës mbaronte vetëm me të dhëna personale dhe në ca momente me disa të dhëna të përgjithshme për prejardhjen e saj nga një fis aristocrat i Pollogut.

 

Të dhënat burimore për Vjosavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore: 

 

1.Gjon Muzaka, në Gjenealogjinë e tij , në tri vende e përmend  nënën e Skënderbeut.

 

2.Burimi i dyte eshte Marin Barletit, i cili duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij ishte Voisava.

 

         Gjon Muzaka  në mënyrë eksplicite çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumë e lartë aristokrate, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e njërit ndër më të njohurit të të parëve tribaldian i cili ishte sundimtar i pologut.

 

Unë duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, pata mundësi ta identifikoj babanë e Vjosavës, e që ka qenmë sundimtar i Pollogut.

 

          Sipas njohurive në shkencën e historisë, babai i Skënderbeut, Gjoni duke e marrë vendin e babait të tij, i cili llogaritet të ketë pasur pasuri të pa tundëshme edhe në krahinat e Dibrave, nga fundi i sh.14, u vu në krye të familjes së Kastriotëve. Në atë kohë ai qe martuar me Vjosavën. Njohuritë e këtilla i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret i Pollogut.

 

Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se të biente nën sundimin osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.

 

        Dokumenti më kryesorë dhe më i vlefshëm që e përmend princin shqiptar të Pollogut me emrin Gërguri është shkrimi i  eremonahut  Mihajli nga kisha  “Leshka” e Pollogut, e që do të ketë qenë shkruar  në vitet 1366-1371. Dokumenti thotë se prifti Mihon i fshatit të Pollogut-Debrishtë na ka lënë disa shkrime, nga koha kur mbret i Pollogut ishte Gërguri.

 

      Bullgari Ivan Ivanov, në veprën e tij “Bllgarski starini”, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371 te  lumi Marica, me territoret e Maqedonisë Lindore vazhdon të sundojë djali i tij Marko i njohur më vonë si Krali Marko. Me që sundimtari i Pollogut, Gërguri kishte pasur bashkpunim me Vukashinin edhe më heret,  vazhdon të bashkpunojë edhe me Krali Marko me qëllim që tu kundervehen osmanëlinjëve.

 

      Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënë së Skënderbeut, Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si “Stari srpski zapisi, nga L. Stojanoviq; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq – Ko je podigao manastir Zaum ; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, më bëni një shërbim shumë të madh dhe unë  nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizoj burimet që ai mi prezentoi e që i kishte hulumtuar më herët.

 

      Ai në bazë të burimeve ka vërtetuara se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog dhe nuk ka asnji lidhje me sllavët.

 

       Si kundërpërgjigje, unë e kamë analizuar këtë mbiemër dhe kamë ardhur në përfundim se mund të deshifrohet vetëm me anë të gjuhës shqipe dhe ka për kuptim token e lagur, te balta, tri baltat, te rruga e baltës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendbanimet shqiptare.

 

        Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut Vjosava Tribalta del se ajo ka qenë me origjinë shqiptare sepse mbiemri i sajë mund të spjegohet vetëm nëpër mes të gjuhës shqipe.

 

    Argumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bija e Gergurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse ai ka dokumente shumë të fuqishme se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon kurgjë kolegut tim sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe mund të deshifrohet vetëm duke përdorur gjuhën shqipe. Pra Gërgur mund të ketë qenë emër që në thelb ka emrin e gurit dhe mund të ketë qenë emër dhe mbiemër Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.

 

      Pra këto dy argumente rreth origjinës së nënës së Skënderbeut dhe babait të sajë jënë shumë të fuqishme, dhe duhet ta falënderoi kolegun tim, i cili duke dashur të më gjauj, guri i kthehet dhe i bie në kokë atij.

 

Kjo temë ka qenë dhe është vazhdimisht aktuale, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u ba edhe më aktuale. Unë para disa ditësh nëpër mes të Internetit dhe gazetës Lajm e revistës Albanica iu përgjigja Shmitit të cilin e kam shok dhe bashkpuntor të mirë, po edhe historianëve tjerë që shumë sende nuk i kanë të kjarta në lidhje më Skënderbeuë. Shmitt, po edhe shumë historianë tjerë që merren me këtë periudhë vazhdojnë ti hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet latine, dhe po ti analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun do të shohin dhe do të binden se origjina e tij, babait të tij, gjyshit e stërgjyshit jënë pastër shqiptare, po edhe origjina e nënës së ti dhe gjyshit nga nëna jënë poashtu pastër shqiptare.

 

02, mars 2009, Shkup

 

Dr.Sc.Ilmi Veliu,                  

historian dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës.



(Vota: 13 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilmi Veliu: Moisi Golemi ose Misi Dibra nuk e ka tradhetuar Skënderbeun...! Jahë Sadrija: Botushë, ta vura re mërzinë që edhe sot e ke! Thanas L. Gjika: Faik Konica hapi epokën e rikrishterizimit të shqiptarëve Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Bashkimi Dibran’’ në mbrojtje të Shqipërisë së Bashkuar Agim Bacelli: Fajtorët e Historisë Fritz Radovani: Plot 65 vjet që qeveria komuniste shqiptare.., thotë: Mirë u pafshim… Evropë…! Avzi Mustafa: Ndihmesë e madhe arsimit shqip në Maqedoni Baki Ymeri: Kosova katolik dhe fantomat e fanatizmit ballkanik Ilmi Veliu: Kronistët dhe historianët osmanë japin të dhëna të pamohueshme se Skënderbeu ishte shqiptar Ramiz Bojaj: Njëzet vjetët e pajtimit shqiptar Sabile Keçmezi-Basha: Kujtojmë Atdhetarin e Madh - Ali Aliun Ilmi Veliu: Varre myslimane me simbole të besimit Ilir Vebi Xhemaili: Krahina e Rekës në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1944) Besim Muhadri: Fronti i Rezistencës dhe i Bashkimit Kombëtar u themelua si një organizatë politiko-ushtarake Vebi Xhemaili: Forcat vullnetare kombëtare ngrenë flamurin e Skënderbeut në Shkup Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i rënies së shumë dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Besa’’ simbol i luftës për Shqipërinë Etnike Sabile Keçmezi-Basha: Reagimet e forcave kombëtare në Kosovë ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit (1945) Eshref Ymeri: Në gjurmët e letrës së Enver Hoxhës për Kosovën Etleva Lala, Musa Ahmeti: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora